Munihu, qyteti më i mirë në botë - Gjeografia e Shteteve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Munihu, qyteti më i mirë në botë

Munihu, qyteti më i mirë në botë

· 1 · 867

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 06-07-2010, 15:08:14
Në Munih bëhet jeta më e mirë në botë. Kështu konstaton revista prestigjioze britanike "Monocle". “Starbucks” (një zinxhir amerikan i kafeneve) ul cilësinë e jetës. Pse? Britanikët mendojnë se edhe kompanitë e ndryshme multinacionale janë fajtore pse ka humbur pamja unike e disa metropoleve.



Vlerësimin e gazetarëve britanikë duhet pranuar me rezervë. “Lidhje nuk kam se për çfarë bëhet fjalë”, ka deklaruar Stefan Hauf, zëdhënës i pushtetit në Munih. Por, përmend se ky qytet dallohet ndoshta pse ka një strukturë të mrekullueshme të trafikut publik, ka stazë për çiklistë, aty jetojnë pjesëtarët e 190 nacionaliteteve, ka park atraktiv, shkallë të ulët të kriminalitetit, natalitet të lartë, pak të papunë, “Oktoberfestin”...

Të gjitha këto fakte ka pasur parasysh revista "Monocle". Pos kësaj, ajo ka analizuar lidhjet e transportit (aeroportet, rrugët, etj.), pastaj, për sa kohë duhet që të arrijë ndihma e shpejtë, prej momentit kur i telefononi asaj. Në Munih i duhen vetëm 90 sekonda!

Annette Spellerberg, shkencëtare nga Universiteti në Kaiserslautern, e cila merret kryesisht me cilësinë e jetës, thotë se Munihu ka pozitë të mrekullueshme gjeografike dhe ekonomi shumë të fortë.

Temat e fundit