×

Liqeni i Shkodrës

Liqeni i Shkodrës

· 1 · 378

  • Postime: 27104
  • Gjinia: Mashkull
Berni
ne: 17-02-2012, 10:15:01
Liqeni i Shkodrës është liqeni më i madh në Gadishullin Ballkanik dhe llogaritet si një nga liqenet më të vjetra në botë.

I njohur në lashtësi si Palus Labeatis.



Pasqyra e tij ujore gjendet në një lartësi 6 metra mbi nivelin e detit, dhe ka një sipërfaqe prej 368 kilometra katrorë, nga të cilat 149 kilometra katrorë me një gjatësi brigjesh prej 57 km i përkasin Republikës së Shqipërisë; ndërsa 2/3 Malit të Zi, ku me 1983 e shpalli Park Kombëtar liqenin.

Ka një breg shumë të larmishëm të tipit të ultë të “marsheve” në veri dhe shkëmbor në jug. Në bregun jugor shquhen plazhet në rrugën nga Shkodra për në Shirokë e Zogaj, ku më i madhi është Zalli i bardhë. Fauna e liqenit është e shumëllojshme dhe e pasur me 45 lloje peshqish e 270 lloje shpendësh.

Këta shpendë përbëjnë 87% të gjithë Ornitofaunës së Shqipërisë. Një perlë e kësaj pasurie është pa dyshim pelikani, zogu më i madh në Evropë. Pika më e thellë e liqenit është rreth 45 metra. Në skajin juglindor shtrihet Shkodra, nga ku merr edhe emrin.

Në këtë liqen nga ana malazeze derdhet lumi i Moraçës e nga ana shqiptare, në mes të rrugës Shkodër-Shirokë merr formë lumi Buna si vazhdim. Bregu i tij është 11 milje dhe shtrihet nga lindja në perëndim. Pranë liqenit është Taraboshi.

Pak para derdhjes së Drinit në Bunë, ndodhen 10 dajlane për gjuetinë e peshkut; më të famshmit janë krapi, qefulli, ngjala dhe blini. Fitimet nga këto dajlane derdhen në arkën e kështjellës.
 

Liqeni që u merr jetën çdo vit 5 mijë njerëzve

Nisur nga BerniRubrika Gjeografi

Postimi i fundit 25-01-2013, 07:39:48
nga Berni
Liqeni i fshehur prej 15 milionë vjetësh

Nisur nga M A XRubrika Shkenca

Postimi i fundit 04-03-2012, 18:30:47
nga M A X
Toba, liqeni më vullkanik në botë

Nisur nga BerniRubrika Gjeografi

Postimi i fundit 17-02-2012, 10:16:48
nga Berni
Liqeni i Çadit

Nisur nga BerniRubrika Gjeografi

Postimi i fundit 30-01-2012, 15:02:05
nga Berni
Liqeni i Bajkalit, më i thelli në botë

Nisur nga BerniRubrika Gjeografia Fizike

Postimi i fundit 19-09-2011, 01:16:34
nga Berni