Shqipëria 4 milionë - Gjeografi

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shqipëria 4 milionë

Shqipëria 4 milionë

· 1 · 1822

  • Postime: 27102
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 07-03-2008, 11:33:39
Emigracioni ka ndalur ne kuoten e rreth 700 mije personave. Te tjeret, jetojne ne Shqiperi. Dhe po shtohen me shpejtesi

Dritan Laci

Pas një ndalese në fillimin e viteve 90-të, e influencuar kjo nga lëvizjet emigratore, duket se Shqipëria do t’i kthehet edhe njëherë vrullshëm shtimit të numrit të popullsisë, madje këtë herë me ritme edhe më të fuqishme. Këtë gjë e deklarojnë studimet afatgjata të kryera nga Instituti i Statistikave, i cili hedh vështrimin e tij përtej viteve 2020. Kështu, sipas këtij studimi, i cili për herë të parë bëhet publik në media, në dekadën e dytë të mijëvjeçarit të tretë, Shqipëria mendohet të ketë afërsisht 3 milionë e 250 mijë banorë, ose pothuajse 180 mijë individë më shumë sesa kishte në vitin 2001. Parashikimet e staticienëve flasin për një rritje të vazhdueshme, e cila do të arrijë pikun kulminant në vitin 2017, mot në të cilin pritet edhe një stabilizim në rritjen e popullsisë. Ky stabilitet pritet të prishet sërish në vitin 2021, ku është parashikuar një cikël i ri i rritjes së popullatës shqiptare. Staticienët thonë se me ritmet e rritjes që ka sot, Shqipëria mund të kapë në hyrje të shekullit të ardhshëm, i cili është ende larg, shifrën e 4 milionë banorëve. Në studimin e kryer, staticienët janë bazuar vetëm në numrin e popullsisë që jeton në kufijtë e brendshëm shtetërorë të Republikës së Shqipërisë. Pra, rritja e popullsisë deri në vitin 2021 është parashikuar vetëm për popullatën e brendshme, ndërkohë që në këtë studim nuk janë marrë parasysh emigrantët që jetojnë dhe punojnë jashtë vendit. Ky kontingjent i popullatës nuk është përfshirë në studim, për shkak të mungesës së statistikave të sakta. Për pasojë, lindjet dhe vdekjet e individëve shqiptarë në emigracion mbeten ende të pazbardhura, çka ndikon negativisht në studimin e tyre. Nëse do t’u referoheshim të dhënave jozyrtare mbi numrin e emigrantëve shqiptarë që jetojnë në vendet fqinjë, një gjë rezulton e sigurt, se bashkuar me individët brenda kufijve shtetërorë, tashmë shqiptarët janë një popull prej 4 milionë banorësh. Aktualisht, sipas INSTAT-it, popullsia që jeton brenda kufijve administrativ është 3 milionë e 135 mijë banorë, nga të cilët 1 milion e 562 mijë janë meshkuj dhe 1 milion e 573 mijë janë femra. Në këtë raport, siç edhe vihet re, shikohet një dominim i lehtë i femrave. Ky dominim është bërë më i theksuar pas viteve 90-të, ku një pjesë e mirë e meshkujve të rritur emigruan jashtë vendit. Nuk dihet ende sesi do të jetë ky raport në vitin 2021, por një gjë është e sigurt: nëse lindjet do të vazhdojnë të dominohen nga femrat, atëherë në një të ardhme jo shumë të largët shoqëria shqiptare do të duhet të ndërrojë detyrimisht kahun e udhëheqjes në favor të seksit të dobët.     

Bie emigracioni, rritet popullsia
Një rol kryesor në rritjen e popullsisë shqiptare gjatë 10-vjeçarit të fundit ka edhe ulja e ndjeshme e numrit të individëve që kërkojnë një të ardhme më të mirë jashtë vendit. Kjo shikohet qartë në vite të ndryshme, që kanë lidhje me krizat që kalon shoqëria shqiptare. Kështu, në vitin 1990, popullsia e regjistruar në Shqipëri ishte 3 milionë e 196 mijë banorë, nga të cilët 1 milion e 635 mijë ishin meshkuj dhe 1 milion e 561 mijë ishin femra. Kjo shifër, për shkak të rrjedhjes së vazhdueshme të popullsisë, si pasojë i emigracionit të vazhdueshëm, do të pësonte regres për gati 5 vite me radhë. Në vitin 1995 vihet re një rritje e numrit të popullsisë, e cila nuk do të zgjaste shumë. Eksodet e vitit 1997 do të bënin që Shqipëria të zbrazej sërish. Në këtë vit, Shqipëria, sipas studimeve të kryera nga INSTAT-i, kishte 3 milionë e 88 mijë banorë. Numri i lartë i personave të larguar gjatë këtij viti do të bënte që numri i popullsisë të ulej ndjeshëm. Do të duhej të vinte viti 2003, që Shqipëria të gëzonte sërish një numër po aq të lartë banorësh. Në këtë vit popullsia shkon në 3 milionë e 102 mijë banorë, për të mos pësuar më kurrë regres.

Rrojmë gjithmonë e më pak
Shumica e shqiptarëve nuk i kalojnë të 65-at. Në këtë përfundim arrijnë studimet mbi moshën e shqiptarëve, të kryera nga Instituti i Statistikave dhe të publikuara në librin “Shqipëria në shifra”. Kështu, nga 3 milionë e 130 banorë që ka sot ky vend, vetëm 76 175 prej tyre arrijnë të kalojnë të 70-at. Ky studim, i cili bën një vlerësim mbi jetëgjatësinë, nxjerr në pah se numrin më të lartë të banorëve në Shqipëri e ka grupmosha nga 40 në 44 vjeç, me 204 mijë banorë. Më poshtë shifrat flasin për një rënie të ndjeshme të numrit të banorëve. Kështu grupmosha, nga 50-54 vjeç ka 165 mijë banorë; 55-59 - 136 394, 60-64 - 111 882, 65-69 - 102 571, 70-74 - 76175 dhe 75-79 - 51983. Duke iu referuar këtij publikimi, shumë pak shqiptarë arrijnë të kalojnë moshën mbi të 80-at dhe shumë më pak të 90-at. Sipas studimit, Shqipëria ka sot 3302 banorë që i kanë kaluar të 90-at dhe 493 që janë mbi të 95-at.     

Gazeta Korrieri

Temat e fundit