Kruja - Trojet Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Kruja

Kruja

· 1 · 4490

  • Postime: 7085
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 06-12-2009, 09:19:59
Kruja eshte nje pike e vecante e historise se popullit shqiptar.
Shtrihet ne nje peisazh te bukur, ne shpatin perendimor te malit te Krujes. Ndodhet vetem 30 km larg kryeqytetit te vendit, Tiranes.
Qyteti ka nje siperfaqe prej 40 km² dhe ndodhet ne nje lartesi prej 520 m mbi nivelin e detit.
Pozicioni gjeografik i qytetit eshte nje vlere po aq e vecante sa dhe historia qe ka ky qytet.
Popullsia e ketij qyteti te lashte e turistik arrin shifren mbi 15 mije banore.
Kruja eshte nje qytet Muze.
Ajo i ofron vizitoreve te saj, para se gjithash, pjesen e vjeter te qytetit e cila perfshin kalane e Krujes bashke me shtepite e vjetra tipike te banimit.
Kalaja e Krujes ngrihet mbi nje mase shkembore, e cila pretendohet te jete shkeputur nga mali si rezultat e ndonje termeti.  Historia jone na meson se Kruja ka qene prehe e shume luftrave, pasoje e te cilave kane qene demtimet e herepashershme te Kalase. Sot prezente jane vetem muret e saj, kulla e sahatiti dhe nje xhami.
Interesante brenda Kalase jane dhe shtepite karakteristike brenda kalase, te cilat tregojne traditen e jeteses se ketej qyteti.
Muzeu Historik Kombetar i Skenderbeut eshte nje tjeter terheqje turistike per qytetin e Kryjes.
Nga te dyja anet e rruges qe te cojne per ne Kala, shtrihet Pazari i Vjeter  i qytetit.  Pas shkaterrimit te tij gjate Luftes se Dyte Boterore, ai u rindertua serish ne vitet 60-te. Ne te sot ndodhen dyqane te shumte dhe arkitektura e e tij eshte e tipit mesjetar.


Temat e fundit