Ojmajkon, vendbanim në Rusi është shpallur vendi më të ftohtë në botë, temperatura e matur ka arritë madje -71,2 gradë C!Temperatura mesatare e dimrit në këtë vendbanim është rreth -50 gradë Celsius!
Banorët, e që janë rreth 500, janë adaptuar në një dimër shumë i ftohtë për shkak të faktit se temperatura është normale që temperatura të bie 50 gradë nën zero!
Verërat megjithate janë shumë të nxehta, dhe temperaturat janë të zakonshme mbi 30 gradë në korrik dhe gusht.
Banorët e vendbanimit më të ftohtë në botë merren me rritjen e irvasit , kuajve , me gjueti dhe peshkim, dhe me këto kafshë ushqehen sepse bimët nuk rritën.
Ngrohen me dru dhe qymyr, mandej disa shtëpi nuk kanë banjo, prandaj përdorin WC në fushë të hapur.
Shkollat punojnë normalisht, përveq nëse temperatura bie 52 gradë nën zero.
Nëse ndodh që të ndërpritet rryma elektrike për vetëm në disa orë, ngrihen tubat në ndërtesa dhe shkatërrohen.
Disa nga problemet që i përcjellin banorët e këtij vendbanimi janë zbrazja e baterive , syzet të cilat ngjiten për fytyrë, ngrirja e ngjyrës së lapsave, pamundësia e shfrytëzimit të telefonisë mobile dhe probleme të ngjashme.
Për banorët e Ojmajkonit varrosjet paraqesin problem të vërtetë! Akulli i cili mbulon tokën është aq i trashë se që merr tre ditë kohë për të gropuar një varr në të cilën varrosin të vdekurit.
Megjithatë, Omjakoni është destinacion turistik dhe arazhmanet turistik ofrohen pikrisht gjatë dimrit!
/Ismet Azizi/
Video:
Measuring temperature in Oymyakon, Siberia / Russia. Cold Winter Weather. By AskYakutia.com