Detet - Gjeografia Fizike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Detet

Detet

· 2 · 2977

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 27-12-2010, 11:09:25
 

Detet mbulojnë tri të katërtat e sipërfaqes së Tokës. Detet ndahen në të ngrohta dhe të ftohta. Detet e ngrohta gjenden afër Ekuatorit, kurse detet e ftohta në Arktik. Rrymat oqeanike ngrohin ose ftohin detet. Rrymat detare janë lumenj që rrjedhin në det. Ato lëvizin në rrathë të mëdhenj rreth botës prej pjesëve të ngrohta nga të ftohtat.

Pse është deti i njelmët?

Lumenjtë dhe shirat shpëlajnë mineralet e njelmëta nga toka në det. Disa gjallesa i shfrytëzojnë për ndërtimin e guaskave të tyre. Detet më të njelmëta gjenden në brendësi të tokave kontinentale. Deti i Vdekur është aq i njelmët sa që në të nuk ka peshq. Sikur të shtereshin të gjitha detet do të mbetej kripë e mjaftueshme për të ngritur një mur rreth Ekuatorit: të lartë 282 kilometra dhe të gjerë 1.5 kilometra.

Ç’janë valët?
 

Valët janë rrudha që i krijon era mbi ujë. Na duket sikur uji lëviz përpara, por në fakt ai lëviz lart-poshtë. Valët mund të udhëtojnë me qindra kilometra. Ato çohen përpjetë dhe përthehen kur ndeshin në tokë. Cunamet janë valë vigane, të larta edhe deri në 10 metra, që i shkaktojnë tërmetet ose shpërthimet vullkanike.

Batica dhe zbatica

Në pjesën më të madhe të brigjeve të deteve niveli i ujit rritet e zvogëlohet dy herë në ditë. Këto ndryshime i quajmë batica dhe zbatica dhe ato i shkakton forca tërheqëse e Hënës dhe e Diellit. Hëna sillet rreth tokës dhe si magnet tërheq detet. Detet ngrihen në atë anë në të cilën ndodhet Hëna, dhe kështu shkakton baticën. Në anën tjetër të Tokës atëherë shfaqet zbatica.
« Editimi i fundit: 21-10-2020, 10:33:10 nga M A X »

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 13-06-2011, 17:04:54
   

Në fillimet e saj, Toka ishte një re pluhurash dhe gazrash të zjarrtë. Kur filloi të ftohet, sipërfaqja e saj, e rrethuar nga re avujsh uji, u ngurtësua. Avulli u kondensua dhe filloi të bjerë shi. Kësisoj, në pjesët më të ulëta të kores së Tokës u formuan detet.

Çfarë ka nën det?
 

Në fundin e deteve dhe oqeaneve ka vargje malorë, vullkane, fusha dhe humnera. Korja kontinentale lidhet me oqeaniken nga një platformë, një shirit shkëmbor që rrethon të gjithë kontinentet e thellë, maksimumi 200 metra.

Më pas, fundi i detit bën një kërcim të madh nga skarpati kontinental dhe shkon deri në 3000 metra thellësi.

Këtu fillon ultësira e pamatshme ku ndodhen vullkanet, çarjet dhe kurrizet oqeanike, vargjet e gjata malore nga ku del llava që vjen prej thellësive të Tokës. Çdo kurriz oqeanik i korrespondon anëve të dy pllakave tektonike.

Çfarë është ishulli?
   

Ishulli është pjesë toke mbi ujë, e rrethuar nga të gjitha anët me ujë. Ishujt kontinentalë janë të lidhur me koren kontinentale.

Ishujt oqeanikë në të vërtetë janë maja të një relievi të kores oqeanike, shpesh vullkane të zhytur në ujë.

Atolet e deteve tropikale janë ishuj të formuar nga korale të rritur përqark kraterit të një vullkani, që më pas është mbuluar nga uji.
« Editimi i fundit: 21-10-2020, 10:36:59 nga M A X »

Temat e fundit