Beteja për Nilin - Gjeografi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Beteja për Nilin

Beteja për Nilin

· 1 · 1014

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 08-07-2010, 15:23:03
U jep ushqim dhe punë të paktën 300 milionë personave, furnizon me ujë tokat dhe digat hidroelektrike. Lumi më i gjatë në botë po shndërrohet në një objekt konflikti: gjysma e Afrikës po rebelohet ndaj Egjiptit, duke kërkuar ndarjen e re të sasisë së ujit.

Nëse për shumë mijëvjeçarë Nili është konsideruar si lumi i shenjtë i Egjiptit dhe gjithë Afrikës, që bekonte shtetet që lageshin prej tij, tanimë ai mund të kthehet në teatrin e një konflikti me përmasa apokaliptike mes Egjiptit dhe disa vendeve të tjera afrikane për ndarjen e re të sasisë së ujit. Ato që ankohen për dominimin egjiptian të lumit më të gjatë në botë janë Burundi, Ruanda, Tanzania, Uganda, Kongo, Kenia dhe Etiopia. Këto vende duan pjesën e tyre të ujit për të ndërtuar diga hidroelektrike, të furnizojnë terrene të reja bujqësore dhe t’i japin jetë atij zhvillimi që ka vonuar të japë frytet e veta pikërisht për shkak të mungesës së ujit. Prej disa dhjetëvjeçarësh, kërkesa për shfrytëzimin e burimeve hidrike çon në përplasje dhe luftëra etnike. Administrimi i ujërave të këtyre lumenjve, për të qenë të gjithë të kënaqur, ka qenë gjithmonë burim problemesh. Por në këtë rast bëhet fjalë për Nilin, që me gjatësinë e tij prej 6700 kilometrash përshkruan dhjetë vende, nga Afrika në Mesdhe, duke ndarë në dy pjesë shkretëtirën më të madhe të planetit dhe duke siguruar ushqimin e 300 milionë njerëzve. Traktati deri më tani në fuqi i takon vitit 1929 dhe ishte nënshkruar mes Egjiptit dhe kolonizuesit britanik. Sipas kësaj marrëveshje, parashikohej që Egjipti mund të përdorte 84 nga 100 miliardë metra kub ujë në vit, që është edhe prurja mesatare e lumit. Në vitin 1959, një protokoll i ri i hartuar mes Egjiptit dhe Sudanit konfirmon atë të vitit 1929 dhe i të dyja vendeve, respektivisht 55.5 dhe 18 miliardë metra kub ujë të Nilit. Ky traktat i detyron vendet e tjera të burimit të informojnë Egjiptin dhe Sudanin për projektet e tyre hidrike. Kjo do të thotë se pjesa tjetër e mbetur prej 1600 miliardë m3 në vit apo 13% u mbetet shtatë vendeve të burimit. Në të njëjtën kohë marrëveshja në fjalë i jep Egjiptit dhe Sudanit të drejtën e përdorimit të vetos për ndërtimin e çfarëdo projekti, i cili mund të ndikojë në pakësimin e sasisë së ujit.

Pas një dhjetëvjeçari negociatash të vështira, majin e kaluar pesë vende që bëjnë pjesë në pellgun e lumit Nil firmosën një marrëveshje të re për shfrytëzimin e përbashkët të lumit, për të ndryshuar traktatin e vjetër kolonial. Pavarësisht bojkotimit të Egjiptit dhe Sudanit, të cilat janë kundër Etiopia, Uganda, Ruanda, Kenia dhe Tanzania, të bazuar në “Nile Basin initiative”, nënshkruan një marrëveshje për ndarjen e re të sasisë së ujit të Nilit.

Egjipti dhe Sudani, që janë edhe vendet ku derdhet lumi më i gjatë në botë, janë edhe shfrytëzueset më të mëdha të tij, në bazë të dy marrëveshjeve ndërkombëtare të nënshkruara në vitet 1929 dhe 1959. Këto dy vende pretendojnë se ato kanë “të drejta historike dhe ligjore” në lumin Nil. Prandaj, prej kohësh ato kanë shpallur të pavlefshme çfarëdo bisedimesh që kanë për qëllim zvogëlimin e sasisë së ujit që ato marrin tashmë. Por edhe pse shumë vende ishin ankuar për dominim egjiptian të burimeve hidrike të lumit të madh afrikan, nuk kishin arritur kurrë në një marrëveshje të përbashkët. Nga ana tjetër, Kajroja zyrtare ka reaguar menjëherë, duke përfshirë në këtë çështje edhe elemente të sigurisë kombëtare dhe nuk përjashton mundësinë e përdorimit të aviacionit ushtarak kundër Etiopisë, e cila sapo ka nisur ndërtimin e një dige në liqenin Tana Beles, përgjatë rrjedhës së Nilit Blu (me financime që do të vijnë pjesërisht prej qeverisë italiane). Por egjiptianët janë kaq shumë të bezdisur nga planet hidrike të Etiopisë sa kanë nënshkruar një aleancë të re me Eritrenë, armiqtë historikë të Addis Abebame, që në vitin 2006 firmosën një marrëveshje paqeje. Me pak fjalë, nëse nesër Egjipti duhet të sulmojë Etiopinë ka shumë të ngjarë që përkrah tij të rreshtohen menjëherë edhe trupat e Asmarës. Gjithmonë sipas Kajros zyrtare, pas kësaj iniciative qëndron Izraeli që po i inkurajon vendet ku buron lumi të kërkojnë të drejtat e tyre, duke u treguar i gatshëm të financojë ndërtimin e dhjetëra digave hidroelektrike. Shtatë vendet e burimit kanë përgatitur 20 projekte të përbashkëta për ndërtimin e hidrocentraleve, për ujitje të sipërfaqeve të reja të tokave. Egjipti dhe Sudani kanë frikë se mund të ndikojnë në pakësimin e sasisë së ujit që u takon atyre. Egjipti mbi 95% të nevojave të tij të ujit i realizon nëpërmjet lumit Nil, ndaj çdo pakësim i sasisë së tij paraqet rrezik për furnizimin e tij me ujë. Sipas gjendjes së tanishme, çdo banor i Egjiptit ka në dispozicion 700 m3, ndërkohë që minimumi i sasisë së caktuar nga Organizata Ndërkombëtare është 1.000 m3. Po kush mund ta zgjidhë këtë problem? Sipas presidentit të “World Peace Foundation”, Robert Rotberg, vetëm SHBA-ja është në gjendje të evitojë lindjen e një konflikti për ujin, pasi prej vitesh furnizon me armë si egjiptianët ashtu edhe etiopianët. “Uashingtoni duhet të ndërhyjë sa më shpejt të jetë e mundur për të qetësuar gjakrat”, shkroi pak ditë më parë në “New York Times”, Rotberg, duke mbështetur se vetëm administrata Obama është sot në gjendje t’i evitojë rreziqet e një prej luftërave më të tmerrshme në historinë e kontinentit të zi. Egjipti tani duhet studiojë me shumë kujdes përgjigjen ndaj marrëveshjes që fillimisht e kishte bojkotuar. Kreu i diplomacisë egjiptiane, Ahmed Aboul Gheit, ka shpjeguar së fundmi se po zhvillohen bisedime për të vendosur nëse vendi i tij do të qëndrojë jashtë traktatit, ose nëse do të tentojë të ndryshojë marrëveshjen në kuptimin që të jenë të gjithë dakord. Në Egjiptin antik, Nili konsiderohej si rrugë mes jetës dhe vdekjes. Sot ai mbulon 90 për qind të nevojave të vendit për ujë. Nëse Kajro nuk do ta ndajë me vendet e tjera të burimit, për egjiptianët lumi do të shndërrohej në sinonim të thatësirës dhe vdekjes.

Shqip

Temat e fundit