Liqeni i Bajkalit, më i thelli në botë - Gjeografia Fizike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Liqeni i Bajkalit, më i thelli në botë

Liqeni i Bajkalit, më i thelli në botë

· 1 · 997

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-09-2011, 01:16:34
Liqeni i Bajkalit gjendet në pjesën aziatike të Federatës Ruse dhe njëherit është liqeni më i thellë në botë. Emri i tij rrjedh nga fjala tatare "bai-kul", që do të thotë "liqe i pasur".



Ky liqe njihet edhe me emrin "syri i kaltër i Siberisë". Duke llogaritur thellësinë e tij të madhe prej 1637 m dhe sipërfaqes së madhe (31.500 km²), përfshinë më tepër se 20 për qind të rezervave të gjithëmbarshme botërore të ujërave të ëmbla. Uji i Liqenit të Bajkalit shfrytëzohet për pije.

Gjatë dimrit, atëherë kurë e tërë sipërfaqja e liqenit ngrihet, prehen katrorë të akullt dhe shpërndahet në vendbanimet përreth. Gjithashtu gjatë saj kohe mbi liqe zhvillohet komunikacioni automobilistik.

Trashësia e akullit arrin nga 30 cm deri në disa metra. Një e veçantë tjetër e këtij liqeni të mrekullueshëm, është edhe llojllojshmëria e kafshëve që jetojnë në të, sidomos numri i madh i llojeve të peshqve (mbi 1500 lloje) si dhe sasisë së madhe të tyre, çka ka nxitur zhvillimin e industrisë së peshkimit.

Po ashtu, në këtë liqe jetojnë edhe kafshë të rralla, siç janë fokat dhe balena të vogla, ndërsa përreth tij mund të gjenden edhe bimë që mund të gjenden vetëm në këtë vend. Çdo vit, ky liqe i bukur, tërheq vizitorë nga e mbarë bota, ndërsa rregullisht ka ekspedita të ekspertëve të natyrës, të cilët mbledhin fakte rreth llojeve të kafshëve dhe bimëve në këtë vend.

Temat e fundit