Alfabeti i gjuhes shqipe duhet te shkurtohet pak - Gjuha Shqipe

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Alfabeti i gjuhes shqipe duhet te shkurtohet pak

Alfabeti i gjuhes shqipe duhet te shkurtohet pak

· 37 · 30062

  • Postime: 196
  • Karma: +0/-0

ne: 13-03-2005, 11:13:02
Kush ne ket forum esht ei mendimit se alfabeti ka shume shkronja dhe se duhet te shkurtohet pak.  une keto shkronja i propozoj te prehen:

rr- pasi asnje shqiptar nuk thot rr po thot r .
xh - gj te arijm me nje xh te perbashket.
c e fort dhe q e bute, te vijm me nje Q mesatare.

« Editimi i fundit: 17-12-2020, 09:45:03 nga M A X »

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 13-03-2005, 14:19:24
Asnje shkronje nuk eshte e tepert dhe cdo shkronje perfaqson nje tingull, tinguj te cilet pak a shume perdoren nga shumica e shqiptareve.

Kush tha se askush nuk perdor 'rr' por vetem 'r'? Si thuhet "rruga" apo "ruga", "rrenja" apo "renja"?
As dhe 'xh'-ja me 'gj'-ne nuk mund te zevendesohen pasi nuk kane asgje te perbashket me njera tjetren. Mund te jene shume shqiptare, te cilet nuk bejne dallim mes ketyre tingujve, por ama shumica ben dallim dhe i kane te domosdoshme ato. Te njejtat gjera mund te thuhen dhe per 'ç'-ne dhe 'q'-ne. Cdo  tingull eshte pjesa e jone dhe si i tille eshte pasuri. Ata qe kane bere shqipen letrare, alfabetin dhe gramatiken shqipe, kane qene gjuhetare dhe shkencetare te fushes se gjuhesise dhe ne nuk jemi askush te hedhim ne dyshim ate cfare kane krijuar ata.

Problemet e shqipes jane e duhen gjetur diku tjeter dhe jo te alfabeti.

  • Postime: 993
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#2 ne: 13-03-2005, 21:30:26
Normale qe ti deshiron te heqesh GJ-ne, qe sa per dijeni eshte nje lloj tingulli qe asnje popull ne bote nuk e ka. Ne shume shkrime latine shkronja C ka shume mundesi te jete GJ sipas Giuseppe Catapanos, dhe madje ka dhene disa shembuj ne librat e tije rreth kesaj ceshtjeje, po ashtu me xh-te(ekziston si tingull edhe ne gjuhet e tjera, sidomos anglishtja).

Nese nuk di shqip mund te pyesesh, edhe pse kam dyshimin qe ti shqipen e di me mire se nje shqiptar, pasi edhe kur kam qene ne kufij te bullgarise, kam pare ushtare bullgare qe flisnin shqipen gati ne nivelin tim. Nuk po them qe je nje i tille, dmth nga Bullgaria, por nga ndonje shtet tjeter verdalle.

Un them kjo teme te mbyllet pasi nuk perben asnje lloj vlere madje demton pasurine tone gjuhesore.

#3 ne: 14-03-2005, 03:03:33
Ka qene nje mrekulli e madhe, se si alfabeti i gjuhes shqipe, eshte shume i njejte me alfabetin gjuhes angleze.
Kjo mrekulli ka mundesuar edhe hapjen e forumeve shqiptare neper faqe te ndryshme te internetit.
Te gjitha shkronjat e shtyp-shkornjes te kompjutrit amerikan jane te njellojta me alfabetin e gjuhes shqipe, pervec shkronjave (ë, dhe ç).
Shpesh here mendoj se sa veshtire mund ta kene kombet tjera, qe te hapin nje forum ne gjuhen e tyre, ngaqe shtyp-shkronja kompjuterike amerikane (kjo qe shkruajm ne dite per dite), nuk i ka shkronjat Arabe, Ruse, Kineze, Greke, Daneze, Hollandezce, e keshtu me rralle.

  • Postime: 6973
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#4 ne: 14-03-2005, 22:54:53
Edhe unë mbështes mendimin e MAX-it. Asnjë shkronjë nuk është e tepërt dhe se duhet të krenohemi me këtë alfabet që kemi. Por ata që thonë se janë shumë gjithsesi bazohen në alfabetet e huaja kryesisht ai anglez që i ka 24 shkronja (nëse s'gaboj) dhe jashtë tij ka shumë e shumë tinguj që nuk janë përfshirë në alfabet. Mund të ekzistojë tendenca që të hiqen disa shkronja (për shembull: ë, rr, nj etj.) që ndoshta dikujt mund t'i duken si të tepërta dhe e bëjnë numrin 36 si shumë të madh për një alfabet (krahasur me atë anglez). Por në kësi raste mund të mbesin tingujt por të përdoren si shenja të veçanta e jo si shkronja elementare të alfabetit.
Për dallimet mes GJ e XH apo ç e Q as që diskutohet.

  • Postime: 993
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#5 ne: 15-03-2005, 00:50:22
Alfabeti i gjuhes shqipe eshte me baza e alfabeteve United Albania. Lere kongreset, shiko historine se cfare thote.

  • Postime: 17
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#6 ne: 15-03-2005, 03:30:31
Kjo mrekulli ka mundesuar edhe hapjen e forumeve shqiptare neper faqe te ndryshme te internetit.
Te gjitha shkronjat e shtyp-shkornjes te kompjutrit amerikan jane te njellojta me alfabetin e gjuhes shqipe, pervec shkronjave (ë, dhe ç).

Jam i të njëjtit mendim, që alfabeti latin na ka lehtësuar shumë gjëra !

Sa u përket shkronjave ç dhe ë, do të ishte mirë që tek shqiptarët ne vend të tastierës angleze të përdoret ajo franceze që i ka të dyja shkronjat (për kohën deri sa t'i prodhojmë vetë)

Dikush që mendon se kemi tepër shkronja do t'i kisha thënë se na mungojnë ... sepse alfabeti shqip "gati " sa nuk është fonetik - që është një përparësi e madhe për thjeshtësinë e gjuhës.

  • Postime: 6973
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#7 ne: 15-03-2005, 14:36:02
Epo një ndër shkaqet pse e kërkojnë këtë njerëzit që të zvogëlohet numri i shkronjave është që të bëhet edhe gjuha shqipe me alfabet morfologjik.

  • Postime: 5460
  • Karma: +3/-5
  • Gjinia: Mashkull

#8 ne: 15-03-2005, 15:22:03
Kush ne ket forum esht ei mendimit se alfabeti ka shume shkronja dhe se duhet te shkurtohet pak.  une keto shkronja i propozoj te prehen:

rr- pasi asnje shqiptar nuk thot rr po thot r .
xh - gj te arijm me nje xh te perbashket.
c e fort dhe q e bute, te vijm me nje Q mesatare.



ti e thot kete sepse ne kosove veshtire e kan te dallojne ç dhe q, te dallojne xh dhe gj dhe te theksojne rr dhe r. Andaj ti kerkon kete gje, por neve te tjereve nuk na jan shume...

  • Postime: 11
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#9 ne: 20-03-2005, 04:53:28
O Kosovari, bukur të është përgjigjur Ibraimi.
Shqipja nuk ka shkronja të tepërta. Me argumentin tënd se nuk thënkan më shqiptarët rr por vetëm r apo t'u gjendka diçka e mesme për gj-në dhe xh-në apo q-në e ç-në, ti nuk bën asgjë veç tregon se ke problem me fonetikën. Nuk është faji i tingullit që arabët nuk prodhojnë dot tingullin p por i thojnë b. Nuk shqiptojnë dot pepsi e i thonë bebzi. Mos vallë e ka p-ja fajin. Edhe ti me rr-në. Kemi rroje dhe roje. S'ka si të përdoret e njëjta shkronjë. Rroja është heqja e lehsrave, qimeve, mjekrrës me brisk ndërsa roje është dikush që ruan një objekt a pasuri e çfarëdoshme. Po ashtu, kemi xhep dhe gjep. Në xhep fusim kuletën a sendet personale. Xhepi qepet në një veshje tonën, xhup, xhaketë pantallona, këmishë, fund, fustan, bluzë, etj.... Kurse gjepi, është rrokeli, bobina ku është e mbështjellë fija për të qepur (xhepin). Kemi q dhe ç. Ato kurrësisi nuk mund të zëvëndësojnë njëra-tjetrën. Të më falin kosovarët këtu, por është mirë që të dëgjojnë e lexojnë më shumë mjetet e informimit shqip.  Dhe meqë përmenda mjetet, këta të fundit nuk janë para siç përdoret në Kosovë. Ato janë fonde. Mjetet janë vegla pune, preparate, gjithçka e nevojshme për të kryer punë. Po ashtu, pa dalë nga tema: hap fjalorët e shih se cilat fjalë kanë q e cilat ç. Ato nuk janë aspak të njëjta. Për mua është njëlloj sikur të krahasosh g-në me d-në. Ka edhe nga ata që nuk dallojnë dot ll-në nga dh-ja. Po ashtu ka edhe në Maqedoni e çamëri shqiptarë që nuk dallojnë dot i-në nga y-ja. Nuk është faji i alfabetit ky. Është mosinteresimi për të përdorur një shqipe kudo ku jemi. Po të pyesësh dikë nga veriu i Shqipërisë apo edhe nga Mali i Zi e Kosova, ë-në mund ta quajnë gjithashtu të tepërt. po të pyesësh grekërit, krejt shqipen e quajnë të tepërt.

  • Postime: 328
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#10 ne: 21-03-2005, 06:24:42
Shqipja nuk ka shkronja të tepërta.
Edhe unë jam i po këtij mendimi.Tjetër është se ne,apo shumica prej nesh nuk jemi gjuhëtar dhe trajtojmë apo shqyrtojmë gjërat që nuk na takojnë.Me këto gjëra shumë të ndieshme do të duhej të  mirreshin institutet e gjuhësisë në kryeqytetet shqiptare apo edhe akademitë përkatëse.Por si zakonisht ne shqiptarët "i dimë të gjitha",apo së paku dëshirojmë ti dijmë ato.
Sa i përket dialekteve që fliten në trojet shqiptare;ato vetëm sa e pasurojnë gjuhën shqipe.Dallimet nuk janë edhe aq të mëdha ( psh  dialektet që fliten në Gjermani, janë shumë larg njëra tjetrës).
Do të ishte e udhës ndoshta që gjuha letrare apo standarde edhe një herë të rishqyrtohej nga gjuhëtarët tanë,pasi që e dimë të gjithë se ajo ishte e ndikuar nga politika në atë kohë dhe është e përfshirë kryesisht toskërishtja aty.Pra do të duhej të mbahej edhe një kongres gjithëpopullor dhe aty të bëhej një kompromis dhe të futeshin si gegërishtja poashtu edhe toskërishtja, në përmasa relativisht të barabarta.

  • Postime: 473
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#11 ne: 21-03-2005, 20:56:35
Sikur alfabetit te gjuhes shqipe, ti mungonte nje shkronje, ose t'ia hiqnin vetem edhe nje shkronje, atehere shume folje, mbiemra, dhe emra nuk do te kishin kuptimin e merituar te gjuhes anetare.
Zgjuarsia e njeriut vleresohet ne fjalorin e tij. Sa me shume fjale qe dine, edhe aq me i afte do te jesh.

  • Postime: 771
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#12 ne: 23-03-2005, 22:58:13
Per mendimin tim duhet te jemi krenar qe kemi nje alfabet aq te gjere, pasi kur vjen puna per gjuhe te huaja, jemi te afte te shqiptojme fjale te ndryshme. Nderkohe pershembull, ti thuash amerikanit te thote ``Miremengjes`` e thote ``mirmenxhes``, ose Gjermanit te thote ``qilim`` thote ``cilim``. Prandaj...

Hersia`

  • Postime: 5460
  • Karma: +3/-5
  • Gjinia: Mashkull

#13 ne: 24-03-2005, 10:56:29
ose kur e lexon nje gjerman emrin Zeqirja, e thot Cakarrija  :D
qeshem se kjo eshte e vertete, i kandodhur nje fshatarit tim ne gjermani.

  • Postime: 605
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#14 ne: 24-03-2005, 11:15:51
Jam plotesisht dakort me Hersine..
Per te shprehur kete mendim hyra dhe une..
Alfabeti yne dhe shkornjat e tij,ne tashme i kemi mesuar llogjike perserisa jane dhe Gjuha e Nenes..
Ajo cfare duam eshte te mesojme gjuhe te huaja..
Duke qene se kemi nje shummlojshmeri germash dhe tingush jemi te stervitur mire per gjuhe te tjera qe kane pothuajse nga 10 Germa me pak se ne..
Xh ne Gjermanisht nuk arrijne ta thone por thone Ks..
ose G- ne ..etj etj..
Pra une jam Krenare, per Alfabetin tone.. :)

  • Postime: 605
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#15 ne: 24-03-2005, 11:21:37
A, B, C, C, D, Dh, E,
E, F, G, Gj, H, I, J, K, L, Ll, M, N,
Nj, O, P, R, Rr, S, Sh, T, Th, U, V,
 X, Xh, Y, Z ,Zh.


Ky eshte Alfabeti yne,te cilin duhet ta dije permendesh cdokush, qe pretendon qe di Gjuhen Shqipe..

Pershendetje.. :)

  • Postime: 27977
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#16 ne: 24-03-2005, 18:30:59
E ndryshmja dhe e mira e alfabetit tone eshte se ai bazohet ne ate qe ne gjuhesi quhet "Parimi Fonetik" dmth per cdo foneme (tingull) nje germe. Dhe kjo eshte menyra me e mire dhe me e thjeshte per te shkruar nje gjuhe. Por nuk duhet te harrojme se kete menyre te shkruari e perdorin dhe gjuhe te tjera e nuk jemi vec ne. Tani dhe gjuhet e tjera i kane tingujt, ndoshta jo sa ne, por ama kane shume dhe nuk kufizohen vec te numri i germave qe kane ne alfabet. Ne gjuhet e tjera nuk i mesojne qe ne alfabet te gjitha, por pasi kane mesuar alfabetin mesojne disa rregulla, qe bejne te mundur te dish se duke bashkuar disa germa krijon nje tingull te vecante, i cili nuk perfaqsohet ne alfabet nga nje germe.

  • Postime: 328
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#17 ne: 24-03-2005, 19:19:09
A, B, C, C, D, Dh, E,
E, F, G, Gj, H, I, J, K, L, Ll, M, N,
Nj, O, P, R, Rr, S, Sh, T, Th, U, V,
 X, Xh, Y, Z ,Zh.

Pershendetje.. :)
Gjuha shqipe ka 36 shkronja apo!?
...Mungojnë Ë dhe ç .Shiko http://www.zeriyt.com/index.php?option=com_smf&Itemid=108&topic=11116.0

  • Postime: 605
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#18 ne: 24-03-2005, 19:57:09
Lorik, ato germa qe thua ti..kompjuetri  im nuk i permban..
Se me gjithe qejf..do i shkruaja..jo se i kam harruar.

 :)

  • Postime: 328
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#19 ne: 25-03-2005, 03:39:27
Lorik, ato germa qe thua ti..kompjuetri  im nuk i permban..
Se me gjithe qejf..do i shkruaja..jo se i kam harruar.
 :)
çdo kompjutër i kohës së re i përmban ato.Nëse jo shiko skjarimet që kam dhënë më sipër.
Përshëndetje!

  • Postime: 605
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#20 ne: 25-03-2005, 04:26:34
 :perqafim

Uaaa Faleminderit Lorik..
Përshëndetje!
 :)

p.s Sa do rrosh do mësosh..

  • Postime: 328
  • Karma: +1/-0
  • Gjinia: Mashkull

#21 ne: 25-03-2005, 05:18:33
Nëse Fantazia nuk ka gjë kundër (pasi që ajo kishte shkruar më parë;unë vetëm e vazhdova! )
Të bashkuar jemi më të fortë! Apo Jo?

Alfabeti i gjuhës sonë shqipe është dhe mbetet ky:

A, B, C, ç, D, DH, E, Ë, F, G, GJ, H, I, J, K, L, LL, M, N,
NJ, O, P, Q, R, RR, S, SH, T, TH, U, V, X, XH, Y, Z ,ZH.


apo edhe me shkronja të vogla:

a, b, c, ç, d, dh, e, ë, f, g, gj, h, i, j, k, l, ll, m, n,
nj, o, p, q, r, rr, s, sh, t, th, u, v, x, xh, y, z, zh.

  • Postime: 1364
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#22 ne: 25-03-2005, 07:13:50
Citim
Kush ne ket forum esht ei mendimit se alfabeti ka shume shkronja dhe se duhet te shkurtohet pak.  une keto shkronja i propozoj te prehen:

rr- pasi asnje shqiptar nuk thot rr po thot r .
xh - gj te arijm me nje xh te perbashket.
c e fort dhe q e bute, te vijm me nje Q mesatare.

Shkranjat që ju keni propozuar që të hicen, nuk mund të hicen.
Germa "rr" është shkronjë me vete dhe nuk mund të zëvendësohet totalisht me germen "r". psh dicka tjetër është "rimë" (rimë e poezisë), dicka tjetër "rrimë" (për të ndejtur).
Qështja e "xh"-së dhe "ç"-së është e njejtë dhe as këto s'mund të hicen për shkaqe gramatikore, vokale etj.

Ndërsa shkronja e propozuar si e tepert është shkonja "NJ". Është shkronjë e cila kombinohet nga shkronja "N" dhe shkronja "J". Këto dy shkronja kur bashkohen japin "NJ" dhe lexohen ashtu sic lexohen edhe vetmas, kështu që hecja e kësa shkronje si e vecantë nuk prishë asnjë punë. Kjo nuk është sikur "DH"-ja, sepse ndarja e "D" dhe "H", p.sh me ndonjë apostrotë "D'H" jep kuptim totalisht tjeter. Shembull tjeter kemi eshte emrin "Mid'hat" nuk është e njejt me "Midhat". Mirpo mes "N" dhe "J", vënja e cfarë do apostrofi nuk ndrron kuptimin dhe as shprehjen. Përshembull: "N'Jeri" lexohet njejtë sikur "Njeri". Mirpo edhe në rastin e hecjes së kësaj germe (NJ), nuk do të kishte nevojë përdorimi i ndonjë aprostrofe apo shenjë mes tyre. Mjafton të hicet prej alfabetit dhe kaq.

  • Postime: 196
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Mashkull

#23 ne: 25-03-2005, 07:24:59
Po pse lodhon keta qe ta thone te gjithw alfabetin?
Nese Kosovari i terbuar nuk mund te artikuloje disa shkronja, shumica e shqiptareve i artikulon per bukuri, prandaj nuk ia vlen te humbasim kohe.

  • Postime: 605
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#24 ne: 25-03-2005, 13:42:03
Po pse lodhon keta qe ta thone te gjithw alfabetin?
Nese Kosovari i terbuar nuk mund te artikuloje disa shkronja, shumica e shqiptareve i artikulon per bukuri, prandaj nuk ia vlen te humbasim kohe.

Ka shume gjera per te cilat ne te vertete ne nuk ja vlen te humbasim kohe..
Por ja qe humbasim.. :)
Ne thjesht po diskutojme sepse edhe sikur te nxirnim ndonje germe pa vlere nuk do te na pyeste njeri..

Lorik, skam asgje kundra vendosjes se alfabetit nga ti,perkundrazi..

Temat e fundit