Për shembull është gjë e shendetshme qe një vajzë apo djalë i ri te këtë patur një, dy, tre lidhje dashurie (relationships) dhe ndonjë ndarje apo 'heartbreak' para se te gjeje atë njeriun e duhur.
Kjo mund te jete e shendetshme por jo dhe per shendetin e familjes...dhe jo vetem te nje familje shqiptare.Shkuarja me shume mashkuj e nje femre gjithkund ne bote eshte ç`vleresim i saj dhe familjes.Ky ç`vleresim nuk eshte fare nje shendet per te por nje demtim shendeti dhe pengese per zgjidhje te detyrave te saja jetesore si shkolla,punesimi,shoqeria...etj.Nese edhe gjate ketyre lidhjeve fiton edhe femije te padeshiruar...vaj halli per ate dhe per prinderit dhe familjen e saj!
Me duket mëse normale dhe e shendetshme qe ata ta bisedojne këtë gjë me prindërit e tyre, sidomos vajza me mamane se mos harrojmë qe nëna dhe bija kanë gjithmonë një bond te pazevendesueshem.
Mua me duket normale dhe e shendetshme qe vajza keto biseda dhe keto gjera ti bisedoje me mamane dhe babin etj ne familje para se te bie viktime e mossukseseve e jo pastaj...Une si prind do i thoja vetem nje fjale: Largohu nga shtepia ime!
Nese ajo na qenka ne gjendje te merret me mashkujt,bashkohu-ndaju...le te merret se pari me vetvehten dhe te krijoje pavaresine e saj financiare,profesionale dhe te siguroje nje kulm mbi koke!Kur te kete bere ajo keto gjera...mua s^do me interesonte fare se sa i nderron apo e nderrojne ate!Kjo vlene edhe per djalin.Asnjehere quni im s^do me sillte mua nuse ne shtepine time...por ne shtepine e tij.Nese femijet jane me te meta-mengesi fizike dhe psiqike,do jetonin ke une por jo te martoheshin asnjehere.Seksi dhe martesa e dikujt eshte atribut pavaresie!Kjo ne tere boten e civilizuar eshte keshtu.
Nga ana tjetër me pëlqen kjo gjë qe këtu ne Shtetet e Bashkuara një te riu, madje një adoleshenti i jepet mundësia për te punuar, edhe pse pak ore apo me rroge te vogël qe ne moshen 15-16 vjeç. Kjo është gjë e mirë pasi qe ne një moshe te re, ky njeri mësohet me vleren e lekut si edhe meson pak sec është përgjegjësia dhe pavarësia. E kam vënë re vete kur fillova pune kur isha akoma ne gjimnaz qe me jepte kenaqesi fakti qe ne njëfarë mënyrë e suportoja veten. P.sh. kur me duheshe ndonjë shpenzim i vogël si te haja një sandwich me një shoqe, apo dhurate për ditelindjen e dikujt, qoftë edhe ndonjë veshje për veten, nuk e ndieja te vesthire t'u kerkoja prinderve te mi Lekë. Pra ne njëfarë mënyrë ndjehesha disi e pavarur për kesoj gjërash, nga prindërit. Sigurisht unë merrja një rroge minimale ne fillim, megjithatë çdo gjë ndihmon dhe është me mirë sesa hiç.
Nese femiu im do merte nje rroge sado te vogel dhe ai-ajo keta leke do i shpenzonte per gjera te cilat une s`ia lejoj,pa marre parasysh qe ai-ajo vet keto i ka fituar ai-ajo do debohet ne rruge nga une....Kur ai-ajo blene gjerat qe s`me pelqejne mua si prind...le te bleje ne shtepine e vet ç`te doje...mashkuj,femra,cigare,droge,alkohol,armatim,stoli,kosmetike,semurje etj...Une nga ana ime pranoj te paguaj obligimet materiale ndaj tij-saj shtetit per aq vite sa ai femi me ligjin e shtetit ende eshte i varur nga une financiarisht!
Nga ana tjetër leku është kokrra e se keqes dhe mund t'i beje njerëzitë një cike te papergjegjshem pasi është ajo ideja qe ndjehen me te matur, me te vendosur për faktin qe e nxjerrin lekun vete. Kështu lindin borxhet e pafundeta me kredit karta dhe kjo gjë është mëse e vërtetë ne Shtetet e Bashkuara, këtu ku edhe te rinjtë kanë mundësi për te punuar me herët.
Borxhet,problemet,i mbane femiu vet mbi supet e tija-saja nese nuk lejon qe me parate e tija te qeverisin prinderit dhe debohet nga shtepia!
nese kjo tingellon ashper ke rinia e kohes se sotme xhungeliste nuk ka problem...
Kjo eshte e domosdoshme per te ruajtur shendetin financiar dhe moral te prinderve,familjes ne teresi dhe vetvehtes ne veqanti!Ai femi qe kerkon argetim dhe kenaqesi... para se te jete pavaresuar nga prinderit...ate duhet mbajtur te lidhur dhe nen kembe gjersa te arrije moshen e debimit nga shtepia,per ne shtepi te tij apo ne shtepine e te lindurve me te meta...
E thash shkurt pa marre shembuj ilustrues qe ka me mija...sidomos ne Amerike ku s`ka te rinj me te degjeneruar ne bote!