13 Dorëshkrime të Vjetra Shqipe - Gjuha Shqipe

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

13 Dorëshkrime të Vjetra Shqipe

13 Dorëshkrime të Vjetra Shqipe

· 12 · 2350

  • Postime: 610
  • Karma: +1/-0

ne: 08-07-2005, 02:40:33
Pasthënia e "Mesharit" të Gjon Buzukut   (15550)


U Donih Gjoni,biri hi Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herë se gluha jonëh  nukë kish gjaa të endigluom ensëh shkruomit shenjtë, ensëh dashunit sëh  botësë sanëh, desha me u fëdigunëh për saa mujtah meh ditunëh, meh zdritunë  pak mendetë e atyneh q.i.t'eh endiglonjinëh, për seh ata tëh mundëh mernëh saa hi  naltë e hi mujtunë e hi përmishëriershim anshtë Zotynë atyneh q.i. tah duonë em  gjithëh zemërë. U lus enbas sodi maa shpesh të vinih em kishëh, përseh ju kini meh  gjegjunë ordhëninë e Tinëzot. E atëh nëh enbaroshi, Zotynëh tëh ketëh mishërier enbii juu, e atah q.i. u munduonëh dierie tash maa mos u mondonjënëh.

E ju t'ini tëh zgjiedhunitë e Tinëh Zot, e përherë Zotynë kaa meh klenëh me juu: ju tueh endiekunë tëh dërejtënë e tueh lanë tëh shtrenbënë; e këta ju tueh baam,Zotynë ka me shtuom endër  juu,se tëh korëtë tajh tëh englatetëh dierie ensëh vjelash, e të vjelëtë dierie ensë   enbiellash.

E u' maa due tëh enbaronj vepërënë teme, Tinë Zot tueh përqyem. Endëh vjetët MDLIV  njëhzet dit endëh mars zuna enfiill e enbarova endëh vjetët MDLV, endëh kallënduor V dit.

E seh për fat nëh keshë kun enbëh endonjë vend fëjyem, u duoh tuk të jetëh fajtëh, aih  q.i.tëh jetë maa hi ditëshim seh u', atah fajh e lus tah trajtonjëh endë e mirë. Përseh nukë çuditëm seh në paça fëjyem,këjo tueh klenëh maa e para vepërë e fort e fështirëh për tëh  vepëruom enbëh gluhët tanëh. Përseh mund mund e qëllonjinë, se fajh të mos banjinë; përseh përherë ëndajh tah nukë mundëh jeshëh u' tueh enbajtunëh njëh klishëh enbëh të dyy anët mëh duhë meh shërbyem. E tash u jam enfalëh gjithëveh, e lutëni Tinëh Zonëh endeh për muoh.  

  • Postime: 610
  • Karma: +1/-0

#1 ne: 08-07-2005, 02:40:53
Lekë Matrënga ( 1560 - 1619 )   (1592)


    Këngë e përshpirtëshme

    Gjithëve thëres,kush do ndëlesë,
    të mirë të krështë,burra gra,
    mbë fjalët e Tinëzot të shihi meshë,
    se s'ishtë njerii nesh çë mkatë s'kaa;
    e lum kush e kujton se ka të vdesë,
    e mentë bashkë mbë Tënëzonë i kaa,
    se Krishti ndë parrajsit i bën pjesë,
    e bën për bijr të tij e për vëlla.                                    

  • Postime: 610
  • Karma: +1/-0

#2 ne: 08-07-2005, 02:42:44
  Pjetër Budi ( 1566 - 1623 ) (1618)

(1)
   
    I madhi zot,qofsh lëvduom


    I madhi Zot,qofsh lëvduom
    për gjithë kaqë të mirë
    që së kam u' merituom
    me ndoonjë shërbetyrë;

    q.i. më dhee kaqë hijr
    këtë kafshë me mbaruom,
    si q paçë zanë fijll,
    gjithëherë tue shkruom.

    Posi mendja më përcijll
    nd'Arbënë me ua dërguom,
    për kishë e për munështjir
    pak ndë mend me i trazuom.

    Ata merrë mbë dëshijr
    mkatit me u peenduom,
    posi pemëtë ndë prijll
    ndë shpijrt me lulëzuom;

    e si zogzitë ndë pyyllt,
    Zoti im me të lëvduom,
    ndjerë vetë nata mbyyllt,
    me një zaa t'amblëtuom.                          

  • Postime: 610
  • Karma: +1/-0

#3 ne: 08-07-2005, 02:44:22
Pjetër Budi ( 1566 - 1623 ) (1618)

(2)


Madhështi e njerëzve

Ku janë ata pleq bujarë,
që qenë përpara ne,
e ata trima sqimatarë,
të shpejtëtë si rrufe?

Ku janë ata djelm të ri,
të bukur e të lulzuom,
që pate pamë me sy,
me ta folë e ligjëruom?

Ku janë ata zotëninj,
që dojin me zotënuom
ndë sqimë e ndë madhështi,
këte jatë tue shkuom?

Ku janë ata perandorë
gjithë shekulli nalcuom,
në krye me një kunorë
gurëshi cë paçëmuom?

Ku janë ata letërorë
t'urtë e dijes të ndëgjuom,
të bardhatë posi borë
letëra tue kënduom?

Ku janë ato gra e vasha
ndë sqimë e ndë madhështi,
me petëkat të mëndafshta
nalcuom mbë zotëni?

Gjithë mortja i rrëzoi,
sikur i pret me shpatë,
për të ri s'i shikoi,
as të vobegë,as të begatë.                      

  • Postime: 610
  • Karma: +1/-0

#4 ne: 08-07-2005, 02:47:05
Parathënia e "Fjalorit" të Frangut të Bardhë ( 1606 - 1643 ) :

(Fragment)

Tue pasunë ditë e përditë, të dashunitë e mij, mbassi hina ndë Kolexhë, kujtuem me qish copë librë keshë me ndihmuem mbënjaanë gjuhënë tanë, q.i. po bdaretë e po bastardhohetë saa maa parë të ve; e maa fort me ndimuem gjithë atyne q.i. janë nd'urdhënitë Tinëzot e të shintesë kishë katolike, e s'dijnë gjuhënë latine, paa të sijët askush s'munë shërbenjë si duhetë paa të madh error e faj hesaapetë, zakonetë ë çeremoniatë e shintesë kishësë Romësë; më ndy jo pak mirë me marrë e me nkëthyesë n'gjuhët cë lëtine mbë gjuhët t'arbëneshë një dicionar, q.i. tjetër s'ashtë veçëse nja librë, q.i. kaa ndë vetëhe saa fjalë e saa emëna janë e gjindenë ndë këte pjesë shekulli posikuur me thanë të nierëzet e të shtazëvet e ujënavet e të malevet e të fushavet e të saa tjera  kafshëve, q.i. gjindenë ndënë qiellt, ende mbë qiellt, posikuur të Tinëzot, të engjiet e të shintënet...

I silli librë më pëlqei e m'u duk se kishte me u qenë për ndoonja ndimë, ndoonëse të pakë e të moritunë.

Prashtu, mbassi u daashë Kolexhiet cë Zonjësë ndë Lurijt e ershë mb'Romë pr'urdhënit të Kuvendit Shint e të ndriçmit nderueshimit zot upeshkëpit Sadrimësë, tim ungjë, pr'emënë Gjeçi i Bardhë, fisit sinë e ndoret sonë, shumë i urtë e i vëjyeshim, i cilli, prej së dashunit të Tinëzot e së shintit Atë Papë Urbanit VIII, ashtë tash krijuem e baam argjupeshkëpi i Tivarit; e hina në Kolexhë te janë shkollarëtë, oo ata q.i. xanë, me vonë mbasandaj ndër të paafeet me çtuem shintenë e të vërtetënë feenë tanë,zunafijll tue këthyem këtë dicionaar mbë gjuhët tanë, e këtheva nsi gjithë qish mujta; e mbassi e solla, m'u duk i pakë e i vogëlë, prashtu hina tue kujtuem e shkrova mbe gjuhët tanë maa parë do të falunazë, q.i. kanë zakon e banjënë t'Arbëneshëtë kuur, së largu oo s'të këtje, mb'udhë mpiqenë, tue vumë përngjat tyne ende mbë gjuhët të Latinjet; ashtu ende do proverbia oo të thana, ncë sijashit disa kanë zakon e i thonë Latinjtë e disa Taliantë;

do adverbia ende, e gjithë saa kafshë janë në këtë copëzë librë, i vuna fjalë për fjalë, e maa parë mbë disa  vuna latinisht, ani përngjat oo përfundit vuna arbënisht, e mbë të tjera vuuna maa parë fjalënë e rieshtnë
arbënisht, ani përfundit latinisht, ashtu q.i. ata q.i. të fëdigenë e të duenë më xanë gjuhënë latine maa mirë e maa udob  t'u vinjë ...

... Prej Rome, dit ndë maaj 30, ndë vietëtë Krishti 1635. Shërbëtori i zotënijsë saaj, unë D.Frangu i Bardhë, shkollaar ndë Kolexhë të Shintesë Fee.

  • Postime: 610
  • Karma: +1/-0

#5 ne: 08-07-2005, 02:49:17
 Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 )
(1685)

(1)

Kendonj birrë madh

Kendonj Birrë madh mbë Diellt' të lumit Atë,
q.i. dergoj gjiut se vet për të shelbuem;
Veshunë ndë Mish,e gjak bam i begatë,
Ndë dy natyrë ngjeshun e fort shterguem,
Me pushtet të madhë,sa për mot të gjatë
Rreth shekullit të shelbon tui besuem,
Se ky i verteti Krisht Hyj,e Nieri
Ashtë,e si leu ndër ne Virgjinet Mri,
Xihariq me dhanë nji Pëllumb derguem,
Qiellsit kur vo bashkë ndë Iordant' të bardhë
Me të Shë Gjonë lum meu pagëzuem
Ashtu Sibila thotë,se ka për t'ardhë
Fajtërorët me grisem,e me shelbuem.
Posi vjollëxa ndë dimënë pa mardhë
Ndërshen: e si Njegullatë palë,palë,
Reza n'Dielli përzë,tue dhanë Malë,
Të Dërejtë jete,e udhë të pamashtri
Shekullit,q.i. shpie mbë Qiellt ka me mspuem
Gjyq t'amëshuem pa me kallëzuem.
Shelbues yt Rëshit kur plot memeni,
Ka me dalë ende Kryqa ndrykë nalxuem,
Lum,o Dru,e bukura,pa ndonji leqe,
Ku mplaki u çrish,e s'mbet as nonji e keqe.

  • Postime: 610
  • Karma: +1/-0

#6 ne: 08-07-2005, 02:50:56
 Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 )
(1685)

(2)

Sibila delfika

Vajtonj unë e mjera nji të madhe gjamë,
se Krishnë mbë Kryqt rrafun e keq shëmtuem,
shuplaka,grushta,helm'e uthull dhanë:
përgjegjun shtatnë plagësh e irënuem
Izraeli mbë dhe keq nuk la pa i banë;
patërshanë ende mbë Kryqt depëruem:
vdekun s"amësë mbë prehënë ia dhanë,
zemërën tu' i shituem anë a pr'anë.

  • Postime: 610
  • Karma: +1/-0

#7 ne: 08-07-2005, 02:53:37
 Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 )
(1685)

(3)

Sibila persika

Kumbon zani malesh e këlthet ndë shkretëti,
zihariq me dhanë e udhë të drejtë
shekullit me çelë,e fajevet për mengji
pagëzimnë predikon,mbë këtë jetë
kuj do me shelbuem pa rrenë e sherregji,
ndë Parrisit vend të gjanje si do vetë,
tue trusun kryet e asaj bishë,
mirë t'u bamë e shpesh tu votë n'Kishë.

  • Postime: 610
  • Karma: +1/-0

#8 ne: 08-07-2005, 02:54:39
 Pjetër Bogdani ( 1625 - 1689 )
(1685)

(4)


Sibila samia

Sion se Peshtriku Mal Prisrend mai nalti
Falemi s nteje Ligja ka me dalë,
Kur Apostuitë Krisht' ambl'i përmjalti,
Me të dashunë Kungim,e Shenjtë fjalë.
Ende Vajza ngiat ty derguem se nalti,
Leu Djalinë Kërthi, q.i. neve na mpsoj:
Jevrejt' e marrë Hyjnë tand derguem,
Kryetë ja deperton Ferrash rethuem.

  • Postime: 610
  • Karma: +1/-0

#9 ne: 08-07-2005, 02:55:18
Nikollë Filja ( 1671 - 1769 )


            Durtilja

    Mori e zgledhura ndër zonjat,
    ktë vo t'artënë kurorë,
    t'cilnë na t'dhuruam n'dorë,
    ti në qiell ngrijna neve.

    Vash' e kuqe e rodhustane
    më ruash,ill,o diell,hënë,
    xhil i bardh' e trëndafile,
    s'Inzot nuse,ëm' e bile,
    prind si ti s'jan' të lipismë.

    Ki kujdes për ne t'mavrismë!
    Zëmra jote lipsiare
    t'ligat tona s'vareft' fare;
    po t'ndëlemë,nj' dit' na thrret
    te Parrajsi ku na pret.

     

  • Postime: 610
  • Karma: +1/-0

#10 ne: 08-07-2005, 02:56:49
Jul Variboba ( 1724 - 1768 )
(1762)


(1)


Gjella e Shën Mërisë virgjër


Oj jet' e ëmbël,o Shën Mëri,
vjershin e ri ea na mbiso;
si do shurbier,si ti t'pëlkier,
ti bashk' mene nga e këndo.

Na ning dimi ti të vandonjim,
ti të nderonjim si meriton;
se je fanmirë se na do mirë,
këta ti thomi,këjo baston.

Cili njeri sa i lart' je,
sa gracje ke,mund nimëronjë?
Vet' Zoti inë ti di vandinë,
jatër gjuhë s'di ti këndonjë.

Nd'atë dikret çi fjet karta,
vetëm sa lart ti qeve vënë;
neve të tjerët të bjerrt',të mjerët,
gjarpri mëkatat na pat ngrënë.

E bër' aposta për Tënzonë,
shkele Dimonë,i re pir mort;
ti vetëm qeve porsa u leve,
ndi trut' ia ngjoke,ia ngjoke fort.

Jot ëm' Shin Ana me Shin Xhakinë
fimilë s'kinë e,pjot me lot,
e shertëruan,e agjëruan,
ashtu ti bjetin ka Inzot.

Me vute e meshë e raciuna,
me divuciuna e me hjidhi,
të kunçipirti,të parturti
Shin Ana e mirë ndi pjakëri.

Kur ti u leve,e qiell e dhe
bëri hare ndir gjith' kundat;
haret' i solle kur ti dolle,
dolle si dielli e pamëkat.

Tri vjet u mbille ndi një kuvend
bëre kutiend ti Tënëzon';
i dhe nji lule,nji trëndafile,
i dhe të virgjrit çi lulëzon.

Andaj Zotinë tij t'u prejar,
t'u namurar e mir' të dish:
e të bekoi,të shëjtëroi,
e shpirti kurmin t'e bëri kish'.

Nj'ëmgjëll aposta të suall mbashatën,
të suall uratën ndi kit modh';
- O e lumja grua,Ti si e thua?
Ti Zoti in' për ëm' të zgjodh.

Ti rispëndove:- U'jam e virgjër
Si nji e virgjër mund jetë ëmë?
Këjo mbashatë ning ësht' uratë;
pir nji të virgjër ësht' më se nëmë.

Ëngjëlli foli:- Jo,se Zotin'
tek vete hin,ning e danon
virgjinitatet e puritatet;
tek më e nget,më e ngjaron.

Si pasikiri tek dielli hin,
ai ning e nxin,e dritëson.
Mos kij pahur,mos kij timur:
vet' Shpirti shëjt' vjen e të mbjon.

  • Postime: 610
  • Karma: +1/-0

#11 ne: 08-07-2005, 02:57:55
Jul Variboba ( 1724 - 1768 )
(1762)


(2)

Kanka e të zgjuarit


Zgjou,bir,jo më gjumë,
ngjou,se mi fjëjte shumë.
Jeta ime,xha m'u zgjo,
zgjou se bëre nino.
Vjen një legë pekurar'
pruçesion ti vizitar.
Gjegj si loznjin,si këndonjin,
dhenë e detin e gjëmonjin,
Karramunxa e fishkarole,
surdullina e rusinjole,
mirë bukur e ngular, -
o çi vjersh! Ti rikriar.
Gjegji,bir,e iu gëzo,
me kto duars i beko.
Ruaj rigale çi ti sualltin,
gjithë mandrën e rëzuatin.
Nga me dorë ti kit qengje,
çi ësht' e bardh' si nji skamëngje.
çi ësht' e tener këjo gjiz'!
Ruaj e suall ki kaçiapriz.
E kaciqin me kit dhi
e suall ki buzëzi.
E gastratin pjot lesh
e suall ki këmbëlesh.
ç'ësht' i ëmbël ki huall!
Erdh Nikolla e t'e suall.
Nji manure pratunere
e njo zok si kaçjulere
e nji t'egërith pëllumb
e suall Ngjisku me nji tumb
Via,bir,zgjou,pravoi,
pekurarët bekoi.
Erdh edhe nji leg' divote
tue kënduar parambote.
Ruaji,bir,e i gëzo,
zgjou se bëre nino.
Vjen Xhudita me nji gjel,
zunë fill ajo kangjel.
Suall Malita nji kapua,
e e motra nji pagua.
Pesë bracë xagarele
suall e ve Rutiçele.
Suall e bija ca këstanja,
kirgorina edhe milanja.
Suall Rakelea nji brez
se t'e ngjeshinj nd'atë mes.
Me nji fash rikamatë
erdh Suzana çi me natë.
Lia suall dica skutina,
e ca ve Carafina,
e Dilusha,çi u martua,
suall nji kez',m'e suall mua.
Ruaji gjith' e i beko,
zgjou se bëre nino.

Temat e fundit