Ish-studenti shqiptar i dhuron 1 milion $ Universitetit Bullgar - Forumi i Studentëve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Ish-studenti shqiptar i dhuron 1 milion $ Universitetit Bullgar

Ish-studenti shqiptar i dhuron 1 milion $ Universitetit Bullgar

· 5 · 638

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-11-2010, 11:03:10
Ish - studenti shqiptar, Elvin Guri i dhuroi një milionë dollarë Universiteit të Blagojevgradit në Bullgari. “Elvin Guri këtë shifër kolosale e pagoi në fund të tetorit”, tha rektori i këtij universiteti, David Huwlier.
Shqiptari i cili u diplomua në histori dhe ekonomi më 1996, i dhuroi paratë në kesh, pasi  u bë milioner, shkruan gazeta bullgare “Standard”.

Guri në Bullgari themeloi kompaninë “Jet Finances”. Kur erdhi para disa vitesh nga Tirana në Blagojevgrad, ai mori një bursë, pasi vinte nga një familje e varfër. Sot, Guri është anëtar i këshillit të Universitetit.

“Ky është gjest  falënderimi nga ana e tij për ne dhe në këtë mënyrë ai dëshiron t’ua jap një shans edhe studentëve tjerë të talentuar”, tha Huwlier. Rektori po ashtu tha se ish studentët rregullisht kanë ndihmuar këtë institucion të arsimit të lartë, por kjo deri më tash është shuma më e lartë e dhuruar.

Në universitetin Amerikan të Blagojevgradit, studiojnë një numër i madh i studentëve nga të gjitha shtetet e Europës Juglindore, përfshirë këtu edhe studentë nga Shqipëria dhe Kosova. /Telegrafi/

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 28-11-2010, 11:25:52
Disa do thone pse nuk i ka dhuruar shqiperise keta lek?!...por per mendimin tim ka bere mire...ka investuar aty ku ju ka jep mundesia te behet dikushi edhe eshte bere...bravo.

  • Postime: 1162
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 28-11-2010, 13:13:33
S'eshte me rendesi se kush qene ata qe te ndihmuan, e rendesishme eshte te mos i harrosh ata qe te ofruan mundesine. I lumte ketij djali. Fundja, ato para nuk ua ka dhuruar qeverise bullgare, por universitetit qe i dhuroi atij ardhmerine e ndritur. ALlahu eshte i madh.

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 28-11-2010, 17:48:28
Plus qe nuk duhet harruar se me keto para i jepen bursa shume studenteve te tjere, nder ta me siguri do te kete dhe shume shqiptare. Une e pershendes shume gjestin e ketij, sepse i ka bere nder vetes se tij dhe kombit nga ka dale.

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 01-12-2010, 21:26:31
I lumte

Temat e fundit