Sofia, Kryeqyteti i Bullgarise - Gjeografia e Shteteve

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sofia, Kryeqyteti i Bullgarise

Sofia, Kryeqyteti i Bullgarise

· 1 · 1888

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 08-02-2008, 10:15:35
Nga e kaluara sovjetike tani nuk ka ngelur më asnjë shenjë në Sofje. Asnjë simbol, përveç ikonave të vjetra të kohës bizantine. Mauzoleumi i shokut Georgi Dimitrov, themeluesi i Bullgarisë
socialiste, i ndërtuar brenda gjashtë ditëve e gjashtë netëve, tani nuk është më. Edhe pallati i dikurshëm mbretëror sot është bërë selia e muzeut etnografik, ndërsa shtëpia e partisë, ish-tempulli i dikurshëm socialist, është shndërruar në kinema dhe diskotekë madhështore.



Dikur, për përëndimorët shteti i vogël socialist që shtrihej në juglindje të Evropës dhe në veriperëndim të gadishullit ballkanik
ishte krejtësisht i panjohur, ishte thjesht një zonë e verbër në hartën gjeografike. Në qendër, rrugët e pastra,gjelbërimi pa fund, butikët dhe supermarketet madhështore anembanë vendit i japin një tjetër pamje dhe njëkohësisht varrosin kohët e ashpra të komunizmit. Në të njëjtën rrugicë mund të ndeshesh me sinagogat hebraike, xhamitë myslimane dhe kishat ortodokse në stilin neobizantin, të shohësh koleksionet arkeologjike apo ikonat e mrekullueshme të mbledhura nga gjithë vendet evropiane të Lindjes, të vendosura bukur në katedralen Aleksandër Nevski, e trashëguar nga bullgarët që në vitin 1912, për të falënderuar rusët që i çliruan nga sundimi shumëshekullor otoman. Në të gjithë vendin punohet me euro, edhe pse hyrja e monedhës së përbashkët evropiane duket se do të vonojë të paktën edhe disa vjet. Në kryeqytet janë hapur restorante italiane dhe kafe franceze. Të rinjtë flasin një anglishte të kuptueshme dhe shumë prej tyre një italishte që të mahnit. Të zhgënjyer nga 18 vjet kapitalizëm postkomunist dhe pesimistë mbi nivelin e korrupsionit të vendit, janë të shumtë ata që mendojnë se roli kryesor i institucioneve evropiane pas hyrjes nw BE do të jetë ai që të vëzhgojë me kujdes sjelljen e klasës drejtuese dhe të kufizojë në maksimum shkeljet e të drejtave të njeriut e padrejtësitë.Që nga rënia e komunizmit, ata që kanë lënë vendin kanë qenë fshatarët që shohin në kantieret ose në familjet e Spanjës dhe Italisë mundësitë e vetme për të fituar, si dhe me mijëra të diplomuar që kanë gjetur një punë shumë herë më të paguar se në vendin e tyre në Francë apo në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Në qytet thuajse nuk ekziston asnjë familje që nuk ka të paktën një të afërm në Përëndim. Problemi nuk qëndron vetëm te varfëria, por mbi të gjitha te pasiguria e një vendi, që në fillim ka parë elitat e saj të shkatërruara nga komunizmi dhe pastaj fuqinë të përfundojë në duart e ish-komunistëve.Lufta kundër korrupsionit tani është një prioritet absolut. Shpresa e një të ardhmeje më të mirë u është besuar të rinjve krenarë, që nuk mendojnë për t‘u larguar nga vendi i tyre. Sot, Sofja, pas asaj të kaluare të trishtueshme, është pa dyshim qendra kryesore administrative, industriale, universitare i të gjithë vendit. Me një popullsi prej 1.3 milionë banorësh, është njëkohësisht edhe qyteti më i madh dhe me dendësinë më të madhe të popullsisë në republikën bullgare. E vendosur në pjesën përëndimore të vendit, nën hijen e malit Vitosa, në vend numërohen rreth 16 institute universitare, mes të cilave edhe Universiteti i Sofjes i themeluar në vitin 1889.

Ekonomia
Gjithçka nga ndërmarrjet e kaluara është fshirë dhe në Sofje gjenden rreth 800 shoqëri të mëdha private. Si rrjedhojë e ekonomisë së planifikuar, rreth 50 për qind e GDP-së prodhohet në kryeqytet.Janë përqendruar selitë qendrore të institucioneve financiare. Rroga mujore në Sofje është më e lartë në gjithë vendin, rreth 530 leva, ndërsa në sektorë më të vështirë mund të arrijë deri në 680 leva.

Shpresa
Në 1 janar të 2008 u mbush plot një vit që nga hyrja e vendit në BE. Megjithatë, studimet e ndryshme e kanë klasifikuar Bullgarinë në vend të fundit mes vendeve anëtare të BE-së. Standardi i jetësës është rreth 60% nën mesataren e 27 shteteve të Bashkimit Evropian. Por shpresa vdes e fundit. Bullgarët e Sofjes mendojnë se 2008 do të jetë një vit ndryshe, që do të forcojë akoma më shumë pozitën e tyre në Evropë.

Vajzat, kirurgjia plastike dhe patatet e skuqura

Nëse keni vendosur të kaloni mbrëmje të këndshme në kryeqytetin bullgar, është më mirë nëse vendosni të mos lini pas dorë edhe jetën e natës, kazinotë dhe lokalet e vogla. Vërtet që në këtë pikë Sofja të mahnit. E pret nga Budapesti, Sllovakia, Rumani madje edhe nga Hungaria,por sigurisht jo nga kryeqyteti bullgar."Happy grill" është një pab plot me ekrane gjigande, sipas stilit të MTV, ku të rinjtë hanë hamburger dhe ushqime të shpejta të "McDonald‘s". Vajzat kërcejnë mbi tavolina nën ritmin e shfrenuar të muzikës, ndërsa në fund të banakut një burrë në moshë të mesme thërret me zë të lartë: "Si ta kaloni natën shkëlqyeshëm. Mund ta mbash gjashtë orë. 16 apo 17 apo 18 vjeç...Si e doni? Vajza fantastike. Në disko, në hotel, në shtëpi, ku të duash! Dyqind euro për gjithë natën. Ku gjen më mirë? Ai që i
bën reklamë "mallit" të tij, është një bullgar me një palë syze të mëdha të vëna në sy, që tregon se klientët më të shpeshtë  janë italianët. Pasi e përsërit disa herë "ofertën",bullgari lë në tavolinë ngjitur me pjatën e mbushur me patate të skuqura, një kartëvizitë. Me sa duket, turizmi seksual është fati i pashmangshëm në marrëdhëniet mes vendeve të pasura dhe atyre në zhvillim. Një tjetër bum në Sofje gjatë vitit që sapo u mbyll pati edhe biznesi i lidhur me kirurgjinë plastike.Ajo filloi të hynte në jetën e njerëzve të arsimuar dhe me një pozitë të mirë zyrtare dhe shoqërore, sidomos pas shfaqjes së një programi në televizionet vendase që tregonte se si mund të shndërroheshe në një tjetër njeri falë bisturisë. Në të gjitha klinikat në qytetet kryesore të vendit punojnë rreth 30 kirurgë plastikë, të cilët së bashku bëjnë mes 2500 dhe 3000 operacione në vit me çmim shumë herë më të ulët se në Evropën Përëndimore apo në SHBA.

G.SHQIP

Temat e fundit