Azia e Re, nga Pakistani në Tibet - Gjeografi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Azia e Re, nga Pakistani në Tibet

Azia e Re, nga Pakistani në Tibet

· 1 · 801

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 23-12-2008, 13:59:34
Kontinenti me kufijtë më të lëkundshëm është Azia, ku Lufta e Dytë Botërore nuk ka përfunduar kurrë

Azia e Re, nga Pakistani në Tibet

Në këto kohë, kontinentet e vetëm të karakterizuar nga kufij të palëvizshëm duket se janë Amerika dhe Afrika. Në Kontinentin e Vjetër kufijtë nuk janë stabilizuar akoma: pas ribashkimit gjerman dhe copëzimit të Bashkimit Sovjetik (nga 1 vend kanë dalë 15 të tillë), Çekosllovakia (nga 1 shtet në 2 të tillë) dhe Jugosllavia (nga 1 republikë në 7 të tilla), tani është radha e Groenlandës që të ushqejë puslime separatiste nga Danimarka pas 3 shkeujsh varësie nga Kopenhageni: kështu janë shprehur 39000 votuesit (pak a shumë nga sa ka një bashki e vogël e vendit tonë, shënimi im) e ishullit më të madh të botës në një referendum në fund të nëntorit 2008. Por kontinenti me kufijtë më të lëkundshëm është Azia, ku Lufta e Dytë Botërore nuk ka përfunduar kurrë. Përveç Lindjes së Mesme, ku kufijtë midis Izraelit dhe shtetit të ardhshëm palestinez janë larg nga të qënit të përcaktuar, me përjashtim të kufirit midis dy Koreve, i cili një ditë të largët mund të zhduket, dhe pjesërisht çështjes së vështirë Kinë - Tajvan, ku dalja finale mund të lëkundet midis pavarësisë së ishullit, gllabërimit të tij nga ana e Pekinit dhe statuskuoja, është nënkontinenti indian zona e karakterizuar nga koeficienti më i lartë i brishtësisë kufitare.

Le të marrim Tibetin (me që ra fjala: a e keni vënë re se me mbarimin e Lojërave Olimpike, për Tibetin nuk i intereson më askujt?), i pushtuar ushtarakisht nga Kina qysh nga viti 1949. Flamuri i tij, i kthyer në rendin e ditës të kronikave gjatë trazirave të verës 2008, ai me diellin e verdhë që shkëlqen mbi një mal të bardhë në sfondin e një qielli me rreze kuq e blu, është ndaluar nga autoritetet kineze për sa simbol i separatizmit. Megjithatë, ndërsa murgjërit tibetanë manifestonin për lirinë të keqtrajtuar nga forcat e rendit kineze, ata flamurë janë shpalosur në një numër të madh ekzemplarësh. Të prodhuara nga kush? Nga kompani kineze: biznesi është biznes. Dalai Lama, kreu i qeverisë tibetane në mërgim, është njeriu më i "ndjekur" nga autoritetet e Pekinit: çdo vizitë në të cilën merr pjesë, çdo pritje në emër të tij, çdo diskutim i tij mbajtur, çdo duartrokitje e fituar dhe çdo mirënjohje e atribuar sjellin një punë të madhe diplomatike: protesta formale, hakmarrje, letra qortuese, kërcënime për ndërprerje marrëdhëniesh. Por Kina e madhe ruan një fuqi kontraktuese që në marrëdhëniet ndërkombëtare peshon jashtëzakonisht më shumë se autoriteti moral dhe shpirtëror i Dalai Lama dhe për pasojë ndonjë qeveri i nënshtrohet presionit të Pekinit: në vitin 1938 appeasement bëhej me dikë, sot bëhet me dikë tjetër. Për shembull, më 29 tetor të vitit 2008, ministri i Jashtëm britanik David Milliband ka deklaruar se Londra, pasi e ka njohur për pothuajse një shekull Tibetin se entitet të veçantë, ka ndryshuar ide (veç të tjerash, pa konsultuar as Parlamentin e tij, as Bashkimin Europian): deri më tani, pozicioni anglez ishte anakronik, por tash e prapa Tibeti do të konsiderohet nga Londra si pjesë përbërëse e Kinës. Pekini falenderon: lëshimi britanik është rezultati më i madh i arritur në dosjen Tibet qysh nga nga koha e pushimit të ndihmave amerikane ndaj gueriljes tibetane pak përpara vizitës historike të Presidentit Nixon në Kinë në vitin 1972. Pastaj, në kohëra krize financiare globale, nga kush mund të arrijë një ndihmë e madhe? Nga Kina apo nga Tibeti? Ndoshta kjo pyetje nuk është e huaj ndaj lëvizjes angleze. Lëvizje që është shoqëruar nga një ftesë e përzemërt, drejtuar Pekinit, për t'i lejuar një autonomi më të madhe Tibetit, gjë e mbajtur aspak parasysh nga Kina e cila, në të kundërtën, më 10 nëntor ka lëshuar një sulm të ashpër ndaj Dalai Lama, aspiratat e të cilit ndaj autonomisë nuk do të ishin gjë tjetër veçse "spastrim etnik, pavarësi e maskuar, rifutje e skllavërisë dhe e teokracisë". Veç të tjerash, në fund të nëntorit, ishte parashikuar Samiti vjetor i XI-të midis Bashkimit Europian dhe Kinës, por kjo e fundit e ka shtyrë për protestë kundër faktit që në të njëjtën periudhë Dalai Lama po bënte vizita në vende të ndryshme të Bashkimit Europian ku do të takonte krerë shtetesh dhe qeverish, duke filluar nga Nicolas Sarkozy, President i radhës i Bashkimit Europian deri në fund të vitit. Kështu që Samiti në fjalë do të zhvillohet ka mundësi në semestrin e parë të vitit 2009 nën presidencën çeke (veç në mos Presidentit çek i shkon në mendje që të takohet me Dalai Lama).

Nga ana e saj, India nuk është e huaj ndaj çështjes së kufijve me Tibetin. New Delhi, në bazë të konventës së Simla-s të vitit 1914 që kish përcaktuar ata kufij, reklamon pjesë të territorit tibetan dhe ndodhia nuk është me pak vlerë, duke qenë se ka shkatuar tashmë dy lufta midis Indisë dhe Kinës, një në vitin 1962 dhe një tjetër në vitin 1987. Por lufta më e vjetër, e filluar në vitin 1947 dhe e papërfunduar ndonjëherë, është ajo me Pakistanin për posedimin e Kashmirit; episodi i fundit i kësaj lufte ka qenë sulmi terrorist në Mumbai (173 të vdekur) nga dora e një grupi ekstremistësh islamikë të gjithë me origjinë pakistaneze, disa duket se pikërisht nga Kashmiri. E thënë më saktë, dy vjet më parë Pakistani (i vetmi vend mysliman i pajisur me arsenal atomik, është mirë të mos harrohet, - shënimi im.) u përshkua nga demonstrime rrugësh të gjata e të dhunshme, në të cilat disa humbën edhe jetën, për të protestuar kundër karikaturave daneze të Profetit Muhamed. Sot nuk ka lajm për demonstrime kundër sulmeve në Mumbai.

Megjithatë, edhe karikaturat nganjëherë bëjnë që të tronditen kufijtë. Si ajo (në realitet një hartë) që e ka pasur origjinën në Shtetet e Bashkuara dhe që kohët e fundit e ka vënë në konfuzion Pakistanin. Bëhet fjalë për një hartë të nënkontinentit indian që paraqet një rregullim hipotetik të ardhshëm të zonës, në të cilën profilet e Pakistanit, Afganistanit dhe Iranit ridizenjohen në mënyrë të konsiderueshme. Pakistani ridimensionohet ndjeshëm, duke ruajtur nga 4 provincat aktuale të tij, vetëm Punjab e Sindh dhe duke humbur në favor të Afganistanit si pjesën veriore përfshi Kashmirin (në këtë pikë nuk ka më kufi të përbashkët midis Kinës dhe Pakistanit), ashtu dhe atë jugperëndimore dhe duke humbur edhe pjesë të mëdha të provincave jugore që shkojnë të formojnë një shtet të ri: të quajtur Beluçistan, e cila përfshin edhe provincat afganase Nimroz, Helmand e Kandahar. Edhe Irani humbet pjesë të provincave jugore të tij që përfshihen në Beluçistan. Rezulton pastaj një Afganistan që zgjatet në veri në mënyrë që të kufizohet me Kinën në mënyrë më konsistente sesa tani, rikuperon diçka në dëm të Iranit fqinj dhe ridimensionohet në jug në favor të Beluçistanit të "sapolindur". Kjo hartë, e shfaqur në "Armed Forces Journal" të Shteteve të Bashkuara, ka vetëm një vlerë simbolike dhe hipoteze të pastër akademike të lëvruar nga ana e një analisti të caktuar (të quajtur Ralph Peters), por shumë shpejt ka bërë xhiro nëpër Pakistan, ku nuk ka munguar të shkaktojë dyshime dhe polemika midis niveleve drejtuese politike dhe ushtarake. Një funksionar i lartë qeveritar ka deklaruar: "Një prej frikave tona kryesore është që India dhe Afganistani të komplotojnë për të shkatërruar Pakistanin dhe kemi frikë se prapa këtij projekti qëndrojnë Shtetet e Bashkuara". Që India po investon në mënyrë të konsiderueshme në Afganistan, kjo nuk përbën aspak mister, siç nuk përbën mister dyshimet indiane se prapa atentatit ndaj ambsadës indiane në Afganistan (në verën e vitit 2008) qëndrojnë shërbimet sekrete pakistaneze.

Një frikë jo me entitet më të pakët është ngjallur në Pakistan nga dyshimet rreth bashkëpunimit të ri bërthamor midis Indisë dhe Shteteve të Bashkuara dhe një motiv i mëtejshëm preokupimi qëndron në dyshimin që Shtetet e Bashkuara, pasi janë mbështetur prej dekadash të tëra në miqësinë e Pakistanit, tani po e shkarkojnë atë në favor të New Delhi. Edhe për këtë, Presidenti i sapozgjedhur pakistanez, Asif Ali Zardari, ka vrapuar që të vizitojë për dy herë gjatë tri muajve Shtetet e bashkuara dhe të konsumojë elozhe ndaj administratës Bush, gjë që veç të tjerash nuk ka bëtë që të ngrihet niveli i tij i pëlqimit nga ana e opinionit publik të shtëpisë, ndjeshmërisht antiamerikan. Deri në Pakistan opinioni publik, sipas disa sondazheve, nganjëherë është më i prirur nga simpatitë kundrejt al Qaedas sesa nga Shtetet e Bashkuara dhe klasa drejtuese e tij duket se nuk është më e pakët: Gjenerali amerikan David Mc Kiernan, komandant i trupave amerikane në Afganistan, kur ka vizituar Islamabadin nëntorin e kaluar, në një mbledhje me parlamentarët pakistanezë ka dëgjuar që ta pyesin: "Por çfarë keni dashur të bëni ju amerikanët në Afganistan, i cili më parë ishte aq i qetë?".

Domethënë, kufijtë aziatikë lëkunden, ose më së paku vihen në diskutim dhe motivi kryesor është se në ditën e sotme në të gjithë botën, midis dy parimeve kundërshtuese të pandryshueshmërisë së kufijve dhe vetëvendosjes së popujve, është pikërisht ky i fundit që që po fiton terren më shumë.

Përgatiti

ARMIN TIRANA
RD

Temat e fundit