Kukullat, modelet që u pëlqejnë vajzave - Forumi i Vogëlushëve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

 Kukullat, modelet që u pëlqejnë vajzave

     Kukullat, modelet që u pëlqejnë vajzave

    · 1 · 1997

    • Postime: 27098
    • Karma: +11/-5
    • Gjinia: Mashkull

    ne: 01-11-2010, 17:09:13
    Ja si kompanitë që i prodhojnë kërkojnë të bëjnë për vete fëmijët e vegjël.

    Zyrat e marketingut të firmave prodhuese të lodrave tregojnë se: me pellushët më të vegjël se 15 centimetra vogëlushet mërziten shumë shpejt. Në prag të Krishtlindjeve ka nisur prodhimi i modeleve të reja: të mëdha dhe të bukura si gjithmonë.



    Me vajzat që sipas disa kërkimeve priren t’i braktisin kukullat e tyre të dashura që në moshën 7-vjeçare, prodhuesit e këtyre produkteve kanë nisur të ribëjnë lukun e tyre. Tani kukullat janë gjithmonë e më të mëdha. Dihet që në moshën 51-vjeçare trupi nuk rritet më madje fillon të bjerë. Biseda është e ndryshme për Tiana-n dhe Arielin, deri dje të larta dy pëllëmbë, ndërsa sot rreth 30 centimetra më shumë. Kukullat prej plastike të “Disney”, të njohura ndryshe si “princesha”, në prag të dhuratave të Krishtlindjes do të nxirren të treg me dimensione krejtësisht të reja, duke kaluar nga 15 në 45-54 cm lartësi. Kompania gjigante amerikane e prodhimit të tyre është e bindur se në këtë mënyrë, vajzat do të qëndrojnë më të lidhura me lodrat e tyre duke evituar që t’i flakin shpejt siç tregoi një nga studimet e fundit. Lajmi është dhënë nga “Wall Street Journal”, që shkruan për kukulla shumë të mëdha duke nënvizuar kapacitetin e këtyre lodrave të reflektojnë shpirtin e kohës që hera-herës i krijon.



    Patricia Hogan, kuratore e Muzeut Kombëtar të Lodrave në Rochester, Nju Jork, në artikull shkruan se Barbie, për më tepër se 50 vjet ka ndryshuar vazhdimisht luk dhe profesion duke u përshtatur kështu me ndryshimet e shoqërisë amerikane dhe ëndrrave të progresit dhe emancipimit femëror të pjesës tjetër të botës. Dihet që kukullat janë lodrat më të dashura për vajzat, ndaj për këtë arsye firmat më të mëdha të prodhimit të tyre i kushtojnë kujdes të veçantë. Por mendja e fëmijëve është diçka që mund të manipulohet deri në një farë pike dhe ashtu siç shpjegon një gazetar dhe shkrimtar i specializuar në temat e fëmijërisë pasioni i vajzave për kukullat nuk do të shuhet kurrë. Ai ka kryer një studim për arsyet që i shtyjnë fëmijët të lidhen më shumë me një lodër sesa më një tjetër duke intervistuar psikologë dhe fëmijë. “Kukulla është lodra kryesore, një prej tre katër të preferuarve të fëmijëve. Këtu e kam fjalën natyrisht edhe për meshkujt. Pa dallim seksi, të gjithë kanë nevojë të identifikohen me një pellush apo një kukull që duhet të jetë aq i madh sa të mbahet në krah, të vishet dhe përkëdhelet”. Autorja shpjegon se vogëlushi luan duke bërë rolin e prindërit dhe kërkon t’i transmetojë atë dashuri që prindërit i japin atij. Po atëherë lind pyetja përse kukullat “Barbie” gëzojnë një popullaritet të pandërprerë që prej vitit 1959? Kjo lloj kukulle u pëlqen më shumë vajzave më të mëdha.



    Ato që nga 5 vjeç e lart e shikojnë këtë lodër si projektim të vetes së tyre në të ardhmen. Por bëhet fjalë për një kukull, jo për diçka pas të cilës mund të afeksionohesh. Është ky motivi se përse kukullat “Barbie” pëlqehen kaq shumë në mënyrë të vazhdueshme. Me pak fjalë ky është sekreti për të bërë për vete zemrën e një konsumatori të vogël për të cilat industritë e prodhimit të tyre bëjnë çmos për t’i kënaqur. "Kërkimet tona tregojnë se si vajzat, nëse shohin kukulla më të mëdha, arrijnë të identifikohen më mirë”, shpjegon Lisa Harnisch, zëvendëspresidente e Toys 'R' Us që prezantoi pak ditë më parë në treg “Journey Girls”, kukullën plot  43,5 centimetra të gjatë. Pas saj mbështeten nëpër raftet e dyqaneve të lodrave një “ushtri” e tërë me emrat "Dollie & Me", "Princess & Me", "Karito Kids", "Moxie Teens", "American Girl", të gjitha gjysmë metri të larta dhe në shitje nga 20 në 70 euro. “Me këto kukulla do të jetë më e lehtë të krijosh situata të jetës reale, sipër shembull të ulesh në tavolinë dhe të konsumosh një vakt së bashku. Me kukullat e vogla diçka e tillë nuk është e mundur të bëhet”, shpjegon Elaine Carovilla, drejtoreshë e “Disney Consumer Products”. Ekspertët e marketingut shpresojnë të mbushin atë boshllëk që krijohet kur fëmijët rriten dhe ndiejnë dëshirën për të imituar prindërit e tyre në veprimet e përditshme. Sipas studimeve të ndryshme, braktisja e kukullave të vogla në përmasa verifikohet që në moshën 7-vjeçare dhe që nga kjo moshë e më vonë vajzat nisin të preferojnë videolojërat, internetin dhe telefonat. Ndoshta sipas asaj që mendojnë “magjistarët” e industrive publicitare, është e mundur të kthesh sytë nga ajo që psikologët e quajnë "age compression" pra drejt diçkaje më njerëzore. Për më tepër edhe të leverdishëm nga pikëpamja ekonomike.

    Shqip

    Temat e fundit