Fëmijët e pabindur - Forumi i Vogëlushëve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fëmijët e pabindur

Fëmijët e pabindur

· 20 · 1318

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 03-05-2012, 23:30:01
Marrëdhënia prindër-fëmijë ishte në fokus të emisionit ‘Pasdite në Top Channel’. Fëmijët e vegjël janë të bukur, të lezetshëm e të falin dashuri, por janë edhe të lodhshëm.

Jo më kot është edhe shprehja se “duhet një qytet që të rrisësh një fëmijë”. Tre nëna treguan “aventurat” e tyre dhe peripecitë gjatë rritjes së të vegjëlve.

Valdete Kaloshi, mamaja e Erës 2 vjeç e gjysmë, tregon stresin e saj kur vjen momenti për të ushqyer vogëlushen: “Mundohem ta ushqej me të gjitha format e mundshme e përsëri të mbetet pa ushqyer. Mundohem t’ia jap ushqimin në formën e lojës.”

Psikologia Stela Dhima shpjegoi se kjo është mënyra më e mirë për të ushqyer fëmijët dhe jo me anë të frikës dhe trembjes.

Ermira Milori, mamaja e Albionit, 5 vjeç e gjysmë dhe Leticias 2 vjeç, tregon se problemi i saj është televizori: “Djali kalon shumë kohë duke parë “Bang-Bang” dhe “Cufo TV” duke lënë pas dore detyrat. Shikon shumë televizor sepse nuk ka hapësira ku të luajë jashtë dhe e tërheqin më shumë filmat vizatimorë.”

Psikologia jep këtë zgjidhje: “Në fillim fëmija duhet të bëjë detyrat e më pas është i lirë të shikojë televizor me një orar të limituar.”

Më tej, Stela Dhima shton: “Komunikimi është baza e gjithçkaje. Duhet t’i shpjegojmë fëmijëve se çfarë është më e mira për ta dhe pse. Gjithashtu aleanca mes prindërve është e rëndësishme. Kur njëri i bërtet, tjetri nuk duhet ta marrë me të mirë të voglin. Prindërit duhet të jenë në një mendje edhe kur nuk janë, të sillen njësoj ndaj fëmijës.”

Fëmijët e pabindur - Top Channel Albania - News - Lajme

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#1 ne: 04-05-2012, 09:51:17
nuk rriten dhe edukohen femijet me literatura.....gjit hkush femijes se tij i jep ate cka i mesuan prinderit dhe cka do ti japi....mundohu sa te duash

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 04-05-2012, 11:35:12
Nuk ka femije te pabindur por prinder qe nuk ju kushtojne vemendjen e duhur

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#3 ne: 04-05-2012, 11:36:08
Nuk ka femije te pabindur por prinder qe nuk ju kushtojne vemendjen e duhur
:( :( si une me tim bir keto kohe........duhet te mbledh mendjen

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 04-05-2012, 11:38:53
:( :( si une me tim bir keto kohe........duhet te mbledh mendjen

eshte tjeter gje situata jote sepse ti e ke 1 arsye shume te rendesishme, mgjate e mira eshte qe ti ulu bisedo me te si shok e shpjegoja perse mami ne kete kohe nuk rri shume me te dhe thuaji sesa shume e do. Po ju dhe dashuri dhe po jua shprehe ate jane me te lumturit ne bote dhe e reflektojne dhe ne sjelljen e tyre... kjo ne fakt vlen dhe per ne te rriturit hahaha

  • Postime: 18095
  • Karma: +727/-523
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 04-05-2012, 11:39:48
Femijet binden ama nga 2-3 vjec nuk duhet te ju vesh shume faj..sepse ne ate moshe jane shume aktiv dhe kurioz per te eksploruar gjithcka..pas asaj moshe femija fillon e kupton cka eshte mire e cka eshte keq...duhet vec durim ne max...kete e kam mesuar une.

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 04-05-2012, 11:43:55
:)

gjithe sekreti eshte ke durimi dhe raporti miqesor pa limit qe krijon prinder femije

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#7 ne: 04-05-2012, 11:44:53
eshte tjeter gje situata jote sepse ti e ke 1 arsye shume te rendesishme, mgjate e mira eshte qe ti ulu bisedo me te si shok e shpjegoja perse mami ne kete kohe nuk rri shume me te dhe thuaji sesa shume e do. Po ju dhe dashuri dhe po jua shprehe ate jane me te lumturit ne bote dhe e reflektojne dhe ne sjelljen e tyre... kjo ne fakt vlen dhe per ne te rriturit hahaha

me ka perftuar ca vese e huqe qe si ka patur.....jam ulur i kam folur dhe me thote Po mami....por sa kthej krahet harron......
kjo pune do durim dhe qetesi ndryshe ne vend qe ta fitosh e humbet femijen...

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#8 ne: 04-05-2012, 11:48:22
jane kalimtare dhe ne moshen qe eshte misheli shfaqen i kalojne gjithe cunat

binde mos i jep urdher mos e bej por shpjegoja pse sduhet ta beje

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#9 ne: 04-05-2012, 11:53:34
jane kalimtare dhe ne moshen qe eshte misheli shfaqen i kalojne gjithe cunat

binde mos i jep urdher mos e bej por shpjegoja pse sduhet ta beje

ate po bej e dashur.....por ti e di keto kohe skane qene ne favorin tim

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#10 ne: 04-05-2012, 12:05:25
 :perqafim do kaloje

  • Postime: 7092
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#11 ne: 06-05-2012, 13:26:21
Femijet ndryshopjne nga mosha ne moshe, dhe ne kerkojme ndonjehere  ti bejme te rritur me zor.
Vajza ime eshte 2 vjece dhe eshte hiperaktive dhe ne disa situata apo ambjente shume shume e pabindur. I kushtohem 24 ore non-stop. Ka cdo gje qe i duhet ne moshen e soj, shtepine e kam  shnderruar ne park, cdo dhome duket dhome femije, lodra kukulla gjitheandej.
Ne parqe ku ka femijet te tjere ajo  eshte tmerri, i madh e i vogel i hap rrugen. Ajo u afrohet femijeve te tjere, ka shume nevoje per ta, por ende nuk di te luaj kolektivce :D Kujton se parku i perket asaj. Ne supermarkete, raftet permbys, neper kaffenera sbehet fjale te pish njehere kafene te qete, gjithmone gjiothmone do jete ne levizje.
Cdo dite nuk pushojme si thene, kjo duhet, kjo nuk duhet, here degjon here nuk degjon,,ne vazhdojme prape, nuk lodhemi
Por ne gjume nuk fle pa i cuar lodrat e saja neper vende, pa lare dhembet, pa i lexuar  dhe pa thene gute nat :D . Keto nuk ja kujtojme asnjehere.
E rendesishme eshte qe gjithmone prindi duhet ta kete ne sy femijen, mos te lodhet kurre me te.

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#12 ne: 07-05-2012, 08:53:10

Kot nuk them une qe ajo jotja dhe imja jane dy perbindsha...femije qe edhe ne gjume zihen.
Luana edhe ne gjume rreh kush i ze rrugen. Se di kujt i ngjan por ska femije ne kopesht qe si hap rrugen dhe kudo.
mgjth eshte dashuria ime edhe pse eshte e lidhur me te jatin me shume.
zoti na i dhente jete dhe fat...

  • Postime: 1753
  • Karma: +10/-4
  • Gjinia: Femer

#13 ne: 07-05-2012, 21:25:03
C`do fëmijë është unik edhepse në moshë të caktuar kanë zhvillim të caktuar. Kanë dhënë mendime me vlerë mikeshat e mia, por unë do të shtoja edhe dicka(bazuar në eksperiencë):
1. duhet mbetur besnike asaj që ke thënë Jo mbetet Jo dhe e kundërta,
2. gjithmonë shpërble dhe "dëno" fëmijën sipas meritave.
3. vazhdimësi në të gjitha aspektet. :)

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 07-05-2012, 22:13:58

2. gjithmonë shpërble dhe "dëno" fëmijën sipas meritave.

jam shume dakort me kete dada, vecse ky denimi pa ja shpjegu mire qe ka vepru gabim ska vlere

femijet duan shume takt, duhet me ja shpjegu mire ku qendron gabimi bile duhet me i prek ne seder me fjale qe nxjerrin ne pah vlerat e tyre packa se kane vepru gabim

pershembull si ka mundesi qe e bere kete une kisha shume besim tek ti sepse ti sillesh kshu e ben kete pse me ben te besoj te kunderten ... pra dicka e tille

  • Postime: 547
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#15 ne: 08-05-2012, 15:10:37
Nga femijet e pabindur kur rriten krijohen femije qe cajne vete ne jete.
Ja shembulli ketu 2 metra grua LOL

  • Postime: 12726
  • Karma: +31/-8

#16 ne: 08-05-2012, 15:20:07
Nga femijet e pabindur kur rriten krijohen femije qe cajne vete ne jete.
Ja shembulli ketu 2 metra grua LOL

ec aty....me taka 10 inch apo 12 inch?

  • Postime: 12285
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#17 ne: 08-05-2012, 16:05:25
16ce LOL

  • Postime: 547
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#18 ne: 09-05-2012, 15:31:14
16ce LOL
ju rane dhembet ngelet duke me share  :P

  • Postime: 547
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 18-01-2013, 16:05:33
jam shume dakort me kete dada, vecse ky denimi pa ja shpjegu mire qe ka vepru gabim ska vlere

femijet duan shume takt, duhet me ja shpjegu mire ku qendron gabimi bile duhet me i prek ne seder me fjale qe nxjerrin ne pah vlerat e tyre packa se kane vepru gabim

pershembull si ka mundesi qe e bere kete une kisha shume besim tek ti sepse ti sillesh kshu e ben kete pse me ben te besoj te kunderten ... pra dicka e tille

Ketej nga une i japim para kur ben dicka te mire/ dhe ia marrin prape parate kur ben dicka te keqe.

Sa keq femija mesohet qe i vogel nen presionit e parase.

Temat e fundit