Përse bie shi ose borë? - Gjeografia Fizike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Përse bie shi ose borë?

Përse bie shi ose borë?

· 1 · 769

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 26-05-2011, 15:56:05
Grimcat e ujit që formojnë retë janë në lëvizje të vazhdueshme: të shtyra nga rrymat e ajrit, ato ndeshen dhe bashkohen me njëra-tjetrën duke u bërë gjithnjë e më të mëdha derisa, të rënduara së tepërmi, bien mbi tokë në formën e shiut.



Që pika të arrijë të bjerë, duhet t’i rrisë përmasat rreth një milion herë. Edhe gjatë rënies, pikat e rrisin madhësinë sepse, duke rënë në drejtim të tokës bashkohen me pika të tjera. Në temperatura shumë të ulëta, pikat e ujit në re shndërrohen në kristale akulli, duke formuar kështu më pas flokët e borës.

Nga se përbëhet bora?

Bora bie me flokë të buta e pak të ngjeshura, të përbëra nga kristale shumë të vogla akulli të krijuara nga i ftohti. Të gjitha kanë forma gjeometrike, janë tepër të bardha dhe të gjitha të ndryshme nga njëra-tjetra. Kur ngjitet dhe grumbullohet në tokë, bora bëhet e ngjeshur pasi pesha e saj eliminon grimcat e ajrit që ishin në fillim në brendësi të flokëve.

Çfarë është breshëri?

Breshëri formohet kur pjesa e sipërme e resë ndodhet në një zonë shumë të ftohtë. Të shtyra nga rryma rrethore ajri, pikat zbresin dhe bashkohen me pika të tjera, më pas ato ngjiten dhe ngrijnë, e kështu me radhë duke i shtuar çdo herë sipërfaqes së tyre një shtresë të re akulli. Kur bëhen tepër të rënda bien në formën e kokrrave të breshrit. Nëse thyen një kokërr breshër do shohësh se është i përbërë nga shumë shtresa akulli që janë formuar gjatë “xhirove” të panumërta që ka bërë.

Temat e fundit