Doha, vendi i njëmijë e një netëve - Gjeografi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Doha, vendi i njëmijë e një netëve

Doha, vendi i njëmijë e një netëve

· 1 · 1263

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 05-02-2008, 10:33:07
Në shtatë vjet, kryeqyteti i Katarit ka kaluar nga Mesjeta në një jetë moderne, falë një emiri që i ka dhënë jetë revolucionit urban. Luks i shfrenuar, gradaçela, hotele, qendra tregtare dhe një ishull artificial për miliarderët. Qëllimi? Për të rivalizuar Dubain, duke filluar që nga emri: "Perlë"

Doha, kryeqyteti i Katarit, është një kantier ndërtimi i vazhdueshëm dhe "pre" e një çmendurie, e cila bëhet edhe më qesharake nga konservatorizmi i fqinjës, Arabisë Saudite. Parajsa e pazarit dhe qendra e financave, kryeqyteti i Katarit dëshiron të jetë një Eldorado i kulturës, sportit dhe turizmit. Një Silikon Valej, por që lidhet me traditën e tij. "Një burrë i zhytur në mendime, qëndron ulur në një kolltuk lëkure ngjyrë perle, duke ekspozuar diamantet e tij, të cilat janë ‘Prada‘". Ky është imazhi që shumë perëndimorë kanë për banorët e Katarit.

Që prej shtatë vjetësh, pamja e re e Dohas, i ngjan gjithnjë e më shumë Dubait. Çdo të premte mbrëma, peshkatarët riparojnë rrjetat e peshkimit në Fshatin e Traditës, për të treguar se si ishte dikur Katari. Para se të bëhej një vend eksportues i naftës dhe rezerva e tretë e gazit më e madhe në botë, para grushtit të shtetit, në vitin 1995, urdhëruar nga emiri Sheik Hamad Al Thani, një reformator i madh, me një vështrim të kthyer drejt avenirit dhe së shkuarës në të njëjtën kohë, drejt Lindjes dhe Perëndimit. "Modeli ynë është Dubai, por duam të shmangim degjenerimin. Jemi miqtë më të ngushmë të Arabisë Saudite", shpjegon Ali, pjesëtari i klubit diplomatik.

Që nga viti 2003, vendi pret baza amerikane, duke qenë se është edhe burimi i Al Xhazirës, "rrjeti i informacionit që shqetëson", si amerikanët, ashtu dhe arabët. "Ky televizion më ka hapur shumë telashe. Personat që protestojnë kundër tij, janë ata që e ndjekin më shumë. Kur më fillon dhimbja e kokës, pi një aspirinë dhe nuk i vë më veshin asgjëje", është shprehur emiri në një intervistë. Udhëheqësi i një prej shteteve më të vogla të botës ka ndërmend të "lundrojë mes ujërave të trazuara, që deri tani nuk janë të turbullta". Në Doha, secili ka vendin dhe misionin e tij. Egjiptianët, palestinezët, sirianët merren me administrimin publik; amerikanët, anglezët dhe francezët punojnë në industritë e naftës dhe gazit; filipinasit, indianët, pakistanezët dhe nepalezët punojnë si taksistë ose punëtorë. Këtu kryeqyteti ndërtohet me fuqinë punëtore të huaj, e cila përfaqëson 80% të popullsisë. Doha është një kantier ndërtimi që punon ditë e natë. Pjesa më e madhe e punëtorëve e lënë punën në orën 15:30. Në sfond vihen re autobusët e vjetër amerikanë që presin punëtorët. Mbi një erëpritëse janë vendosur tri flamurë, ai i Nepalit, Iranit dhe Sudanit, ku është shkruar: "Aksidentet mund të të kushtojnë jetën". Nuk mund të tallesh me sigurinë aq më tepër kur bëhet fjalë për një kantier ndërtimi. Jo shumë metra larg këtij kantieri, po ndërtohet ishulli artificial, i frymëzuar nga Dubai. Me një shtrirje prej 400 hektarësh, mendohet se ky ishull do të popullohet brenda vitit 2011 me gradaçela, vila, hotele, një port turistik, plazhe, dyqane dhe një xhami.

Çdo mbrëmje të gjithë njerëzit vizitojnë qendrat tregtare. Në "City Center", teksa fëmijët zbaviten në pistën e patinazhit, prindërit e tyre pinë kafe në lokalet e kësaj qendre, ndërkohë vajzat e reja e kanë gjetur vendin e përshtatshëm për të "gjuajtur". Pasi bëjnë pazar dhe mbushin bagazhet, familjet kthehen në shtëpi në "Beverly Hills Garden", "Samriya Gardens" e "Riviera Gardens". Dikur beduinë dhe peshkatarë, banorët e Katarit janë bërë Vip-at e shkretëtirës, rezidentë në vila luksoze. "Preferojnë të blejnë një orë, makinë, një shtëpi të madhe, ose më saktë, gjithçka që shohin, sesa të blejnë libra", thotë një qytetare. Por prej pak kohësh, emiri dëshiron ta ndryshojë këtë imazh, veçanërisht me "qytetin" e edukimit. Mbi këtë fushë të gjerë universitare lulëzojnë qendrat e kërkimit, shkencës, teknologjisë, e gjithashtu gjejnë hapësirë edhe universitetet amerikane. Gjyshet, që dikur martoheshin 16 vjeçe, janë krenare për nipërit e tyre që studiojnë. Një tjetër ambicie e emirit është ajo që ta bëjë Dohan një kryeqytet të kulturës me famë ndërkombëtare, me muze të fotografisë, shkencave natyrore, fëmijërisë si dhe me bibliotekë kombëtare. Sot, ky qytet është vendtakimi i arkitektëve më të famshëm, si kinezi Pei që ka projektuar Muzeun e Arteve Islamike, një kështjellë të madhe. Jo shumë larg prej këtu gjendet një tjetër ndërtesë që imiton xhaminë e Samarras në Irak. Më pas është edhe Muzeu Orientalist. I fshehur pas një ndërtese, e cila nuk bie shumë në sy, numëron rreth 700 vepra. Slogani i ri i Katarit është: "Mendje e shëndoshë në trup të shëndoshë".

Emiri i Katarit i ka dhënë një hapësirë të veçantë edhe sportit si F1, golfit, garave me vela. Më 9 mars të këtij viti do të zhvillohet gara me motor, ku do të marrë pjesë edhe Valentino Rosi. Qëllimi i tij është që Katari të mirëpresë Lojërat Olimpike në 2016-ën.

Në këtë zhvillim të shfrenuar çfarë roli do t‘i rezervohet traditës? "Ky vend arkaik duhet modernizuar", thotë një qytetar. Për të tjerët, kostumet tradicionale janë një e mirë për t‘u mbrojtur. Banesat e rrënuara beduine janë zhdukur. Kanë mbetur vetëm tendat që janë bërë me copë sintetike, dyer e dritare alumini dhe ajër të kondicionuar. Edhe udhëtimet me deve janë shumë të përhapura e të preferuara nga njerëzit. Në bodrumet e shtëpive të vjetra, janë hapur dyqane veshjesh e pajisjesh elektro-shtëpiake. Një urë lidhëse e rëndësishme është edhe eksporti për shumë mallra, por edhe për popuj si persianët, indianët dhe afrikanët.

Sot, banorët e Dohas e jetojnë historinë e tyre si libri me përralla "Një mijë e një net", ku edhe ëndrrat më të pamundura bëhen realitet. Shtatë vjet më parë në Doha kishte vetëm rërë, ndërsa tani këtu vendoset e ardhmja. Tashmë askush nuk do ta shqetësojë optimizmin e tyre.

Temat e fundit