Tirana, metropoli i shqiptarëve - Trojet Shqiptare

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Tirana, metropoli i shqiptarëve

Tirana, metropoli i shqiptarëve

· 1 · 1654

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 08-02-2008, 10:42:54
Tirana u themelua në vitin 1614 nga Sulejman Pasha, nga fshati Mullet. Fillimisht, ndërtoj një furrë, një xhami dhe një hamam. Për prejardhjen e emrit Tiranë, ka tri hipoteza të rëndësishme.



-Tirana mendohet se vjen nga “Theranda”, e përmendura nga burimet e lashta greke dhe latine, që vendasit e quanin Të Ranat, pasi fusha ishte ndërtuar nga materialet e ngurta që sillnin ujërat dhe materialet përreth.

- Tirana vjen nga Trikan, që mendohet se ka qenë emri i një kështjelle që ndodhej në rrëzë të malit të Dajtit. ku edhe sot e kësaj ditë ekzistojnë rrënojat e kësaj kështjellë të lashtë, që daton në fillimin e shekullit të parë para Krishtit.

- Tirana mendohet se vjen nga greqishtja e vjetër Tyros, që do të thotë bulmet. Në fushën e Tiranës janë tregtuar në atë periudhë bulmetet nga barinjtë e fshatrave përreth.

Për herë të parë, në formën e sotme, emri Tiranë është thirrur në vitin 1418, në një dokument të Venedikut. Në shekullin XV njihet me këtë emër, siç përmendet edhe te Marin Barleti, Tirana e Madhe dhe Tirana e Vogël. Në regjistrimin e vitit 1583, treva e Tiranës rezulton me 110 qendra të banuara, 2 900 shtëpi dhe 20 000 banorë. Dy shekuj pas themelimit drejtimin e qytetit e mori familja Toptani, me origjinë nga Kruja. Dy lagjet më të vjetra të Tiranës janë ajo e Mujos dhe e Pazarit, e ndodhur mes qendrës aktuale dhe Rrugës së Elbasanit, në të dyja anët e Lanës. Xhamia e Et’hem Beut, e ndodhur në qendër të qytetit, filloj të ndërtohet më 1789 nga Molla Beu, i ardhur nga Petrela, dhe u përfundua më 1821 nga i biri i Molla Beut, Haxhi Et’hem Beu. Edhe Kulla e Sahatit u fillua nga ky i fundit 1821-1822 dhe u përfundua nga familja e pasur tiranase Tufina. Më 1928 u ble një sahat në Gjermani nga shteti shqiptar dhe kulla u ngrit në lartësinë 35 metra. Ura e Tabakëve dhe Ura e Terzive datojnë në fillim të shek XIX.

Institucionet kulturore

Biblioteka Kombëtare u themelua më 17 nëntor 1922 dhe kishte 5 000 vëllime.
Kalaja e Petrelës ndodhet larg Tiranës 12 kilometra dhe daton në shek. VI para Krishtit. Formën e saj aktuale e mori në shek XIII, nën sundimin e Topiajve, dhe më vonë kaloi pronë e Kastriotëve. Tirana u shpall kryeqytet, përkohësisht më 8 shkurt 1920, dhe me vendimin e Kongresit të Lushnjës e mori këtë status përfundimisht më 31 dhjetor 1925. Qendra e kryeqytetit është projektuar nga arkitektë të njohur italianë të periudhës musoliniane, Florestano de Fausto dhe Armano Barsini. Pallati i Brigadave, godinat e ministrive dhe bashkia janë vepra të tyre. Pallati i Kulturës, ku ndodhet Teatri Kombëtar i Operës dhe Baletit, dhe Biblioteka Kombëtare, u përfunduan më 1963. Monumenti i Skënderbeut është ndërtuar më 1968 nga Odise Paskali. Në bashkëpunim me Andrea Manon dhe Janaq Paçon, u vendos, me rastin e 500- vjetorit të vdekjes së heroit tonë kombëtar. Monumenti Nënë Shqipëri, 12 metra i lartë, u përurua në varrezat e Dëshmorëve të Kombit më 1971. Akademia e Shkencave, në vitin 1972. Galeria Kombëtare e Arteve më 1976; në të përfshihen rreth 3 200 vepra arti të autorëve shqiptarë e të huaj.

Të dhëna arkeologjike
 
Mozaiku i Tiranës është i vetmi monument arkeologjik brenda territorit të qytetit të Tiranës. Në vitin 1972, gjatë punës për ndërtimin e pallateve të bllokut “Partizani”, në Lagjen nr. 9 të qytetit të Tiranës, u zbuluan rrënojat e një ndërtese antike, njëri nga ambientet e të cilit ishte i shtruar me mozaik. Sipas autorëve, kemi të bëjmë me një qendër fshatare të shekujve të parë pas Krishtit që në fillim të shek. III u zëvendësua me një vilë fshatare (rustica). Salla me mozaikë, e pajisur dhe me një absidë, ishte ambienti kryesor i saj. Autorët mendojnë edhe që në shek. V-VI vendin e vilës e zuri një bazilikë paleokristiane. Pjesa e gërmuar e monumentit u rrethua dhe u vu në mbrojtje nga Instituti i Monumenteve të Kulturës (IMK). Gjatë viteve 2003-2004, punimet e sistemimit të rrugëve dhe instalimeve të ndryshme të bllokut “Partizani” zbuluan pranë rrethimit të monumentit pjesë të tjera të kompleksit. Më kryesoret këtu ishin vaskat e fermentimit të mushtit të rrushit, por edhe pjesë të tjera muresh, në dy pika të ndryshme. Brenda këtij kompleksi u zbuluan tri stela varresh të periudhës romake. Gërmimet e fundit përforcuan mendimin se kemi të bëjmë me një vilë fshatare, ndërkohë që nuk është gjetur asnjë e dhënë për transformimin në bazilikë paleokristiane, të mbështetur nga autorët e gërmimit të parë të viteve 70. Në mënyrë konvencionale, siti arkeologjik është emërtuar dhe njihet me emrin “Mozaiku i Tiranës”

Të dhëna historike

Shqipëria e mesme, me zonat malore, fushore dhe kodrinore të saj, ofron një pasuri të ndjeshme në fushën e historisë, etnografisë dhe trashëgimisë kulturore. Tipologjia e përgjithshme është reale edhe për këtë pellg. Gjurmët e banimit janë shumë më të hershme sesa data e themelimit të qytetit. Dëshmi vendbanimit të hershëm janë Shpella e Zezë ose, siç njihet sot, Shpella e Pëllumbasit, Stacioni Paliolitik në verilindje, rrëzë malit të Dajtit. Me interes për të gjykuar mbi veçantitë e kësaj treve, për këtë qendër banimi rurale në rrugët që lidh Dyrrahun me Skampën, janë ai naosit dhe norteksit. Mendohet se godina është rrënuar në pjesën e antikitetit të vonë.

Kalaja e Petrelës

Kalaja  e Petrelës, nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të perandorit bizantin Justianit të I, në shekullin VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake. Kalaja e Petrelës kontrollonte rrugën Egnatia, dega Durrës-Tiranë-Elbasan, e cila për kohën kishte rëndësi të veçantë. Në fillim të shek. XIV ishte nën sundimin e Topiajve, në atë kohë zotërues midis Matit e Shkumbinit, në një faqe të murit ruhet dhe emblema e parë e Topiajve,Kalaja e Petrelës, nga zbulimet e bëra, është kala mesjetare e ndërtuar në kohën e sundimit të Perandorit Bizantin Justianit I, në shekullin VI pas Krishtit. Kjo qe një prej kalave të ngritura prej tij në sistemin mbrojtës së perandorisë. Është kala e ngritur mbi një terren me shpate mjaft të pjerrëta, madje nga ana jugore dhe juglindore të thepisura, të cilat e kanë bërë kalanë shumë të mbrojtur. Ajo u ngrit në momentin kur Kalaja e Vilës, kala antike, e cila ndodhet përballë Kalasë së Petrelës, e humbi rëndësinë e saj. Ajo u ngrit kryesisht për qëllime ushtarake.     

Revista Spekter

Fotografi nga Tirana http://www.galeriashqiptare.net/thumbnails-120.html

Temat e fundit