Mali Gjeravica - Trojet Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Mali Gjeravica

Mali Gjeravica

· 1 · 798

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-06-2012, 17:13:07
Gjeravica me 2.656 metra lartësi mbidetare është maja më e lartë në Alpet Shqiptare (Bjeshkët e Nemuna) në pjesën e Kosovës, edhe pse lartësia e vërtetë mund të jetë për disa metra më e madhe, ende e pakonfirmuar nga GPS. Radhitet si maja e tretë pas majës së malit Korab dhe Jezercit që gjenden në Alpet Shqiptare.

Kjo maje malore gjendet në perëndim të Kosovës, gjegjësisht në vargmalet e Bjeshkëve të Nemuna që ndajnë kufirin shtetëror të komunës së Deçanit me Shqipërinë. Maja e Gjeravicës gjendet në gjerësinë gjeografike veriore 42.53° dhe 20.13° të gjatësisë gjeografike lindore.



Kjo është njëra nga atraksionet turistike më të vizituara nga alpinistët shqiptarë dhe të shteteve të ndryshme që nga viti 1975. Kjo vizitohet jo vetëm nga alpinistët por edhe nga banorët e thjeshtë, dhe kjo në radhë të parë për bukurinë që e ofron.

Kjo pjesë në të cilën gjendet edhe maja e Gjeravicës është e mbushur me drurë dhe bimë të llojeve të ndryshme, po në këto anë mund të gjenden edhe kafshë të shumta.

Temat e fundit