×

Ndihme me gramatiken shqip

Vizitor · 4 · 45

Ndihme me gramatiken shqip

Vizitor · 4 · 45
Gjuha Jone
ne: 17-06-2019, 14:09:09
Mund te me thoni shkruhet me gramatike te shqipes "ta" apo me apostrof "t'a"
  • M'pelqe x 1
    Kot fare
    Super

  • Postime: 1061
  • Gjinia: Mashkull
Poshnjari
#1 ne: 17-06-2019, 15:05:07
Mund te me thoni shkruhet me gramatike te shqipes "ta" apo me apostrof "t'a"
Jep pak më shumë shpjegime. Pasi në përgjithësi shkruhet ta, por mund të ketë ndonjë përjashtim që për momentin nuk më kujtohet.
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 4146
Charlie
#2 ne: 17-06-2019, 15:58:19
Mund te me thoni shkruhet me gramatike te shqipes "ta" apo me apostrof "t'a"

Trajta e bashkuar t ‘a është dashur të përdorej pa apostrof (pra, ta), sepse këtu kemi të bëjmë me bashkimin e pjesëzës të mënyrës lidhores me trajtën e shkurtër të përemrit vetor (ai) në rasën kallëzore (atë, e). Pra: të + e = ta. Për analogji me këtë edhe bashkimet përemërore ma, ia, jua, ua etj., sipas një rregulle drejtshkrimore duhet të shënohen kështu pa apostrof, por që, për fat të keq, gjithandej nuk po e përfillin atë
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super

  • Postime: 22189
  • Gjinia: Mashkull
M A X
#3 ne: 17-06-2019, 17:46:45
Me sa di dhe une pa apostrof shkruhet, ndryshe nga t'i, t'u qe shkruhen me apostrof.

PS: @Charlie me habite...ke dhene shpjegim te forte 👍
  • M'pelqe
    Kot fare
    Super