Akullnajat në Alpet Shqiptare - Trojet Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Akullnajat në Alpet Shqiptare

Akullnajat në Alpet Shqiptare

· 1 · 593

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 17-02-2012, 10:26:54
Në Alpet Shqiptare akullnajat kanë pasur veprim më të dalluar nga të gjitha malet tjera në Gadishullin Ballkanik. Nga Shkodra e deri te Rozafa të gjitha malet e Alpeve Shqiptare kanë qenë të mbuluara nga masa akullnajore, përveç majave më të larta malore.



Nga masivi i Alpeve janë lëshuar akullnajat masive kah veriu dhe lindja. Kah veriu është lëshuar akullnaja e Plavës. Akullnaja e Plavës ka qenë e gjatë 35 kilometra, dhe ka arritur një trashësi prej 200 metra. Sipërfaqja e Akullnajës së Plavës ka arritur 250 kilometra katrorë.

Në rrugëtimin e vet ajo krijoi morinat ballore dhe në afërsi të Plavës së sotme krijoi basenin terminal të Liqenit të Plavës, në një lartësi mbidetare 900 metra.

Në anën lindore të Alpeve Shqiptare u lëshuan shumë akullnaja. Në rrjedhën e sipërme të lumit Ibër është lëshuar Akullnaja e Rozhajës, Akullnaja e Pejës, nga e cila janë krijuar ajo e Rugovës (Lumbardhit), dhe e Deçanit. Përveç këtyre akullnajave nga Alpet Shqiptare janë lëshuar edhe: akullnaja e Gucisë, Jasenicës, Gërbajës dhe Komariqit.

Liqenet më të njohura në Alpet Shqipatre janë: i Ridit, Rikavikës, Bukumirsko, Gjeravicës dhe ai Savinës.

Akademikët nga “Manchester University” gjetën katër akullnajat në Alpet Shqiptare në territorin e Shqipërisë. Ato janë formuar në një lartësi prej 2.000 metra, relativisht në një lartësi të ulët për një gjerësi gjeografike të jugut. Akullnajat e tjera në këtë gjerësi gjeografike mund të mbijetojnë vetëm në malet më të larta më në veri.

Gjeografët besojnë se akullnajat ishin në gjendje të formohen në këto lartësi mbidetare të ulët, sepse ka sasi të mjaftueshme të reshurave të borës.

Temat e fundit