Lumi Amazona, gjarpri 7100 kilometra i gjatë - Gjeografia Fizike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Lumi Amazona, gjarpri 7100 kilometra i gjatë

Lumi Amazona, gjarpri 7100 kilometra i gjatë

· 2 · 2144

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 03-07-2011, 10:20:44
Amazona (Rio Amazonas) është lumë në Amerikën Jugore i cili ka ndërtuar sistemin më të madh ujor në botë. Amazona rrjedh nëpër Peru, Brazil dhe pjesërisht si lumë kufitar nëpër Kolumbi.

Burimi i Amazonës gjendet në malet Ande, prej nga lumi rrjedh në drejtim perëndimor. Amazona i ka disa lumenj burimorë, më së shpeshti merret si lumë burimor Ukajali, rrallë Mranon.

Amazona bashkë me Ukajalin dhe lumin Apurimak ka gjatësi rreth 7100 km, ndërsa gjatësia e Amazonës me Maronin arrin rreth 6400 km.



Në rrjedhjen e mesme, nga grykëderdhja Javari e deri te grykëderdhja Rio Negro, Amazona bartë emrin Solimoes. Në këtë pjesë gjerësia e lumit arrin edhe deri në 20 km, derisa në rrjedhën e poshtme edhe deri në 100 km.

Prurja maksimale në grykëderdhje arrin 300.000 m kub në sekondë (prurja mesatare arrin rreth 120 m³/s), përkatësisht sasia më e madhe e ujit se e të gjithë lumenjve të Evropës së bashku.

Kjo sasi e madhe e ujit të ëmbël shkakton fenomenin se uji në Oqeanin Atlantik edhe 400 km nga grykëderdhja edhe më tutje është i ëmbël.

Lumin Amazonë e zbuloi në vitin 1541 dhe e kaloi hulumtuesi spanjoll Fransisko de Orelana në vitin 1542.

Dhe ky lumë gjigant përshkon pyje të cilat ende janë të pashkelura nga këmba e njeriut dhe kjo nënkupton se në këto pyje ka mijëra lloje kafshësh dhe bimësh për të cilat ne ende nuk dimë.

  • Postime: 27290
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 26-03-2012, 10:17:02
Të lundrosh në ujërat e Rio Negro, të përballesh me ujëvarat dhe më pas të kalosh pyllin e dendur... pa dalë fare nga shtëpia.

Nuk është një fantazi, por aplikimi i ri i Street View të Google, që me pamje 360 gradë të jep ndjenjën e vërtetë të të lëvizurit në jeshillëkun e xhunglës së amazonës.

Projekti, i ideuar nga Sustainable Amazon Foundation, ka si objektiv tutelimin e ambjentit, duke shpërndarë sa më shumë pamje të bukurisë së natyrës amazonike. /top channel

Temat e fundit