Studentet: Paguajme deri ne 30 mije leke ryshfete - Forumi i Studentëve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Studentet: Paguajme deri ne 30 mije leke ryshfete

Studentet: Paguajme deri ne 30 mije leke ryshfete

· 5 · 484

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-12-2010, 15:34:50
"Dy ne 3 studente te anketuar kane paguar ryshfet per nje note me te larte, per te marre nje provim apo per nje sherbim ne sekretari". Ky eshte nje nga konkluzionet qe ka dale nga anketimi i rreth 1.500 studenteve, realizuar nga Keshilli Kombetar Studentor, (KKS). Ndonese te gjithe e njohim kete fenomen, asnjehere nuk ka dale nje shifer publike dhe e detajuar ne lidhje me ryshfetet qe u jepen pedagogeve. Anketimi Ne kuader te Dites Nderkombetare Kunder Korrupsionit, kreu i KKS, Qamil Dika, prezantoi dje nje studim mbi korrupsionin ne Institucionet e Arsimit te Larte Publik.

Rezultatet kane qene alarmante. Sipas studimit, 2 ne 3 studente shqiptare kane paguar te pakten nje here ryshfet. "Perceptimi mbi korrupsionin ne Universitetet Publike ne Shqiperi eshte i larte. Nga 1.500 studente te Universiteteve Publike te anketuar ne fazen e pare te sondazhit, 17 per qind prej tyre e konsiderojne Arsimin e Larte si shume te korruptuar, 68 per qind kane paguar te pakten nje here ryshfet, 78 per qind prej te anketuarve shprehen se kane gjetur zgjidhje me ane te ryshfetit dhe vetem 32 per qind jane pergjigjur se s'kane paguar asnjehere ryshfet apo te jene vene nen presion nga pedagoget",-tha kreu i Keshillit Kombetar Studentor, Qamil Dika. Mesohet se kjo ankete, vec matjes se perceptimit mbi korrupsionin ka per qellim edhe shqyrtimin e pervojave personale te te anketuarve me korrupsionin. Te anketuarve u eshte kerkuar qe te shprehen nese kane paguar ryshfete me qellim perfitimin e sherbimeve si: note me te larte apo per te kaluar nje provim gjate periudhes se studimeve. Gjithashtu ata jane pyetur edhe nese ju eshte bere presion nga ndonje prej pjesetareve te stafeve akademike per te paguar ryshfet gjate procesit te nderveprimit me ta. Duhet theksuar se ndikimin me te madh ne kete raport e kane pasur studentet te cilet kane deklaruar se i kane paguar ryshfet nje pedagogu, sekseri apo shefit te departamentit per te kaluar nje provim. Korrupsioni Sipas kreut te KKS, Qamil Dika, pergjithesisht, studentet shqiptare mendojne se vete institucionet e arsimit te larte publik nuk jane duke bere pune te mjaftueshem kunder korrupsionit 74 per qind e te anketuarve shprehen se institucionet ku ata studiojne nuk jane duke bere sa duhet.

Ndersa 53.3 per qind e studenteve te intervistuar jane pergjigjur se media luan rol te rendesishem ne denoncimin dhe luftimin e ketij fenomeni. "Sa i perket besimit te studenteve ne institucione, ai vazhdon te mbetet ne shifra mjaft te uleta. Mesatarisht niveli i besimit eshte i theksuar ndermjet studenteve te cilet kane denoncuar nje rast korruptiv ndaj atyre qe se kane denoncuar kete fenomen",-tha Dika. Sipas tij, 26.4 per qind te studenteve te perfshire ne ankete kane "denoncuar" kete fenomen prane drejtuesve te institucioneve te arsimit te larte, ndersa 60.6 per qind nuk e kane "denoncuar" asnjehere ryshfetin e paguar duke mos pasur besimin ne stafet drejtuese apo ne ndeshkimin qe duhet dhene. Korrupsioni Universitetet, nuk bejne sa duhet per ta luftuar Pergjithesisht, studentet shqiptare mendojne se vete institucionet e arsimit te larte publik nuk jane duke bere pune te mjaftueshem kunder korrupsionit 74 per qind e te anketuarve shprehen se institucionet ku ata studiojne nuk jane duke bere sa duhet.

Ndersa 53.3 per qind e studenteve te intervistuar, pergjigjen se media luan rol te rendesishem ne denoncimin dhe luftimin e ketij fenomeni. Punimi paraqiti rezultatet e sondazhit te dhjetorit 2010, te kryer me studentet e universiteteve publike ne nje kampion prej 1500 studentesh te anketuar ne total. Ky eshte punimi i pare i ketij lloji dhe do te pasoje raportime te vazhdueshme ne menyre periodike te shtrira ne 10 universitete publike. Objektivi kryesor i ketyre sondazheve eshte qe te mase ne menyre periodike perceptimin e studenteve per pervojat dhe sjelljen e tij kundrejt korrupsionit ne universitete. IAL-te, jo transparente Studentet i perceptojne institucionet si jo transparente. Asnje nga institucionet e vleresuara nuk ka marre me shume se 7 pike ne shkallen nga 0-10, ku 0 do te thote "Aspak transparent" dhe 10 do te thote "Shume transparent". Sipas studenteve, institucioni me transparent eshte rektorati me 7 pike, me 4 pike renditet stafi akademik dhe me 0 pike renditet administrata qe drejton universitetet. Shtrirja Anketa eshte bere ne menyre te rastesishme, cka do te thote se i anketuari eshte perzgjedhur me metoden e rruges rastesore. Anketuesit kane shkuar ne nje ne cdo dy dyer konvikti, si dhe kane pyetur ne menyre rastesore ne godina sherbimi dhe fakultete. Te dhenat: 1500 studente, u perfshine ne anketim 17% mendojne se arsimi i larte eshte shume i korruptuar 68% pohojne se kane paguar te pakten nje here ryshfet 78% shprehen se kane gjetur zgjidhje me ane te ryshfetit 32% thone se s'kane paguar ryshfet 74% mendojne se IAL-te nuk bejne sa duhet kunder korrupsionit 53.3% jane te bindur se media luan rol te rendesishem kunder fenomenit 18-26 vjec, grupmosha e te anketuarve 1-17 dhjetor 2010, periudha e realizimit te anketes 3 universitete publike u perfshine ne anketim 26.4% e studenteve kane denoncuar korrupsionin 60.6 % nuk e kane denoncuar, pasi nuk kane besim ne ndeshkime.

Luljeta Ndoka

  • Postime: 3239
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-12-2010, 21:14:06
Qe ka nje sistem te korruptuar, kete nuk e vija ne dyshim.

Por qe ngelim akoma naiv ne kete fush, kesaj ske cti thuash!

  • Postime: 7093
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 14-12-2010, 18:13:51
Nuk ka me korrupsion jo, e ka luftuar Sala  :P

#3 ne: 14-12-2010, 22:05:30
Studente jam dhe une, po s'di te kem paguar ndonje qindarke per rritje note. Kam plas nga inati kur kam marre 8 e kam dash 10 po kur s'e ul kurrizin, s'ke c'bo. Tani ne edhe duam te rrime gjithe diten ne kafe, po duam edhe te kalojme neper provime... sikur nuk behet.
S'po justifikoj aspak korrupsionin, po sikur te gjithe studentet te merrnin noten qe meritonin, pa pasur mundesine per te dhene lek, do ishin katastrofale statistikat ne fund te vitit.
Perfundimisht, pedagoget nuk paguhen mjaftueshem, studentet nuk duan te mesojne... ka gjet tenxherja kapakun!

  • Postime: 1436
  • Karma: +13/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 15-12-2010, 20:35:18
Studente jam dhe une, po s'di te kem paguar ndonje qindarke per rritje note. Kam plas nga inati kur kam marre 8 e kam dash 10 po kur s'e ul kurrizin, s'ke c'bo. Tani ne edhe duam te rrime gjithe diten ne kafe, po duam edhe te kalojme neper provime... sikur nuk behet.
S'po justifikoj aspak korrupsionin, po sikur te gjithe studentet te merrnin noten qe meritonin, pa pasur mundesine per te dhene lek, do ishin katastrofale statistikat ne fund te vitit.
Perfundimisht, pedagoget nuk paguhen mjaftueshem, studentet nuk duan te mesojne... ka gjet tenxherja kapakun!
Ta mbeshtes mendimin ajo qe the eshte mese e drejte.

 Zbriti tjetra nga dhite dhe u be infermjere ^o)

Temat e fundit