Shkolla fillore 6 vjet - Forumi i Studentëve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shkolla fillore 6 vjet

Shkolla fillore 6 vjet

· 2 · 727

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 29-02-2012, 23:53:09
Sistemi i arsimit bazë pritet të ndryshojë. Specialistet e arsimit në projektligjin e arsimit parauniversitar kanë vendosur që arsimi fillor të jetë gjashtë klasë, arsimi i mesëm i ulët tre klasë.

Zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata pohon se do të mendohet që për nxënësit e fillores të ketë një deri në dy mësues.

“Së pari nga pikëpamja e krahasueshmërisë në shumicën e vendeve europiane përdoret sistemi 6 vjecar, sepse efektshmëria e të mësuarit me 1-2 mësues është më e mirë për dijet dhe të mësuarit të fëmijës”, tha Zëvendësministri i Arsimit, Halit Shamata.

Ndryshimi i sistemit pritet të shoqërohet me shkurtime të mësuesve të cilët deri më tani kanë dhënë mësim në klasën e gjashtë.

Sipas këtij projektligji kjo strukturë arsimore, e unifikon vendin tonë me shumë vende të Bashkimit Europian. Por nga ana tjetër kjo duhet të shoqërohet me ndryshime të programeve mësimore dhe përshtatjen me sistemin e arsimit të mesëm të ulët. /top channel

  • Postime: 292
  • Karma: +18/-14
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 11-03-2012, 18:59:09
Tani do na pranojne ne europe  :D

Temat e fundit