×

Post reply

Emri:
Email:
Titulli:
Ikona e mesazhit:

Verifikimi:
Cfare gjuhe flasin shqiptaret?:

shtyp alt+s per te postuar ose alt+p per ta kontrolluar


Permbledhje

Postuar nga: M A X
« ne: 09-10-2019, 13:50:01 »

 Nje monument i fotografuar ne Maribor.
Me ka habitur sepse per here kam pare nje permendore qe ka emra tradhtaresh e armiqsh, e jo emra heronjsh.



Postuar nga: M A X
« ne: 19-12-2011, 22:42:38 »

 Qytet slloven Maribor u zgjodh nga Bashkimi Europian, kryeqyteti i kulturës europiane për vitin 2012. Qyteti dikur industrial shtrihet në rrëzë të alpeve në Slloveninë lindore, në kufi me Austrinë dhe Kroacinë.

TEATRI KOMBËTAR DHE AI I KUKULLAVE
Teatri Kombëtar dhe ai i Kukullave janë shumë të njohur. Teatri Kombëtar slloven mbahet në qytetin me 120.000 banorë si një nga më të mëdhenjtë e tre të tjerëve që janë përfshirë në projektin e kryeqytetit të kulturës europiane.

PAVARËSISHT BUXHETIT TË REDUKTUAR, RRETH 500 AKTIVITETE
Rreth 500 aktivitete ofron kryeqyteti i kulturës europiane, Maribori për vitin e ardhshëm, megjithë arkën bosh të financave në Slloveni që është krijuar si pasojë e krizës ekonomike. Buxheti u reduktua disa herë dhe tani ky buxhet është me rreth 17 milionë euro. Tarifat e kushtueshme për rinovimin e ndërtesave të vjetra dhe honoraret për shumë artisë yje janë hequr. Shumë do të punojnë vullnetarisht. Në plan të parë programi do të ringjallë edhe kulturën e njerëzve në Maribor.
KULTURA E QYTETIT E LIDHUR ME TRADITËN E VERËS
Kultura popullore, e cila është e lidhur me prodhimin e verës dhe muzikën popullore Oberkreiner nuk duhet neglizhuar. Një festival tradicional vere në portin e vjetër Lent me shumë verë dhe muzikë do të zhvillohet në qershor si pika më kulmore e aktiviteteve të qytetit që është zgjedhur si kryeqyteti i kulturës europiane.

(er.nu/D.Welle/BalkanWeb)