Shteti më i vogël në botë ! - Gjeografia e Shteteve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shteti më i vogël në botë !

Shteti më i vogël në botë !

· 6 · 2008

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 09-01-2007, 11:41:49
Quhet Sealand dhe është vetëm 550 metër katror

Del në shitje shteti më i vogël në botë, themeluar në 1967


Eshtë pak më i madh se një apartament, por ka flamurin e tij, simbolin e vet dhe pasaportë të veçantë për të gjithë qytetarët. Quhet Sealand dhe njihet si shteti më i vogël në botë. Tani është në shitje dhe do të jetë pronë e njeriut që do të bëjë ofertën më të mirë. Sealand (Toka e detit) është themeluar në vitin 1967 dhe në realitet nuk është më tepër se dy kolona të bashkuara në mes të detit, në një distancë të vogël nga bregu britanik. Historia e Sealand është themeluar nga rrënjët e kulturës "hipi" në fund të viteve '60. Ishte viti 1967, kur Paddy Roy Bates "pushtoi" këtë vendqëndrim pranë bregdetit britanik në Harwich, Essex dhe vendosi aty familjen e tij, në një vend të humbur detar. Dy kolona të mëdha, 6 milje nga bregu, që mbajnë platformën e qytetit, ky është Sealand. Bukuria e historisë së vendit me sipërfaqe 550 metër katror është se Bates e transformoi atë në një principatë të vërtetë, duke shfrytëzuar mbi të gjitha lirinë në ujërat territoriale, të cilat nuk janë pronë e Britanisë për shkak të kartave nautike. Kështu, ai që konsiderohet si vendi më i vogël në botë tani ka pasaportën e tij, monedhën e vet (dollarin Sealand), pullat e veta, flamurin e tij dhe për të pasur gjithçka që kanë edhe vendet e tjera, ka edhe skuadrën e tij të futbollit. Gjatë viteve, Bates është dashur të përballet me gjithçka. Si një sovran i mirë i është dashur ta mbrojë vendin e tij edhe nga pushtimet, ndër të cilat tentativa e vitit 1978, kur me mashtrim disa holandezë e gjermanë, duke përfituar nga mungesa e mbretit, rrëmbyen të birin dhe pushtuan Sealand. Bates formoi një ushtri të vogël dhe e rimori Sealand, duke i trajtuar ata si të burgosur lufte dhe i liroi vetëm pas ndërhyrjes së Holandës e Gjermanisë. Por kërcënimi më i madh për mbijetesën e Sealand ishte një zjarr i madh në qershor të vitit 2006, i cili shkretoi një pjesë të madhe të strukturës së saj, duke rrezikuar të gjithë strukturën. Kështu, Micheal Bates, i biri i Paddy Roy, i cili tashmë është 85 vjeç dhe trashëgimtar i fronit që nga viti 1999, ka vendosur se është më mirë të jesh një qytetar i thjeshtë në tokë se sa një mbret i një platforme në mes të detit. Prandaj principata e tij ka dalë në shitje, me shpresën se ai do të marrë një grusht të mirë parash, të paktën me tetë shifra. Por çfarë e bën joshëse Sealand? Themelor është fakti se bëhet fjalë për një parajsë fiskale, ose i ka të gjitha mundësitë që të kthehet në një të tillë. Nëse e keni portofolin plot, ju pëlqejnë vendet e veçanta me lagështirë dhe erë, nuk keni frikë nga vetmia dhe ju pëlqen shoqëria e peshqve, jepni ofertat.
Gian Luca Roço/Tgcom

  • Postime: 2214
  • Karma: +13/-1
  • Gjinia: Femer

#1 ne: 09-01-2007, 13:51:26
Une e dija se shteti me i vogel ishte Vatikani.  :D

  • Postime: 825
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 13-01-2007, 23:19:23
edhe une

  • Postime: 1
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 25-11-2007, 22:31:17
vatikani?

  • Postime: 27311
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 30-11-2007, 00:14:41
Per t'u habitur shume eshte, por ky shtet e paska vertete nje fare ekzistence. Ja faqja zyrtare e ketij "shteti": http://www.sealandgov.org/
Shpjegime dhe info mund te gjenden tek Wikipedia.
http://en.wikipedia.org/wiki/Principality_of_Sealand

Pamja e shtetit te Sealand:

  • Postime: 3096
  • Karma: +4/-0
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 03-02-2008, 21:45:41
uhuuuu eshte une gjithashtu kam menduar qe shteti me i vogel eshte Vatikani,por ups nga doli ky

Temat e fundit