Gjimnazi “Qemal Stafa” i pari në Tiranë dhe nga më të pëlqyerit për adoleshentët - Forumi i Studentëve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Gjimnazi “Qemal Stafa” i pari në Tiranë dhe nga më të pëlqyerit për adoleshentët

Gjimnazi “Qemal Stafa” i pari në Tiranë dhe nga më të pëlqyerit për adoleshentët

· 2 · 2530

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 05-12-2010, 18:08:57
Historiku i gjimnazit “Qemal Stafa” daton 85 vjet më parë kur kryeministri i asaj kohe, Ahmet Zogu me anë të një dekreti urdhëroi çeljen e gjimnazit të parë në Tiranë. Fillimisht gjimnazi u quajt Liceu i Tiranës dhe përbëhej nga 4 profesorë, 2 mësues dhe 25 nxënës. Pas 85 vitesh histori suksesi, zhvillimi gjimnazi “Qemal Stafa” është ish shkolla e shumë personaliteteve që kanë kontribuar ndër vite si profesorë të këtij gjimnazi si dhe renditet si një nga shkollat elitare dhe më të kërkuara për gjimnazistët e ardhshëm. Kjo edhe për shkak të pozicionit të saj, stafit akademik dhe emrit historik ndër vite. Aktualisht në këtë shkollë studiojnë 1300 nxënës të cilët edhe pse vinë nga shumë rrethe të vendit, me pozitë dhe shtresa sociale të ndryshme, edhe pse fillimisht e kanë të vështirë të adoptohen me rregullat dhe disiplinën e shkollës përpiqen të integrohen shpejt. Ashtu siç shprehet drejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa”, zonja Mirela Berisha aty luftojnë të gjithë së bashku të vazhdojnë denjësisht historinë e paraardhësve të tyre duke mësuar, për të mbetur edhe ata në pjesën e shndritshme të historisë dhe traditës së kësaj shkolle. Në ditën e 85 vjetorit të çeljes së gjimnazit “Qemal Stafa” u inaugurua edhe muzeu historik i shkollës dhe është krijuar edhe një këngë që përmbledh historinë e saj, pra shkolla tashmë ka himnin e saj. “Qemal Stafa” ka marrë të gjitha dekoratat e mundshme që mund t’i jepen një institucioni si: Urdhër Pune Klasi II, Urdhër i Lirisë Klasi II, Urdhëri i Flamurit, Titulli Hero i Punës, etj,. Për shkak të hapësirës jo të mjaftueshme, mësimi zhvillohet me dy turne, janë 35 klasa dhe japin mësim 57 mësues. Në listën e rezultateve të provimeve të maturës shtetërore 2 nxënësit e parë si edhe i pesti ishin nga ky gjimnaz. Në vitet 1947-1948 shkolla mori emrin “Qemal Stafa” për nder të ish nxënësit të saj, i vlerësuar si tepër inteligjent dhe i talentuar.

Muzeu

Në 85 vjetorin e çeljes së Shkollës “Qemal Stafa”, në ambientet e saj dhe në praninë e shumë personaliteteve(ish-nxënës të shkollës) u organizua vesta e përvjetorit, e cila filloi me fjalimin e rastit të drejtuesve të shkollës. Gjatë festës u inaugurua edhe muzeu historik i shkollës. Në këtë muze janë shfaqur të gjitha elementët e historikut të gjimnazit “Qemal Stafa”, duke filluar që nga dekreti që paraqiti kryetari i shtetit të asaj kohe, Ahmet Zogu, fillimet, veprimtaritë, drejtuesit, ish-nxënësit që kanë marrë medalje dhe objekte të tjera relike. Festa u mbyll në ambientet e Teatrit të Operas dhe Baletit ku pjesëmarrësit shijuan disa vepra artistike të nxënsve të shkollës dhe dëgjuan këngën himn, të kënduar nga Juljana Pasha, ish-nxënsja e “Qemal Stafës”.

Personalitetet

Në gjimnazin “Qemal Stafa” kanë dhënë mësim profesorët: Aleksandër Xhuvani, Eqerem Cabej, Aleks Buda, Dhimitër Shuteriqi, Petraq Pepo, Gjergji Canco, Sali Ceka, Qazim Turdiu, Aqif Selfo, Ahmet Gashi, Avni Zajmi, Qamil Bala, Vangjel Gjikondi, Mihal Sherko, Karl Gurakuqi, Hysni Babameto, Safet Butka, Gavril Meksi, Aleko Tashko, Mihal Zallari, Stefan Prifti, Kadri Baboci, Siri Shapllo, Gaqo Marko, Rudolf Paparisto, Fadil Repishti, Sadete Cuci, Ibrahim Babamusta etj,. Mësuesit: Lazgjush Poradeci, Nonda Bulka, Abdurrahim Buza, Skënder Luarasi, Arshi Pipa, Vedat Kokona, Anton Mazreku, Minella Karajani, Mark Gurakuqi, Kostandin Trako, Naun Stralla, Lirak Dodbiba, Skënder Anamali, Nexhat Hakiu, etj,. Tetëmbëdhjetë prej të cilve sot janë “Mësues të Popullit”, 75 dëshmorë, (13 prej të cilëve “Heronj të Popullit) dhe dymbëdhjetë “Mësues të Merituar”.
Personalitetet në shkencë: Shefqet Ndroqi, Petrit Radovicka, Alfred Uci, Barjam Peza, Osman Kraja, Adelina Mazreku, Besim Daja, Neritan Ceka, Viktor Kasimati, Egon Gjadri, Spiro Qirko, Maksim Cikuli, Kristo Frashëri, etj,.
Artistë të Popullit dhe të Merituar: Naim Frashëri, Sandër Prosi, Piro Mani Kujtim Spahivogli, Vace Zela, Violeta Manushi, Robert Ndrenika, Agim Prodani, Enver Birko, Ndricim Xhepa, Mario Ashiku, Hysen Hakani, etj.


Nxënësit

Nxënësit shprehen se fillimisht e kanë pasur pak frikë nëse do të mund të ishin dot në lartësinë e duhur për të vazhduar studimet në gjimnazin “Qemal Stafa”, por në momentin që janë regjistruar aty, e kanë marrë më shumë përgjegjësi dhe seriozitet edukimin mësimor të tyre. Tregojnë se e vlerësojnë shumë mundësin që i’u është dhënë për të qenë pjesë e kësaj shkolle dhe stafit edukativ. Sipas tyre janë me fat që mundën të regjistroheshin këtu duke i’u referuar fluksit dhe kërkesave të larta që ekzistojnë çdo vit në këtë gjimnaz. Ata thonë se veç një institucioni edukativ dhe mësimor kanë gjetur edhe një ambient të mirë social dhe familjar ku kanë lirinë të ndajnë eksperiencat e tyre dhe të gjejnë mbështetjen e nevojshme si nga bashkëmoshatarët e tyre ashtu edhe nga stafi akademik i shkollës. Këtu gjimnazistët janë shumë larg zënkave dhe problemeve që hasin adoleshentët në gjimnazet e tjera të Tiranës apo të vendit tonë. Edhe pse nuk janë të përzgjedhur nga “ajka” e shoqërisë dhe se fillimisht e kanë të vështirë të përshtaten, disiplina e kësaj shkolle i integron dhe ashtu siç shprehen edhe ata vetë, bëhet pjesë e përditshmërisë së tyre, duke mos e parë atë si një “ligj” të cilit duhet t’i përmbahen por si një rregull që duhet zbatuar në të mirën e përbashkët të të gjithëve.

Lizeta Duro

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 05-12-2010, 18:11:23
Mirela Berisha: “Është privilegj dhe përgjegjësi të jem pjesë e historisë së “Qemal Stafës”

Nga Lizeta Duro

Në një intervistë për gazetën “Albania”, drejtoresha e gjimnazit “Qemal Stafa, Mirela Berisha na tregon se si është të drejtosh prej 4 vitesh këtë institucion, peripecitë dhe kënaqësinë që të japin adoleshentët nëse sipas saj gjen mënyrën e duhur për të lidhur ura komunikimi për t’u dhënë kështu atyre mundësinë të të shohin më shumë se një mësuese por edhe si një njeri i cili i kupton, i mbështet dhe përpiqet t’iu gjendet pranë në çdo kohë.
Zonja Berisha rrëfen edhe emocionet e veçanta që përjetoi gjatë festës së pak ditëve më parë për 85 vjetorin e hapjes së gjimnazit si dhe për impenjimin që i ka kushtuar organizimit të festës si dhe për marrëdhëniet mësues-nxënës dhe mbarëvajtjen e mësimit.

Para pak ditësh ju festuat 85 vjetorin e krijimit të gjimnazit “Qemal Stafa”, ku pjesëmarrës ishin shumë personalitete nga fusha të ndryshme të jetës. Doli çdo gjë ashtu siç e kishit parashikuar?

Më shumë se kaq, jam ndjerë shumë e lumtur dhe e vlerësuar nga përgëzimet dhe falënderimet që kemi marrë. Kam përjetuar emocione të mëdha gjatë pritjes së gjithë atyre personaliteteve, ish nxënës të kësaj shkolle, inaugurimit të muzeut historik të shkollës dhe aktivitetit në TOB. Të gjithë e kanë vlerësuar punën tonë impenjative dhe nuk ka shpërblim më të madh se sa të marrësh përgëzime për një vepër që e realizon me pasion pa e ditur si do ta presin të tjerët. Unë personalisht kisha dëshirë që veç festës, doja t’i lija diçka të veçantë dhe shumë të bukur kësaj shkolle, që ndër të tjera e meriton për historinë që ka. Me bashkëpunimin e Juljana Pashës, ish nxënëse e kësaj shkollës, është krijuar kënga himn e gjimnazit “Qemal Stafa” të cilën e kënduam në fund aktivitetit në TOB. Është një këngë e mrekullueshme, e cila edhe pse në pak vargje nuk mund të përmendi të gjithë personalitetet dhe bëmat e tyre ka marrë esencën dhe historinë e këti gjimnazi. Njëra nga strofat e saj thotë: “ Emrin tënd e shkrova me shkronja të arta, shkollë e zemrës time, shkolla “Qemal Stafa”. Tingëllon shumë bukur dhe unë kam besim se që në dëgjimin e saj të parë i’u ka hyrë në zemër nxënësve tanë.

Prej sa vitesh jeni drejtoreshë e këtij Gjimnazi dhe a ka diçka që ka ndryshon nga viti në vit?

Ky është viti i katërt shkollor që unë jam drejtoresha e “Qemal Stafës”. Kam ndjerë përgjegjësi shumë të madhe kur u emërova këtu sepse duhet të isha në lartësinë e duhur për të vazhduar rrugën e të gjithë personaliteteve, ish nxënës të kësaj shkolle si dhe historikut të saj. Është e vështirë të menaxhosh një institucion me traditë të tillë. Kushdo që kalon në korridorin e katit të II-të të shkollës dhe sheh të gjithë ata personalitete që kanë bërë histori dhe janë pjesa më e mirë e saj, si drejtuesit e parë, ata që janë vlerësuar me medaljen e artë, mbushte me krenari por në të njëjtën kohë ndjen përgjegjësinë për të qenë në lartësinë e duhur.

A është e vështirë të menaxhosh, ashtu siç thoni dhe ju, siç duhet pra një institucion mësimor në ditët e sotme?

E lehtë nuk është por, duke punuar me përgjegjësi arin të kesh një menaxhim të mirë si të institucionit, stafit apo nxënësve. Këtë e tregon edhe numri i kërkesave të nxënësve që duan ta vazhdojnë gjimnazin këtu, që vjen çdo vit duke u rritur. Lidhur me këtë fakt, edhe pse fluksi është shumë i madh, ne për shkak të kapaciteteve të vogla të shkollës, shpesh jemi detyruar të kthejmë mbrapa një numër të madh nxënësish, duke mos i regjistruar këtu. Them gjithashtu se jemi në rrugën e duhur duke i’u referuar edhe kërkesës së madhe të shumë prindërve që duan t’i regjistrojnë fëmijët e tyre në shkollën tonë si edhe vlerësimet që shkolla ka marrë në konkurse të ndryshme apo olimpiada duke e mbyllur me dëshirën që nxënësit e “Qemal Stafës” kanë për të studiuar.

Po juve jepni mësim, si janë marrëdhëniet nxënës – mësues?

Unë jap mësim lëndën e informatikës, kështu bëhem pjesë e përditshmërisë së çdo nxënësi. Them se po dite të krijosh ura komunikimi, të gjesh një mënyrë sociale për t’i trajtuar, të përpiqesh t’i ndihmosh edhe pse në disa momente mund të ndjesh lodhje, merr rezultate pozitive dhe mirëkuptimin e tyre. E rëndësishme është që të mundohesh t’iu krijosh mundësinë nxënësve ta shohin këtë institucion jo vetëm si një vend ku mund të zgjerojnë dijet e tyre por edhe si një vend social dhe familjar ku respektohen të drejtat, mendimet dhe hapësirat e tyre shprehëse.

Ndikon ndoshta edhe fakti që kjo shkollë ndodhet në qendër, aty ku është edhe “elita” e shoqërisë?

Jo, nuk është kjo, këtë që po them e konfirmon edhe tendenca e sjelljeve të ndryshme dhe mospërshtatja që ne vërenim te gjimnazistët në fillim të vitit të parë. Në fillim gjimnazistët e kanë pak të vështirë të adoptohen me disiplinën dhe rregullat e shkollës. Po t’iu hedhësh një sy gjeneraliteteve në fund të regjistrit të çdo klase, sheh që disa prej nxënësve vinë nga rrethe të ndryshme të vendit, me pozitë ekonomiko-sociale të ndryshme duke krijuar ndërthurje traditash dhe kulturash të ndryshme, por që bëhen pjesë e të njëjtit komunitet dhe disipline. Disiplina që ne praktikojmë bën që çdo gjë të shkojë mirë dhe që nxënësit tanë të ndërgjegjësohen dhe të impenjohen për të dhënë maksimumin e tyre.

Po mbajtja e uniformës a ka krijuar probleme, si në shumë gjimnaze të tjera ku një pjesë e nxënësve nuk e zbatojnë rregulloren për ta veshur atë?

Gjimnazi Qemal Stafa, është i pari gjimnaz që ka vendosur uniformën dhe zbatimin e këtij rregulli gjimnazistët e kanë të qartë që kur regjistrohen në fillim. Ne nuk kemi pasur asnjë problem me mbajtjen e uniformës, përkundrazi kemi pasur mirëkuptimin e nxënësve dhe falënderimin e prindërve të tyre, duke qenë se mbajtja e uniformës shmang veshjet ekstravagante dhe diferencimet e nxënësve. Uniforma është miratuar gjithashtu edhe nga Bordi Drejtues i Shkollës dhe Senati i saj.

Sipas jush, si i kanë nxënësit marrëdhëniet me psikologen e shkollës?

Ka raste kur ne evidentojmë probleme kur zhvillojmë orët e mësimit dhe u rekomandojmë nxënësve të shkojnë të këshillohen me psikologun, por, këtë e them me kënaqësi, në pjesën më të madhe të rasteve janë vetë nxënësit që i drejtohen psikologut të shkollës, duke krijuar afrimitet dhe duke marrë këshillat që i’u duhen. Kultura për komunikimin me psikologun ka ardhur duke u rritur, kjo është një gjë e mirë sepse tregon që nxënësit e marrin me seriozitet këshillimin e tij.

Ku qëndron suksesi i mbarëvajtjes së këtij institucioni?

Kjo ndodh kur e kthen disiplinën në praktikë dhe në moto të përditshme si dhe kur respekton të tjerët dhe kërkon respekt. Në këtë shkollë nuk ka ndodhur të ketë sjellje të papëlqyera sepse nxënësit ndërgjegjësohen që çdo është në të mirë të punës dhe të ardhmes së tyre. Rezultatet e tregojnë këtë, ne çdo vit fitojmë më shumë gjatë pjesëmarrjeve artistike, në olimpiada, dhe renditemi ndër të parët në listat fituese të maturës shtetërore.

Temat e fundit