Nxënësit e turpshëm drejtohen nga shkencat - Forumi i Studentëve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Nxënësit e turpshëm drejtohen nga shkencat

Nxënësit e turpshëm drejtohen nga shkencat

· 1 · 720

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-12-2010, 12:04:41
Personave, nxënësve të turpshëm u përgjigjet më shumë “thirrja” shkencore dhe prirjen për lëndët shkencore-matematikore e paraqesin që në shkollën e mesme.

Individët që flasin shumë, të cilët janë vërtetë komunikues dhe të hapur, nga lëndët natyrore do të heqin dorë që në rastin e parë të paraqitur, edhe kur tek këto lëndë tregohen të suksesshëm dhe arrijnë suksese.

Hulumtimi holandez e paraqiti edhe pyetjen: a duhet profesorët edhe mësuesit t’i nxisin të rinjtë tek lëndët e caktuara shkollore dhe për interesimet e ardhme të cilat i përgjigjen personalitetit të tyre?

Hanke Korpershoek dhe kolegët e tij nga universiteti në “Groningen”, kanë hulumtuar 4.000 studentë holandez gjatë arsimimit të tyre. Studentët kaluan nëpër një numër të madhe të testimeve të personalitetit, ndërsa rezultatet treguan se në përzgjedhjen e lëndëve të shkollës së mesme në moshën e tyre 15-vjeçare më së shumti ka ndikuar personaliteti.

Nxënësit të cilën i kanë zgjedhur shkencat natyrore dhe matematikore kanë qenë më pak komunikues dhe më pak të hapur se sa nxënësit të cilët i zgjodhën lëndët shoqërore-humaniste.

Në të njëjtën kohë nxënësit e turpshëm treguan rezultate më të mira në testet e koshiencës dhe të stabilitetit emocional. Ky është hulumtimi i parë i cili është marrë me mënyrën se si ndikon personaliteti në përzgjedhjen e lëndëve shkollore, dhe me këtë edhe me interesimin e ardhshëm të fëmijëve dhe të rinjve.

Temat e fundit