Fjale te urta, perralla, rite shqiptare - Gjuha Shqipe

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Fjale te urta, perralla, rite shqiptare

Fjale te urta, perralla, rite shqiptare

· 9 · 6036

  • Postime: 163
  • Karma: +0/-1

ne: 07-12-2005, 06:00:10
SHTOJCË

DOCUMENTS SUR LE FOLKLORE ALBANAIS1
CHANT POPULAIRES

3 -   Diellë, o diellë
nem një kupë miellë
të martojëmë lalënë
t'i apëjmë çalënë
të na tundë një djalenë
4 -   Re, re, bobore,
lëshona diellin përdhe,
se të lëshonj macenë,
të t'hajë kulaçenë;
pa të lëshonj qenë,
të t'hajë armenë;
pa të lëshonj minë,
të t'hajë ullinë
pa të lëshonj lalënë
të të tundë një djalënë
pa të lëshonj pupënë
të të tu ndënjë çupënë
13 -   çak e çnuk e ç'bën atje?
Bënj lakruar me arme,
të ia shpie sime bije.
- çbëri ajo?
- Bëri dialë
- Si ia vunë emërin?
Cicër-ficer-ficërë.
13'   çakër çukër e ç'bën atje?
Bënj lakruar me arme,
të ia shpie sime bije.
- ç'bëri ajo
- Bëri dialë
- Si ia vunë emërin?
- Mitrush
- Merre hidhe mu në prush.
23.   Gomari shkon udhësë
ndë katun të pulësë,
pula lante kryetë,
gjeli mvishte armëtë,
armët e Shën Nëkollitë;
Shën Nëkolli bëri be,
po për kaqe për këtje,
bleva dymbëdhjetë qe,
hoqën e më shpëtuanë,
këputën përruanë
muarën tatëpjetënë
Këputën lëpjetënë.
20   Kaj, kaj, biro, kaj
bëra lakëruar me vaj
e vura nde vatëra
ma kobiti maceja.
ç'it, moj mace, moj e shkretë
ja bëra burrit për drekë.
Shpejto thera pulënë,
të gënjena burrënë
burri s'u gënjyeke
po masha u thyeke.
32.   ç'e bëre mishtë, moj nuse?
- E hëngri maceja.
- Maceja ç'u bë?
- Hypi në lis.
- Lisi ç'u bë?
- E preu sëpata.
- Sëpata ç'u bë?
- E theu guri.
- Guri ç'u bë?
- E mori lumi.
- Lumi ç'u bë?
- E pinë qetë.
- Qetë ç'u bënë?
- I hangri ujku.
- Ujku ç'u bë?
- E vrau dyfeku
- Dyfeku ç'u bë?
- E mori katiu
- Katiu ç'u bë?
- Hangri fiq e vdiq.
* Kadiu (në origj. - Ed) Pekmezi

173   Loste plaku gjunjëzaj
rroto moj vasiliko1
me të tri të bijatë.
Thot' e madheja: - Më marto
Thotë plaku: - ç'burrë do?
- Dua burrë kapedan,
me pisqoll' e jatagan.
Thot e mesëmeja: - Më marto.
Thotë plaku: - ç'burrë do?
- Dua bua terëzi,
të mbajë në pëqi.
Thot' e treta: - Më marto.
Thotë plaku: - ç'burrë do?
Dua burrë bazergjan
të më veshnjë ndë kaftan.
1. përsëritet pas çdo vargu (shënim i Q.H.)
   Në fund të një fshati, në një përrua, përroi rridhte si një lumë. Vajza nga njëra anë, djali nga ana tjetër nuk mund të kalonin ujin. Djali i thotë vajzës "Unë nuk duroj më, o dallëndyshe. Nëse hidhem në ujë dhe uji më mer më ler të notoj drejt teje në bregun tjetër". Vajza i zgjati dorën e vogël, dallga e rëmbeu dhe e shpuri larg.

   Nëmë paç, o sërasqer
Që na shpure ndë sefer.
Bëri zot-ynë qerem
Për gjashtë muaj u kthem
Gratë tona mir' i gjem
Ca me bar e ca me djem
   Janë kallur në të njëjtin var,
një djalë dhe një vajzë;
një lule e brishtë del paspak,
del në muajin prill,
rritet në maj,
rritet në qershor.
Ajo përkulet lehtë
kur fryn puhiza.
Por kur bie bora e bardhë
bora e bardhë dhe e ngrirë
i than lulet.
   
254   Lypsit
- E ç'kërkon, o i mjeri plak?
Mos do ca bukë të t'ap?
- Moj zonjë, shah zonjënë,
bukë kam plot torbënë.
- Po ç'kërkon, o i mjeri plak?
Mos do ca verë të t'ap?
- Moj zonjë, shah zonjënë
verë kam plot pllockënë.
- Po ç'kërkon, o i mjeri plak?
Mos do një nuse të t'ap?
- Moj zonjë shah zonjënë
m'ëmbëlësove gojënë.
299   Ndezu zjarr e mos u shuaj,
se jemi ndë dhe të huaj;
sa të vemi ndë dhe tënë
të na ndritësh posi hënë
336   Qe një djalë dhe një plakë
Qe një mëm' edhe një bir,
(i) tha djali
i thiri biri sëmësë
Baba ç'mjeshtëri na kish?
- Im atë ç'punë punoi?
Kish zakon vente
- Vente gjithnjë për gjah
Ja tek është edhe dyfeku,
pa çark edhe pa kondak
E morri djali dyfekun
donte të vejë për gjah.
Dolli e vajti ndë një vënt,
atje na gjeti tre lisa,
dy të that' e një pa fletë.
Na erthnë tre turtujë
e qëndruan mbë një degë.
Hoq e u ra djalëthi,
dy iknë e një shpëtoi.
Pa na vajti në një fshat,
Qy fshati tri shtëpi,
dy pa themela (e) një pa kulm.
Gjet tri plaka ndë një trap.
Dy të vdekura një pa shpirt
një të vdekur, dy pa shpyrt.
Pyeti njerën pa shpyrt:
- Ku të zienj unë një turtull?
E i tha ajo pa shpirt
- Ja tek janë atje (ato) tri poçe,
dy pa bythë e një pa fund.
Shtiu turtullin q'i shpëtoi,
ikë, lëngu, thelat rrith,
hangri-hangri sa u nginj (fry),
goja gur e barku derr
E pyeti plakën prapë:
- Ku ka ujë se u dogja?
- ja tek janë ata tre kronje,
dy të that e një pa ujë.
Piu e piu sa s'ju lagën as buzët.
2   Hën' e re, vash' e re,
ike e vjetërë, ardhje 'e re,
pe të gjitha, hangre e le,
këtë të hash e të mos e lesh.
Ti gërshet, unë shëndet.*
 *këtë këngë ja këndojnë gratë hënës së re, dyke u bajtur metal në dorë, e sado kur duan të shëronj donjë sëmundje lëkure.
   Përroi
Në fund të fshatit, në greminë
përroi zbriste porsi lumë
Vasha nga njëri breg, djali nga tjetri
nuk mund të kalonin ujin.
Djali i thotë vajzës:
"Unë s'mund të pres më o dallëndyshe,
nëse unë hidhem, më ler të notoj tek ty
në anën tjetër"
Vajza i zgjati dorën e njomë
Vala e ngriti lart dhe shpuri larg…

   KANGA E ZOGUT ZI
Po kënnon nji zog i zi
Përmi vorr të djalit ri:
Ju udhtar që vini e shkoni,
Nan loces mos m'i kalzoni
Në pëvett nana për mue
Thoni: djali t'asht martue,
Në pëvett se ç'grue muer
mur dy plumme n'krahnuer
Dyshek toka jestëk guri.
Në pëvett se ç'zonja qajshin:
Shpenn e sorra m'të po hashin
Qinnro, thoni, o nan e shkret
Zot i math t'y t'dhasht kuvet
   (Mbledhës - 1961 faqe 47 (kënga 27)
Bie dëborë maleve
Malev' edhe pylleve.
Mal mbë mal bariturë,
Me xhoken të grisurë.
Ku më di e zeza grua,
Se xhokeja m'u gris mua?
Të di, o burrë, të di,
Qëkur s'më rri ndë shtëpi.
Burri që barret kurbet,
Është si sheqer nebet.
Burri që rri ndë shtëpi,
Është si lugat i zi.

   Mitko - faqe 33 nr.35.
Nëmë paç, o sërasqer
Që na shpure nde sefer
Bëri zoti ynë qerem
Për gjashtë muaj u kthem
Gratë tona mir i gjem
Ca me bar e ca me djem


Vëllimi B

1B

DOKUMENTA MBI FOLKLORIN SHQIPTAR

Në disa festa, gra të varfëra shkojnë shtëpi më shtëpi duke kënduar këngë të vjetra të popullit e lypin miell, vezë dhe verë. Ja njëra prej tyre që këndohet ditën e Shën Lazarit. Ne do ta përkthejmë si gjithmonë me një saktësi të veçantë, dhe pikërisht për këtë arsye përkthimi nuk del shumë i qartë në krahasim me tekstin

   Mbledhës 1961 faqe 50 nr.1
Llazëri, shën Llazëri,
Mos patë llazuarë?
Ndë kroj'i farkuarë,
Të fërkonte shpatënë,
shpatënë të zotitë.
As na ep tri koqe ve,
Ashtu paç tri pendë qe.
Sa qepra edhe drasa,
Aqe nuse, aqe vasha,
Sa lesh mbi treqin desh
Aqe bereqet të kesh.
Sa lesh mbi treqin buaj
Aqe fare mbë një muaj1-
36   O pëlluth, o pëllumtho,
mos më pe Llazuarë?
- Këtu drejt më shkuanë,
ndë derë të zotitë.
Ay zot se qysh punon!
Kill' e aspër numuron.
Darovit llazuarë,
ashtu dalç gëzuarë,
me djathë ndë napëzë,
me nuse për qafëzë.
SA lule ndë Tomor,
aq nuse ndë hobor.
Sa lule ndë qershi,
aqe djem ndëpër shtëpi.
39   Erdhi Lazëri mbë derë
bjeri pulësë të pjellë,
jepni Lzërit një ve,
se u err e do të ve.
Do të vejë ndë More,
janë turqit e krishte(rë)
Kanë gjalp e mono ve.
Ng atje para vjen andara
shën Mëria tye klara
tye klar e tyre thirrë,
se i vranë monobirrë.
Mbëlithni lule, lule malit,
të ia vëmë torrë varit

Dëftimshkruasi mbi kanga të popullit shqiptar
Documents sur le folklore albanais

Kur bën shumë nxehtë dhe për një kohë të gjatë të korurat kërcënohen nga thatësira mbulohet një grua me gjethe të gjelbra në mënyrë që t'i duket vetëm koka e cila del nga një grumbull gjethesh; atëherë ajo shkon nga pragu në prag në çdo shtëpi, duke lagur veshjen e saj prej degësh me ujë të freskët gjatë së cilës djemtë dhe vajzat këndojnë në kor (llazoret - Ed)

   O Ilia, Ilia
Përperuga rrugëzoj,
bjerë shi e perëndi,
se qajnë ca varfëri,
me lot' e me logori
the kën gjer më çati,
gruri gjer më perëndi.
Kyrie eleson (Tri herë)1
1 Përpara reshajve fëmitë, duke pasur me vete një djalë të veshur me dega të njoma, të cilin e quajnë Dordolec, e ndjellin shinë me këtë këngë

5   Ndë Berat
Dordolece, bjerë shi
O i zoti shënd Illi!
As na ep një pikë shi,
të na bëhet grur' i ri,
një karroqe një kalli.
Ju shenjtore, piamberë,
Që ju lutemi përherë,
lutij zonjës shën Mëri
me kryq e me luvari1*
1* Këto vargje si dhe dy këngët që vijojnë, thuheshin nga të vegjëlit, kur donin të binte shi (Berat).
6   Rona, rona peperona,
bjerë shi mbi arat tona.
të bënetë grurëtë
të hanë kauretë,
të bëhet misëria,
që të hanë turqëria
10   Maji, maji ritna leshtë,
si vllastareja në vëreshtë,
si bishti i kalitë,
si drurë të malitë,
si kut'i pazaritë.1*
1* Këndohej nga vajzat në maj
42   Për pashkë
Nikulica dhe Gramosi*
ndë mest na rënëke Ristosi.
Qënëke trimi edhe vasha.
S'ëmësë van e i thanë:
- Të zu gjarpëri tët bijë.
- Nd'e zu trimi u trashëgoftë
*Janë dy emrat e dy maleve në Shqipërinë jugore
Kjo këngë mund të jetë dasme ose lirike erotike më shumë se këngë për Pashkët siç i kanë vënë titullin

43   Velikoja zbriste malit,
duke dredhurë fill arit;
po dreth ar e po punon,
kësulë krishtit e ndërton.
Velikoja zbriste malit,
tuke dredhurë fill arit;
po dreth, po qindis me dorë,
i bën Krishtit, i bën kurorë.
Velikoja ndëpër mal,
tuke dredhur mëndafshall;
ndë për mal e ndëpër çukë,
Zotit Krisht i bën këpucë.

DOCUMENTS SUR LE FOLKLORE ALBANE (Dokumente mbi folklorin shqiptar). LA VEILLE DE LA NOEL (Darka e krishtlindjes)
Para agimit grupe fëmijësh kalojnë nëpër rrugë me xhomage në dorë dhe duke goditur portë më portë, këndojnë në kor. Në çdo shtëpi atyreve u jepen kulaçe dhe fruta. të trija këngët të cilat ne i kemi përkthyer e para është e mbledhur prej meje, e dyta është një variant të cilin  e ka botuar Mitkoja dhe e treta është e Shkodrës

   Ciu-ciu, vak-vak
Nëm o plakë një kulaç
Ndryshe do godas me xhomagë
dhe do të gjakos kokën
Do të të qëlloj me pushkë
dhe pastaj të hedh në greminë
Do të qëlloj me revole
dhe do të zbukuroj kokën me lule
   Për kalendra
O kalendra melendra
Mirë-dita moj kadene
Mirë sod, mirë motë,
Ashtu dalç për shumë motë
Dil kadënëz e shtëpisë
Hap derën e perëndisë.
Nxir kullakn e zotërisë
Dil moj, dalç e bardhë,
Gjer' mot me një djalë
Dil moj dalç e kuqe,
Gjer mot me një nuse.
   MHFSH 9++
Një tjetër që i përgjigan (në Shkodrë)
Mirë-dita për këllana
me një par kupa t'argjana.
Mirë sod, e mirë mot,
na ndihmo i lumi zot!
Del zoja, zoj' e shtëpisë,
me kulaç të zotërisë.
Del e del e dalç e bardhë
Sod me barr' e mot me dialë,
Këtu ka një shej të mirë shej të mirë
Kalë kamë bardhë, vithë të perarueme1
Zojë të ngarkueme
Apo del, apo shkojmë?
++ Varjante Shkodër
1. "perarueme" si dhe me vargun më poshtë "ngarkuame" në tekstin e vitit 1787 (Shënim i Q.Haxhibi)


Përralla labe

Të mbledhura prej z. Holger Pedersen
Dy përralla të bukura të Z. Holger Pedersen, "Albanesische Texte mit Glassar" ne do t'i japim këto dy përralla në të folmen labe (Labëria, siç dihet ndodhet në pjesën më jugore të Shqipërisë); asnjëherë fjala popullore në thjeshtëinë e saj të ashpër dhe të varfër nuk është shkruar me kaq saktësi dhe sigurisht lexuesit tonë do të kenë kërshërinë të lexojnë këto dy përralla të cilat po i përkthejmë fjalë për fjalë

Kizmetin e gjën përpara

Ish një fukara, punonej nat' e dit, po bukë s'kish t'haj. Një ditë apofasisi edhe i tha edhe të shoqes, se "u do vete të gjij kizmetin, se kështu s'mund të rrojmë'. I thotë dhe ajo:
- Ik.
Ashtu u nis. Në udhë që vij, gjeti një ulk përpara, e pjeti ulku e i thotë, që "ku vete?" I thot ai, që "do vete të piqem me perëndinë, të më dëftonjë kizmetin". I thotë ulku, që "thuaj dhe për mua, që u gjëthënjë mish ha edhe nuku ngosem", atë porsi i bëri ulku, edhe iku vate më një anë detit.
Atje gjeti një peshk të madh; e pjeti peshku e i thotë, që "ku do veç?" I thot ai, që "do vete të piqem me perëndinë". I thotë peshku, që "pite edhe për mua, që nat' e ditë në ujë jam, edhe gjëthënjë po et kam". Edhe e mori peshku e e nxori matan detit; atje që vate, vate më një han e ndënji, hëngri bukë. E pjeti hanxhiu, i thotë, që "ku do veç?" I tha dhe hanxhiut, që "do vete të piqem me perëndinë". Ai hanxhiu kish një bakshe, edhe çdo që vij mbërnda, nuku ziheshin edhe çdo farë që të mbill, nuku biheshin; i thotë hanxhiu:
- çumqë do veç të piqeç me perëndinë, thuaj dhe për mua, që pse nuku zihen pemët në bakçe time?
Edhe iku ai vate sa vate; atje i dolli ëngjëlli përpara, i thotë, që "ku vete?" I thot ai, që "do vete të piqem me perëndinë të më dëftonjë kizmetin". I thot ëngjëlli, që "perëndia u jam, po ktheu prapë edhe kizmetin e gjën përpara". I thot ai që "më ka porositur edhe një ulk, të të pjes, që ai gjithënjë mish ha, edhe të ngosur nuku ka". I thot ëngjëlli, që "t'i thuaç ulkut, që pa ngrënë mish njeriu, nuku ngoset"; e i thot ai prapë, që "më ka thën edhe një peshk, që nat' e ditë në ujë ishtë, edhe etja nuk i hilqet". I thot ëngjëlli:
- T'i thuaç peshkut, që pa nxjerrë gurin xhevair që ka në bark, nuku ikën etja kurrë.
I thot ki, që "më ka porsitur edhe një hanxhi, që ka një bakshe, edhe çdo pemë që vë, nuk i zihet, edhe çdo farë që mbjell, nuk i bihet.
I thot ëngjëlli:
- Ti thuaç hanxhiut që mbërnda në bakshe ka thisavro, edhe pa nxjerrë thisavronë, nuku zihen pemët.
Edhe iku ëngjëlli. U kthe ki prapë, vate ne hanxhiu e i thot ato, q'i tha ëngjëlli; i thotë hanxhiu, që "eja të vemi t'i nxerrëm; edhe të marrç gjizmat ti". I thotë ai që "nuku dua u, se e kam kizmetin përpara'. Edhe iku vate ne peshku, i thotë peshkut, që "u pjeta, edhe më tha ëngjëlli, që ti ke një gur xhevair mbërnda në bark; edhe pa nxerrë atë, nuku ngosej me ujë'. Ashtu e mori peshku, e nxorri nga kjo anë; edhe nxorri gurin nga barku e i thot atit, që "merre ti këtë gur, se ki vlen një mbretllëk". I thot ai, që "nuk e dua, se u e kam kizmetin përpara", edhe iku; nuk e mori gurin, po vate t'i thosh edhe ulkut. Si vate ne ulku i thotë, që "pieta për llaf, që më the, edhe më tha ëngjëlli, që pa ngrënë mish njeriu nuku ngosej kurrë'. I thotë ulku, që 'më mirë, se të kam tij këtu, ku do gjij tjetër?" Edhe zuri, e hëngri, e e gjeti kizmetin, si i lipsej.


ALBANISCHE TEXTE MIT GLOSSAR
von Holger Pedersen
LEIPZIG - 1895

IX

Hilet e grave

Ish një djalë, ai ish djalë zengjini. Erdhi në vakt që të martonej, vate një zet e pesë vjeç; i thotë babai i tij, që të "martoneç". I thotë djali, që "u baba, nukë martonem pa mësuarë hilet e gravet". I thotë babai që "ti kaqë kohë qe në skoluv, edhe gramet i mësove; tani ato ç'të lipsen?" I thotë djali që "u pa mësuarë hilet e grave nukë marr grua, se do më qeshnë dita me dit". ç'ti bën dhe i jati? I dha para shumë edhe iku, vate gjezdisi dunja në gjith, edhe kudo që dëgjonej nonjë llaf që gruaja kish qeshurë burënë, i shkruanej, edhe kish shkruar shum. E vate sa vate, edhe u-kthe, edhe akoma ç'dëgjonej, i shkruanej, po me mënde të tij ish ngosurë dhe thosh, që "i mësova të gjitha hilet e gravet". Atje ngaha vinej, vate më një kasaba; nek ajo kasabaja martonej mbreti djalën, edhe cilido i huaj që të gjendej në kasaba, dërgonej mbreti e i mirë të gjithë në zjafet, e si ndodhi dhe ai atje, e muar edhe atë edhe e shpun në pallat të mbretit edhe mbreti me gjithë mbretëlënë dil vetë në der e i prit njerëzit e huaj, që i vijn, edhe i vij në konak, që kish nder për të huaj; e si i vate dhe ki djali e i dha mirëditënë mbretit, e pa mbreti, që ish njeri i mësuar shum. E si e pa ashtu, e vuri në një tjetrë konak veç edhe vate mbreti në konak, qe vuri atë, edhe e pjeti i tha, që "nga ç'vënd je ti, edhe nga ç'soj je? se soj it gjan, që ti të jeç nga soj i madh". I thotë djali, që "u jam nga akë-ç vënd edhe nga akë-ç soj". I thotë mbreti: "Po përse ke ratë në këto vënde kaqë mërguar nga vend it ti?". I thotë djali, që 'u kam dalë e mësova hiletë e gravet, se duaj babai të më marton, edhe u s'desha të martonesh pa mësuar hilet e gravet". I thotë mbreti. "Po tani i mësove të gjitha hilet e gravet"? I thotë djali që "i mësova". "E, mir", i tha mbreti edhe e besoi që i kish mësuar vërtet. Doli mbreti përjashtë edhe vate, i thotë mbretërlësë, që "tani të veç të lafoseç me atë djalënë, që kemi vënë veç në konak, se ai ua gjen anën juve gravet, se u ka mësuar të gjitha hiletë, sa hile keni ju". I thotë mbretëla: "E, do e shomi, ti thua që i ka mësuar të gjitha, po u thom që s'ka mësuar as një". Edhe ashtu vunë bast mbretëla me mbretin,që kujt t'i dil fjala; edhe vate mbretëla në djali. "E miserdhi, u-lafosn; e pjeti ngaha ish, i tha edhe ai vëndinë; e pjeti mbretëla, që pse kish vaturë n'atë vënd. I tha ai që kish vatur e mësoi hilet e gravet. I thotë mbretëla, që i mësova të gjitha?" I thot ai, që "të gjitha i mësova". "Shimir" i tha mbretëla, "se mos nukë ke mësuarë nonjë akomi, jo të gjitha". Edhe doli mbretëla edhe vate, nek kish punënë. Erdhi sahati, që do vijnë buka, të hajnë. U vuri të tjerëvet bukë, dërgoi, shpun edhe atij sufran me buk, me fai me ver, me të gjitha, edhe zuri dhe haj bukë. U thotë mbretëla hizmeqarëvet edhe hizmeqerevet që n'atë konak, që ishte ai djali vetëmë, të mos të vij nonjë nga ju, se do të vete u edhe kam një çikë llaf me të". Edhe hizmeqaretë, si u tha mbretëla bënë edhe s'vate ndonjë atje. Vate mbretëla edhe hiri mbrenda edhe mbilli derënë edhe i u-qas djalit pranë, nekë haj bukë. Andej këtej e solli në hesap djalënë, që la bukënë edhe u-qep t'i bën punën mbretelës, edhe ajo e la, sa u bë hazër edhe j'u-qas. Psandaj briti mbretëla edhe u thot, që, "ç'u-bëtë? këtuni!" Me të digjuarë mbreti dhe gjithë laverëtë e mbretit, u lëshuan edhe van atje në konak. Si pa djali ashtu, vdiq nga frika, gjizma i vdekur ish, edhe më s'dij, se ç'xhevap t'ip. Si erdhi mbreti hiri mbërda me forë të madhe edhe i thotë mbretëlës, që "ç'pate, që brite?" I thot ajo, që "ki djali fukaraja, nekë haj bukë, i ndesi një kokall në grik, edhe hazër që të vdis, e nga ajo brita, po, deshi Perndia, e nxori kokallën nga grika; edhe shin-e-ni, se çish ishte bër". Vate mbreti, e zuri djalënë e tundi nga vëndi, e i tha, që "ç'ish këjo, që pësove? a mos keshe u(uri-ed) e haje me vjas bukë, e të ndesi kokalë?" I thotë djali, që "u s'kesh edhe u të madhe, po ashtu më ndesi". I thotë mbreti, që "ri edhe ha buk merehat". Edhe iku mbreti me të tjerëtë edhe e la prap mbretëlën. Pastaj i thot mbretëla djalit, që "mirë, të gjitha i keshë mësuar, po këtë hile çish nuk e kishe mësuar?" Edhe i tha pastaj mbretëla që "hiletë e gravet nukë mësonen, po të veç në shtëpi tënde edhe të martoneç edhe ti si gjithë bota se ilet e grave s'i ka mësuar dot as shejtani". Ashtu i foli dhe mbretit mbretëla edhe i tha modenë, se çish ish puna, që briti edhe e kërthesi bastin mbretëla, edhe atë e dërguan në shtëpi të tij, edhe u-martua edhe ai si gjithë bota edhe i hodhi poshtë, gjithë sa kish të shkruara për hilet e gravet.

A 211, nr. 12 (prill)

CONTES LABES
recueillis par M. Holger Pedersen.


KLËSHEDHRA

Flëëj mbi ghclúnjëszit të vajës
trimi e ndrrij lëvdiin e tiij;
e këndój e lume váisza
një kangjÚl këndój maaltaar.
Po Klëshedhra dual nkaa pília.

KLËSHEDHRA

Tçë gravtii paa e pritur jmia;
váisza e bardhë mëë se bora,
e kii trim si dren i rii!

Lavur vaisza u kjet e çkundi
szoon i ssaj, të buçmin jaar.1

VASHA

Se ti trim, i forti trim,
në ngchë szgjone jemi sbierrë.

Po flëëj humbët jari i saaj.
I çkaptuan dii lot ahíerna,
m'i çkaptuan nkaa siit kjithérie,
e një pik ndë vesh raa trimit.
Kartseu çpeit e ngchrehu çkluhën,
tue vrenosur mbríitur vétulat.2


GIUSEPPE SCHIRO - RAPSODIE ALBANESI
Palermo-Andrea Amenta, Editore - 1887

KALOGREJA

Gkjëndin laaj të shéites tries
kalogree ndë szaal të Dhrinit.1

KALOGREJA

More ti, suvala e rrgjëndë,
sbardhe mirë msalën shéite.

çkoj atei kaluar Nik Petta.

NIK PETTA
Agchëgchszúashe, kalogree;
trúajëm ti te Perëndia.

KALOGREJA

Kçtu të dhëfçit hiir i Larti,
si e ndëlgchònj te ku jee vete.
Ti jee vete tek e bardha
bijë e Radhës, tçë dërgchoi
mëë të besmin mbi gjith shátërtet
të të siil-j një nduht e kekje.


NIK PETTA

Ti si e dii, mbre kalogreszë?

KALOGREJA

Mos më piesh; gjith kjish u dii.
Kle Manisza e bija e Radhës
taxur nuse, tçetes mbalë,
szotit Ndree nkaa fara e Danës.
Kçtu desh prindi, po jo váisza.
   Si kle vetëm buri kçiil
edhé njiij shátëri foli.
   - Se ti, i besmi mbi gjith t'jerët,
kee të vetç te Kroja shéite
të më thretç Nik Pettën dashur;
të m'i thuash se për trii dit,
për trii dit e për trii nata2
rrii Manisza saa t'e presnjë;
në mënofçit do t'e gjenjë
shokje e Danes a e t'in Szoti.
çkuan trii dit naní e trii nata,
e ti arrure tek e karta;
içt Manisza nuse e Kriçtit.

NIK PETTA

Thua të ftetën, kalogree?

KALOGREJA

Ngchë thash kuurr, o trim, një e rreme.

NIK PETTA
U mënova se më mbáaiti
luft e kekje me të húajit;
munda e vrava turkj paa nëmër…

KALOGREJA

Lik për tiij, Maniszën bore!

NIK PETTA
Kalogree, mos jeesh e thaat;
mos më keesh si çkëmbi szëmbrën!
Ti më thithe, me kto fjalë,
ti më thithe piés e gjelës.

KALOGREJA
Murgchu trim, më duke kekj.

NIK PETTA
Parkalese Perëndiin,
se içt e gjegjur fiala jote,
parkalese për Nik Pettën,
kalogreszë e bardhë szëmbrie.
Ngchë mënd jeet një dit e vetme
të më viedhnjë váiszën t'ime,
ilszën t'ime, lulen t'ime…

KALOGREJA

Murgchu trim, më duke kekj;
po Maniszën ngchë e kee mëë.

NIK PETTA

Do më sielç ku váisza u mblii?

KALOGREJA

Jts e vemi se içt ktu nd'áanszë.

Ajó veej e para e jari
kalin mbaaj për halenari
e i veej prapa tue shërtuar.
Kuur arruun ndë klish, poníim
buri krikj Nik Petta e hiri;
po ngchë paa mëë kalogreen.

NIK PETTA

Se tçë buni rreth ktij varri?
Kë varrszoni, o gjíndia e mirë?

GJINDIA
Na të vetmen lule e Radhës
ktu varrszojëm, o bujaar.
Prindi e taxi szot Ndree Danës;
po Nik Pettën ajó deej;
helmi e vrau, ëë nuse e Kriçtit.

NIK PETTA

Saa t'e puth të prasmen herë,
ailì! lemni, o gjínida e mirë.
U i Maniszës jam Nik Petta;
u mavrisza, u jam fansziu!

I buun vent; u kjas e holkji
e të vdÚkurës pëlhurën…
   Po tçë dree, tçë taraxii,
kuur te kurmi i vdekur njohu
kalogreen tçë e kish udhisur!


Shënime mbi letërsinë shqiptare

CONTE POPULAIRE INÉDIT - Përrallë popullore e pabotuar
(TRADUCTION FRANçAISE)

Na ishte një baba dhe ky baba kishte një çupë shumë të bukur. Dhe pasi erdhi në moshën për t'u martuar, i thotë babait: "Baba, më jep një burrë". Babai i thotë "shko në qoshe të urës dhe prit; dhe do të shikosh që fati yt të pret atje, nëse do të kalojnë tre djem dhe ai që do të pëlqejë më shumë ai do të jetë buri yt".
I thotë dhe ajo u nis dhe po priste, ashtu siç i tha i jati në qoshe të urës. Nuk priti shumë, kur një djalë i ri trim kaloi, hipur mbi një kalë të zbukuruar me serm (argjent). Ai i thotë "Do të më marësh për burë?" Ajo i thotë "Ti je i bukur, por ai që do të vijë pas teje mund të jetë më i bukur". Dhe ai u nis… dhe ajo po priste. Nuk priti shumë kur një dschine (xhinë) kaloi m'i bukuri i botës. Ai i thotë: "Do të më marësh për burë. Ajo i thotë: "Ti je i bukur, por i treti do të jetë mund të jetë edhe m'i bukur." Ai u largua dhe ajo po priste. Por ja që i treti që erdhi ishte një Edschdercha1 dhe na i hëngri çupëzën e re.
1. Monstrë Ezhdercha, përbindësh - lugat.
NOTES SUR LA LITERATURE ALBANAIS - Shënime mbi letërsinë shqipe
LA POESIE EPIQUE DANS LES CHANTS POPULAIRES
(Poezia epike në këngët popullore)

QYSHKUR DOZONI dëshmoi se shqiptarët janë pa letërsi, as edhe gojore, flet qartë se ai s'kishte asnjë njohje, përveç se disa bejteve të shturura dhe të ca këngëve pa formë të kënduara nga pushtuesit (zaptiet). Ndjenja poetike, është gjithmonë epike dhe shfaqet shumë thellë në këngët tonë kombëtare.
Mitko ka botuar (Mleta shqip, p. 129) një ngjarje (kronikë) popullore ku tregohet një trimëri spartane, siç thuhet sipas shkollat:
- "S'ëmësë van e i thanë: "Meço bëjnë ta vranë - Ndë u vra nga trimëria - Namn e mori Shqypëria!" (Shto shënimin faqe 166-167)
E një bukurie të thjeshtë dhe tragjike është dhe kënga e mbledhur në Shkodër dhe e botuar në numrin tonë të fundit (….) Ne do të shohim sakrificën heroike dhe të vullnetëshme të jetës të ngritur (të shpallur) në një farë mënyre në një institucion të regullt. Thirja publike në Shkodër: - "Kush e fal shpirtin e tij?" - Dy heronj shkodranë do të përgjigjen?
Jo më pak e njohur është kronika e vargëzuar e mbledhur në Dibër dhe e botuar po në këtë numër (B2). Lam Daci, i sulmuar nga Demir pashai, mbyllet në kullën e tij bashkë me të tijtë. Armiqtë bërtasin

DOCUMENTS SUR LE FOLKLORE ALBANAIS
DEFTIMSHKRUARA MBI KËNGA Të POPULLIT SHQIPTAR

LE VOYAGE (KURBETI)

Fjalëzat lindore sefer dhe kurbet të familjarizuara në gjuhën shqipe për të treguar udhëtimet e largëta dhe me të papritura kanë shprehur gjithmonë pasiguri dhe dëshpërim. E panjohura e frikshme e cila natyrisht lidhet me mendimin e udhëtimit në një vend të largët, me të cilin rrugët e lidhjes dhe lajmi mungon plotësisht dhe ku marëdhëniet e një qyteti me një tjetër nuk bëhen të njohura as nëpërmjet shtypit as nga tregëtia e përditshme, por nga rrugët e mushkave, kjo në Shqipëri përbën fatin e trashëguar qysh nga lashtësia dhe e gjallëruar nga islamizmi.
Këngët popullore pasqyrojnë në të gjithë Shqipërinë këtë kob që ndjell kurbeti.
Mitkua ka botuar shumë. Ne do të përkthejmë tre nga këto këngë:

Kur vendos të shkojë në kurbet një ose dy orë para nisjes, të gjithë të afërmit dhe miqtë, mblidhen në shtëpi për ta shoqëruar deri tek kufiri i fshatit ose i qytetit. Duke kaluar pragun e shtëpisë, ju do të gjeni në rrugë një poçe shtamë plot me ujë të cilën duhet ta thyeni me këmbë. Gjatë gjithë rrugës, të gjithë ata që ju shoqërojnë, hedhin verë në vithe të kalit tuaj. Kur arrijnë jashtë fshatit, fisi dhe miqtë ndalojnë, ju japin fruta dhe ëmbëlsira që kanë sjellë, ju urojnë një fat të mirë dhe pasi kanë derdhur dhe shishen e fundit me verë në vithe të kalit i cili do t'u shpjerë drejt vendeve të huaja, ata kthehen nga erdhën.
Nëqoftëse nuk do ta shohë më vendin e lindjes, ai hedh ca gurë prapa me kurriz nga shtëpia.
Gjatë mungesës tuaj nëse një nga fisi juaj ka lemzë, jeni ju që ëndëroni ose flisni për të nëse i dridhet qepalla tregon që ai është duke marë lajme nga ty. Në se baraka qëndron mbi një pemë të kopshtit tënd, ju do të ktheheni shpejt.

Mbledhës f.961, nr.72 faqe 12.
Vasha lante, vasha qante
ç'ka vasha, që lan e qan
laj fustanthin e tim-zoti
Sod më erdh' nesër më ikën
Perandaj po lanj e qanj.
Doli miria për det
Rri, o zonjë, me shëndet'
Lermë të vete ndësefer,
Mahmudie të të sjell
Mahmudietë s'i dua,
Rri o bej, këtu me mua
Rri o zot këtu të rrimë
Kësmetnë mbë perëndinë.
Rri, o zot të shkojëm jetë,
Mahmudiet vinë vetë.
Që të dashurohesh
Duhet të gjesh një trifil me katër fletë dhe duhet t'ja japësh priftit, i cili e vendos në një cibore dhe e le për tridhjetë e nëntë ditë. Ditën e dyzetë, ju bekon prifti dhe ju jep trifilin me të cilin ju duhet të prekni të gjithë njerëzit të cilët dëshirojnë  t'u ngjallet një dashuri e papërmbajtur - Ky rit popullor është i përhapur në të gjithë Shqipërinë. Dyzet ditë në cibore dhe bekimi i priftit është një zakon vetëm tek shqiptarët ortodoksë. Është e kotë të themi që asnjeri deri sot nuk ka gjetur trifil me katër fletë.
BILBILI N'KAFES T'ARGJENT
KANG DIBRANISHT
(Kënnohej para 25 vjetsh në Rekë të Dibrës)
ç'këndon bilbili në kafes të argjendë?
As vjen keq për vatanin tëndë?
Keq më vjen, m'kputet zembra
Po bëj me dal e s'më çilej dera.
Kujtojn bota se un kem sevdan
Oh! mor un i mjeri po kërkoj vatan!
At vatanin ku m'ka lejtun nona,
E marke ujët e mbytke rona!
E marke ujët e mbytke rona,
Po më i bukur se kafesi i ngjenn kona.
Mor bilbil t'u zbathkshin syt
Un i mjeri t'u qamun gjithnjë të rit
Mor bilbil ç't'u zbarthkshin pendet
Un i mjeri t'u qamun derdet!
Me qën edhe nji her të dal mi nji jeshil
T'i qaj derdet gjith tekmil,
Me qën të hyp mi nji tepe edhe nji her,
T'i qaj derdet për nji her
                PREJ POPULLIT
ALBANIA B143
FOLKLORE…
ç'KA S'DUHET BËRË
I Nuk duhet vëshëllyer natën sepse mblidhen shpirtrat
II Kur udhëton ose kur shetit natën do të thotë që ai po kapërxen pragun e shtëpisë, duhet patur kujdes që të mos e kthejë kokën, sepse çdo burrë ndiqet nga shpirti i keq, të cilin juve po e patë në sy, do t'ju venë përfund.
III. Nuk duhet fjetur as ditën as natën nën një arrë sepse hija është e gjallë dhe ndjellakeqe.
IV. Nuk duhet kurrë një urë natën, sepse ka të bukura të dheut (zana) të cilat vallzojnë (hedhin) valle dhe këndojnë duke pritur kalimtarët për t'i zënë rob.
V. Një burë tek shkonte për gjueti dhe takon rrugës një prift duhet të heqë dorë nga gjuetia sepse në këtë rast, sepse prifti është një shpirt i fshehur. Nuk duhet shkuar për gjah atë ditë pa marrë rrugë tjetër.
VI. Një gjuetar të cilit i thuhet udh' e mbarë nuk duhet të përgjigjet
VII Në se një hajdut
VIII Kur nisesh për rrugë dhe kali në çastin e nisjes nevrikoset, duhet të heqësh dorë nga udhëtimi atë ditë.
IX Nuk duhet të hash thërime buke sepse ato sjellin varfëri.
X Nuk duhen ngrënë mollët me të cilat ke luajtur sepse të ritet gusha.
* Një grua shqiptare na tregoi pak kohë më parë me emocion dhe me besim (përbetim) që vëllai i saj u vra në një pritë duke pasur ditën e udhëtimit fatale, e gjaksi me mamuzet barkun e kalit, i cili i pabindur nuk deshi të bënte asnjë hap.


La poesie epique dasn les chants populaires

Jo më pak e njohur është ngjarja e thurur në vargje e mbledhur në Dibër dhe e botuar në të njëjtin numër (fq. 129) Lam Daci i sulmuar nga Demir Pasha, është mbyllur në kullë me të tijtë. Armiqtë bërtasin:

LAM DACI (shih A 206)
Kang dibranisht
Demir pash turkomane; Ku i çon topat n'ato male? - Po t'i majm me gjith sheshane! Ky lam Daci nji burr i vogël - zbardhi faqen e Grykës vogël, - krisi topi ke Gështenja.

- Kull' e Lamit dridhet mrena?
- Nuk më dridhet kulla mrena!
Kam do djelma si levena,
En Shabanin me shtat zemra!
Beqir Dema, nji burr i gjat,
E shet Lamin për nji shpat
Po s'ësht gru' ta zesh në shtrat!
                           PREJ POPULLIT


Por një këngë e pëlqyeshme është dhe kjo që po botojmë në këtë numër. Ajo është shumë e gjatë për ta botuar të plotë me vendin që kemi dhe vargjet e përkthyera fatkeqësisht e humbin hijeshinë e formës që ndodhet në tekstin origjinal.
Një bej shkodran, Mehmet beu1 (1. Kjo këngë është historike dhe konkretisht, studimi i argumentuar dhe i kryer për herë të parë prej një bashkëpunëtori nga Shqipëria e Veriut që botohet me këtë numër mbi Mustafa Pashën e Shkodrës, ngjarje që shërbeu si temë e kësaj poeme popullore) shkoi të luftojë kundër Vezirit. Duke mos patur veti të mira komanduese ai u kërkon dy shërbëtorëve të tij në se kanë dëshirë ta shoqërojnë. Salih Rakia dhe Mem Hasani e pranojnë. I pari plot madhështi i dyti me theshtësi.

B-7 vëll Shih Mitko faqe 279 kënga nr.392

MEHMET BEGU E MEM HASANI
KANG SHKODRANISHT
Tahir pasha qan me lot:
"Kam nji fjal të madhe fort;
Mehmet begut kush ja thot,
Se po e vret Veziri sot!"
ç'ka Veziri që t'më vret mua?
Ke m'ka çu e kam ndërgjua,
Njer në More i kam shkua
En me Greknit kam liftua,
Dy tri her un jam plagua,
Me sheronjs un jam sherua
Ulefen s'ma ka pagua"
Mehmet begu shef sahatin -
çoji, djelma, shloni atin,
Drejt përpjet t'a mar sokakin!"
Mehmet begu u nis me shku:
"Cilli djemsh dot vjen me mu?

Thot Saliu: un jam i par,
Neti Mem në do me ardh?"
Mehmet begu thot nji fjal.
"T'kisha pasun ne një djal,
Ne nji djal porsi Mema
Paçsh me i hy Vezirit mrena,
T'ja linja derën sall me femna
Pushka e begut na boni "pam!"
"Mem Hasan bre ku të kam?
Qindro, beg, se këtu jam!
Kalin për freni e kam
Ma të mirin vra e kam;
Or Sali! Sali Rakija
Nji ktu njifet trimnija
Ke na vritet zotnija!
Ore Mem ç'u bo Saliu?
La kpucët e ktheu e iku!"
Mehmet begu nji i holl e i gjat,
Thot Veziri se mi do grat.
S'i do begu ato Turkesha
Tuj  pas t'tijat shkodranesha,
Tuj pas zonjat gjith kalesha.
Pa m'digjo, e mjera nan!
M'a ban vorrin ma të gjan,
Bashk me Memën t'na nxan!
Hesht, moj e zeza grua,
Mo qaj Memën, mo' m'qaj mua,
Por qaj Salin q'u turpnua.
               PREJ POPULLIT


B157
DETIT
OH det, o uj i njelm
Qi gjithmon u gjete plot!
Shum t'kërkunë, funn nuk t'gjenn;
Ku do t'jen mmarimi jot?

Sa vaporë e sa gjemi,
Qi shetisin e s'të bajn zollum.
Ti ke hyqym me i përpi;
Je i gjan e duron shum!

Sa shehre* e sa limana
Sa vapore * kan nis
Qi prej tejet presin gjana,
Me dylnja m'u gjeshenis

Kur asht njeri majë tejet,
Mer turbin* e ban seiran;
Don me i lujtun mett prej krejet,
Kur e sheh tallazin tann.

Kapidanat nnër gjemia
Jan mmësu e nuk dron hiç
Del delfini porsi shpija,
I shkon barks deri në kiç.

Deti i bardh e deti i zi,
Kanë shumë gjana që kushtojn,
Gjinnen peshqit mrenna tij
Sa kannart nuk i peshojn.

Majë detit kur të hypish,
Do t'a nryish mennen me dry,
ç'far do mahlukatit t'lypish
Aty e gjen me pa me sy.

Besa det, ti ke shumë halle,
Je krijue motit jets,
M'ty jan breshkat porsi male
Sa vaporët s'lan me ec.

Njerzi t'egër edhe shtas
Aty gjennen shum e shum,
Xhevaire edhe Imaz*,
Se mennia me t'pas zollum.

Shka t'lypin e t'kërkojn
Kurgja mangut s'i ka mmet,
Por veç shpent * fluturojn
Mmrenna detit s'kam me u gjet.

              PREJ POPULLIT
nentor-dhjetor 1898 * qytete, * dylbinë *, almaze=diamant

Dola ndë pazarë,
pa bleva një pulë.
Pula bënte koqe ve,
çupa drithte petanik,
gjeli po këndonte,
dru mbë dru flytyronte.

Dola ndë pazarë,
pa bleva një rosë.
Rosa bënte vak, vak, vak,
pula bënte koqe ve,
çupa drithte petanik,
gjeli po këndonte,
dru mbë dru flytyronte.

Dola ndë pazarë,
pa bleva një patë.
Pata bënte pat, pat, pat,
rosa bënte vak, vak, vak,
pula bënte koqe ve,
çupa drithte petanik,
gjeli po këndonte,
dru mbë dru flytyronte.

Dola ndë pazarë,
pa bleva një dele.
Deleja thoshte: Milëmë mua,
Pata bënte pat, pat, pat,
rosa bënte vak, vak, vak,
pula bënte koqe ve,
çupa drithte petanik,
gjeli po këndonte,
dru mbë dru flytyronte.

Dola ndë pazarë,
pa bleva një lopë.
Lopa thoshte: - Milëmë mua.
Deleja thoshte: - Jo, po mua.
Pata bënte pat, pat, pat,
rosa bënte vak, vak, vak,
pula bënte koqe ve,
çupa bënte petanik,
gjeli po këndonte,
dru mbë dru flytyronte.

Dola ndë pazarë,
pa bleva një kalë.
Kali thoshte: - Hypëmë mua,
lopa thoshte: - Milëmë mua.
Deleja thoshte: - Jo, po mua.
Pata bënte pat, pat, pat,
rosa bënte vak, vak, vak
pula bënte koqe ve,
çupa drithte petanik,
gjeli po këndonte,
dru mbë dru flytyronte.

Dola ndë pazarë,
pa mora një plakë.
Plaka thoshte: - Fli me mua.
Kali thoshte: - Hypëmë mua,
Lopa thoshte: - Milëmë mua.
Deleja thoshte: - Jo, po mua.
Pata bënte pat, pat, pat,
rosa bënte vak, vak, vak,
pula bënte koqe ve,
çupa drithte petanik,
gjeli po këndonte,
dru mbë dru flytyronte.

Dola ndë pazarë,
pa mora një çupë.
çupa thosh: - Fli me mua.
Plaka thosh: - Jo, po me mua.
- Tyt' moj plakë, se s'të dua,
hajde ti, çupë, me mua.

MITKO fq. 82-83



Mitko fq. 23 nr.17


As ia thoni njëzë, të bënenë dyzë.
Dy sisë na i ka vasha,
zënë na e ka bilbili,
që na këndon majinë edhe gjithë prillë.
As ia thoni dyzë, të bënenë trizë.
Tri këmbë perustia,
dy sisë na i ka vasha…
As ja thoni trizë, të bënenë katër.
Katër sisë na i ka lopa,
tri këmbë perustija.
As ia thoni katër, të bënenë pesë.
Pesë gjishtër' na i ka dora,
katër cica na i ka lopa…
As ia thoni pesë të bënenë gjashtë.
Gjashtë brirë na i ka ndreu,
pesë gjishtër na i ka dora,
katër sisë na i ka lopa…
As ia thoni gjashtë, të bënenë shtatë.
Shtatë vëra na i ka koka,
gjashtë brirë na i ka ndreu,
pesë gjishtër' na i ka dora…
As ia thoni shtatë, të bënenë tetë.
Tetë sisë na i ka bushtra,
shtatë vëra na i ka koka,
gjashtë brirë na i ka ndreu,
pesë gjishtër' na i ka dora…
As ia thoni tetë, të bënenë nëntë.
Nëntë mujësh lindet djali,
tetë cica i ka bushtëra,
shtatë vëra na i ka koka.
As ia thoni nëntë, të bënenë dhjetë.
Dhjetë sisë na i ka dosa,
nëntë mujësh lindet djali,
tetë sisë ka bushtra…
As ia thoni dhjetë, të bëhen njëmbëdhjetë.
Njëmet' muajesh pillet mëzi,
Dhjetë na i ka dosa,
nëntë muajesh lindet djali.
As thoni njëmetë, të bënen dymetë.
Dymet' muaje është moti,
njëmet muajësh pillet mëzi,
dhjetë sisë i ka dosa,
nëntë muajësh lindet djali,
tetë sisë i ka bushtra,
shtatë vëra i ka koka,
gjashtë brirë i ka ndreu…

  • Postime: 698
  • Karma: +0/-0

#1 ne: 07-12-2005, 09:20:20
oj mamoca, moj mbretëla:) bukur shume...

  Thesari burimor i popullit tone eshte i pakrahasueshem dhe ka nje burim, e flitet neper dialekte, qe kah te shkojme trevave tona, i hasim te njejtat gjera, por ne te folme te ndryshme...

  Njoni shkon me zgjedhe nusen e tij dhe sa kohe e nuk gjene ashtu sikurse deshiron edhe nji dite shkon ne treg, ku nji tregtar kishte qite me shite, nji thes dreqen. I afrohet ky djali e po e pyet: ndal ta zgjedhi nji ma te mirin (ma t'miren:)! - Tregtari, ia ktheu: si n'kryet, si n'fund t'thesit, krejt jane njisoj - po merre nji, e baju!' Bye!

***

  'Posa doli bjeshka pas diellit, shtrati kceu prej mixhokut t'gjane, kalli kalin dhe i hypi kamishit, me krah ne pushke edhe u nis per Gjilan... Udhes, pau tri dhelpna: dy t'cofta e nji t'pashpirte edhe t'ia rrudhi gishtin e dhelpnes se cofte - pushkes - bam-bam! Mori cepin e krahut dhe e qiti mbi dhelpnen e cofte edhe u nis m'i gjet nji konak.
  Shkoi tek nji shpi edhe ne oborr pau tri plaka: dy qorra e nji pa asnji sy. E d'veti q'at plaken pa asnji sy: ku mund ta zij ket dhelpen, e t'hamë mish sonte? - Qe - tha plaka, merri q'aty jane tre vegsha, dy te thyem, e nji pa fund edhe e mori q'ate vegshin pa fund, keshe po e zine dhelpnen - as mish as çorbe! U eçtue fort, pa hanger as mish as çorbe edhe afrohet tek tre kroj - dy te shterrun, e nji pa uje. Ra me gur n'dy gujt, keshe po pin ne kronin pa uje. Kur e çoi kryet, e pau se bjeshka ish hí mbas diellit - e shkymi kalin edhe i zhdrypi kamishit, e shtrati ra mbi mixhokun e gjane!

   (Sigurisht, se ai flejti me ate plaken pa sy, e jo me ato dy qorrat tjera:)

***

Njoni e kish pase nji qike shume te bukur e azgone, sokoleshe me flete edhe ia lypin per martese nja njizet vet rend, po asnjonit nuk ia jep. Nji nate i thirre te gjithe dhondurrtë pernjihere ne darke. Erdhen ne darke rend, te gjithe ata qe e kishin lype qiken e tij (dhandorët, dhondrrat e ardhshem:) edhe u ulen ne çergë rend ne ode burrash. Baba i qikes se bukur e sokoleshe me flete, e porositi t'bijen:
- Merre nji bakall me uje te nxehtë valë, e hin e qitju me i la durtë para darke! - Qika mori bakallin me uje t'valë edhe po iu qet me i la durtë dhandorve me rend... Secili nuk foli asgjo, as of as if, veç u salakuqen n'f'tyre, e deri ne te mbramin dhonderr (te ardhshem), po i lajne durtë me uje te nxehte valë edhe u pervluen durshë.

  Kur qika shkoi tek djali i fundit edhe ia qiti ujin e valë duerve - ai djali i iku duert e i tha me rrembim rrebtë:
- Ik, moj t'plaçin syte e ballit, po nuk jam ardhe k'tu me u pervlue me uje t'vale - ik andej e thé qafen...!
  Baba, i tha atij djalit te fundit:
- Baclok - ty te kjofte per hair, kjo qika jeme, edhe u trashigofshit per jete e mot - se ketyne tjereve, nuk ka çka u vyen qika jeme - k'ta qe nuk guxuan t'ia kthejne fjalen - nuk jane per qike temen!

   Edhe trimi mori qiken (cucen, vashen, gocen, vajzen sokoleshe me flete) e ata tjeret shkuan me bisht nder kombe, kah erdhen!



  Odise
« Editimi i fundit: 07-12-2005, 10:36:53 nga Odise »

  • Postime: 163
  • Karma: +0/-1

#2 ne: 09-12-2005, 03:06:28
Odise

Me pelqyen shume pasazhet qe ke derguar. Le te vazhdojme te gjejme te tjera.

  • Postime: 698
  • Karma: +0/-0

#3 ne: 09-12-2005, 12:01:31
Mamoca, e nderuar!

Per aq sa kemi kohe, nuk po kursejme... kjo pune jona eshte vullnetare, per hire te kombit tone!

  • Postime: 163
  • Karma: +0/-1

#4 ne: 13-12-2005, 04:35:18
LULIA E MALEVET

(Prallë)

Hodo Begu s'e kish as aqë të prishur me rakinë; andaj si ra nata përmbi qytet edhe ai nukë kthehej akoma në shtëpi, zonja e tij edhe e bija pandehnjin që kish përkuvënduar me karafen edhe me "mezenë" pakëzë më tepër zakone; po ja Hodo begu tek ryn, edhe, duke puthur gruan e vashën, thotë: "U -poqa me im vëllanë, edhe ka marë të ra nga Parisi. Toskua me Moskon u- nisnë, edhe do të jenë këtu në pesë- mbë- dhjet ditë. Sill rakinë edhe mezenë ".
Toskua edhe Moskua, niptë e Hodo begut, qenë në kryeqytet të Frëngut nga afro tre vjet. I at'i tyre, Rjeparak begu, kish miaft rjepur botën, kur qe mutesarif në një vënd të Toskërisë, për të nxjerë aq të holla sa ja kish dashur zëmbëra. Andaj mundi të dërgojë djemt'e tij në Paris që t'u zbukurohet mendia, edhe më shumë që të mësojnë në kryeqytet të Shejtanit miaft mjeshtërira për të rjepur dhe ata botën.
Hodo begu dhe fëmija e tij, si pijtën, hëngrën dhe u- ngopnë, u- ngrinë nga manca(1), edhe vanë afër zjarit. Se bënte ftohët, edhe pëndëzat e borës flytërojin jashtë si nja mijë miza të bardha. Shega (ashtu qe emëri i vashës) vuri të pjekë gështënja.  Gështënjat dhe shkëndillat kërcëllitjin; Hodo begu hiqte kafenë si nja cule; Hanko Hodo begjina pinte me gadalë. Pastaj u hap kuvëndi, edhe ra përsëri mi Toskun dhe Moskun.
   - " Kush e di sa do të jenë të ndruarë! tha begu. Tani që mësuan mirë, shpejt kanë për të marë punë, edhe ergjëndi me bakshishetë do t'u bjerë si breshër".
   -" Vërtet, u- përgjigj hankua; andaj s'do të na dëftojnë miqësi të madhe". Pas ca mënde shtojti dhe këto fjalat; "Po në e kanë hundën si pakëz më tepër të zgjaturë, unë shpejt ja u shkurtonj".
    Edhe kuvendi vate duke nxehur.
   "-Bujaret Toskua dhe Moskua kishin zëmbërë të mirë, dhe zëmbëra nukë ndrohet dot", tha Shega me zë të unjtë. Edhe shtojti me zë më të unjtë e pa ngritur sytë: " sa vjeçar është Tosko begu?"
   -"Toskua mbushi, kur u poqnë qershitë- nji zet e dy vjet, tha Hankua; dy vjet më pakë Moskua ka".
   Shega më s'tha gjë, dhe nisi të mendohet.
Pastaj u- ngri: leshërat e saj u- tundnë e i derdheshin në kuriz si nji lum i sterët; ballë të gjerë dhe të bardhë si fildhëmb, sy të zeza * shënojin si hark, hundë as të gjatë as të shkurtë, gojë vogëloshe, dhëmbë të zbortë, grykë të qumështë, trëndafile në faqe dhe qershi në buzë.
   - Shega kish të tëra bukurirat; edhe kur ecte-e lehtë dhe e hollë si nji xhind-miaft e bukurë qe për të ngjarë të Bukurës së Dheut, asaj * zë aqë vënt në të pa-haruarat prallat e malevet tonë. U -ngri, u- qas penxheresë, dhe shtyri sytë jashtë. Nata kish mbuluar pemët e kopshtës, gjithësia flente, s'dëgjohej gjë veç të psherëtiturit e borës * binte gadale gadale. Shegës i vinte nja rëndësi në shpirti; i dukej që ishte e vorfërë, i dukej zëmbëra si kur pritte nonja shpresë të largë, edhe pjeti vetë veten shkakun e këtij trubullimit. Pastaj vuri t'i bjerë qelqit me thonjë, duke dërguar sytë lark, nëpër erësinë tek rotullonte bora.
II

Në këmbë të Tomorit, pshati tek rinte Shega dukej sikur e kishin lindur duart'e xhindeve, aqë qe bukurosh me ato shtëpitë të bardha dhe të vogëla, me pemët * e rrethojin nga ç'do anë, me atë qellin e tij të qëruar *-edhe në mes te dimrit-ish ralle të mos ngjante nji tavan i ngjyrë mbas mjeshtërise. Sa qe ëmbël të rinte njeriu nd'anë të lumit të qelqtë cili shkonte nëpër pshatin, të shikonte lodrat e pishqeve në funt të ujave, te dëgjonte ligjirin e unjte të ujës * kërcente gur mi gur!...
   Kur kthente njeriu syte drejt malit, mali qe si trim i ri me nja tufë pemësh dhe lisësh; vetëm në krye-lark lark-bardhësia e borës të pasosmës kujtonte nja pleqësi tashi të lartë. Kur hidhte njeriu sytë drejt fushës, fusha qe e majmë, e thellë, dhe po niste të gjelbëronte. Së ishim ne të parat të Marsit, dhe me gjith që dimëri s'kish ikur fare, zëmbëra e gjithësisë këndonte tashi këngën e lulëzisë gjithë...

III

   Qe mëngjes...( Sa gjëra na kujton mëngjesi kur ishim në nisje nëpër Shqipërinë!.... Ore hanxhi brirak! sill shpejt kafenë dhe te bëhen gati kuajtë!.... Hanxhiu i gjori s'u-zgjua akoma mirë, dhe harron gjysmat e porosiravet....
   Hanxhi or vëlla! mos na lësho të mbetemi sot këtu!... Hanxhinë e zuri gjumi përsëri.... More hanxhi, a janë gati kuajtë? Makar të nisemi, pa në djall dhe kafeja !....)
   Qe mëngjes. Por atë ditën, pshati nukë flente si të tjerat, me gjith që djelli s'kish akoma treguar vetehenë. Pshati qe i zgjuar. Pa shikoni ata kuajtë * po dalin nga pshati : sa bukur kapardisen trimat * i hipin, me fustanellat tre-qint e pesë-dhjetë qindësh , me xhemandanët të arta, dhe me pushkat larë florie, të vjetëra si Adhami! Në mes t'atyreve është dhe nja vashë... vështroni qysh kapardisen trimat tanë! O derrani vëllezër! Zëmbëra na mbushet me gas kur shikojmë fustanellat të perëndishma * flytërojnë rreth e rrotull kuajve!.....
   Tani u-larguan, dhe përsëlargu duken si gjëra të bardha * tunden.... U-kallnë në fushë...
   Pas dy orë ecje, zbritnë të rinë dhe të presin; po s'kishin akoma ndënjur mi bart, kur kërcitnë pushka, dhe u-dëgjuan thirje : "O derrani! Zoterinj Moskua dhe Toskua na afrojtin!" Atë çast u-ngrinë burrat dhe vasha, hipnë mi kuajtë, edhe bam! bum! pushkat u-ndeznë pa pushuar.

1.Tq.Sofra, gr. trapeza


Kur ata * vejin dhe ata që vijin u- qasnë, qëndrojtin dhe zbritnë kuajve që të piqeshin.
…Toskua veshur shqipëtarisht dukej si trim i vërtet që ish; Moskua, për kundrë, me ato pantallonet dhe me atë redingotën gjer në gju, me syzet shkuar me pe në vesh, qe si një mi i lagur, edhe, midis qind bardhave fustanellave, dukej si një dhi në mes të deshëve. Toskua përqafoi t'atin dhe ungjin e tij, edhe qëndroj përpara vashës duke thënë: Shega!... sa qenka ritur!" Ajo u - skuq si trandafile edhe u- zunë për qafe; pastaj Toskua u- puth me të gjithë, njërin pas tjatërin, si Shqipëtar. Maskua, ay unji kokën dhe zgjati të prapësmen edhe dha dorën e djathtë * qe pshtjellur me një lëkurë qeni.
   Si kuvenduan pakë në këmbë, muarn'udhën e pshatit; Moskua përpara duke kokoritur dhe duke bërë fjalë për Parisin atyreve * çuditeshin; Toskua më prapa, kal'i tij afër kalit së Shegës, mejtohesh një mijë gjëra të ëmbla të djalërisë tij, kur lozjin të vegjël... Vreshtat dhe arat vollvit ijin gjelbërin'e tyre. Këndojin zogjtë, dhe, si atëhere kur ish djalë lumi-lumi i palodhur buçiste duke rrëlkëllyer gurë të rrumbullaktë.

1 Vollvit = fr. Derouler, hl …

IV
   Sa mir i vjen njeriut kur, pas shumë vjet largimi, shkel përsëri baltën e mëmëdheut ti; kur hyn në shtëpi a në kasolle i duket sikur edhe gurët e mureve i thonë " mir se erdhe"; lulet e kopshtës posi vasha bukuroshe duken sikur i zgjatin dorën edhe buzët e hieshme; shkurt, edhe era ngjan sikur është veshur me atë me të lehtën stoli për të pritur mikn'e saj.
   Po Moskua nukë qe miaft naturisht që të ndjente ëmblësirën e kthejtes: në Paris kish vënë syze, kësullë të lartë, dorëza të bardha dhe redingotë; kish parë pirgun e Eifelit, kish parë grat'e Evropës lyer turinjtë me mjell; kish parë theatrat, ballot dhe të tjera mjeshtëri frëngu; edhe i dukesh që kish thëthitur qytetërinë dhe pshat'i tij i ngjante si një shtrofkë egërsire: Të kish qenë miaft i mësuar do të kuptonte sa shije ka vendi i tij; qytetëria nuk është të fryhet njeriu duke përqeshur zakonet e vendit ti; zakonet janë zakone, vetëm mendia do ndruar dhe zbukuruar: ç'ka të bënjë të veshurit, të ndënjurit, të ngrënit dhe të tjera mënyrash zakone me qytetërinë? Kur të huaj- duke parë robat që veshin Shqipëtarët, këngët e dasmave, vallet- i pëlqejnë dhe i gjejnë aqë të bukura, ngaha na dalin këta hundëngritur, cilët, me shkak të qytetërisë, gjejnë të liga gjith'ato hirërat e Shqipërisë?    Qytetëria është zbukurimi i mëndjes dhe e flakta dëshirë për lirinë.
   Le të ecijmë me çap Titani drejt bukurisë mendimit, le të përpiqemi të ngrehim mëndjen tonë aq lart sa Frënqtë, le të mësojmë të vdesim për lirinë- pa s'kemi nevojë të ndrojmë ato zakone * janë aqë bukuroshet...
   Si erthnë në shtëpi Moskua hyri në kamaren e mirë dhe u thosh miqve : "Sa jam penduar që kam ardhur! Ah Paris i shkretë; atje më daltë shpirti! ku dini ju, o të mjerë! më mirë të ronjë njeriu një ditë atje se një mot këtu..." dhe goja s'i pushonte.
   Toskua, hequr më nj an'afër një dritores, shikonte gjelbërin e kopshtës, edhe nënë këtë qiell ku ish lindur e ritur, ndjente veten si peshku në ujë. Po një gjë që vuri re duke kthyer e largoi nga gëzimi. Pa dy shërbëtorë * rinin me duart mbërthyer në funt të shtëpisë; edhe në një çast kujtoi robërin'e zezë edhe të rëndë që i ngarkon Shqipërin'e mjerë. Pse këta njerëz të rinin duar mbërthyer? Robëria i ka hyrë aqë thellë Shqipërisë sa çfaqet me të gjith anët: robër në fëmijë, robër në shtëpi, robër në rugë, robër në fshat, robër në qytet, Shqipëria është plot me robër * rinë me duar në zëmbërë, binden dhe u falen njerëzisë.
   Duke menjtuar këto, pa Shegën * vinte me një të qeshur nënë buzë, edhe mjegulla q'i trubullonte trutë, lëshoj vendin gëzimit...
               
V

   Duhet të jetë gjahtor njeriu që t'i marë mendia sa hie ka të hedhë pushkën në sup, zagarë lëshuar përpara, të jetë bashkë me ca miq dhe të shkelë me këmbë bimrat e pylleve....
   -Sa për pushka, tha Moskua, vetëm në Paris munt të gjenjë njeriu të mira.
-Me gjith këtë, u-përgjiq Zoti Petrush, dalin dhe në Inglëdhe dhe në Belgji shumë të mira armë.
   - Po s'dolli nga Parisi, kot
   ...... Zoti Petrush qe një prej atyreve të rallëve të nxehtë Shqiqëtarë * po përpiqen të ndezin andarsinë për lirin'e Shqipërisë. Duke gjuajtur, solli fjalën mi punërat e luftës.
   -Unë, tha Moskua, s'di si të them, po pa thirur Francën të vinjë të na marë, kurë s'kemi për të parë liri me sy.
   -Do me thënë të unjim kryet që të na shkojnë zgjedhën ata të Francës!
   -Zgjedhat e Parisit nukë t'a vrasin xverkun.
   Toskua, * gjer këtu kishte ndenjur me gojën mbyllur, tha:
   -Parisi, Evropa, dipllomasia, memorandat janë sëmundiat e Shqipëtarëve. Njeriu është lindur për lirinë. Liria është të jetë njeriu zoti i vetehesë, pa nënjë urdhërimtar mi kokë. Frënqtë janë të mbëdhenj për dashurinë q'i dëftojnë  lirisë. Andaj nuk është miaft të zëmë ngoje Frënqtë, po duhet më shumë të bëjmë punërat që bëjnë dhe ata: me vdekie të përpiqemi për lirinë. Kështu do të na quajnë njerës dhe do të na nderojnë; pa në shkofshim kohën tonë me të falur fjalës Evropë, Frënqtë si dhe gjithë të tjerët do të na marin për shpirtrobër, dhe do të tallen gjithënjë me ne.
   -Si do që të jetë, u- përgjigj Moskua, pa ndihmën e Evropës, kurë s'kemi për të bërë gjëkafshë.
   -Vërtet një e tillë ndihmë, tha Toskua, nuk munt të na sjellë të ligë. Po le të mos i presim punët s'andejmi pa dhënë ne më parë zjar, gjak, dhe flagë. Evropa la treqint mij'Armenë të theren prej ligëtarit pa shpirt pa turp dhe pa nder që e thonë Hamit- Kodosh, i la të theren dhe s'deshi t'i shpëtonjë.
   -Ke të drejtë o Tosko, tha Petrushi. As një komp s'është liruar pa derdhur gjak, shumë gjak.
   Atje ku Moskua po bëhesh gati të kuvëndonjë, dëgjon zënë e zagarit që kishte ndjellë një ljepur: pushka e Moskos krisi, po ljepuri la.... bishtin.

VI

   Te pshati ku ngjante historia tonë, vijin herë herë të rea të çuditëshma. Thoshin me zë të unjtë se në ca vise të Shqipërisë kish trubullime andarsie, bëhej fjalë për ardhjen e ushtrisë Turkut për të mbuluar gjithë fushat e atdheut pëllask. Mëmëdhetarët mblidheshin natë për natë, dhe peshonin ç'duhej bërë. Ca thoshin të mirnin armët si dhe tjatërkund në Shqipëri; ca, me të butë, dojin të prisnin pasonjën e ngjariave. Fjalët pra për derdhjen e Halldupëve në Allbëni po shtoheshin ditë për ditë.

VII

    Një natë u- dëgjua një patare e tmeruar, pushkat kërcëllitjin, dhe boritë hidhjin dërmën nëpër malet.
   Ushtëria e Turkut i qasej pshatit me radhë të dëndura dhe të zeza. Gjithë njerëzia u- ngrit në këmbë; ca gra edhe djemtë bërtitjin; të tjerët, me armët në dorë, pritjin bythëzinjtë trimërisht.
   Lufta nisi e tmeruar. Halldupët ishin dy-mij, tanët një-qint e pesëdhjetë. O burrani, Shqipëtarë! Bjeruni Turqëve! Të ngordhin të gjithë. Pa shihni tanët si lëftojnë! Nukë, u- shua trimëria e Skandër -beut! e ngjallë, e shëndoshë, rron në dhe të Allbënisë, dhe kur vjen një or'e madhe, ajo trimëri e çuditëshme çfaqet sot si dhe në ditët e Kroies....
   Aili! kur u -gdhi dita ushtria e Qenit mori ndihmë dhe dy kanone.
   ..... Obuzet, në një orë, bëjtin hi gjithë shtëpitë, dhe kornë Shqipëtarët.... Lufta, e vogël por e tmeruar, mori funt, dhe tymi * mbulonte ka-qenë pshatin lavduronte mundjen e së Drejtës nga Forca....

VIII

   Në mes luftës, Halldupët i zuri një e madhe çudi: Panë një çupë shqipëtarkë, me hutë në duar, * shënonte me zëmbërë dhe me mjeshtëri të madhe. Qe afër një burri të ri, dhe të dy tok vrisnin shumë ushtëtarë. Kish një bukuri të rrallë, dhe midis gjakrave dhe flagave, dukej si nonjë perëndeshë e luftës, kur plumbi i një Halldupi i prekojti sisken e rrumbullaktë, dhe ndoti me të kuq bardhësin'e saja. Shoku i saj e rrëmbejti në krahë, dhe, duke derdhur lot, u -largua nga pshati nëpër trazimin e luftës.



IX

   Toskua njihte në Tomor ca shkëmbinj të lartë dhe të mvarur ku vetëm shpesërat dhe nonjë kuximtar i math muntte të ngjitej. Atje e shpuri Shegën të plagosurë. Poshtë shkëmbinjëve qe një shtek i ngushtë dhe i rrezikëshmë. Si shtrihu kushëriren e tij mi një gur, pa ushtërat e Halldupit, *- mundimtarë te ky pshati - ktheheshin të gëzuar dhe vejin në të tjera vise duke kënduar të çkulnin nga rrenja trubullimet e Shqipëtarëve për lirin'e kombit. Toskos i shkoj si vetëtimë një mendim për të marë gjakun e vëllezërve vrajtur. Me një forcë të çuditëshme dhe me flagë në sy, nisi të rrëkëllente shkëmbinj, cilët, duke zbritur në shtek, po shtypnin qindra ushtëtarë. Shega, e verdhe por e gëzuar, e ndizte me zërin e saj të ëmblë. Halldupët lëngonin duke rënë kryetë tatëpjetë, psherëtinin, ngordhnin. Më në funt, u bë-një pushim i madh: Toskua qëndroj, dhe shteku, i mbushur me kërma të zeza, rridhte gjak. Ahere, Toskua lëshoj nëpër largësit'e erërave këtë fjalë: " Rroftë Shqipëria!" pastaj mori Shegën dhe u ngjitnë më sipër dhe më thellë te mali.

   X

   Ish një zhgarbë e gurtë, e ndrequr dhe e lëpirë nga duart'e Nëtyrës. Lisa të gjata dhe të tuffëta i bënin një kurrorë rreth e rrotull. Një kënetë me ujë akull ndritte përpara hyrjes. Zogjtë ligjëronin ëmblë. Era rentte nga fletë në fletë....
   Toskua këputi ca dega të njoma, bëri një shtrat të gjelbërë ku u shtrih Shega. Plaga, si e panë dhe pastaj, kuptuan se qe e caditëshme vetëm. Toskua ia lidhi mirë pastaj vate të mledhë  ca thanë dhe ca gështenja në premët e afërma.
   Hëngrën, duke kuvënduar. Bëjtin fjalë tërë ditën për fatkeqësinë * ngjajti, për njerëzit e dashur që gjetnë vdekjen tek ajo lufta e shkretë, derdhnë lot, dhe nata i gjeti me ato në gojë. Nënë yjtë, miq të largë dhe të dashur, gjumi i zuri, dhe fjetnë njëri afër tjetërit.


XI

   Dy vjet shkojti, dhe përsëri erdhi e ëmbëla verë. Lulet kthejnë drejt diellit fletat e tyre të rea, dhe mbushin bregjet me erëra; po, në majat e larta të Tomorit, asnjë bar s'lulëzon aqë bukur sa Shega. Shega është, me të vërtet, ajo m'e  mirerëshma lule e këtyre maleve, nënëqeshja e buzëve saja gëzon ç'do kohë fletat, drunjtë dhe zogjtë; sytë i janë bërë më të mëdha e më të kordhta, leshërat më të dendura, qafa m'e zbortë; lëkura e saj çkëlqen nga qërimi.
   Dy vjet shkojtin, dhe këmbët e Shegës, me të Toskos s'kapërcejtin kufit'e maleve. Në të parat kohëra, u rëndonte fort e rrojtura lark njerësve, lark shtëpive, midis luleve dhe shpesërave së kësaj shkretie. Po pakë nga pakë u mësua mëndja, dhe tani mënyra e rrojtjes tyre u pëlqente shumë. Pse të zbrisnin në fushëra, midis njerëzve robër, ku mbretëron poshtrësia dhe ligësia e Turkut? Liria dhe forca e pylleve u shëndoshte trupin dhe trunjtë, rrojin me shpresën që të shihnin një ditë Shqipërinë të çkulur nga thonjt'e Turqëve, të përparosurë dhe të lumtur te paqia, - edhe ishin gati të zbrisnin në qytete kur të niste vala e madhe, të derdhnin gjakun e tyre për me miaftuar ëndërin e vet.

XII
   Fle mi lule ngrehu midis luleve; la sytë në një mburim të akulltë; ha pemë për mëngjesin dhe gjah për drekën; ki mi kokë një qiell gjithënjë të qëruar, në këmbë një gjelbësirë të butë; dehu me erëra lulesh, me liri, me dashuri: ç'ëndër m'i bukur në këtë jetë!

XIII
Nata po rrethon pyllet; yjtë e parë dëftehen te qërimi pa pikëllim i zurdit; shpesërat e errësirës derdhin nëpër pushimet kënga të thella dhe të larta....
Anës kënetës Toskua rinte me Shegën. Dora në dorë, po ëndëronin pa kuvënduar.
-Sa të dua! tha Toskua
-Sa të dua! tha Shega
Dhe një puthje e qëruar dhe kërcëllimtare bashkojti buzët....
(Funt)

  • Postime: 163
  • Karma: +0/-1

#5 ne: 13-12-2005, 04:37:24
SELMAN LIKA
N'malci t'Dibrës n'katun * emnohet Okshtun jetonte 80 vjet ma par nji burr i pasun t'cilin e quhnin Selman Lika. Jeta e Selman Likës asht e nigjumun midis gjith Shqyptarëve Geg.
Selman Lika kish tre djelma ene deshi me i martue * t'tre n'nji dit. U-bo dasma e madhe ene e bukur, ene shpia gjimonte prej hutave ene kankeve gzimore. Midis gzimit ene valleve, mrini nji njiri ene i kallzoj Selman Likës * stan i tija ish i okolluar prej vjedharakve. Selman Lika me nji reni kapi hutën e vet ene me t'tre djelmt u-derth mas gjurmat e vjedharakve; i mrini shumë lerk stanit, u mori bagtin * kishin vjeth, ene i noqi deri n'kufi t'Mirditës; vran dymdhet prej atynesh, ene ju vra çun i vet ma i vocri. Masanej, me t'dy djelmt e tjer u-kthye n'shpi ene t'vramin e suall n'kuris. Selman Lika s'deshi me pre as dasmën, as kankt, as gzimin; si u-maruan pra t'gjitha, vuni n'dhe t'vramin vocn e vet, ene vkati t'vlyerën së cilës burri i ish vramun ene i tha t'kthehet opet n'shpi t'et pse nuk ish e thanë (s'qe kismet) t'jet e re e tij. Por çika nuk deshi me bo ashtu ene i tha t'vjehrt * "un n'shpi të t'im eti s'jam me u-kthye pse për ktu m'kish bomun Zoti". Selman Lika m'at'her u-mallnjye fort ene e pjeti n'deshte t'marë nipn e tij n'vënt të t'vramunit; me t'dashun çika, ja dha, ene jetun t'trashëgumun për jet.
Selman Lika ka ene nji kank fort t'nigjumun: n'mos e dini kinojeni ktu, (e kena mleth nga goj e nji malcori t'Dibrës i lemun n'katun Zabzun):

Hajde hajde ore Selman Lika,
Sot me sot na qënka dita,
Qënka dita për me vdek,
Se treqin huta raën ke dhent.
Na i kan vra barit e qent.
Selman Lika shef sahatin,
Kan ngel nuset pa heq dullakin…
Alla mica, alla burra,
T'haroni nuset me fjutra!
Alla gjem, alla trima,
T'haroni nuset me stringa!
Ke ura kamzat pri druni,
Po na vjen Sela pri Okshtuni.
Cilli djemsh m'ka met?
Met Musaja drit gjet!
Ka ngel rypi me shtat fishek,
Gryk e zallit po kërcet,
Po kërcet tue gjimue,
Shkojn malcort tue nëkue.
Dal nga dal, ore malcor!
Sot ka gjet huta të zotn;
Qi nga ura njyç ke Dardha
Mushun ruga pjot me karta,
S'jan karta po jan fishek,
Met Musa vet i ka gjek:
Ja mer gjakun baba i vet!

  • Postime: 163
  • Karma: +0/-1

#6 ne: 12-01-2006, 05:53:18
Një tufë proverbash

Kësaj'tufe lulesh
që kan'bir'të egëra
nder bjeshka dhe vërrija
të Shqipërijës's'ënë
dhe jan'dhe bukurija
dhe nder'i gjakut't'ënë,
i kam falur'vetëmë
rrypicën'e hollë
për t'i lidhur'bashkë
për t'i bërë tufë.

Nuk'bëra sa desha
po bëra sa munda,
të muntnjam më shumë
të muntnjam më mirë
s'e linjam pa bërë


Prologë

Ky qëmtim proverbash u nis që shumë herëtë dhe pa ndonjë qëllim, ashtu si ç'nis'njeriu në të rijt'të tijë shumë punë t'jera, të cilat'pastaj', kur fillojën'dhijtë të mblidhen'në vathë, i duken'gjë të kota dhe si të këtilla i lën në harrutë.
Në qoftë se edhe ky nuk'u ula mbas dore, si shokë t'jer'të tijë, kjo qe se dhe proverbatë nuk'mbetën'në harrim se, pleq'edhe të rinjtë, u mbajtën'kujtimin të gjallë gjith'monë ndër flet'e fletore.
Se gjati një kohe prej më se gjysëm'shekulli u muarën'në shënim gjith'ato të thëna dhe fjalë të urta që mundi të zër'syri o të rrëmbenjë veshi dhe që diqysh u dukën se ishin me vënt dhe se u kishte hije të ruhen'e të mbluhenë.
Me këtë mënyrë dhe si pas së thënës'që ka thën'i pari:
"nga koqe e koqe u mbush një karroqe"
'varrica e lëndës'harriti të bëhet'një trëmp sy i math, ku, domos, veç'kokravet'me buk'e me brumë, patën'shkar'dhe urthërë dhe një gjëmë mollulash pa fryq'e pa vlejë.
Këto duallën'në faqe kur u pan'dhe vepërat'që na kanë falurë qemtitarë t'jerë, bij'të kësaj toke, me zemrën'për së mbari dhe me vullnet të fortë.
Pas shëmbëllës'së tyre u desht't'i hyhet'dorë njëj shoshe pa mëshirë. U hodhën'në gëzhutat gjith'ato të thëna që s'qenë për të qënë, ndo për punë mëndëje, ndo për punë hijeje fjalësh edhe trajtash të enduri të gjuhësë.
Pas kësaj'të harrure nga gjith'ay trëmp kan'mbetur'së fundi këto nja trimijë – thuaj'se një e katërta e gjithë vandakutë -, po dhe kështu prapë nuk'munt të ngulet'këmbë se nuk'kan'shpëtuarë dhe shumë të thëna që nuk'u ka hije të quhen'proverba dhe të zënë vënt në radhën'e këtyre; se s'duhet'harruarë se ç'do punë qemtimesh i ngjan pak'a shumë punës'së qershijavetë, njeriu sgjeth më parë ato më të mirat', ato që rrëfejën'disi më të harrira, disi më të plota, disi më të bukura; pastaj', një pas njëje, u hyn dorë dhe t'jeravet', që pati lën'mbë nj'anë, se s'kishin'të dukë dhe nuk'mbushnin synë që në fill të parë.

ç'janë proverbatë?

Proverbat'jan'të thëna që, me pakë fjalë edhe në mënyrë sa më të përmbledhurë, sa më të pikuarë, dhe sa më të kthillëtë, thon'një të vërtetë, shënim o mendim, që nuk'lën shtek e shesh për fjal'e kundrështime, dhe që mbetet'ngulur'njëher'e për gjith'monë ndër mënt'të njerëzijësë.
Nuk'duhet'mëndj'e hollë as dijturij'e thellë për të trejtuar'se në krye të herësë, mësimi që pleqët'u epnin'të rinjvetë, ka qënë domos një gjë shum'e thjeshtë se dhe zhvillim'i mëndjes'së kafshës'njeri as kishte si përftonte as kishte si nxinte gjasenda të ndërlikuara dhe të ngatërruara.
Këngët'të Orfeut', këshillat'të Linit', vjershat'të Museut'dhe kujtime t'jerë të mbeturë nga koha e errët'e përrallavet', jan'vepra të gjata dhe pemë njëj shvëllimi me aftë të gjërë të mëndjes', së njeriutë. Shum'shekuj'më parë njerëzit'do ken'pasur'dishka më të thjeshtë, dishka më të lehtë, dishka më të përshtaturë pas shqisës''së tyre, që sa po kishte shkrepurë nga brymat''të thella të jetës''së shtëzëtë; dhe sakaq''kujtimi vete te proverbatë dhe fjalët'të urta, si veglat'me të cilat'u hapën'dhe u shtruanë rrugëtë për këngët'dhe vjershat'më të gjata.
Pjella dhe bija të mëndjes'së përgjithëmë, proverbatë rrojën'të gjalla në kujtimin'dhe në goj'të gjindjesë, dhe janë një visar ku njerëzimi ruan thesare dijturije të jetës'dhe të botësë, ashtu si ç'i panë, ashtu si ç'i ndjenë dhe si ç'ia lanë brezat'që kan'shkuarë për mos t'u këthyerë.
proverbat'munt të shfaqin'mendime dhe mësime për jetën'e përditëme, për ndjejt'e vehtija, për të prur'e sjellë në bot'e ndër shokë, për dok'e për zakone; munt't'i apin'gjindjesë këshill'e porosija për shkafe shëndeti, për arësim fëmije dhe qëverrim shtëpije; ndër t'jera janë ruajturë shënime dijturije për njoh'e për masë të motit dhe të kohësë, për rranga bujqërije, për rritë bagëtije dhe për mij'e mijë gjasend'e nevoja të jetës'së lëndëtë të njerësvet'në botë.
ndër ne gjer më sot kan'dalur'në dritë një morijë emërash – të pasur'që më parë o të farkuarë rishtazi – që rrahin'të thonë, sa afër'e më afërë, atë që proverba thot'në gjuhë t'jera, së paku në gjuhët'që kanë burimin'nga gjuha lëtine dhe që zotërojën'në lëm'të dijturijësë.
Ndër sa e sa t'jera që kan'qën'përdorurë u muarën'në shënim këto disa mënyra:
thënë (thënëzë; e thënë; e thënëmë; fjalë) e artë (e urtë; e lashtë; e vjetërë; e pleqvetë; pleqësh; së lashtësh; moti); që diqysh u dukën'si më të për të qënë. Po asnjëra syresh nuk'duket'të përshinjë gjith'faqet'të ndryshme të veprës që kryejën'proverbat'në jetë. Andaj'hë-për hë u desht'të përdoret'emr'i huaj'proverbë, si më i përgjithëmë, gjer sa të gjenj'gjuha fjalën'që do mundinj të thotë dhe për ne atë që "proverbium", fjala e Lëtinjvet', thotë për të huajëtë.

ç'kan'thën'disa të dijtur'në punë proverbash

Proverbat'jan'zëri i brezavet'të shkuarë që u ep mësime brezavet'që vijënë.
Proverbat'jan'këshilla, mësim e porosija për ç'do çap'që bën njerzimi në jetë.
Proverbat'të dalura nga goj'e gjall'e gjindjesë jan'gjith'mon'të gjalla në gojën'e sajë, dhe mbeten'për të një thesar i vlerëtë urtij'e dijturije.
Shpirti dhe zemra dhe mëndj'e ç'do kombi shifen'në proverbat'që mban në gojë gjindja.
Proverbat'jan'visar'i dijës'dhe urtijës'dhe pasqyr'e zemrës'dhe shpirtit'të njëj kombi.
Proverbat'jan fjala edhe zër'i gjallë i njerësvet'që shkuanë dhe shkojënë gjithmonë, fill e pa të prerë, herë tuke qeshur'herë tuke qarë. Ky zë dhe këto fjalë ngëliten'e kepen'në shpirt e në zemërë të brezavet'me radhë dhe janë për kombin'një trashëgim i shenjtë.
Proverbat'jan'kumbimi i ndrydhur'po gjith'herë i kthillët'dhe i gjallë i dijës'dhe vadijës'që fitoj'njerzimi nga jeta gjatë shekujvetë.
Proverbat'përmbledhin'shumë dijturijë në fort'pakë fjalë; kjo është mënyra m'e thjeshtë, mënyra m'e lehtë për të derdhur'dritë në shpirt e në zemërë të palëvet'të thella të pik'e rrëkesë.
Proverbat'jan'të thëna të shkurtra po të plota që i flasin'shpirtit'dhe zemrës'së njeriut'një gjuhë të mprehëtë, dhe u thonë sende që kupëtohen'lehtë dhe mbeten'të mbluara në ciqet'të kujtimit'të gjindjevet'në jetë.
Proverbat'jan'ajka e trashur'dh'e mëllëngur'e dijës'së derdhurë, sa gjat'e sa gjërë, ndër vepëra të urtësh.
Mbë kot'njerëzija do rrij'të kërkonjë në përrenjt'të fjalëvet', që ka shkruarë penda e njerësvet'të dijturë, ato që jan'thënë nga goja e gjindjevet'në fare pakë fjalë dhe më një mënyrë të këtillëtë në kulminë.
Për t'u bër'proverbë një e thën'e urtë nuk'është sado të shtronj'përpara mëndjesë një gjë të vërtetë, të qasur'si të tillë nga një tokicë njerëzësh; duhet'me domos që kjo e vërtetë të shfaqet'në mënyrë të shquar'e të ndarë nga ç'do mënyrë t'jetërë; andaj'në gjithë gjuhëtë proverbat'kan'qën'veshurë o me një të folurë të shkurt'e të përmbledhurë, ose me një masë o peshë të fjalëvet', që nuk'munt ta kenë as gjuha e folur'as gjuha e shkruarë, përveç'vjershërijësë.
Të shumën'e herësë proverbatë janë shum'më të goditura, shum'më të kthillëta dhe më të pikuara ndo për bukurijë, ndo për të dlirë gjuhe sesa përroj'i fjalëvet'që endën'dijturija.
Një masë për të maturë të kotët'dhe të shprazëtit'të mëndjes'së njeriut'e kemi në proverbatë; është shëmbërija që kanë këto njëra kundër'jetrësë. S'ka po thuaj'asnjë që mos të ket'për brinjë një motër'kundrështare.
Dhe kur s'jan'të rreme drejtë për së drejti, proverbatë janë një gjysëm'së vërtetë ose, ca më mirë, një hije e veniturë dh'e larg'e së vërtetëse.
Jan shumë proverba që s'kan'të pajtuarë me shoqeja-shoqenë; po kjo s'don të thotë se s'janë të vërteta si njëra si jetëra. Jan't'jera, jo të paka, që drejtë për së drejti duken'se kan'rënë në gjak në mest'të tyre; po këta të ndeshurë nuk'është për t'u shdukur'as për t'u rrëzuarë njëra nga të dyja, përkundër'ësht'mënyra për t'u mbajtur'gjallë dhe njëra dhe jetëra. Bota edhe jeta i kan'këto të ndeshura; të mos qe e prapëta nuk'do t'qe e mbara, e bardha pa të zezënë nuk'dot'qe në jetë, as dita pa natënë, as Zoti pa djallinë as jeta veht'pa vdekjenë.

Proverbat'ndër ne

Përveç'se mësim jete, proverbatë kan'qënë dhe një visar i gjërë për gjuhët'në të shkuarënë. Me anën'e tyre, mbeturë të kepura në kujtim të gjindjesë, kan'qën'ruajtur'fjalë dhe të mbrera fjalësh, të cilat', ndofta ndryshe, do qen'harruar'e shdukurë.
Kjo e vërtet'e thënë prej njeriu të dijturë për gjuhë të huaja, ësht'e vërtet'në kulminë kur vjen puna për shqipenë.
E mbetur'e pashkruarë, jo vetëm'për së gjati shekujvet'të herëtë po dhe shumë kohë pas si gjuhët't'jera u shkruan'e u shvilluanë, shqipja do qe shkrepur'nga ç'do bukurijë ndo fjalësh ndo të endurash, të mos qen'proverbatë, të cilat'i ka pasur'dhe i ka të shuma, ndofta më të shuma se shumë gjuhë t'jera.
Në ato mij'e mija që jan'sot të gjalla në gojën'e gjindjesë, do ket', me do-e-mos, të vjetëra, të mbetura nga lashtërij'e largë, jo vetëm'njëmij'vjetëshe po ndofta dhe dymijëshe, sidomos asosh që janë më të shkurtëra dhe më të pikuara dhe, pra, dhe më të lehta për të mbetur'qepurë në kujtim të njerësvetë.
Po në mungesë shprovash nuk'është sot e mundurë të shquhen'cilat'janë këto far'proverba.
Vetëm'hë-për-hë munt të vihen'nd'anë ato të kohës'tyrke, nga fjalët'tyrqishte që mbajën'në prehërë. Po dhe për këto nuk'munt të thuhet'prerë se janë të gjitha të kohës'së re, se ka ndër 'to të tilla që rrëfejën'sheshitë se jan'shum'të vjetëra dhe se tyrqishtja hyri aty për së fundi për shëmbëllim tingujësh o për nevojë rime dhe mase të vargjevetë.
Në këtë qemtim – përveç'disa të pakave, që kanë shpëtuarë dhe kan'zënë vëndin'si shqipe të thjeshta – u shtua në funt një pjesë e vogëlë proverbash të përzjera me fjalë tyrqishte. Po qoftë në këto, qoftë në ato të shqipes'së thjeshtë kan'mbetur'për t'u shtuarë me qind'e qinde t'jera, që nuk 'qe e mundurë të mblidhen'me kohë. Këtë shërbim të vjejtur'për kombin'dhe për gjuhënë, do gjindet'kush ta kryenjë nga brezat'të rinjë, që po ngjitin'jetënë me kaq mall atdheu dhe kombi në zëmërë.
Proverbat'të Arbreshëvet', të shkulur'prej shekujësh dhe të zënë vënt përtej'në Italijë ose në Greqijë, kan humburë frymën'dhe hijen'e atdheutë. Harruarë trashëgimin'që patën'nga stërgjyshërit', vëllezërit't'anë pajtuanë nga kombet'për brinjë të cilëvet'patën'qënë ngulurë, të thëna të huaja, të shumën'e herës pa hij'e pa shijë, sepse të përveshura shtrëmbët'e shëmtuarë.
Ato pak'proverba që shifen'për fundi fjalularit të Bardhitë (Shek. i XVIItë) nuk'janë të vjetëra ose, ca më mirë, nuk'kan'qënë prurë në trajtën'e tyre të vjetër'e të thjeshtë, që kishin'kësaj ane në gojë të gjindjesë.
Im'– Zot Frano Bardhi – si dhe ç'ndonjë t'jetërë nga shokët'të tij'priftërë – i hikur'i ri, pa pasurë parë as shkollë fillore në vëndin'e vehtë dhe i shkuarë vjete të shumë me radhë në shkollat'të Luretësë (Loretë) dhe pastaj'në Rromë, i zhytur'në mësime në gjuhë të huaja, harruarë do-e-mos shum'sende dhe nga gjuha, nuk'munt të mbante mënt proverbat'të dëgjuara në rredhin'e vatrësë në moshën'e njomë, ashtu pik'për pikë në fjalët'dhe në trajtat'që u pat'veshur'kombi.
Disa nga proverbatë të marura nga fetë dhe, pra, të trilluara pas frymës'së huajë – pas frymës'judishte për anën'e krishterë – nuk'munt të vihen'brinjë bijavet'të kombitë, se s'kanë as hijen'as shijen'e tyre.

Proverbat'dhe piplishtat'të tyre

Proverbat'në shqipenë kan'qën'do-e-mos, pa janë dhe sot të shuma pa masë, se për kombin't'ënë, me gjuhë të pashkruarë, këto qen'e vetëma mënyrë mësim'e arësimi që masat'të ra mernin'trashëgim nga brezat'të shkuarë. Mu nga shumic'e tepër'e fjal'e të thënavet', që mbahen'ndëpër gojë dhe shkojën'ndër ne si fjalë të urta, dhe që janë vetëmë të endura fjalësh, cung'e të shëmtuara, del një shprov'e fortë e gjëmës'së proverbavet'që kan'qën'dikur të gjalla në gjuhënë, po gjatë kohëmotëvet'mbetën'të harrura. Këto jan'piplishtat'(variantet') të thënavet'të lashta, që munt të numurohen'me mij e me mijë në gjuhën'e folurë. ç'do pellk e ç'do krahinë, ç'do fshat e ç'do ngasërë aty dhe ç'do shtëpijë dhe ç'do njeri që din të luanj'ndër dhëmbë gjuhënë, do ketë të vehtate, të cilat'dhe këto nuk'i dëgjon veshi si një dit'një ditë.
Në këtë qemtim u qas një pjes'e vogëlë kësij'far'piplishtash, nga ato së paku që disi u dukën'si më të pikuara dhe si më të mira; po dhe kështu prapë rrëfejën'me të parënë, se janë gjysmake; kjo del në shesh faqezaj sidomos kur ndodhen'për brinjë trajtës'– nënë.

Një shënim i funditë

Shumë nga të vjetërit'– ndër 'ta dhe ay që shtron këto radhë – kan'vajtur'dhe venë me shpresë se do dalin'të rinjë, bijë nënash, të cilët'me zemrën'plot'mall për atdhe, për komp e për gjuhë, dot'vihen'me zell dhe me më shum'kujdesë, nga sa ka qën'bërë gjer sot e këtë ditë, të mbledhin'thesarët'që na kan'lën'të lashtëtë trashëgim të shenjtë.
Një kësij'thesari janë dhe proverbatë.
Me shpresë, pra, të plotë se ndër të rinjtë t'anë do gjinden', dhe të shumë, që nuk'do përçëmojën'këto gjepogjëja – si ç'i ka pas thënë një tregëtar i pendëse, që shiste mënt me thasë – po dot'i hyjën'punësë jo vetëm'përr të ndrequr'sa jan'të gabuara në këtë qemtim, po, dhe, kjo më shumë, për të shtuar'mbi 'to sicili proverbat'që qemtitar'i sotëmë nuk'pati sesijën'o s'dijti t'i gjenjë. Për këtë qëllim u lan'më të gjëra, nga ç'është zakoni, vetullat'në krye dhe në funt të faqevet', që kështu sicili të mundinj'të bënjë shënimet'të vehtë, në vëndin'që u bije. Nga kësij far'shënimesh, të mbledhur m'ë një, do mundet'një ditë të dalinj'në dritë, sa plot'e m'i plotë, trup'i gjith'proverbavet'që mban në gojë kombi.

Sorit Kolea

Elbasan 31 gusht 1944

P.S. Kjo eshte pjese e librit te Sorit Kolese me proverba. Po te doni mund te ju ve edhe te gjitha proverbat por jane shume.

  • Postime: 163
  • Karma: +0/-1

#7 ne: 12-01-2006, 06:02:11
Ne pergjigjen e meparshme kam dhene nje fragment nga libri i Sotir Kolese. Nuk e kuptoj perse me del emri i tij Sorit Kolea.

Per redaksine e ketij Forumi. Kam konstatuar se ndodhin ndryshime fjalesh disa here. Kam pershtypjen se keni vene programin e drejtshkrimit shqip, i cili ben spellimin e fjaleve vete dhe i ndryshon. Do te ju lutesha ta hiqni, pasi ndryshon fjalet. Ne po te duam i bejme vete fjalet me ë ose me ç etj.

Faleminderit

  • Postime: 698
  • Karma: +0/-0

#8 ne: 12-01-2006, 18:59:36
Për redaksine e këtij Forumi. Kam konstatuar se ndodhin ndryshime fjalesh disa herë. Kam përshtypjen se keni vënë programin e drejtshkrimit shqip, i cili bën spellimin e fjalëve vete dhe i ndryshon. Do te ju lutesha ta hiqni, pasi ndryshon fjalët. Ne po të duam i bëjmë vete fjalët me ë ose me ç etj.

***
Ke te drejte mamoca, se vertet, po çoroditen fjalet
ma shume se sa po rregullohen...veç shikoni sa e-te
 me dy pika pa kurrfar nevoje dalin te teperta vetiu...

Temat e fundit