Cabanes: Është folur ilirisht dhe shkruar në gjuhën e sovranit - Gjuha Shqipe

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Cabanes: Është folur ilirisht dhe shkruar në gjuhën e sovranit

Cabanes: Është folur ilirisht dhe shkruar në gjuhën e sovranit

· 2 · 1266

  • Postime: 929
  • Karma: +2/-2

ne: 11-02-2006, 22:25:57
Cabanes: Është folur ilirisht dhe shkruar në gjuhën e sovranit

Përmes mbishkrimeve, Pierre Cabanes zbulon se si ka funksionuar jeta shoqërore dhe fetare në territoret ilire

Për të mbishkrimet janë një botë më vete. Aty lexon shumë më tepër nga ç'kanë lënë historianët. Këtë herë erdhi në Shqipëri për Leon Rey-n, por nuk humbi rastin të parashtronte para studiuesve dhe arkeologëve shqiptarë, atë ç'ka zbuluar kohët e fundit në një nga zonat e jugore të vendit, përmes mbishkrimeve. Përmes gërmave arkeologu dhe studiuesi francez Perre Cabanes zbulon se si ka funksionuar shoqëria antike, cilat ishin perënditë që u faleshin, si ndryshuan ato me kalimin e shekujve, si u liruan skllevërit, etj. Së fundmi, ai studioi mbishkrimet mbi guroren e Gramatës, pranë Dhërmiut, por edhe të shumë mbishkrimeve të tjera të gjetura mbi rrënojat e Butrintit. Fakti që askund nuk ka gjetur ndonjë fjalë në gjuhën ilire, për të është normale. "Kjo ndodh edhe në Francë", - thotë ai duke qeshur, duke i mëshuar idesë që ilirët kanë përdorur si gjuhë të folur ilirishten, ndërsa në të shkruar gjuhën e sovranit, pra greqishten, apo latinishten.

Keni bërë një studim mbi jetën fetare në një zonë në jug të Shqipërisë, Ku bazohet ai dhe cilat janë dëshmitë?

Bëhet fjalë për zonën e Gramatës, 15 kilometra në veri të Dhërmiut e cila është është përdorur në shek. VI para Krishtit si gurore dhe ku janë zbuluar mbishkrime të shumta. Ekzistojnë shumë gurore në këtë gadishull, sidomos në pjesën lindore që është përballë Vlorës, përgjatë detit Jon dhe që kanë shërbyer për të çuar gurë në qytetet e Durrësit, Apolonisë, Orikumit dhe ndoshta dhe në qytetet italiane në jug. Mbi muret e gurores gjejmë mbishkrime që datojnë më vonë se përdorimi i gurores dhe që na japin të dhëna deri në vitin 1000-1500. Shumë prej tyre janë shuar nga era nga shiu, megjithatë edhe ato që kanë mbetur thonë shumë. Mbishkrimet më të lashta janë ato me gërma të greqishtes së vjetër, që datojnë mes shek. III - I para Krishtit. Karakteristikë e mbishkrimeve të kësaj periudhe janë lutjet që u drejtohen perëndive Dioskurë, që më vonë në traditën romake quhen Poluks dhe Kastor.

Dioskurët paraqesin perënditë e mbrojtjes së zonave detare, siç i gjejmë edhe në dialogët homerike, të cilat i tregojnë si zotër që janë të aftë të zbusin stuhitë e të shpëtojnë detarët në rrezik. Këto mbishkrime shërbejnë për t'i kujtuar Dioskurëve të mbrojnë burrat dhe gratë që jetojnë pranë Gramatës, apo edhe diku tjetër. Në tre mbishkrime kërkohet ndihmë për shërimin e personave të sëmurë të një familjeje.

Këto mbishkrime janë lënë nga vendas?

Njerëzit që kanë lënë këto mbishkrime dëshmojnë që i përkasin një komuniteti të caktuar, i cili mund të jetë një komunitet skllevërish, por përmendet dhe një komunitet ushtarësh. Në këtë zonë ka pasur gjithnjë trupa ushtarake.

Mund të flitet për një tempull të ngritur në këtë vend?

Ajo që mbetet për t'u vërtetuar është nëse këtu ka qenë një sanktuar i vërtetë, apo një sanktuar i hapur në natyrë. Diku përmendet edhe fjala Dioskurion, që mund të jetë një tempull, ose një vend kushtuar perëndive, një pemë apo një objekt tjetër natyror. Diku tjetër lutja nuk i drejtohet më Dioskurëve por priftit të madh të perëndive, Arkironit, për t'u kujtuar për tre persona. Gjithashtu kemi një mbishkrim jashtë periudhës antike, që përmend perëndinë egjiptiane Isis, perëndia e drejtësisë Tenis dhe një tjetër romake, Anteros, që ishte perëndia e dashurive kontradiktore.

Ku ndryshonin mbishkrimet e periudhës romake nga ajo antike?

Edhe gjatë periudhës romake, nëpër mbishkrime gjejmë emra, por ndryshe nga ajo antike, nuk bëhet fjalë më për emra perëndish, por njerëzish. Një rast interesant është emri i Pompeit, kundërshtarit të çezarit. Nuk them se ka qenë ai që ka shkruar mbishkrimin mbi faqen e shkëmbit, por dikush tjetër. Dimë që gjatë bregut ishte një ushtri që të mbante Cezarin larg. Të tjerë mbishkrime ku përmenden emra konsujsh datojnë në vitet 44 dhe 11 para Krishtit.

Kur fillojnë të shfaqen mbishkrimet e para, që kanë si subjekt fenë e krishterë?
Pas shek. VII, pas dyndjeve barbare rishfaqet sërish gjuha greke. Por tashmë nuk përmenden më Dioskurët, por Krishti. Këto mbishkrime të periudhës mesjetare janë gjithnjë të shkruara sipas një formule identike, fillojnë me emrin e Krishtit, apo Zotit dhe i kërkohet ndihmë. Kryesisht shprehja është : "Zot eja në ndihmë të shërbëtorit tënd!". Ka shumë mbishkrime në këtë periudhë në një gjuhë greke që është e vështirë të lexohet. Një mbishkrim që na çudit shumë është i vitit 1369, ku përmendet emri i perandorit të Kostandinopojës Janit V Paleologut, i cili, sipas teksteve letrare, ka kaluar në gjirin e Gramatës, ka shkuar në Venecia dhe në Romë, për t'i kërkuar Papës Ivani V, që vendet e Evropës Perëndimore të dërgojnë ndihmë në Kostandinopojë, kundër përparimit të turqve. Perandori Bizantin ishte gati të kalonte nga feja ortodokse në atë katolike, por ndihma e krishterimit perëndimor nuk ishte e mjaftueshme, pasi Kostandinopoja u pushtua nga turqit në 1453.

Mes kësaj shumësie mbishkrimesh dhe gjuhësh, si ka mundësi që nuk gjendet asgjë në gjuhën ilire?

Të njëjtën pyetje bëjmë edhe ne në Francë, se përse nuk gjejmë dëshmi të gjuhës së shkruar gale. Kemi gjetur gërma greke që nuk japin fjalë greke dhe që mendohet të jenë gale. Këtu kur njerëzit kishin nevojë të shkruanin, përdornin gjuhën e qytetërimit dominues, pra gjuhën greke dhe deri tani nuk kemi gjetur asnjë fjalë të shkruar në gjuhën ilire, as tek ju dhe as në territoret e ish – Jugosllavisë. Por mendoj se padyshim këtu kanë ekzistuar qytetërime që përdornin vetëm gjuhën e folur dhe jo atë të shkruar.

Ju gjithashtu keni deshifruar mbishkrime mbi rrënojat e Butrintit, çfarë keni zbuluar mes gërmash?

Në Butrint gjendet një shumicë mbishkrimesh që i përkasin periudhës së lirimit të skllevërve. Në Butrint janë liruar rreth 600 skllevër gjatë një periudhe 2 shekullore. Por ajo çka ngjall interes është zbulimi përmes tyre i organizimit të shoqërisë dhe të pronarëve. Një karakteristikë e çuditshme është që liria nuk i jepej thjesht kryetarit të familjes. Në Butrint liria ishte e plotë për të gjithë pjesëtarët e familjes. Në këtë zonë ndeshim kryesisht një shoqëri barinjsh, por që ka kontribuar për t'i dhënë gruas një pozitë më të rëndësishme në shoqëri, pasi në shumicën e kohës burrat mungonin, pasi shkonin me bagëtitë në zonat e verimit.


Alma Mile

Shekulli

  • Postime: 28589
  • Karma: +48/-5
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 12-02-2006, 13:46:10
Ky shkrim eshte i dobet dhe denigrues per shqiptaret. Pa i hyre analizes se thelle te shkrimit duhet te them se vetem ata qe na paragjykojne, qe nuk dine mire historine tone, apo qe kane qellime te keqia thone se shqiptaret (iliret e asaj kohe) ishin thjeshte nje popull primitiv i sunduar nga greke e romake. Vetem titulli i shkrimit te thote se shqiptaret thjeshte nje popull i sunduar dhe qe kane pasur mbreter e prijesa te huaj. Po ka pasur koha kur Iliria ishte e sunduar  nga Romake (nga greke jo) por duhet thene se ka pasur dhe kohe te tjera te hershme kur iliret ishin zoter ne shtepine e tyre.

Temat e fundit