Austria, muza e muzeve ! - Gjeografia e Shteteve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Austria, muza e muzeve !

Austria, muza e muzeve !

· 1 · 1543

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 21-12-2007, 15:43:04
Vjena, destinacion i duhur për gjithë vitin  Austria shtrihet në pjesën juglindore të Evropës Qendrore. Alpet dominojnë në një pjesë të madhe të territorit austriak, i cili ndan kufijtë me Gjermaninë, Çekinë, Slloveninë, Hungarinë, Italinë, Zvicrën dhe Lihtenshtain. Me një sipërfaqe rreth 83 855 km. katrore dhe me një popullsi rreth 8 milionë banorë, Austria është një ndër shtetet më të vegjël të Evropës.



Rreth 20 për qind e popullsisë është e përqendruar në kryeqytetin e Austrisë, në Vjenë. Republika e Austrisë u krijua më 12 nëntor 1918, është një republikë parlamentare demokratike, e ndarë në nëntë provinca, Burgenland, Carinthia, Austria e Poshtme, Austria e Sipërme, Salzburg, Styria, Tirol, Vorarlberg dhe Vjena. Gjuha zyrtare në Austri është gjermanishtja me 98 për qind dhe 2 për qind flasin kroatisht, gjuhë sllave dhe hungarisht. Pjesa më e madhe e popullsisë është e besimit katolik, por ka edhe besimtarë protestantë.Mirë se vini në Vjenë!Vjena shtrihet në verilindje të Austrisë dhe është e pozicionuar në degët e lumit Danub. Popullsia e saj llogaritet rreth 1 660 000 banorë. Qyteti ka një klimë kontinentale, me temperatura të ulëta në dimër. Megjithatë, një ditë vjeshte me diell dhe re ka një pamje spektakolare. Me një kalendar shumë të zënë kulturor dhe një sërë monumentesh për t’u vizituar, Vjena është një destinacion i mirë për këdo dhe për gjithë vitin. Disa institucione, si Vjena Boys Choir, Spanish Riding School mbyllen gjatë verës, megjithatë aktivitete të tjera, si kinematë verore apo festivalet e ndryshme i kompensojnë ato. Qyteti mund të quhet një vepër arti më vete, ku ndërthuren vepra arkitektonike që nga Mesjeta e deri në ndërtesat e kohëve moderne, koleksione arti me famë botërore, koleksionet “Klimt” dhe “Kokoschka” në Galerinë Belvedere. “Musikverein” në  sheshin Karlsplatz është shtëpia e orkestrës filarmonike vjeneze, si dhe vendi ku zhvillohen koncertet e Vitit të Ri, me famë botërore. Midis shumë monumenteve dhe institucioneve që Vjena ofron për vizitorët, po përmendim disa nga më të njohurit, të cilët në asnjë mënyrë nuk duhet t’i lini pa i vizituar, nëse ndodheni në Vjenë.Lagjja e muzevePër disa është pjesa më e bukur e Vjenës. Vizitorët e ndryshëm në Vjenë pranojnë se, pas një dite të lodhshme duke ecur, të vizitosh muzetë e Vjenës është një relaks më vete.Imperial PalaceDikur, shërbente si rezidenca e perandorisë Habsburg, ndërsa sot është shtëpia e një sërë muzeve, të cilat mund të përputhen me shijet e ndryshme të turistëve.Schonbrun n Palace Kjo ndërtesë është disi larg qytetit, megjithatë, mund të shkoni shumë lehtë me metrotë që ofron qyteti. Për të shijuar pamjen që ofron ky vend, duhet të zgjidhni një ditë të bukur e pa shi. Koha duhet të jetë në dispozicionin tuaj, pasi do t’ju duhen orë të tëra për të qëndruar atje.Shkolla spanjolle e hipizmit.Performanc a e kuajve, të trajnuar nga kjo shkollë me traditë në hipizëm, ka mahnitur vizitorë të ndryshëm për rreth 400 vjet, si dhe vazhdon të jetë ndër vendet më të vizituara në Vjenë.Shtëpia muze e Zigmund FroidNë këtë shtëpi muze mund të shikoni dokumente dhe fotografi të shumta të jetës së babait të psikanalizës, Zigmund Froid. Është diçka vërtet mbresëlënëse.Muzeu i arteve të bukuraKy muze, jo vetëm që përfshin koleksione arti të mahnitshme, por edhe shumë objekte të krijuara nga perandorët e Habsburgut.Belveder e PalaceRezidenca e princit të Savojës përbëhet nga dy ndërtesa. E para është muzeu i Artit Mesjetar, ndërsa ndërtesa tjetër përfshin Galerinë e Austrisë. Këtu mund të shikoni vepra të rralla dhe për shije të holla.Shtëpia shtetërore e operësMënyra më e mirë, për të parë shtëpinë e famshme të operës, është të merrni pjesë në ture të organizuara mirë nga profesionistë.Muzeu i orëveKy muze mban një nga koleksionet më të mëdha të orëve në botë.Varrezat qendrore të VjenësVarreza e dytë më e madhe në Evropë, ku prehen mbi 2,5 milionë njerëz, midis të cilëve edhe Beethoven, Brahms, Shubert dhe Shtraus.Shtëpia e muzikësKy muze i ri interaktiv është i specializuar në ekspozimin e historisë së muzikës, me ekzibicione të të gjitha legjendave muzikore të qytetit.Kështjella ShënbrunËshtë kështjella e familjes Habsburg. Kopshtet plot me lule dhe ato zoologjike janë ndër më të vjetrit në botë. Kështjella ofron një sërë vendesh tërheqëse për vizitorët e saj, si Privy Garden, një labirint, si dhe Gloriete, me një tarracë panoramike. Për fat të keq, brenda kështjellës nuk lejohen aparate fotografike apo kamera.Verë dhe kafe në VjenëAustria, në përgjithësi, por sidomos vendet përreth Vjenës, prodhojnë verë në sasi shumë të madhe çdo vit, nga e cila shumë pak eksportohet. Vera e bardhë është më e përdorur se ajo e kuqe. Vera Gryner Veltliner është verë e bardhë, e cila shërbehet pothuajse gjithkund. Kështu që, nëse jeni në Vjenë, me siguri do të keni mundësinë të shijoni një gotë prej kësaj vere.Nëse ju jepet rasti të vizitoni Vjenën, dhe nuk shijoni një filxhan kafe, atëherë keni humbur një ndër arsyet më të mëdha për të qenë atje. Vjena gëzon një reputacion, në lidhje me kafenë. Të paktën, ju duhet të vizitoni një ndër shtëpitë tradicionale të kafesë, ku mund të shijoni lloje të ndryshme të saj.   

Spekter

Temat e fundit