De Mauro: Gjuha është më e fortë se ligji - Gjuha Shqipe

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

De Mauro: Gjuha është më e fortë se ligji

De Mauro: Gjuha është më e fortë se ligji

· 1 · 792

  • Postime: 4466
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

ne: 18-10-2005, 04:15:29
U mbajtën në Tiranë me 6 tetor takime shkencore për gjuhën

Konferenca

?Sfidat e sotme të gjuhës dhe gjuhësisë? kanë sjellë në Tiranë gjuhëtarin e njohur italian Tullio De Mauro. Data 6 tetor në rrethin e gjuhëtarëve iu kushtua plotësisht problemeve të gjuhës, duke trajtuar shumë çështje në një varg takimesh shkencore organizuar nga Instituti i Gjuhësisë dhe Letërsisë shqipe, me praninë e veçantë të gjuhëtarit De Mauro. Takimet janë hapur me një leksion, tema e së cilit ishte ?Sfidat e sotme të gjuhës dhe të gjuhësisë?. Më tej në një tryezë bashkëbisedimi u diskutua për ?Shfaqje dhe dukuri gjuhësore të shqipes bashkëkohore?, ku disa nga nënçështjet që u trajtuan ishin: sjellja e një gjuhe ?të vogël? në tregun e gjuhëve të mëdha, mediat dhe raporti i tyre me sjelljen gjuhësore të shqipfolësve dhe nevoja e rilevimit të përdorimeve të shqipes. Për tu veçuar në këto diskutime ishin gjithë mendimet e trajtuara nga gjuhëtari italian De Mauro, i cili u është përgjigjur edhe interesimit të mediave. Po sjellim këtu përgjgijet dhe mendimet që De Mauro dha për disa çështje që lidhen ngushtësisht me gjuhën shqipe.

Intervista

Kongresi i fundit i gjuhës shqipe është mbajtuar para 33 vjetëve. Rregullat e gjuhës u vendosën në kushtet e një diktature të egër. ç'pasoja ka për një gjuhë, e cila në kushte të reja dhe demokratike, vijon të jetojë me këto ligje?

Ne, të gjithë, kemi nevojë të merremi vesh, të na kuptojnë të tjerët, por edhe t'i kuptojmë. Ka ndodhur gjithmonë kjo, në forma nga më të ndryshmet. Pra ne jemi më të fortë se çdo ligj. Një ligj mund të na ndalojë përdorimin e një fjale, por nëse ajo fjalë do të na duhet, do të vazhdojë ta përdorim. Një ligj mund të tentojë të fusë në përdorim një fjalë , por nëse ajo nuk do të na nevojitet nuk do ta përdorim. Kemi disa prova historike në këtë kuptim dhe përrreth nesh. Natyrisht mund të jenë të shkruara në librat e shkollës, ose në enciklopedi. Por është e pamundur që një fuqi politike të censurojë fjalë që nuk i pëlqejnë, për ndonjë arsye. Herët a vonë fitorja është e gjuhës së njerëzve, nëse e pranojmë ose nuk e pranojnë e vendosin njerëzit. Nuk i njoh hollësitë e vendosjes së rregullave 30 vjet më parë. Por mendoj se shqiptarët e flasin gjuhën lirisht, me gjithë përballjen e vështirë me probleme të natyrave të ndryshme. Mendoj se tani nevojitet një studim për të kuptuar më mirë të gjithë këto problemet. Kështu mund të arrihet dhe tek zgjidhjet më të mira të mundshme.

Por shpesh herë ka grupe të caktuar gjuhëtarësh vihen kundër ndryshimeve...?

Duhet të kemi parasysh që problemet e gjuhës zgjidhen me pak tolerancë, sepse shpesh ne nuk jemi tolerantë. Kur hasim në diçka që ne nuk e kemi dëgjuar përpara, ne kemi prirjen që ta përjashtojmë. Ajo që ndodh jo vetëm në gjuhën e folur, por edhe të shkruar, është që në gjuhën standarde ka disa përjashtime. Sot ne vlerësojmë edhe problemin e gjuhës së informimit. Nëse duam që kjo gjuhë të jetë transparente dhe e qartë për të gjithë popullsinë, duhet të ndërtohet me kujdes një mënyrë që të mos përjashtojë asnjë, dhe ky është një problem përzgjedhjeje.

Një barrierë e fortë për shqipen mund të konsiderohet fluksi i fjalëve të huaja, problem ky ende i pazgjidhur, si për gjuhën e shkruar ashtu edhe atë të folur?

Ky është një problem i vazhdueshëm e që haset në pjesën më të madhe të gjuhëve. Futja e fjalëve të huaja në leksikun e një gjuhe dhe përdorimi i tyre edhe pse nuk janë standardizuar gjithmonë ka shkaktuar diskutime. Si shembull mund të përmend numrin e fjalëve angleze që përdoren në gjuhën e folur italiane. Ka kapur shifrën e 5000 fjalëve. Në të shumtën e rasteve, këto fjalë nuk i përshtaten gramatikës së gjuhës në të cilën përdoren. Por kjo nuk do të thotë që këto fjalë nuk duhet t'i përdorim, aq më tepër kur ato zëvendësojnë një boshllëk në fjalor.

Në disa vende ekzistojnë disa organizma që merren me ruajtjen e gjuhës së vendit të tyre. Sa e nevojshme është diçka e tillë për nëj gjuhë si shqipja?

Ka ndodhur diçka në Itali, është nëj periudhë që gjenerata ime, por edhe më të rinj se kaq e kujtojnë ende sot. Në periudhën fashiste u ndërtuan disa organizma për të ruajtur pastërtinë e gjuhës, për të luftuar fjalët e huaja, të armiqve të Italisë dhe nëpërmjet fjalëve u bë dhe agresioni ndaj Greqisë. Fjalë të tilla si filozofi, matematika, etj., të armiqve grekë duheshin evituar dhe të gjithë fjalët e tjera të italianizoheshin, për shembull bar të bëhej bara, etj. Por kjo ëhstë vërtet qesharake dhe do të thotë t'i besosh një strukture burokratike.

Intervistoi: A.PEçI

?Të shkruash thjesht? kjo është çështja

K a ndodhur gjithmonë. Njerëzit e kulturës, shkrimtarët, janë mësuar të flasin në rrethin e tyre, për një publik të ngushtë. Por ky kusht i jashtëm në lidhje me përdorimin e gjuhës ka ndryshuar krejtësisht në 60-70 vitet e fundit. Përmes elementit, shkrimtarët, politikanët, artistët, në mënyrë të pavetëdijshme janë gjendur të projektuar në një shoqëri totalitare, ose demokratike, në shoqëri ku papritur duhet t'ju drejtoheshin të gjithëve për t'i bindur ose thjesht për t'i informuar. Kjo vlen edhe për gazetarët. Flas për një shoqëri më të rritur, që përdor gjuhën jo për disa persona, por për shumë, teorikisht për të gjithë. Ky kusht është i ri dhe të gjithë u munduam ta kuptojmë që është një kusht i ri. Ai që kishte kuptuar që gjendja e jashtme kishte ndryshuar, kërkoi të reformonte mënyrën e të menduarit e të të shkruarit, ishte shkrimtari i madh i shek. XX, Xhorxh Oruell, që nuk është vetëm shkrimtari i famshëm i ?Fermës së kafshëve?, por një vëzhgues i suksesshëm dhe gazetar i madh. Si gazetar ka marrë pjesë vazhdimisht në rezistencën e republikanëve kundër frankistëve e fashistëve në Spanjë, e ka parë nga afër anën komuniste të rezistencës, që persekutonte anën tjetër, ku bënte pjesë edhe vetë Oruell. Ai kaloi në brendësi ngjarjet vendimtare të shekullit XX. Në 1946, ai shkroi një artikull-ese shumë interesant, ?Politika dhe gjuha angleze?, që flet nëpërmjet shembujve për anglishten, por diskutimi është i përgjithshëm dhe iu drejtohet intelektualëve për të shpjeguar se duhet të gjejnë mënyrën të flasin, në mënyrë të qartë dhe të evitojnë përdorimin e formulave, stereotipeve ose të përsërisin. Duhet të kenë ndërgjegje të rafinuar se si është ndërtuar gjuha e tyre për të arritur të shprehen. Ishte e ngadaltë rruga e të kuptuarit se ky ishte dhe është një problem. Në Itali, ata persona që e kuptuan të parët, janë të ndryshëm. Nuk është e lehtë për të kuptuar se cilat janë fjalët që të gjithë i kuptojnë. Ka tradita gjuhësore, kulturore, politike, në të cilat grupet e intelektualëve janë mësuar për arsye të fesë të kuptojnë parimin e të kuptuarit, si kusht i komunikimit dhe shkrimit. Edhe në Itali nuk kuptohet kur shkruan një artikull në gazetë, apo në një revistë letrare. Të shkruash thjesht është shumë vështirë dhe e ndërlikuar, të shkruash në mënyrë të ndërlikuar është shumë e thjeshtë. Kur ia arrin kësaj, tekstet janë shumë të bukura edhe estetikisht.

Kush është

Tullio De Mauro ka lindur në Torre Annunziata, Napoli, në vitin 1932 dhe është një nga studiuesit më të mëdhenj të gjuhësisë italiane. Ai ka botuar disa vepra të rëndësishme në të cilat ka trajtuar probleme të ndryshme gjuhësore. Në vitin 1963 botohet përmbledhja e librit ?Storia linguistica dell'Italia unita? (Historia gjuhësore e Italisë së bashkuar). Në vitin 1971 boton ?Senso e significato? (Kahu dhe kuptimi), ku trajton probleme të semiologjisë(Shkenca e shenjave). Më vonë studimet e De Mauros u orientuan në drejtim të problemeve të edukimit gjuhësor. Ai u mor me kujdesin e botimit të një kolane shumë të rëndësishme, ku përveç ?Guida all'uso delle parole? (Shpjegues i përdorimit të fjalëve), 1987, titujt e tjerë të kolanës u kthyen në best-seller të vërtetë. Por aktiviteti i tij studiues nuk përfundoi këtu. Ai tregoi një vëmendje të madhe edhe ndaj problemeve të shkollës. Për një kohë të gjatë ka qenë drejtues i revistës ?Riforma della scuola?(Reformimi i shkollës) dhe së bashku me disa bashkëpunëtorë të tij, përgatiti gazetën ?Due parole? (Dy fjalë), që i drejtohej komunitetit të të vjetërve, të vonuarve mendorë dhe të rriturve me probleme në të folur. De Mauro jep lëndën ?Filozofia e të folurit? dhe drejton Departamentin e Shkencave Gjuhësore në Universitetin ?Sapienza? të Romës.

Temat e fundit