Marrëveshja, diploma e maturës njihet dhe në Itali - Forumi i Studentëve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Marrëveshja, diploma e maturës njihet dhe në Itali

Marrëveshja, diploma e maturës njihet dhe në Itali

· 1 · 408

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 20-01-2011, 10:18:55
Të gjithë nxënësit që do të mbarojnë shkollën e mesme, gjatë së cilës i janë nënshtruar dhe mësimit të gjuhës italiane, do të kenë këtë avantazh. Ata nuk do t'i nënshtrohen asnjë provimi tjetër. Këtë siguron marrëveshja më e fundit, e nënshkruar dje mes Ministrisë sonë të Arsimit dhe qeverisë italiane, e përfaqësuar nga nënsekretari i shtetit për marrëdhëniet e jashtme, Alfredo Mantica.

Fillimisht marrëveshja do të zbatohet vetëm për tri shkolla të mesme në vend. Përfaqësuesit e shtetit fqinj u shprehën optimistë për ta shtrirë dhe më tej. "Deri tani projekti është aplikuar në shkollat e mesme të gjuhëve të huaja, përkatësisht në degët e gjuhës italiane. Me memorandumin që nënshkruam sot projekti shtrihet në tri shkolla të mesme, madje nga më të mirat e vendit.

Është gjimnazi 'Qemal Stafa' i Tiranës, '8 nëntori' i Shkodrës dhe 'Themistokli Gërmenji' në Korçë", tha ministri i Arsimit. Duke iu referuar mbështetjes së vazhdueshme që i ofron Qeveria Italiane studentëve shqiptarë, që studiojnë në Itali, ministri Tafaj u shpreh se grupi i studentëve shqiptarë në Itali, është grupi më i  madh i studentëve të huaj. Sipas statistikave, studentët shqiptarë zënë mbi 50% të totalit të studentëve të huaj që studiojnë në Itali. "Shumë nga studentët shqiptarë që kanë përfunduar studimet e Masterit dhe Doktoratës në universitetet italiane, të kthyer tashmë në Shqipëri, kanë marrë poste të pedagogëve në universitete.

Shumë prej tyre punojnë në administratën publike, të tjerë angazhohen në sektorin privat. Në tërësi, ky është një kontribut i drejtpërdrejtë që jep Italia për zhvillimin e shpejtë të arsimit, shkencës, administratës publike dhe të sektorit privat në Shqipëri", tha Tafaj. Marrëveshja e djeshme synon të rrisë numrin e nxënësve, që mësojnë gjuhën italiane në Shqipëri. Por në të njëjtën kohë, kjo marrëveshje do të ndikojë edhe në rritjen e cilësisë në shkollat ku zbatohet ky projekt. "Ky projekt do të ndikojë gjithashtu edhe në rritjen e kualifikimit të mësuesve jo vetëm të gjuhës italiane, por edhe të lëndëve të tjera në shkollat ku do të zbatohet. Deri tani projekti është aplikuar në shkollat e gjuhëve të huaja, përkatësisht në degët e gjuhës italiane.", tha ministri.

Ai  theksoi se memorandumi do të jetë një hapësirë e re për nxënësit dhe gjimnazistët, që do të përfundojnë gjimnazin në seksionin dygjuhësh, të cilët do të mund të përfitojnë një diplomë të gjimnazit, e cila është tërësisht e njohur në universitetet italiane e do të mundësojë pranimet e tyre në universitetet italiane, pa asnjë provim. Po kështu falë bashkëpunimit në kuadër të këtij memorandumi, nxënësit e shkollave të mesme, veçanërisht ata të shkollave të seksioneve bilinguale, do të shkëmbejnë përvojën e tyre me shkollat italiane, duke vendosur  ura të reja bashkëpunimi mes shkollave të Shqipërisë dhe Italisë.

ZIRINA LLAMBRO

Temat e fundit