Drini i Bardhë - Trojet Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Drini i Bardhë

Drini i Bardhë

· 3 · 2043

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 14-12-2010, 11:01:26
Drini i Bardhë është lumë që përshkon pjesën perëndimore të Kosovës, respektivisht Rrafshin e Dukagjinit. Drini buron rrëzë malit të Rusolisë nga gurra e shpellës së Radavcit, në 586 metra lartësi mbidetare, ku krijon edhe një ujëvarë të bukur, para se të zbresë në rrafsh dhe bashkohet afër qytetit të Kukësit me Drinin e Zi për të formuar Drinin që në antikë njihej me emrin Drilon.



Sasia e burimit arrin 30 metra kub në sekondë, ku krijon edhe një ujëvarë të lartë prej 30 metrash. Sipërfaqja e ujëmbledhësit të Drinit të Bardhë në Kosovë është 4265 kilometra katrorë. Ka regjim mesdhetar, me maksimum në mars dhe nëntor, e minimum në maj dhe shtator. Në territorin e Kosovës, Drini gjarpëron për 122 kilometra në drejtimin veri-jug. Ai mbledh me vete edhe ujërat e Lumëbardhit të Pejës, Erenikut e Lumëbardhit të Prizrenit.

Me një madhësi prej 4.646 km², baseni i Drinit është më i madhi nga katër basenet ujëmbledhëse të Kosovës.

  • Postime: 2869
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 14-12-2010, 12:07:29
pamje fantstike... shume shume bukur!

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 16-12-2011, 10:02:43
Drini është lumi më i gjatë i trojeve shqiptare me 160 kilometra gjatësi. Ai derdhet në Detin Adriatik, afër Lezhës dhe në lumin e Bunës, degë që u formua pas një përmbytjeje në shekullin XIX.



Drini formohet afër qytetit të Kukësit me bashkimin e dy degëve kryesore të tij: Drinit të Bardhë që buron afër Pejës, Kosovë, nga Malet e Zhlebit, përshkon lugun e Dukagjinit dhe derdhet në liqenin e Fierzës, dhe Drinit të Zi që buron nga Shën Naumi, Maqedoni, e rrjedha e tij kalon në mes Liqenit të Ohrit, i cili siç dihet furnizohet me ujë nga Liqeni i Prespës, ai merr disa degë si p.sh. Radiken (Treva e Dibrës).

Degët kryesore të Drinit janë: lumi i Shalës, lumi Valbona nga Alpet Shqiptare, Drini i Bardhë në Kosovë dhe Drini i Zi në Maqedoni. Në pjesën fundore Drini derdhet në lumin Kir i cili buron nga Dukagjini, e pastaj bashkë derdhen në Bunë.

Temat e fundit