çështja e shqipërimit nga gjuhë të huaja! - Gjuha Shqipe

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

çështja e shqipërimit nga gjuhë të huaja!

çështja e shqipërimit nga gjuhë të huaja!

· 7 · 1002

  • Postime: 5948
  • Karma: +9/-0

ne: 08-12-2005, 14:22:51
Përshëndetje,

Pse dhe emrat i shqiperojne germe me germe këta njerëz kështu, nuk arrij te kuptoj (?).. Për mua i kanë deformuar krejtësisht... shkruhet Mozart si Mocardi etj etj... pupupuu kulmi :(
« Editimi i fundit: 18-03-2006, 22:55:33 nga BESIM »

  • Postime: 1364
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 08-12-2005, 14:29:13
Smiley
Nuk e di a ka rregull gjuhësor të përcaktuar në gjuhën tonë ne lidhje me ketë qështje, se:
- a duhet që emrat të shqipërohen, në mënyrë që gjatë leximit t'i afrohen origjinales?
- apo të përshkruhen, që me ketë rast ka deformim gjatë shqiptimit?

Unë më shumë do ta preferoja të parën, që për lexuesin shqiptar të shkruahet ashtu sic shqiptohet në origjinal: Mocard e jo Mozart, Nacist e jo Nazist etj.

  • Postime: 5948
  • Karma: +9/-0

#2 ne: 08-12-2005, 14:44:53
Xhavo,

Ne shqiperojme kaq thelle (ndryshe thene germe me germe)... sa lexoj titra filmash ne shqip e jane per ibret. Njerezit duke i shqiperuar çdo gje me shqiptimin e tyre ne shqip sjellin tek lexuesi ate deformim te fjales... e kur neser te ndeshen per ta lexuar diku gjetke ate emer... s'do ta marrin vesh...sepse ndryshimi i emrit apo vendit do te jete teper i madh.

psh., ne shqip thuhet 'Ueills'... kur faktikisht emri origjinal eshte 'Wales'. Nese nuk e lexon apo di emrin e ketij vendi diku tamam... kurre s'e merr vesh qe flitet per nje nga vendet e UK-it.  Jojo:

Dhe jemi vetem ne qe bejme kete me sa kam vene re... te tjere nuk shkojne te shqiperojne e shkruajne emra njerezish apo vendesh sikurse bejme ne (?)
Ku di une, mua me duket diçka absurde.... (ne nje fjalor po, nevojitet te shkruhet keshtu me fonetike etj... por jo kudo).

  • Postime: 1364
  • Karma: +2/-0
  • Gjinia: Mashkull

#3 ne: 08-12-2005, 14:50:14
Smiley
Ata të tjerët jo vetëm që i shqipërojnë ndryshe, por madje edhe kanë emra krejtësisht tjerë. Të gjitha vendet ne na thonë Albania, ndërsa ne vetëquhemi Shqiptare. Gjermani, germania etj, thuhet në cdo gjuhë, ndërsa gjermanët i thonë Deutschland. Apo thjesht kjo ndodh me cdo shtet; Zvicra, Suisse, Switzerland, Svizzera; Hrvatia, Croatia, Kroacia.

Unë mendova në mos ekziston ndonjë rregull në gjuhën tonë?


  • Postime: 5948
  • Karma: +9/-0

#4 ne: 08-12-2005, 15:20:54
Xhavo,

Por ato jane emra shtetesh... vende qe i njohin te gjithe si shkruhen e si shqiptohen. E kudo çdo vend i therret ndryshe vendit te vet nga c'kane emrin e njohur nderkombetar... ndaj dhe behet kjo gje mendoj une (?)
Nejse... per rregull ne gjuhen tone... nuk e di hmmmmm: :-[

Kalofsh mire ;-)
« Editimi i fundit: 10-12-2005, 19:29:15 nga BESIM »

  • Postime: 484
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#5 ne: 08-03-2006, 20:19:13
Smiley dhe mua mu duk e cuditshme, sepse kur po ndihmoj mamin time qe te shkruante ne pc disa tekste te punes, dhe une i shkruaja emrat sic i kane personalitetet e huaja, mami qe me tha: "Ncuk ne i shqiperojme emra!" (?). Mua me duket shume pa sens ky fakt, jo per gje po pastaj nese shqiperohen emrat dhe mbiemrat e personave:

1- Nuk eshte e qarte ne disa raste se per cilin person behet fjale
2- dalin ndonjehere dhe sense turpi. ;) (gjuhe te ndryshme hesapi)

  • Postime: 103
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#6 ne: 09-03-2006, 07:29:51
NUk mendoj se emrat duhet te shqiperohen, po dhe ne asnje gjuhe tjeter. Ata duhet te shqiptohen ne gjuhen e tyre origjinale. Psh emrin tim dua te ma thone sic e thone shqiptaret e jo sic mund ta thone anglezet, italianet etj Jojo:

Temat e fundit