Një bebe xhuxh lind në qytetin e Elbasanit ! - Forumi i Vogëlushëve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Një bebe xhuxh lind në qytetin e Elbasanit !

Një bebe xhuxh lind në qytetin e Elbasanit !

· 3 · 3236

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 28-08-2006, 13:59:01
Sërish një lindje e rrallë në qytetin e "çudirave gjenetike"

Elbasan - Lind një bebe xhuxh në maternitetin e Elbasanit. Fëmija i seksit mashkull i përket çiftit Salla, me banim në fshatin Godolesh të Elbasanit. Bebja xhuxh është e gjatë 35 cm, krahu 6 cm dhe këmba 10 cm. Në disporporcion është koka, e cila ka perimetrin 38 cm, 3 cm më e madhe se gjatësia e trupit. Xhuxhi i seksit mashkull ka lindur në rrugë operatore për shkak të pozicionit anormal që ka pasur në mitrën e nënës.
Lindja
Ai ka ardhur në jetë me ndihmën e doktor Arben Paralloit dhe doktor Kasëm Dylgjeri. Sipas mjekëve të maternitetit të Elbasanit, ky është një rast i rrallë dhe i pari rast për maternitetin e Elbasanit gjatë këtyre 25 vjetëve. Infermierja Loreta Bekteshi shprehet se "kam 25 vjet që punoj në maternitet dhe nuk ka parë një rast të tillë. Aktualisht bebja zotëron shëndet të mirë. Mjeku i fëmijëve doktor Astrit Zaso po kujdeset veçanërisht për rastin në fjalë. "Fëmija ka lindur me peshën 2600 gr, është më i shkurtër se fëmijët normalë. Ai është i gjatë 35 cm, ndërsa fëmijët normalë 50 cm. Ai ndodhet nën kujdesin tonë por nevojiten edhe disa analiza që të jepet siguri për jetën". Ky ishte fëmija e parë i çiftit Rolanda dhe Shkëlqim Salla, me banim në fshatin Godolesh, 15 km larg qytetit të Elbasanit. Anomalia ka dëshpëruar prindërit e rinj që prisnin ardhjen në jetë të fëmijës së tyre.
Rastet e mëparshme
Edhe herë të tjera në maternitetin e Elbasanit kanë lindur bebe me anomali gjenetike. Më 13 shtator të vitit 1999 në maternitetin e Elbasanit lindën binjakët siamezë, që i përkisnin çiftit Flutura dhe Bardhyl Salla, me banim në Mengël të Elbasanit, por me origjinë nga fshati Godolesh. Pas një ndërhyrje të mjekëve në Tiranë, nën drejtimin e doktor Mujet Alikaj u bë e mundur ndarja e binjakëve. Një nga ata shpëtoi dhe familja e pagëzoi me emrin Jeton. Për mjekët rasti është i njohur në Shqipëri dhe në botë. Ndërsa për deformimet gjenetike të hasura në Elbasan, shpesh aktorë të ndryshëm kanë akuzuar Kombinatin Metalurgjik.

Artan LEKA

  • Postime: 1604
  • Karma: +3/-0
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 16-11-2006, 06:40:36
Car nuk lindin ne Elbasan... si ka mundsi?  :P

P.S.  Vura re qe te dy ciftet jan me te njëjtën mbiemer edhe nga i njejti fshat me preardhje... mos kushedi këto gjëra kan te bëjnë diçka me fisin Salla.

#2 ne: 02-12-2006, 20:45:47
Qyqa sdo u marrka burri nga Elbasani:D

Temat e fundit