Perlat e Shqiperise - Trojet Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Perlat e Shqiperise

Perlat e Shqiperise

· 4 · 5867

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

ne: 10-12-2009, 19:18:05
Syri i Kalter

Nje nga pikat me te frekuentuara turistike ne Jugun e Shqiperise.
Ndodhet rreth 1 kilometer nga rruga nacionale Gjirokaster - Sarande, ne rrezen perendimore te Malit te Gjere. Ne kete zone dalin 18 burime. Prej tyre me i bukuri dhe me i madhi eshte Syri i Kalter. Eshte llogaritur nje prurje mesatare e tij rreth 6 meter kub uje ne sekonde. Thellesia e eksploruar eshte 45 metra.
I perket grupimit te burimeve karstiko-tektonike. Permban 9 mgr/l oksigjen gje qe mundeson nje pasuri  flore dhe faune, sidomos troften e lumit e shume peshq te tjere.
Syri i Kalter eshte teper i bukur. Gropa e tij duket vertete si bebe syri me ngjyre blu e rrethuar nga gjyra e kalter.
Egziston dhe nje legjende ku thuhet  se në ato zona sundonte një dragua që rrëmbente vajzat, ndalte ujin duke e bere te veshtire jetesen e banoreve te zones. Banoret marin guximin dhe e vrasin dragoin dhe nga syri i dragoit buroi ky ujë i kulluar që vazhdon të rrjedhë  në formën e lumit të Bistricës
Poshte burimeve eshte krijuar   liqeni ( artificialisht) me siperfaqe 9  ha dhe thelesi 13 metra. I gjithe mjedisi perreth burimeve dhe liqenit eshte mbuluar me nje pyll te dendur. Ne pyll jetojne kafshe te egra, shpende dhe zvarranike te ndryshem.
Peisazhi perreth, plotesohet nga disa forma interesante te relievit erozivo-denudues aty ketu me ngjyre te kuqe
E gjithe zona eshte nje terheqje turistike. Shfrytezohet ne maksimum nga ekskursionet ditore.




« Editimi i fundit: 20-12-2009, 14:27:26 nga M A X »

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 17-12-2009, 21:13:07
Gryka e Kelcyres


Gryka e Kelcyres eshte nga te rrallat ne vendin tone per vlerat turistike.
Ne nje gjatesi prej 13 kilometrash, lumi i VJoses ka formuar nje gryke madheshtore, ne pjesen me te madhe te tipit kanion, sidomos ne dalje e hyrje te grykes, ku arrin thellesine deri mbi 1000 metra, me shpate vertikale teper te pershtatshme per alpinizim.
Tarraca e pare lumore e kesaj gryke eshte teper e pershtatshme per ndertimin e recepturave turistike
Ne kete gryke jane te zhvilluar shume veprimtarite dhe format karstike. Ne kete gryke ndodhen shpella e Mezhgoranit, shpella e Petranikut etj
Ajri i fresket ne vere, ujrat e ftohta te burimeve, si burimi  " Ujet e Zi" etj qe dalin nga te carat e shkembinjve si dhe ujrat e Vjoses e bejne kete gryke te pershtatshme per perspektiva rekreacioni per qetesi, te mundshme per vozitje me varka e zhytje nen ujore.
Gjate grykes ndodhen fshatrat Dragot, Mezhgoran, Peshtan  si dhe qyteti i vogel i Kelcyres ne te cilin ndodhet dhe Kalaja e Ali Bej Kelcyres.



Gryka e Kelcyres eshte me origjine antecedente, ne pergjithesi simetrike dhe ne prerje terthore ka formen e germes "V"
Ketu lugina e Vjoses ka ndare malin  Dhembelin nga Trebeshina si dhe Shendellini nga Llunxheria


« Editimi i fundit: 20-12-2009, 14:27:53 nga M A X »

  • Postime: 12343
  • Karma: +336/-221
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 21-12-2009, 22:29:35
Gryka e Kelcyres eshte vertet fantastike sidomos ne pranvere.

Sa per syrin e kalter ka qene me bukur para 8-10 vjetesh tani nuk ka me ate bukurine e dikurshme plus dhe te burimi nuk eshte me i kristalte uji por i turbullt. Di qe disa italiane kane bere disa ekspedita per te zbuluar shkaqet e kesaj turbullire por asnje rezultat me sa di une.

Shqiperia ka shume shume vende te bukura natyre perle vertet. Problem i vetem mbetet infrastuktura mgjate une se ndroj me asgje.

  • Postime: 7083
  • Karma: +35/-6
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 13-05-2010, 05:01:27
Kur isha ne Shqiperi cdo vit do udhetoja drejt Kelcyres. Po sa i shijshem ai mishi qingjit ne ato ane moj te keqen  :D

Temat e fundit