MISTERI I GJERESISE GJEOGRAFIKE - Gjeografi

×
Hyrja
Profili

MISTERI I GJERESISE GJEOGRAFIKE

MISTERI I GJERESISE GJEOGRAFIKE

· 2 · 1831

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

ne: 10-06-2011, 01:28:36
GJURMET E NJE SHKENCE TE HUMBUR


Ne pame sesi Harta e Botes se Mercator e vitit 1569 perfshinte nje paraqitje te kujdesshme te brigjeve te Antarktikes sic do dukeshin mijera vjet me pare kur nuk ishin te mbuluara nga akulli. Eshte interesant fakti qe kjo harte ka me pak saktesi ne pershkrimin e ndonje rrajoni tjeter, brigjet perendimore te Amerikes se Jugut, krahasuar kjo me nje tjeter harte te vizatuar nga Mercator ne vitin 1538.
Arsyeja per kete ndryshim duket se eshte ne faktin qe kartografi i shekullit te gjashtembedhjete e bazoi harten me te hershme ne burime antike per te cilat ne e dime qe i kishte ne dispozicion ndersa per harten e dyte ai u mbeshtet ne vezhgimet dhe matjet e eskploratoreve te pare spanjolle te perendimit te Amerikes se Jugut. Duke qene se ata eksploratore, sic supozohet, kishin sjelle informacionet me te fundit ne Europe, Mercator nuk mund te konsiderohet fajtor pse perdori te dhenat e tyre. Por duke bere kete gje puna e tij humbi saktesine: instrumentat e afte per te gjetur gjatesine gjeografike nuk ekzistonin ne vitin 1569 por del se jane perdorur per te pergatitur burimet e lashta te dokumentave te cilat Mercator i studioi per te pergatitur harten e tij te vitit 1538.


MISTERI I GJERESISE GJEOGRAFIKE


Le te marrin ne konsiderate problemin e gjatesise gjeografike qe si definicion do te thote distanca ne lindje ose ne perendim te meridianit paresor ose prime meridian. Prime Meridiani aktual eshte nje vije imagjinare e pranuar nderkombetarisht dhe qe fillon nga Poli i Veriut deri tek Poli i Jugut duke kaluar neper Observatorin Mbreteror ne Greenwitch, Londer. Greenwitch ndodhet ne gjatesine gjeografike 0 grade ndersa New York per shembull ndodhet 74 grade ne perendim dhe Canberra, Australi ndodhet 150 grade ne lindje.

Eshte e mundur te shkruhet nje shpjegim i hollesishem mbi gjatesine gjeografike dhe se cfare duhet bere per ta pershtatur ate me cdo pike te dhene ne siperfaqen e tokes. Por ajo qe po trajtojme ketu nuk ka te beje shume me te dhenat teknike por me faktet historike mbi njohurine gjithnje ne rritje te njerezimit ne lidhje me misterin e gjatesise gjeografike. Midis ketyre fakteve, ky eshte me i rendesishmi: deri ne shekullin e tetembedhjete kur u be nje shpikje revolucionare kartografet dhe lundruesit ishin te paafte te percaktonin gjatesine gjeografike me saktesi. Ata vetem mund te gjenin me perafersi te cilat shpesh ishin te pasakta me qindra milje pasi teknologjia nuk kishte arritur ende ate faze zhvillimi qe ti mundesonte nje matje te sakte.
Gjeresi gjeografike ne veri apo jug te ekuatorit nuk paraqiste te njejtin problem: mund te matej me cdo menyre sipas llogaritjeve te kendeve te diellit dhe yjeve dhe nepermjet instrumentave relative. Por qe te gjehej gjatesia gjeografike kjo kerkonte nje pajisje ndryshe dhe me aftesi te larta kalibruese gje qe do mundesonte kombinimin e matjes se pozicionit me matjen e kohes. Gjate gjithe periudhes kohore te historise se njohur shpikja e nje pajisje te tille ka qene pertej aftesive te shkenctareve por ne fillim te shekullit te tetembedhjete me rritjen e shpejte te trafikut detar lindi nje nevoje dhe kerkese e madhe. Sipas fjaleve te njerit prej autoriteteve te asaj kohe thuhet: ‘Kerkimi per gjatesine gjeografike ka erresuar jeten e cdo lundertari si dhe sigurine e cdo anije apo ngarkese. Matja e sakte dukej nje enderr e pamundur dhe “duke zbuluar gjatesine gjeografike” ishte shnderruar ne nje fraze shabllone per shtypin e kohes, njesoj sikur te thoje “derrat fluturojne”. ‘

Ajo per te cilin kishin nevoje mbi te gjitha ishte nje instrument i afte qe te mbante kohen (nga momenti i nisjes) me nje saktesi perfekte gjate lundrimin te gjate dhe e painfluencuar nga lekundjet e detit apo alternimin e klimes nga e ftohte ne te ngrohte, nga e thate ne te lageshtitur. Nje ‘Ore e Tille’ si e quajti Isaac Newton kur ju drejtua anetareve te British Government Offical Board of Longitude ne vitin 1714, ‘nuk eshte shpikur ende’.

Dhe me te vertete qe keshtu ishte. Matesit e kohes te shekullit te shtatembedhjete dhe te fillimit te tetembedhjetit ishin aparatura te paperpunuara te cilat humbisnin ose fitonin te pakten cerek ore ne dite. Sa per te krijuar nje ide, nje kronometer detar mund ti lejohej te humbiste ose te fitonte kete kohe vetem brenda disa vjeteve.

Ishte viti 1720 kur orepunuesi i talentuar anglez John Harrion filloi te punonte mbi nje numer dizajnesh te cilat rezultuan me prodhimin e nje kronometri te tille. Objektivi i tij ishte qe te fitonte cmimin prej 20.000 ₤ te ofruara nga Board of Longitude ‘per cfaredo shpikje e afte per te percaktuar gjatesine gjeografike te nje anije brenda 30 miljeve detare ne perfundim te nje udhetimi prej gjashte javesh’. Nje kronometer i afte per te permbushur keto kushte duhej te humbte vetem 3 sekonda ne dite. U deshen pothuajse 40-vjet dhe prova e prototipe te shumte deri sa Harrison arriti te prodhonte nje instrument ne gjendje qe te permbushte standartet e kerkuara. Me ne fund ne vitin 1761, Kronometri i tij elegant No.4 la Britanine i montuar ne bordin e HMS Deptford i drejtuar per ne Jamaica dhe i shoqeruar nga William, djali i Harrison. Mbas nente ditesh lundrimi, bazuar ne llogaritjet e gjatesise gjeografike fale kjo kronometrit te Harrion, William vuri ne dijeni kapitetin e anijes se ne mengjesin e ardhshem ata do hasnin Ishujt Madeira. Kapiteni u tregua i gatshem te vinte bast 5 me 1 qe William ishte gabim por megjithate pranoi te mbante te njejtin kurs lundrimi. Dhe William fitoi bastin. Dy muaj me pas kur mberriten ne Jamaica u pa se instrumenti kishte humbur vetem pese sekonda.

Harrisoni i kishte tejkaluar kushtet e vena nga Board of Longitude. Fale zvarritjeve burokratike te qeverise Britanike ai nuk i mori 20.000 ₤ deri 3 vjet perpara vdekjes ne vitin 1776. Kuptohet qe ai tregoi sekretet e shpikjes se tij vetem kur mori sasine e parave. Si rezultat i kesaj vonese Kapiteni James Cook nuk pati fatin te perfitonte nga kronometri kur kreu udhetimin e tij te zbulimit te pare ne vitin 1768. Por ne udhetimin e trete (1778-79) ai ishte ne gjendje qe te hidhte ne harte Paqesorin me saktesi te madhe duke rregulluar jo vete gjeresine gjeografike korrekte por edhe gjatesine gjeografike korrekte te cdo ishulli qe gjendej ne vijen bregdetare. Fale perkujdesit te Cook dhe kronometrit te Harrison... askush nga lundruesit nuk mund te ankohej ne rast deshtimi ne gjetjen e ishujve te Paqesorit apo per tu perlasur ne bregdetin qe mund te shfaqej si nga asgjeja.

Ne fakt me gjatesite gjeografike te sakte, Hartat e Paqesorit te bera nga Cook duhet te konsiderohet si rasti i pare dhe te vendoset si nga shembujt e pare te kartografise precize te koheve te sotme moderne. Ata na kujtojne ne pak a ashume se kryerja e hartave ka brenda tre elemente kryesore; udhetime te famshme zbuluese, aftesi te larta matematikore dhe kartografike dhe kronometra te specifikuar. Dhe ne momentin qe kronometri i Harrisonit u vu ne dispozicion ne vitin 1770 atehere u prembush njera nga kushtet e caktuara. Kjo shpikje e shkelqyer i beri te mundur kartografeve qe te rregullonin gjeresite ne menyre perfekte, dicka qe sumeret dhe Egjyptianet e Lashte, Greket dhe Romaket si dhe te gjitha civilizimet e njohura perpara shekullit te 18-te, ishin te paafte te kryenin nje mision te tille. Eshte shume befasuese dhe e pashpjegueshme venia perpara hartave nga me te vjetrat dhe ku paraqiten gjatesite dhe gjeresite gjeografike me nje prezicion modern.



INSTRUMENTA PRECIZE



Keto gjatesi dhe gjeresi gjeografike te pashpjegueshme ne saktesi jane gjetur ne pergjithesi ne te njejten kategori dokumentash qe permbajne njohuri te avancuara gjeografike te cilat i permenda me siper.
Harta e Piri Reis e 1513-es per shembull e vendos Ameriken e Jugut dhe Afriken ne gjatesine gjeografike relative korrekte gje qe teorikisht eshte e pamundur per zhvillimin e asaj kohe. Por Piri Reis ka qene aq bujar sa te pranoje qe harta e tij bazohej ne burime shume me te hershme. A eshte e mundur qe ti kete dale nga keto burime gjatesia gjeografike aq e sakte?
Po ashtu e nje interesi te madh eshte dhe e ashtuquajtura ‘Dulcert Portulano’ e vitit 1339 e.s. e cila fokusohet ne Europe dhe Afriken e Veriut. Ketu gjeresia gjeografike paraqitet perfekt edhe per siperfaqe gjigande ndersa gjatesia gjeografike totale e Mesdheut dhe e Detit te Zi eshte e sakte pothuajse me nje gjysem gradi.
Profesor Hapgood komenton se beresit e hartes origjinale nga e cila Dulcert Portulano u kopjua kishin arritur nje shkalle te larte zhvillimi dhe persosur shkencen ne gjetjen e raportit te gjatesise me gjeresine gjeografike. Dhe kjo mund te jete arrire vetem nepermjet posedimit te nje informacioni preciz mbi gjatesite gjeografike relative te shume vendeve te shperndara qe nga Galway ne Irlande dhe deri ne nyjen lindore te Donit ne Rusi.’

Harta Zeno e vitit 1380 e.s. eshte nje tjeter enigme. Duke mbuluar nje zone te gjere te veriut deri ne Groenland, aty lokalizohen shume pjese te shperndara ne gjeresi dhe gjatesi gjeografike te cilat jane “pabesueshmerisht korrekte”. ‘Kjo eshte mahnitese,’ thote Hapgood, qe ‘ndokush ne shekullin e katermbedhjete mund te kete gjetur gjeresine e sakte gjeografike per keto vende, pa permendur saktesine e gjatesise gjeografike’.

Po ashtu Harta e Botes se Oronteus Finaeus kerkon vemendje: vendos me sukses brigjet e Antarktikes ne gjeresine e sakte gjeografike dhe gjatesine relative gjeografike si dhe paraqet me saktesie te habitshme kontinentin ne teresi. Kjo reflekton nje njohuri gjeografike qe ska qene e zoteruar deri ne shekullin e 20-te.
Portolano e lehudi Ibn Ben Zara eshte nje tjeter harte e famshme per saktesine e paraqitjes se gjeresise dhe gjatesise relative gjeografike. Gjatesia totale gjeografike midis Gjibraltarit dhe Detit Azov eshte e sakte me pothuajse gjysem gradi ndersa ne gjithe harten ne teresi gabimet ne gjatesine gjeografike jane me pak se 1 grade.

Keto shembuj perbejne vetem nje pjesez te vogel te nje dosieri te madh evidencash te paraqitura nga Hapgood. Shtrese mbas shtrese efekti grumbullues i analizes se tij te detajuar sugjeron se ne po genjejme vetvehten kur supozojme qe aparaturat e sakta per te matur gjatesine gjeografike nuk jane shpikur deri ne shekullin e 18-te. Ne te kunderten, harta e Piri Reis dhe te tjerat duket se tregojne me force qe aparatura te tilla vetem sa jane rishpikur ose rizbuluar dhe se ato kane ekzistuar kohe me pare dhe jane perdorur nga njerez te civilizuar por qe tani jane te harruar nga historia dhe qe kane eksploruar mbare Token. Vec kesaj duket se keta njerez kane qene ne gjendje jo vetem te skicojne dhe te prodhojne instrumenta mekanike te sakte dhe teknologjikisht te avancuara por kane qene dhe mjeshtra te vertete te shkencave te cmuara matematike.



MATEMATICIENT E HUMBUR



Per te kuptuar pse-ne, fillimisht duhet ti kujtojme vetes ate me kryesoren: Toka eshte nje sfere. Si rezultat kur vjen puna per ta hedhur ate ne harte vetem globi mund ta paraqesi me proporcione te sakta. Transferimi i te dhenave katrografike nga nje glob ne nje fije letre ne menyre te paevitueshme shkakton devijime dhe mund te realizohet vetem me ndihmen e nje instrumenti kompleks mekanik dhe matematik qe quhet projektues hartash.
Ka disa lloje te ndryshme projeksionesh. Ai i Mercatorit vazhdon te perdoret ende ne atlaset e sotem dhe mbase eshte me i njohuri. Te tjerave ju referohet zakonisht me emrin; Azimuthal, Stereografik, Gnomonik, Azimuthal Equidistant, Kordiform etj, por ska rendesi te permenden te gjitha. Na duhet vetem te theksojme qe te gjithe projeksionet e suksesshme kane nevoje per perdorimin e teknikave te sofistikuara matematikore te atij lloji qe supozohet qe smund te kete ekzistuar ne boten e lashte (sidomos ne thellesi te lashtesise, perpara 4000 p.e.s. ku pretendohet se ska patur asnje lloj civilizimi njerezor e jo me te thuash qe kane qene ne gjendje te zhvillonin gjeometri dhe matematike te avancuar).

Charles Hapgood i dorezoi koleksionin e tij te hartave te lashta Institutit te Teknologjise te Massachusetts per tu vleresuar nga Profesor Richard Strachan. Konkluzioni i pergjithshem ishte i qarte, por ai donte te dinte me saktesi cfare niveli matematikor ishte i nevojshem per te qene ne gjendje te skicohen hartat origjinale. Ne 18 prill 1965 Stratchan i pergjigjet qe per te realizuar keto harta ishte i nevojshem nje nivel shume i larte matematikor. Disa nga hartat per shembull, duken se paraqesin nje projeksion te “llojit Mercator” shume kohe perpara sesa vete Mercator te ekzistonte. Kompleksiteti relativ i ketij projeksioni (qe perfshin dhe zgjerimin e gjeresise gjeografike) tregon qarte perdorimin e nje metode trigonometrike te transformimit te koordinatave.
Arsye te tjera qe forcojne deduksionin qe hartuesit e lashte te hartave duhet te kene patur aftesie te larta ne matematike jane si me poshte:

1.   Determinimi i lokalizimit te vendeve ne nje kontinet kerkon te pakten metoda gjeometrike triangulare. Mbi distanca te medha (ne shkallen e 1 mije miljeve) duhet bere korrektimi i harkimit te tokes gje e cila kerkon disa njohuri mbi trigonometrine sferikale
2.   Vendndodhja e kontinenteve ne marrdhenie me njeri tjetrin kerkon nje njohuri mbi qenien e tokes si objekt sferoid dhe perdorim te trigonometrise sferikale.
3.   Kultura me nje njohuri te tille, plus precizionin e instrumentave per te realizuar matjet e nevojshme per te percaktuar vendndodhjen duhet patjeter te perdorin teknologjine e tyre matematikore per te krijuar harta dhe diagrama.

Pershtypja e Stratchan qe hartat ndonese te kopjuara nga gjenerata kopjuesish, tregojne punen e nje civilizimi te lashte dhe misterioz, te avancuar teknologjikisht, ju bashkangjiten dhe eksperte nga Forcat Ajrore Amerikane te cileve Hapgood iu kishte dhene provat. Lorenzo Burroughs, shefi i 8th Reconnaissance Technical Squadron’s Cartographic Section ne Westover Air Base kreu nje studim te vecante dhe te kujdesshem te Hartes se Oronteus Finaeus. Ai doli ne perfundimin qe disa nga burimet ne te cilat ishte bazuar harta duhet te kene qene vizatuar me metoda projektimi, te njejta me ato te Projeksionit modern Kordiform. Sipas Burroughs:

kjo sugjeron perdorimin e matematikes se avancuar. Me pas, forma qe i eshte dhene Kontinentit te Antarktikes sugjeron mundesine, ne mos probabilitetin qe burimet origjinale te hartes ishin kryer me projeksione te llojit stereografik ose gnomonik qe perfshijne perdorimin e trigonometrise sferikale.
Ne jemi te bindur qe zbulimet e bera nga ju dhe bashkepuntoret tuaj jane te vlefshme dhe ngrene pyetjen e rendesishme qe afektojne gjeologjine dhe historine antike...’

Hapgood kreu dhe nje zbulim tjeter shume te rendesishem: nje harte Kineze e kopjuar nga nje origjinal i hershem ne nje obelisk te gurte ne vitin 1137 e.s. Kjo harte perfshin me saktesi te njejtin informacion me kualitet te larte ne lidhje me gjatesine gjeografike si dhe te tjerat. Ka linjezim te ngjashem dhe ishte vizatuar me ndihmen e trigonometrise sferikale. Dhe me te vertete, nje ekzaminim nga afer tregon shume ngjashmeri me hartat e Europes dhe te Lindjes se Mesme aq sa vetem nje shpjegim eshte i mundshem: Patjeter dhe pa asnje dyshim e ka origjinen nga i njejti burim.

Pra serisht duket se po perballemi me nje tjeter fragment te mbijetuar te nje njohurie shkencore te nje civilizimi te zhdukur. Per me shume duket qe ky civilizim ne disa drejtime duhet te kete qene te pakten po aq i avancuar sa eshte dhe civilizimi yne tani dhe se katrografet e tij kane hedhur ne menyre virtuale ne harte gjithe globin me nje nivel te njejte teknologjik, me metoda te njejta, njohuri te njejte matematikore dhe ka shume mundesi qe me te njejtat instrumenta.

Harta Kineze po ashtu tregon dicka tjeter: nje trashigimi globale ka kaluar dore me dore, nje trashigimi me vlera te pallogaritshme dhe qe me shume gjasa te kete me shume se njohuri te sofistikuar gjeografike. A ka mundesi qe nje pjese e kesaj trashigimie te jete shperndare ne Perune prehistorike nga te ashtuquajturit ‘Viracochas’, te huajt me mjeker dhe misterioze te cilet erdhen nga pertej detit ne ‘kohet e erresires’ per te ringjallur civilizimin mbas nje kataklizme te Tokes?

Vendosa te shkoj ne Peru per te pare se cfare mund te gjeja aty.

  • Postime: 26706
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 10-06-2011, 01:29:17
FLUTURIMI I KONDORIT




Ndodhem ne Perune Jugore duke fluturuar mbi vizat e Nazcas.
Poshte meje, mbas balenes dhe majmunit, shfaqet pamja e kolibrit qe rreh krahet drejt sqepit te tij elegant i fiksuar ne nje lule imagjinare. Dhe me pas bejme nje kthim te vrullshem djathtas te ndjekur nga hija e zbehte e avionit tone ndersa kalojme mbi autostraden Pan-Amerikane dhe ndjekim trajektoren qe na con mbi te famshmin faqe-gjarper ‘Alkatraz’, nje çafke 900 kembe e gjate e ndertuar ne perfeksion nga mendja e nje mjeshtri gjeometrie. I kalojme autostrades perreth per here te dyte dhe kete rradhe kalojme mbi nje peshk dhe trekendesha te vendosur ne perfeksion sebashku me nje pelikan, kthehemi majtas dhe e gjejme veten duke pluskuar mbi imazhin sublim te nje kondori gjigand me pende te hapura si gjate fluturimit.

Ndersa perpiqem te normalizoj frymarrjen perpara syve pothuajse nga asgjeja materializohet nje tjeter kondor qe gati e prekim me dore, nje kondor i vertete kete rradhe. Piloti im gulcon dhe perpiqet qe ti shkoje nga pas. Per nje moment kap rrezellimin e shkelqyeshem te nje syri te ftohte qe duket sikur nga ngre peshe dhe na lexon deshiren per ta ndjekur. Dhe krej papritur si nje vizion nga ndonje mit antik, krijesa anohet duke u mbledhur kruspull dhe rreshqet se prapthi me elengance drejt diellit duke e lene avionin tone Chesna me nje motor te fluturoje i vetem.
Poshte nesh tani shtrihen nje pale linjash paralele pothuajse 2 milje te gjata, te drejta si shigjete deri sa humbisnin nga syte. Dhe pikerisht aty, ne te djathte, nje sere formash abstrakte me nje shtrirje te gjere por perseri te ekzekutuara me precizion aq sa te duket e pamundur qe te jene bere nga dora e njeriut.
Njerezit rreth e rrotull thone se ato nuk jane puna e njeriut por e gjysmeperendive, Viracochat te cilet kane lene gjurmet e tyre gjithandej neper rrajonin e Andeve mijera vjet te shkuara.



GJEAGJEZA E LINJAVE



Pllaja e Nazcas ne jug te Peruse eshte nje vend i shkrete, i thate dhe jo mikprites, shterpe dhe pa fryte. Popullata njerezore asnjehere nuk eshte perqendruar ketu dhe as qe ka per ta bere ne te ardhmen; siperfaqja e Henes do te dukej me pak mosmikpritese. Nese do ishit nje artist me nje plan te madh ne mendje, keto rrfshnalta do dukeshin si nje kanvas madheshtor me 200 milje katror pllajash te panderprera dhe i sigurt qe vepra jote madhore nuk do demtohet nga era e shkretetires apo mbuluar nga rera e saj. Eshte e vertete qe ketu fryne erera te forta por fatmiresisht mbase si rezultat i ndonje aksidenti per mire te fizikes, vrulli i tyre nderpritet ne nivel me token; gurickat qe grumbullon pampa ruajne nxehtesine e djellit duke ngritur perpjete nje fushe force ajri te ngrohte. Si rezultat dheu permban gips ne sasi te mjaftueshme per te bashkuar ne siperfaqe gure te vegjel, nje shtrese qe rifreksohet cdo agim dite te re nga efekti i lageshtires. Ne momentin qe keto gjera jane vizatuar ketu, ato mbeten te vizatuara. Nuk bie pothuajse kurre shi dhe me te vertete, me pothuajse gjysem ore shi ne cdo dekade, Nazca eshte njeri nga vendet me te thata te planetit.

Nese jeni nje artist dhe nese do kishit nder mend nje shprehnit dicka te rendesishme dhe te ishte e dukshme pergjithmone, keto rrafshanlta te vetmuara do ishte pergjigja e lutjeve tuaja. Ekspertet ne lidhje me lashtesine e Nazcas kane shprehur opinione te ndryshme te bazuara ne fragmentet e eneve prej balte te gjetura midis linjave dhe rezultatet e radiokarbonit e kryera mbi mbetjet organike qe jane zbuluar aty. Datimi varion midis 350 p.e.s. dhe 600 e.s. Ne realitet ato nuk na tregojne asgje per moshen e vete linjave te cilat padyshim jane te padatuara si dhe vete guret qe jane zhvendosur per te krijuar ato. E vetmja gje qe mund te themi me siguri eshte ato me te fundit jane te pakten 1400 vjecare ndonese teorikisht ka nje mundesi qe ato te jene shume me te lashta per vete faktin e thjeshte qe artifaktet nga te cilat jane nxjerre keto data mund te jene sjelle ne Nazca nga njerez te mevonshem.

Pjesa me e madhe e dizenjove jane te shperndara ne nje zone te percaktuar qarte ne Perune jugore, e rrethuar nga Rio Ingenio ne veri dhe Rio Nazca ne jug, nje zone pothuajse katrore ne ngjyre te murrme shkretetire dhe me 46 km te autostrades Pan-Amerikane qe kalon midis nga pjesa e siperme e qendres drejt pjeses se poshtme djathtas. Dhe pikerisht ketu ndodhen te shperndara me qindra figura te ndryshme. Disa prej tyre pershkrujne kafshe dhe zogj ( nje total prej 18 zogjsh te ndryshem). Po me ne largesi figurat marrin forma gjeometrike, trapeze, drejtkendesha, trekendesha dhe vija te drejta. Te para nga siper keto te fundit duken per syrin tone si nje mori rrugesh te cilat ishin dizenjuar nga mendja megalomane e ndonje inxhinjer civil i cili kishte shpalosur gjithe fantazine e shfrenuar te tij.
Pasi njeriu nuk ka qene ne gjendje te fluturoje deri ne filli te shekullit 20-te, nuk na duket aspak surprise kur nga disa vezhgues, Linjat e Nazcas jane identifikuar si pista ulje per anije kozmike aliene. Ky eshte nje nocion joshes por Nazca nuk eshte vendi i duhur per te kerkuar evidenca mbi nje fakt te tille. Per shembull, eshte e veshtire te kuptohet qe pse jashtetokesoret te avancuar mjaftueshem kane pershkuar qindra vjet drite ne udhetime nderyjore, te kene patur nevoje te ndertonin pista uljeje. Sigurisht qe qenie te tilla duhet te kene patur nje teknologji te tille qe te ulnin mjetet e tyre fluturuese ne menyre vertikale apo jo? Per me shume qe eshte jashte cdo diskutimi qe Linjat e Nazcas te jene perdorur ndonjehere si pista per disqe fluturuese ose per ndonje gje tjeter te kesaj natyre, ndonese te para nga lart ato duken si te tilla. Kur i shikon ne nivel me token ato jane dicka me shume se gervishtje ne siperfaqe te bera duke levizur tutje mijera tonelata guresh te zinj vullkanike per te nxjerre ne pah shtratin e zbehte me rere dhe argjil te verdhe te shkretetires. Asnje nga zonat e pastruara nuk eshte me shume se disa inc e thelle dhe dheu aty eshte aq i bute sa nuk ka mundesi qe te perballonte uljen e nje mjeti fluturues. Matematicjenia gjermane Maria Reiche e cila i kushtoi gjysem shekulli te jetes se saj studimit te ketyre linjave po tregohej vetem e llogjikshme kur e rrezoi poshte teorine e jashtetokesoreve me nje fraze te vetme disa vite me pare: ‘Kam frike se njerezit e kozmosit do kishin ngecur ketu.’

Por nese nuk jane pista per kocite (karrocat) e alienve ‘perendi’ atehere per cfare qellimi jane bere Linjat e Nazcas? E verteta eshte qe askush nuk e di pse-ne sic nuk dine dhe moshen e sakte te tyre. Ato paraqesin nje mister te vertete te se kaluares. Sa me nga afer qe i shikon aq me coroditese behen.
Per shembull eshte e qarte qe kafshet dhe insektet e paradatojne gjeometrine e ‘pistave’ pasi shumica e trapezeve, drejktendeshave dhe vijave te drejta ndahen ne dy pjese duke fshire pjeserisht figurat e tjera me shume komplekse. Deduksioni me llogjik eshte qe vepra e artit ne shkretetire sic e shohim ne sot duhet te jete perfunduar ne dy faza. Ndonese duket se bie ne kundershtim me ligjet normale te progresit teknik na duhet te pranojme qe faza me e hershme ka qene me e avancuara. Ekzekutimi i figurave zoomorfike kerkon nje nivel te larte teknologjie dhe aftesi te perparuara sesa gervishtja e linjave (vijave) te drejta. Por sa larg ne kohe kane qene nga njeri tjetri keta artiste te hershem?

Studiuesit i shmangen kesaj pyetje. Ata ne fakt i bashkojne te dyja kulturat thjesht si ‘Nazcas’ dhe i pershkruajne ato si vepra te njerezve te tribuve primitive te cilet ne menyre te pashpjegueshme arriten te zhvillojne teknoka te sofistikuara te shprehise artistike dhe qe u zhduken nga skena Peruane disa qindra vjet perpara ardhjes te pasardhesve te tyre te mirenjohur, Inkasit.

Por sa te sofistikuar ishin keta Nazcan ‘primitive’? Cfare lloj njohurie kane zoteruar ata qe te ishin ne gjendje te linin nenshkrimet e tyre gjigande ne rrafshnalte? Sipas Dr Phillis Pitluga, nje astronome ne Adler Planetarium, Chicago, fillimisht duket sikur ata kane qene astronome abservues shume te zotet. Mbas studimit te detajuar me ndihmen e kompjuterit te renditjes yjore ne Nazca ajo arriti ne perfundimin se figura e famshme e merimanges ishte hartuar si nje diagrame tokesore e konstelacionit gjigand te Orionit dhe se linjat e drejta qe lidhen me figuren duket se jane ndertuar ne menyre te tille qe te paraqesin neper epoka ndryshimet dhe shmangiet e tre yjeve ne Rripin e Orionit.

Rendesia e vertete e zbulimit te Dr Pitluga do behet akoma dhe me e qarte gjate shtjellimit te kesaj pjese. Nderkohe le te permendim faktin qe merimanga e Nazcas paraqet me saktesi nje pjestar mese te njohur te familjes se merimangave, te ashtuquajturin mermanga me genin Ricinulei. Kjo lloj merimange eshte shume e rralle, aq e rrale sa ne fakt gjehet vetem ne zonat e humbura dhe te pakalueshme te xhungles se Amazones. Si kane arritur te gjejne kete specie artistet e pretenduar primitive te Nazcas, kaq larg nga vendi i tyre, duke pershkuar pengesa madheshtore te Andeve? Dhe per me shume ne lidhje me te njejten pyetje; pse ju desh atyre te benin nje gje te tille dhe si ishin ne gjendje te dublikonin me detaje shume te hollesishme anatomine e Ricinulei ( detaje te te ciles shihen vetem me mikroskop) ku perfshihen organet riprodhuese qe cilat jane te vendosura ne fund te zgjatimit te kembes se djathte?

Mistere te tilla duket sikur shumefishohen ne Nazca dhe asnjeri prej dizenjove, mbase pervec kondorit, duket sikur nuk eshte pjese e ketij vendi. Balena dhe majmuni jane jashte ketij ambjenti shkretetire sic eshte dhe mermanga e Amazones. Nje figure interesante njeriu me doren e ngritur lart sikur eshte duke pershendetur, me cizme te renda ne kembet e tij, sy te rrumbullaket qe shikojne me ngulm perpara, mund te thuhet qe nuk i perket asnje epoke ose kulture te njohur. Dhe vizatime te tjera qe pershkruajne forma njerezore jane po aq te vecanta, kokat e tyre jane te ngerthyera ne aureola te shkelqyeshme qe ne te vertete duken si vizitore nga nje planet tjeter. Forma e tyre e perbashket bie ne sy ne te njejten menyre dhe eshte shume e cuditshme. Kolibri eshte 650 kembe i gjate, merimanga eshte 150 kembe e gjate, kondori zgjatohet per pothuajse 400 kembe nga sqepi deri tek puplat e bishtit (sic eshte dhe pelikani), dhe hardhja (lizard) bishti i te ciles tani ndahet ne dy pjese nga autostrada Pan-Amerikane eshte 617 kembe e gjate. Pothuajse cdo dizajn eshte ekzekutuar ne te njejten shkalle ciklopike dhe me te njejten grade veshtiresie duke konturuar me shume kujdes nje vije te vetme te vazhdueshme.

Nje kujdes i tille ne detaje mund te gjehet ne projektet gjeometrike. Disa prej tyre marrin formen e vijave te drejta te gjata mbo 5 milje dhe qe marshojne si rruge Romake neper shkretetire, shtrate lumenjsh te thare duke kapercyer guret qe dalin perpara dhe pa devijuar kurre nga drejtimi fillestar.
Ky lloj precizioni eshte i veshtire por jo i pamundur nese duam ta shpjegojme sipas termave konvencionale. Ajo qe eshte mister jane figurat zoomorfike. Si mund te jene krijuar ato kaq perfekte pa patur nje mjet fluturues dhe si jane kontrolluar per saktesine e permasava nga krijuesit e tyre? Asnje nga dizajnet nuk eshte i permasave qe te mund te shikohet nga toka dhe nga ky nivel ato duken thjesht si nje sere rrenjesh pa forme ne shkretetire. Forma e tyre e vertete duket vetem nga nje lartesi prej disa qidra kembesh. Aty perreth nuk ka asnje koder apo lartesi te mjaftueshme qe te mundesoje shikimin e tyre.

Temat e fundit