Universiteti i Elbasanit, dinjitoz dhe me standarde europiane - Forumi i Studentëve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Universiteti i Elbasanit, dinjitoz dhe me standarde europiane

Universiteti i Elbasanit, dinjitoz dhe me standarde europiane

· 2 · 1064

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 27-10-2010, 16:55:01
Në një intervistë për "standard", rektori i Universitetit të Elbasanit, prof. Liman Varoshi, ka treguar risitë e vitit të ri akademik që tashmë ka nisur duke theksuar se Universiteti i Elbasanit ka qenë dhe mbetet ndër universitet më me traditë në Shqipëri dhe i vendosur për ta ruajtur këtë traditë edhe në mijëvjeçarin e ri, ai mbetet dinjitoz për krah institucioneve të tjera universitare.



Profesor Varoshi, viti i ri akademik tashmë ka nisur. Cilat janë sfidat me të cilat do të përballet Rektorati i Universitetit të Elbasanit?

Viti i ri akademik, natyrisht edhe Universitetin e Elbasanit e gjeti me ndryshime të rëndësishme, ku ato natyrisht reflektohen si në infrastrukturë, ashtu edhe në treguesit e tjerë, të cilët ndikojnë ndjeshëm në ecurinë normale të procesit mësimor kërkimor. Ndërkohë, midis këtyre ndryshimeve do të nënvizoja ato që në konceptin tonë ekzistojnë më parësore, ky vit akademik filloi me çeljen e re të programeve të studimit, si në nivelin e parë ashtu edhe në nivelin e dytë, pse jo edhe në nivelin e tretë të studimeve, dhe konkretisht, në nivelin bachelor, nisin aktivitetin e tyre programet e tilla studimit si, Histori, Gjermanisht, Gjuhë Shqipe, Gjuhe Frënge, Gjeografi, Italisht, në nivelin e dytë nisin aktivitetin e tyre, masterat profesionalë me 60 kredite, në fushën e psikologjisë dhe punës sociale. Ajo që është më e rëndësishme, konsiston në faktin se fillimi i këtij viti akademik do të na sjellë edhe fillimin e studimeve në shkollën e doktoraturës. Gjithsesi, për këtë të fundit ne jemi në pritje. Ndërkaq, në këtë vit të ri akademik, përmirësim të dukshëm ka pësuar baza laboratorike, në këtë kontekst, jemi në pritje të marrjes të dy laboratorëve me aksesorë bashkëkohorë në fushën e kimisë dhe fizikës. E reja për këtë vit akademik plotësohet me një parametër që për kohën rezulton nga më të rëndësishmit, për qenësinë e funksionimin e një institucioni të natyrës universitare. Ky standard bashkëkohor ka të bëjë me integrimin e natyrshëm të procesit mësimor dhe atij kërkimor. Për këtë janë hartuar të gjitha modalitetet për funksionimin e laboratorit eksperimental pranë ish-Kombinatit Metalurgjik, në qendër kërkimore, në fusha të tilla si, ndotje e mjedisit, rezistenca e materialeve etj. Vitit i ri akademik ka nisur mbarë dhe natyrisht që parësor do të ketë edhe kualifikimin e vazhdueshëm të profesoratit. Cilësia, cilësia dhe vetëm cilësia. Tradita jonë 100-vjeçare në mësimdhënie na bën të përkushtuar dhe seriozë në shërbimet që ne ofrojmë. Ku konkurrenca është e drejtë dhe e ndershme, ne na nxit që të rrisim parametrat tanë dhe të mos biem në vetëkënaqësi. Studentët dhe familjet e tyre e kanë kuptuar këtë dhe këtë e konfirmon fluksi i madh i kërkesave për të frekuentuar studimet në UE. Megjithatë, vlerësuesi më autentik i këtij fakti do të jetë ratingu i universiteteve që pritet të bëhet së shpejti.

UE, veç anës së mësimdhënies, ka nisur edhe këtë vit të forcojë edhe aspektin e kërkimit shkencor dhe jetës së pasur akademike?

Prej disa vitesh Universiteti i Elbasanit ka si prioritet të tij nxitjen dhe përhapjen e mendimit shkencor në të gjithë mjedisin akademik mbarëshqiptar. Konferenca kombëtare e vitit që shkoi konfirmoi potencialin organizativ dhe akademik të këtij institucioni dhe kjo nuk ishte e lehtë. Për këtë vit akademik, do të organizohen dy konferenca të po atij formati dhe të po asaj shtrirjeje. Dhe konkretisht në bashkëpunim me Fakultetin e Histori-Filologji të UT do të organizohet konferenca për evidentimin e mendimit shkencor të prof. Mahir Domit, po ashtu do të vijojë edhe konferenca kombëtare “Lef Nosi dhe kultura shqiptare”.

Zoti Varoshi, ngarkesa e rektorit a ju krijon mundësi në krijimtarinë tuaj shkencore?

Punoj shumë, por edhe rezultatet nuk kanë munguar. Them se ngarkesa e detyrës është e madhe, por e gjej mundësinë, pasi janë dy monografi dhe puna për veprat e mia shkencore nuk ka filluar me mandatin tim të rektorit. Ajo është rezultat i hulumtimeve të mia mbi 10-vjeçare, në fushat ku edhe jam specializuar, siç është historia e Ballkanit. Janë vite të tëra të shqyrtimit bibliografik të literaturës më të mirë bashkëkohore dhe studimore, në një fushë që është sa e diskutueshme, aq edhe e pambyllur në kuptimin e dhënies së një teze përfundimtare. Janë materiale që i kam mbajtur në dorë për vite të tëra, shënime dhe komente personale të kësaj bibliografie, që unë prej vitesh hezitoja t’i publikoja, duke synuar drejt perfeksionit akademik. Ishte nxitja e kolegëve të mi specialistë të shquar të fushave, si në Elbasan, ashtu edhe në Tiranë, që më bëri të mos hezitoja më, por t’i hidhja këto ide në treg. Deri tani reagimi intelektual ka qenë përgjithësisht pozitiv, por unë vazhdoj të jem në pritje të komenteve dhe ndonjë vërejtje që mund të sjellin përmirësime të mëtejshme. E reja që sjellin këto punime, konsiston në përpjekjen për një vlerësim perëndimor të rajonit të Ballkanit, në një kontekst të caktuar kohor dhe problemor. Ndërsa monografia që pritet të dalë së shpejti, e titulluar “Fati i një autarkie”, ka të bëjë me trajtimin e krejt asaj problematike, që ka ndikuar në ecurinë e procesit historik të ish-Bashkimit Sovjetik dhe vendeve të Lindjes Evropiane përgjatë Luftës së Ftohtë. Në të njëjtën kohë, bëhen përpjekje për të argumentuar tezën se autarkitë janë të destinuara të dështojnë.

Bisedoi Artur Ajazi

  • Postime: 7093
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 28-10-2010, 00:28:07
Gjithmone ne forme te mire Limani  :D

Temat e fundit