Të rinjtë dhe tregu i punës - Forumi i Studentëve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Të rinjtë dhe tregu i punës

Të rinjtë dhe tregu i punës

· 5 · 1081

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 01-03-2012, 23:34:26
Larmia e universiteteve dhe diplomave që jepen në Shqipëri kanë krijuar një “armatë” të rinjsh të paorientuar dhe të punësuar jashtë degëve për të cilave kanë studiuar.

Për të biseduar rreth këtij fenomeni, në studion e “Pasdites” në “Top-Channel” u bashkuan tre njohës të mirë të sistemit tonë universitar.

“Këshillimi i karrierës është diçka e re, por që disa universitetet private e kanë përfshirë dhe është një hallkë shumë e rëndësishme në shoqërinë në të cilën jetojmë”, vlerësoi Elona Bano, dekane e studentëve dhe juriste në një universitet joshtetëror.

“Është e rëndësishme në radhë të parë që studentët të ndërgjegjësohen dhe më pas të orientohen drejt tregut të duhur të punës. Kjo bëhet edhe më e domosdoshme duke patur parasysh që në Shqipëri kemi mbi 50 universitete publike e private, kemi një ushtri studentësh që pas mbarimit të shkollës u mbetet vetëm ajo fotografia e diplomës në mur. Ne si universitet kemi përfshirë shumë shkolla verore apo kurse të tjera profesionale në institucione brenda vendit”, u shpreh Bano.

Nga ana e tij, Blendi Salaj, pedagog, argumentoi se në kohët e sotme është bërë e natyrshme që shumë të sapodiplomuar të gjejnë përkohësisht punë në degë për të cilat nuk janë të kualifikuar. “Personalisht, e konsideroj veten me fat sepse bëj atë që kam dashur të bëj, por kjo është diçka e rrrallë, sepse nuk mundesh githmonë të bësh atë që ke studiuar posaçërisht. Kriza që nuk dihet kur do të përfundojë, tregu global dhe nevojat e kohës e bëjnë të pamundur gjetjen e degës së ëndërruar edhe në shumë vende të zhvilluara, e jo më në një vend të vogël e me treg ende të pazhvilluar si Shqipëria”.

Duke folur edhe për përvojat e tij vetjake, Salaj shtoi: “Është e rëndësishme të njohësh njerëz, të kesh fat dhe të përpiqesh të bëhesh sa më profesonal. Të gjitha këto ndihmojnë, por po të kesh këmbëngulje dhe ta duash me të vërtetë diçka, atëherë gjithmonë i dilet mbanë, edhe pse gjatë rrugës mund të jesh i detyruar të merresh me gjëra banale dhe jashtë atyre që dëshiron të bësh”.

Në studion e “Pasdites” ishte e pranieshme edhe Shpresa Mezini, gazetare sociale e të përditshmes “Shqip”, e cila kundërshtoi idenë e Blendit se është normale të punosh jashtë zanatit. “Cili është kuptimi i diplomës nëse më pas do të punosh në një zanat për të cilin nuk je i kualifikuar”, argumentoi Shpresa. “Nëse diplomohesh brenda një fushe të caktuar, duhet me patjetër që edhe profesioni të ketë lidhje me diplomën. Sidoqoftë, për të zgjidhur këtë problem, është e domosdoshme që të bëhet një punë më e mirë për të mos krijuar një përmbytje diplomash dhe për të orientuar të rinjtë drejt tregut të punës”. /top channel

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 19-12-2013, 17:29:36
Diploma duhet shoqeruar me nje mik te forte e xhep te ngjeshur.

  • Postime: 12740
  • Karma: +31/-8

#2 ne: 19-12-2013, 18:00:49
Jo domosdoshmerisht

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 22-09-2020, 11:56:07
Jo domosdoshmerisht

Pooooo...
Ene cik fat apo flirt duhet 😂😛🙈

  • Postime: 3259
  • Karma: +12/-1
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 23-09-2020, 14:15:24
E keqja me e madhe eshte, qe skane orjentime ne drejtimin qe kane zgjedhur. Une, per punen private qe e beje, shpeshe here i kerkoje te vine, tju tregoje punen qe e beje, dhe e di cme thone. Pse une do lidhe ate, une jam inxhinjer i informatikes, sdo lidhe kamera, mua me intereson programimi, a sdi te instaloje nje program. Me vjen keq, per kete orjentim, pa kurrefare drejtimi.Do dua qe te bien me kembe ne koke!

Temat e fundit