Mesuesja me tanga dhe degradimi i shkolles - Forumi i Studentëve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Mesuesja me tanga dhe degradimi i shkolles

Mesuesja me tanga dhe degradimi i shkolles

· 28 · 5676

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 27-11-2007, 10:17:35
Pak ditë më parë, gazeta "Korrieri" botonte në faqe të parë disa foto intime të një gruaje. Ato ishin marrë përmes telefonit celular dhe të tilla rinia shkollore qarkullon me dhjetëra. Por ato foto nuk ishin imazhe erotike të importuara apo të prodhuara në ndonjë orgji adoleshentësh, ato ishin bërë nga një nxënës në shkollën e mesme teknologjike, "Harry Fulltz" në Tiranë dhe prapanica ishte pikërisht e një mësueseje të kësaj shkolle. Ajo ishte përkulur t‘i shpjegonte një nxënësi diçka mbi libër, ndërsa një tjetër nxënës, në rreshtin tjetër, kishte futur telefonin poshtëëë fundit të mësues dhe kishte fiksuar¦


Më pas, autori nuk kishte ngurruar që "gëzimin" e hakmarrjes ndaj mësueses ta ndajë me dhjetëra të tjerë. Me ndihmën e teknologjisë, fotot u shpërndanë rrufeshëm në gjithë shkollën, kaluan dyert e saj dhe mbërritën deri në redaksinë e gazetës që i publikoi ato. Të nesërmen e botimit, ngjarja kishte marrë vëmendjen publike dhe njerëz të ndryshëm diskutonin mbi rininë e shthurur, duke e krahasuar me kohën e tyre, kur fëmijët nuk guxonin të flisnin pa leje në klasë. Kishte edhe nga ata që kritikonin mësuesen, e cila poshtëëë fundit të saj nuk kishte veshur ndonjë palë benevrekë, apo të mbathura basmaje, por tanga. Për ta lënë pas këtë debat, çështja që ia vjen ta diskutosh është pikërisht cilësia e shkollës, niveli i njohurive, disiplina dhe edukimi i brezit të ri në këto institucione.

Përtej një rasti të shkëputur fshihet fenomeni i degradimit moral të një brezi, i cili stimulohet dukshëm nga një nivel në rënie i cilësisë së arsimimit dhe edukimit në shkolla. Me nga 40, 50 apo më shumë nxënës në një klasë, më së shumti shkollat janë shndërruar në vende argëtimi, ku shkohet "për një dorë gallatë". Është normale që sot nuk mund të mendosh një disiplinë ku nxënësi ka frikë të shikojë në sy mësuesin, por të fotografosh prapanicën e mësueses me telefon tejkalon çdo kufi të tolerancës. Ndaj minimumi që prisnim pas këtij akti ishte që Ministria e Arsimit të urdhëronte që asnjë nxënës të mos lejohet të përdorë telefonin në mjediset e shkollës. Kjo masë disiplinore duhej të ishte në fuqi aforfe, por ky ishte një rast flagrant që meritonte reflektimin e autoriteteve të arsimit. Thuajse në të gjitha nivelet e shkollave, nga fillorja deri në universitet, nxënës e studentë futen në klasa me telefona celularë të ndezur. Të gjithë ata që drejtojnë shkolla e universitete, apo edhe më keq, ata që drejtojnë Ministrinë e Arsimit, kanë vizituar institucione arsimore në vende të tjera dhe kanë parë që atje askush, as mësuesi e as nxënësit, nuk i përdorin telefonat gjatë orës së mësimit. Ky mjet është bërë sot shkaktari më i madh i shthurjes së disiplinës në shkollë, përmes të cilëve nxënësit qarkullojnë imazhe e foto pornografike dhe së fundmi edhe foton e mësueses.

Të nesërmen e publikimit të këtyre fotove, ministri i Arsimit, Genc Pollo, fliste gjithë krenari në një të përditshme se si ai dhe qeveria arritën t‘i mundin rektorët e universiteteve, të cilët Pollo po i hiqte se ishin produkt i vitit 1997. Por ai nuk thoshte asnjë fjalë për shembullin e fundit të degradimit të shkollës dhe masat që duhen marrë për ta bërë shkollën një vatër mësimi dhe edukimi, mision për të cilin edhe është krijuar.

Në fakt, niveli i edukimit që demonstrohet në shkollë nuk mund të jetë i shkëputur nga niveli në përgjithësi i rinisë. Brezi i sotëm fatkeqësisht ka pika të tjera referimi. Idhujt dhe simbolet e tij nuk janë njerëz me kontribut në histori, shkrimtarë të mëdhenj, njerëz të shquar të artit dhe sportit, apo personalitete të shoqërisë. Tani idhujt janë ca femra që këndojnë në ekrane të dorës së tretë këngë greke në gjuhën shqipe dhe që e kanë për krenari të pranojnë se një herë në javë përfundojnë të dehura në polici, të cilat mediat i etiketojnë si VIP.

Kjo tendencë, në fakt, nuk është tipike shqiptare. Në të gjithë botën demonstrohen deviacione serioze dhe idhuj fals të prodhuar përgjithësisht nga media. Në SHBA, gazetarët vrapojnë si të çmendur pas një vajzë që quhet Paris Hilton. Ajo spërdridhet nën blicet e qindra aparateve fotografike, edhe pse në jetën e saj nuk ka dhënë asnjë kontribut për të merituar këtë vëmendje. E vetmja punë që ajo ka bërë dhe bën, është se po shpërdoron paratë e gjyshit Hilton, i cili punoi tërë jetën për t‘u bërë miliarderi Hilton. E gjendur tapë në timon, ajo përfundoi një herë në burg dhe pas disa ditësh një tjetër vajzë kërkonte të shkonte në burg për t‘u futur pikërisht në dhomën ku qëndroi "idhulli" i saj. Mediat, për fat të keq, u bëjnë jehonë këtyre dukurive duke i bërë idhujt e rremë edhe më të falshëm. Duke njohur këtë tendencë, Breatny Spears i njoftoi fotoreporterët se do të zbriste nga makina dhe do t‘u jepte mundësi atyre ta fotografonin pa të mbathura. E harruar për pak kohë, ajo u kthye në vëmendjen e opinionit pikërisht pse nuk kishte veshur të mbathura.

Në gjuhën e të rinjve kjo është një tendencë e kohës, është ‘trendy‘ dhe në këtë kuadër edhe të rinjtë shqiptarë kanë idhuj ca Paris Hilton shqiptare, të cilat ndryshojnë vetëm nga shkalla e pasurisë. Kjo është një krizë e madhe morale, që përkthehet si tendencë brezash dhe ta ndryshosh atë është thuajse e pamundur. Por të vendosësh disiplinë në shkollë është jo vetëm e domosdoshme, por edhe e mundur. Duke u rikthyer sërish te skandali i shkollës "Harry Fulltz", mendojmë se ai është një argument i mirë që Ministria e Arsimit ta shfrytëzojë për të urdhëruar ndalimin total të përdorimit të telefonave në shkolla. Dhe këtë duhet ta nisë së pari nga vetë mësuesit. Kompanitë celulare paguajnë miliona për të reklamuar teknologjinë e re, e cila mundëson që në çast një foto ta dërgosh ku dhe kujt të duash. Ky është biznes, ndërsa shkolla është qendër mësimi dhe edukimi. Shoqëria pretendon që shkolla të fusë në rrugë të mbarë fëmijë apo të rinj që reflektojnë deficenca në edukim. Por shkolla jonë, edhe atë që mund të jetë në rrugë të mbarë e nxjerr nga binarët. Është alarmuese që një fëmijë në klasë të tretë të shqetësohet që telefonin e ka pa kamera, pasi ndjehet keq që shokët e klasës bëjnë fotografi dhe filmime, ndërsa ai jo. Faji buron te familja, por në pamundësi për të mbyllur këtë burim me ujë të ndotur, ai nuk duhet lejuar të derdhet në depozitën e shkollës.
 


Nga Mentor Kikia
« Editimi i fundit: 16-10-2020, 17:36:27 nga M A X »

  • Postime: 7087
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 27-11-2007, 17:52:52
Aman edhe keta nxenesit e sotem, harrojne se qellimi kryesor eshte vemendja ne mesim e jo tek prapanica e zyshes.

  • Postime: 3096
  • Karma: +4/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 27-11-2007, 19:36:17
hahahaahahah sa shume kam qeshe aman,keta te diteve te sotme nuk din tjeter pos ti shikojne ketu gjera

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#3 ne: 15-02-2013, 21:15:14
Kalamaj majmuna

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 16-02-2013, 22:56:46
Te shkretit kalamajt. Nga Ana positive, tani  do kene dicka me reale per te masturbuar.

  • Postime: 3239
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 18-02-2013, 00:31:00
Ore se dhe kjo ka qen pjes e gjymnastikes se mengjesit. He se nuk eshte ndonje gje e madhe.

Pjes e ndryshimeve ne arsim ben pjes dhe kjo.

  • Postime: 1452
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 21-02-2013, 11:03:16
Rendesi ka te jete mesuese e mire ,persa i perket veshjes eshte personale zgjedhja .Ku e dime ne se cfare veshin poshte gjykateset,politikanet ?

  • Postime: 7087
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#7 ne: 24-02-2013, 11:45:00
Patjeter,  te gjithe tanga  :D

Tani e marte e mira dhe keto zyshat duhet te tregohen me te kujdesshme kur e dini se me cfare brezi dhe  teknologjie  kane te bejme :P

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 25-02-2013, 17:19:19
nuk i kuptoj keto mesueset, se ke jane duke e impresionaur me tangat e tyre, tek klasa e pare, ose klasa e dyte fillore ?

te ishte ne gjimnaz ne vitin e 3 ose 4, ose ne universitet, atehere puna eshte ndryshe....
por te vishesh me tanga perpara kalamjeve 5 ose 6 vjecare ? se kuptoj kete cmenduri... ? :S

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#9 ne: 25-02-2013, 22:07:08
Aman sikur ctregoi e coc pane kalamajt

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#10 ne: 25-02-2013, 22:08:26
O kiss ajo nuk shkoi gollomesh or djale. E veshur ishte me breke jo pa breke. Ca lidhje ka impresionimi aty

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 25-02-2013, 22:40:50
si e din ti ?  :D

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#12 ne: 25-02-2013, 22:43:40
Se ja bo muuuuu foto

  • Postime: 12236
  • Karma: +408/-388

#13 ne: 01-03-2013, 16:25:20
Te pakten te bukura i paska  :D :D

  • Postime: 1740
  • Karma: +10/-0
  • Gjinia: Mashkull

#14 ne: 01-03-2013, 16:33:05
ore, ne nuk e dim se cfare emri ka pasur kjo lenda mesimore ? Ndoshta ka qene lenda e shendetit seksual, fakulteti i dashurise me shikim te pare... :D kshu ketu s'ka asgje per tu shqtesuar...

si thua ti Lefter, se ti duhet te jesh ekpsert per keto pune... ?

  • Postime: 211
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 01-03-2013, 17:34:56
Obobooo, hajde pjeshka me ulje cmimi, kush do pjeshka.

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#16 ne: 14-03-2013, 14:35:35
Ke gjet zanot te ri....shet pjeshka me shumice

  • Postime: 1452
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 14-03-2013, 19:46:50
Mos eshte shartu i shkreti
« Editimi i fundit: 16-03-2013, 10:21:40 nga ßåßygiяℓ ღϠ₡ღ¸.✻ »

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#18 ne: 18-03-2013, 07:20:32
Uaaaa Tom cke thene qe te kan editu eeee lol

  • Postime: 1452
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#19 ne: 18-03-2013, 11:35:26
 hmmmmm:Asgjeee une per te ndershem e di veten!!!!!!???????

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#20 ne: 18-03-2013, 11:44:29
e di apo e njeh?

  • Postime: 1452
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#21 ne: 18-03-2013, 17:14:44
te dyja bashke

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#22 ne: 18-03-2013, 17:15:43
Se besoj

  • Postime: 1162
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 18-03-2013, 21:22:27
Tema mbyllet! Arsyeja: degjenerim.

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#24 ne: 18-03-2013, 22:54:53
Ha ha ha

Temat e fundit