Post reply


Post reply

Emri:
Email:

Verifikimi:
Flamuri yne ka ngjyre?:

Permbledhje

Postuar nga: kreksi
« ne: 03-12-2004, 19:31:56 »

Topi se luan!
E thash edhe une ate por duke u nisur nga tingulli.
E shkruajm si e ndegjojmë dhe pikë.
Porë një veshtërsi të vetmen që e kemi ne kosovarët se nuk e ndegjojmë fare ose krejt pak ë- pa zë!!!
Mjerishtë por do permirsohet më gjeneratat e reja, kam shpresë.
Postuar nga: ibraim
« ne: 03-12-2004, 19:03:53 »

Me vjen mire qe eshte hapur nje teme e ketille, por kam nje pyetje:

Kur eshte botuar fjalori i fundit i gjuhes shqipe (shqip - shqip)?

Ja pergjigjen Ne vitin 1980.
e tash ne cilin vit jemi? 2004-2005. Qe sa vite flene institucionet tone qe duhen te merren me kete ceshtje?

Nuk eshte faji te ne forumistat qe s'mund te sjellim vendim se si duhet shenuar: NEW YORK apo NJU JORK.
Per mendimin tim-  duhet te shenohet NJU JORK.
Pse?

Po sikur te merrnim nje emer Arab - a do te kishim ditur ta shenonim ne origjinal, apo nje emer Kinez, etj etj etj...


Respekt te gjitheve.

P.S. Megjithese fjalor dygjuhesh ka te botuar, serish fjalori i fundit Shqip - Shqip eshte i botuar me 1980, ne Tirane. Botim Enciklopedik.
Postuar nga: kreksi
« ne: 03-11-2004, 18:20:06 »

deri diku pajtohem me ju por  Nju Jork, nuk eshte ne pyetje te perkthehet  emri i nje vendi apo qyteti por si ta shkruajm me germat e alfabetit tone.
"Jorki i Ri" s'ka kurrfar kuptimi!
Bie fjala: Afrika e Jugut  apo Sud Afrika?
Kote d'Ivoire  apo Bregu i Fildishte?
Neve kemi shume probleme tani qe me pare s'na ka shkuar mendja ose i kemi shkruar ashtu si kan shkruar gazetat..
qe psh. ata shkiet ose greket dhe bullgaret s'kan si ta shkruajn ndryshe "N.J" pos qe ta citojn ashtu si e ndegjojn sepse e kan tjeter alfabet. Poashtu edhe  ne qe kemi alf. latine duhet shkruar si e ndegjojm me veshet tane e jo qe te kopjojm sipas origjinalit, perndryshe duhet vene ne kllapa...

Mirepo nje gje tjeter eshte qe me huton me se shumti ne mediat tona kur nje emer ndryshon ne veten e trete "ai" Kerry  po tjetri Bushi apo Bush-i, ose Klinton-i ose Klintoni deklaroj pra jemi te detyruar ne shqipe te shkruajm ndryshe emrin e nje personi keshtu-qe duhet hjekur kompleksin e origjinalit qe ti nenshtrohemi rregullave shqipe si duhet se perndryshe po kalojm ne laramani qe shkakton huti te madhe ne opinion, e ne keto raste vetem akademia e gjuhes se drejte shkrimit mundet  te na liroje nga kjo pasiguri ne drejte shkrime.

ps. une deri para 10 vite s'kam pasur probleme pere te shkruar si duhet por tani me kohen e shpejte te internetit duke lexuar lloj lloj shkrimi
kam filluar edhe vete te gaboje ose te shtremberoj drejteshkrimin nga pakujdesia keshtuqe te gjithe si une kemi ra ne kurthe duke i gelltitur gabimet edhe vete futemi ne gabime.
Tani kam ra ne halle...se po  e shofe se po shkruaj shume dobet, e  dikur isha nxenes i shkelqyer!
ka vajte ajo kohe...
Postuar nga: AgainstAllOdds
« ne: 03-11-2004, 04:04:46 »

Nuk duhet te ngaterrojme fjalet qe jane standart nderkombetar (me pak ndryshime sipas gjuhes perkatese) dhe ato qe huazohen nga gjuhet e huja te cilat e ndyjne direkt gjuhen shqipe !
Psh fjalet "telefon" , "film" , "televizion" etj etj , jane fjale nderkombetare te cilat i pershtaten (ne varesi te gjuhes) , emrit te tyre fillestar !
Gjithashtu edhe emrat e shteteve apo qyteteve jane emra te nje standarti nderkombetar !Qe ta perkthjeme taman ne shqip emrin e New York , i bie te jete "Jorku i Ri" , kjo pak si shume deformuese ndaj ketij standarti te cilit po perpiqemi ti pershtatemi !
Ajo qe eshte shqetesuse per gjuhen shqipe s'jane keto fjale , por zevendesimi i fjaleve te mirefillita shqipe me fjale te huaja..psh "atakimi"(sulmi) , "intervenimi" ( nderhyrja) , "ekuivalenca" ( njejesimi)..etj etj qe shume veta ( sidomos ato te medias , i politikaneve , intelektualeve.. etj etj , nga te cilet pritet nje respektim dhe zbatim i gjuhes shqipe) i perdorin ne shenje modernizmi te shtirur dhe qe per shtresat me te ulta se keto qe permenda me lart , jane te pakuptueshme !
Gjuha shqipe eshte e pasur prandaj duhet pase kujdes te mos e varferojme artificialisht thjesht per tu dukur "me i kohes" !
Gjithe te mirat !
Postuar nga: turi
« ne: 03-11-2004, 00:01:42 »

te prsh teme interesante
per mua rasti i new jork- ut eshte pak e ngaterrruar do te ishte e sakte ne te dyja menyrat po me e sakta shqiptimi nju jork, jam ne merak se shqipen po e zaptojne fjale te huaja e ket oqe kerkon ti me duken luks megjithate mire e ke duhet tua kujtojme te pakten forumistave te jene te sakte ne keto gjera. bye.
Postuar nga: kreksi
« ne: 02-11-2004, 21:15:51 »

pajtohem me ju dallendyshe,
perveq emrave të vendeve neve na shkaktojn kokëqarje edhe emrat e personave anglo-saksone apo frenge.
emrat e artistëve të kinemas ose burrave të shtetit patjetër se duhen cekur sipas zërit që e ndegjojm e jo sipas asaj se si shkruhet në origjinalë.  pra ketu duhet kopjojm sipas ndegjimit  se si thuhet ose duhet futen  në kllapa origjinali.
Postuar nga: ÇAMËRIA
« ne: 11-10-2004, 13:53:18 »

Athere na mbetet na nisim nga fillimi.
Emri Shqiperia te njihet ne bote sic eshte tek ne dhe jo Albania, ose te mos egzistoje emri Shqiperi gje qe une jam plotsisht kundra.
Gjithe fjalet e huaja duhet te perkthehen ne shqip.
 Emri coca-cola shqiptohet dhe shkruhet nje njesoj ne shqip koka-kola.
Shqipja lexohet sic shkruhet dhe nese do te niseshim te perdornim fjale te huaja sidomosh anglisht, qe shume fjale shqiptohen si ne shqip, por shkruhen ndryshe dhe kjo  do te sillte shume c`rregjullime ne gjuhen tone.
Postuar nga: Hylli
« ne: 03-10-2004, 06:25:40 »

Ne asnje menyre nuk duhen shqiperuar emrat. Emrat New York, te rrine ashtu sic jane, sepse kjo sjell nje lemsh te madh ne gjuhen tone origjinale. Boll jane terminologjite qe kemi huazuar dhe kthyer ne gjuhen tone. Eshte qesharake se si gazetat dhe programet televizive perdorin nje fjalor qe nuk eshte aspak shqip. Ne komente sporti shef llafe si "e para korne eshte dhene". Kjo eshte komplet ne strukture gabim, dhe verehet qarte se kujt strukture i perket "il primo corner". Pra eshte italisht, ne themi ansorja e pare jo e para ansore. Fjale si "eshte ezauruar 15 minuteshi", prap gabim, nuk ka fjale ezaruim ne shqip, dhe ska pse te kete dhe te shqiperohet. Fjala kalim, ka kaluar, madje me metaforikisht ne vend te themi "ka tramontuar"(idiotesi me oke e komentatoreve shqiptar sportiv), mund te themi "ka perenduar", e keshtu me rradhe. Cfare jane keto idiotesira qe gazetat shqiptare dhe madje artikuj qe therrasin per drejtshrkim nga prof.dr. te ndryshem, kane per vete gjera te tilla qesharake ne fjalorin e tyre.

Ka ardh koha qe keto fjale ti perdorim sic jane, sidomos emrat e qyteteve, dhe per fjalet e tjera te perdorim ato qe dime vete. Un nuk kam gje me te huajt qe kane vite jashte, por ata palo gazetar dhe komentator ta mesojne mire gjuhen shqipe. Shkolla e gazetarise ate ka per baze kudo ne cdo vend, ndersa keta ngaqe shumicen e artikujve i kan pas kopjuar nga revista te jashtme, i ka mbetur shprehi ky ndikim(influence lol).
Postuar nga: MistreciaTironse
« ne: 29-09-2004, 19:56:50 »

Konektikat !

Mbase ke te drejte,por me shume kam degjuar Kenerike ketu(nga shqipet)
Postuar nga: M A X
« ne: 29-09-2004, 03:01:06 »

Ne i bejme keto disktutime pasi jemi te ndikuar nga gjuhet ne vendet ku jetojme tani.

Por ketu ne vendet gjermane eshte bere nje reforme ne gjuhesi dhe sipas reformes se re gjuhesore fjalet e huaja tashme do shkruhen ne gjermanisht dhe jo si me pare ne gjuhen origjinale. Pra me kete dua te them qe ne kemi nje menyre te shkruari, te ciles te tjeret tani po i kthehen. Mund te duket pak e padrejte qe te deformosh gjuhen e nje tjetri duke e shkruar ate sipas theksit dhe alfabetit tend, por perseri eshte e padrejte te shkruash ne gjuhen tende fjale qe nuk i perkasin asaj dhe alfabetit te saj.