Shtrati i lumit - Gjeografia Fizike

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Shtrati i lumit

Shtrati i lumit

· 1 · 544

  • Postime: 27109
  • Karma: +11/-5
  • Gjinia: Mashkull

ne: 19-11-2011, 07:27:47
 

Shtrati i lumit është thellimi i zgjatur si lug, nëpër të cilin rrjedh uji i lumit. Është krijuar nga gërryerja lumore në vijën e rënies, pjerrtësisë më të madhe të relievit.

Forma dhe madhësia e shtretërve të lumenjve është e ndryshme. Shtrati i lumit përbëhet prej fundit dhe anëve.

- Fundi është pak a shumë i rrafshët. Ai përbën bazën e shtratit, në të cilin gjenden forma të ngritura dhe të thelluara gërryese ose grumbulluese, siç janë: pragjet, cekëtinat, vorbat gjigante (strunat) etj.

- Anët e shtratit rëndom janë pak a shumë të anuara në drejtim të mesit të shtratit dhe shtrihen nën nivelin e lumit. Ana e djathtë dhe ana e majtë përcaktohen sipas drejtimit të rrjedhës së ujit.

Rripi i ngushtë i shtratit, që shtrihet mbi nivelin e lumit, quhet breg i lumit. Dallohen bregu i djathtë dhe bregu i majtë, të cilat, sikurse anët e shtratit, përcaktohen sipas drejtimit të rrjedhës së ujit.
« Editimi i fundit: 21-10-2020, 10:39:06 nga M A X »

Temat e fundit