Çfarë nxënësi është fëmija juaj ? - Forumi i Vogëlushëve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Çfarë nxënësi është fëmija juaj ?

Çfarë nxënësi është fëmija juaj ?

· 13 · 4419

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-03-2007, 01:57:19
Nxënës që mëson në mënyrë pamore

Nëse futeni në një klasë, ka shumë mundësi që të dalloni menjëherë nxënësin që përfton njohuri në mënyrë pamore, i cili ose shfleton librat ose ngul sytë tek ato që janë shkruar në dërrasë të zezë. Nëse fëmija juaj është një nxënës vizual ose pamor, ai padyshim që nuk ka probleme për të ndjekur mësuesin ndërsa ilustron koncepte në dërrasën e zezë apo përdor një diagramë për të shpjeguar mësimin. Kjo për arsye se fëimjët që mësojnë në mënyrë të tillë mbështeten fillimisht në shqisën e të parit për të përftuar informacion. Për sa kohë e shohin diçka, ata e mësojnë atë.

Si mund ta ndihmoj fëmijën tim që nxë në mënyrë pamore që të jetë një nxënës i dalluar?

Mënyra më e mirë për të mbështetur një fëmijë që mëson në këtë mënyrë është t’i përmbushni interesat dhe t’i jepni materialet që i duhen për të mësuar. Nëse fëmijës suaj i pëlqen të shkruajë, lëreni atë të praktikojë këtë aftësi. Vërini fëmijës suaj libra në dispozicion. Programet edukative televizive mund të ndihmojnë fëmijët që mësojnë në mënyrë vizive. Duhet të jeni shumë të kujdesshëm që aktivitetet e fëmijëve të jenë të përshtatshme për këtë lloj tipi nxënësi. Kështu, nëse zbuloni se fëmija juaj reagon më mirë ndaj imazheve, fotografive sesa fjalëve atëherë gjeni libra që shoqërohen me ilustrime, diagrame dhe grafikë që e ndihmojnë atë për të kuptuar më së miri subjektin.

Fëmijë që mëson në mënyrë dëgjimore

Nxënësit që mësojnë në mënyrë dëgjimore i kuptojnë idetë dhe konceptet e reja më së miri kur ata i dëgjojnë ato. Në një klasë ata dallohen pasi mund të ndjekin këshillat e mësuesve vetëm pasi dëgjojnë një ose dy herë se çfarë duhet të bëjnë. Të tjerë fëmijë që mësojnë në mënyrë dëgjimore mund t’i kryejnë më mirë detyrat dhe të përqendrohen më shumë kur në sfond ka muzikë apo zhurmë.

Si mund ta ndihmoj fëmijën tim që nxë në mënyrë dëgjimore që të jetë një nxënës i dalluar?

Mënyra më e mirë për të mbështetur një fëmijë që mëson në këtë mënyrë është t’i përmbushni interesat dhe t’i jepni materialet që i duhen për të mësuar në mënyrë dëgjimore. Më e mira do të ishte që ju të gjenit sa më shumë materiale audio, në mënyrë që fëmija juaj t’i dëgjojë. Nëse një fëmijë që mëson në mënyrë dëgjimore po punon në një projekt të shkollës apo po luan një lojë, kini parasysh që t’ia jepni udhëzimet me gojë. Bëjuni shumë pyetje këtyre fëmijëve, dhe inkurajojini të bëjnë të njëjtën gjë, sidomos në shkollë, ku ata mund të kenë nevojë të kuptojnë qartë se çfarë detyrash duhet të kryejnë në shtëpi.

Fëmijë që mëson në mënyrë fizike

Nxënësit që mësojnë në mënyrë fizike e bulojnë botën më së miri kur përdorin duart dhe trupin e tyre. Në disa mënyra, këta fëmijë janë nxënës fizikë natyrorë. Kjo mënyrë e të mësuari fillon që në moshën e hershme të fëmijërisë, kur këta fëmijë varen më së shumti në shqisën e tyre të të prekurit për të mësuar gjëra të reja. Nëse ju kujtohet, fëmija juaj ka zbuluar gishtat e këmbëve dhe ato të duarve duke i futur ato në gojë. Në kohën që fëmijët fillojnë shkollën ata mund të përftojnë dhe një stil tjetër të të mësuari, por disa fëmijë vazhdojnë të kenë një mënyrë fizike të konceptimit.

Si mund ta ndihmoj fëmijën tim që nxë në mënyrë fizike që të jetë një nxënës i dalluar?

Mënyra më e mirë për të mbështetur një fëmijë që mëson në këtë mënyrë është t’i përmbushni interesat dhe t’i jepni materialet që e lejojnë atë të përdorë duart dhe trupin. Nëse fëmijës suaj i pëlqen të përdorë lodra apo të luajë me format për të mësuar rreth ngjyrave dhe përbërjeve të ndryshme, atëherë mundohuni t’i siguroni sa më shumë materiale që e ndihmojnë atë të zhvillohet. Dhe nëse fëmijës suaj i pëlqen të dëgjojë përrallat teksa ju imitoni lëvizje të ndryshme atëherë bëjeni një gjë të tillë.

Tiranaobserver

  • Postime: 7991
  • Karma: +18/-8
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 04-04-2007, 16:51:13
Femijet e mij jane nxenes shume te mire tamam si mami vet qe ju befsha kurban ju befsha :D

#2 ne: 05-04-2007, 01:52:56
Ou kur qenke bere me femije tij moj zocke :D

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 07-06-2007, 20:51:12
Shpresojme te behjet i mire  :)

  • Postime: 6970
  • Karma: +266/-154
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 11-06-2007, 10:33:28
Thone se " molla pike nen drurin e molles dhe dardha nen ate te dardhes" , por sa vlen kjo edhe me femijet.....hmmmm.
Njoh raste kur nje femije ka te dy prinderit jo intelexhent, e ndersa ai eshte nder me te miret ne klase dhe njoh raste qe prej prinderve shume intelexhent, femiu i tyre te jete mesatar ne shkolle.
Kam lexuar se nese prinderit nuk punojne me femijet e tyre qe ta ndihmojne forcimin vetbesimit te ta, ka mundesi qe atyre femijeve t'i bie shkalla e intelixhences .

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 12-06-2007, 21:49:55
 Kenga per  rastet qe njeh vlen shprehja
"Nga trendafili del ferra dhe nga ferra del trendafili"

  • Postime: 5503
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 24-06-2007, 15:58:10
Kënga për  rastet qe njeh vlen shprehja
"Nga trëndafili del ferra dhe nga ferra del trëndafili"

Ke shume te drejte Erlehta. Njoh shume vajza e djem te rinj (mosha ime apo pak me te rinj) qe jane shume te suksesshem e me nota e rezultate shume te larta ne shkolle, madje po e bejne edukimin e tyre te larte ketu ne USA, mirepo prinderit e tyre vijne thjesht nga nje edukim me shkolle te mesme apo s'jane ne ndonje profesion apo zanat kushedi-se-cfare. Une mendoj se inteligjenca e zgjuarsia edhe eshte edhe s'eshte ne gen. Ka te beje shume vete iniciativa individuale e njeriut, deshira personale per te mesuar, vullneti i tyre i lire. :)

#7 ne: 07-08-2007, 12:30:16
Goca ime eshte nxenese e mire. I rri vete ne koke detyrave te saj dhe eshte e ndergjegjshme qe shkollen s´e ben per mua. Jam shume e kenaqur me te qe kur ka futur kembet ne klasen e pare ne shkolle.
Nuk pres te dale gjithmone e shkelqyer por te dije se ku i ka zotesite dhe dobesite e saja dhe se si te luftoje per te arritur qellimet e saja.

s´kam per ta detyruar kurre te beje dicka qe s´do. po deshi le ta beje te larten, po s´deshi le te beje dicka tjeter, por me deshire dhe pasjon.
inteligjenca nuk eshte gjithcka ne jete, mendoj une.t

#8 ne: 08-08-2007, 11:41:51
Femijet nuk lejohen ketu. Hajt dil perjashte, pizeveng;-))

Edhe une nje derr mesatare e perkryer kam qene;-))ne gjimnaz se ne tetevjecare shkelqeja nga notat e mira
;-))

  • Postime: 211
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 10-01-2008, 00:51:51
Kalamajte e mire, na gdhë kane qene, ngela duke ikur cdo te enjte ne "Takim me Prinder" dhe une shkoja ne takim me mesueset e tyre. Arsyja qe me therrisnin zyshat ishte se kalamajte e mi u thonin atyre "Zyshe Miloja te do shume, vdes per nje nate me ty" dhe ato nxheheshin e i perzinin nga klasa kalamajte duke u thene "Shpejt sille Milon ne takim me prinder"
Qoshtu muhabeti

#10 ne: 10-01-2008, 08:39:27
Kalamajte e mirë, na gdhë kanë qenë, ngela duke ikur çdo të enjte ne "Takim me Prinder" dhe unë shkoja ne takim me mesueset e tyre. Arsyja qe me therrisnin zyshat ishte se kalamajte e mi u thonin atyre "Zyshe Miloja te do shumë, vdes për një nate me ty" dhe ato nxheheshin e i perzinin nga klasa kalamajte duke u thënë "Shpejt sille Milon ne takim me prinder"
Qoshtu muhabeti

Yf sa mendjemadh je ti!!!!!!!!

Zysha e kimise me ka pyetur nje here se ku e blen mami im kajalin :O. Dhe une drejt e drejt mo, sic kam qene dhe jam i them: "O mesuese, ajo na  blen neve lapsa me ngjyra dhe na e merr lapsin e zi, e zien dhe ai behet i bute. Bejeni edhe ju se eshte metode shume e mire." LOL ohoho:

  • Postime: 211
  • Karma: +5/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 10-01-2008, 13:44:36
Yf sa mendjemadh je ti!!!!!!!!

Cupke, mos ke qene qe mesuesja e kalamajve te mi moj tu befte plaku. Pa kujtohu njeher se ku i dihet, dhe se mban mend mire :D/

#12 ne: 11-01-2008, 07:51:00
Nuk i dihet sistemit "shkallor" edhe kam qene corientuesja e kulishave te tu  :D

Temat e fundit