Çka është stuhia? - Gjeografia Fizike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Çka është stuhia?

Çka është stuhia?

· 1 · 660

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 30-03-2011, 00:13:44
Që kur shohim mbi kokat tona retë e mëdha që formohen, një stuhi është duke u përgatitur. Këto re mund t’i dallojmë sepse janë të zeza dhe si shtëllunga tymi.



Brenda njërës prej tyre, ka qindra e mijëra ton ujë dhe kristale akulli dhe flokë dëbore. Ato përzihen dhe përplasen me njëra-tjetrën dhe falë kësaj reja ngarkohet me energji. Kur ajo nuk e mban dot më këtë energji ajo e lëshon në formë shkreptime!

Ti me siguri ke parë kur një shkreptimë e tillë përshkon qiellin dhe sesi bubullima dredh me zhurmën e saj tokën. Gjatë një stuhie, ti mund të shikosh në fillim shkreptimën, pastaj dëgjon bubullimën, sepse drita udhëton rreth 1 milion herë më shpejt se tingulli.

Nëse ti do të dish se në ç’distancë gjendet stuhia ti duhet të numërosh numrin e sekondave nga shkreptima tek bubullima dhe ta pjesëtosh shifrën me tre.

Për shembull, nëse shkreptimën dhe bubullimën e ndajnë 6 sekonda ti mund ta dish se stuhia është 2 km larg nga vendi ku je ti.

A e dini se?

- Ka rreth 100 shkreptima në sekondë që godasin tokën në të gjithë botën.

- Rreth 300 dhe 500 stuhi janë në aktivitet përreth tokës në mënyrë të qëndrueshme.

- Ka rreth 20 milionë stuhi në vit në Tokë.

Temat e fundit