Tabela e gjuhëve indo-europiane - Gjuha Shqipe

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Tabela e gjuhëve indo-europiane

Tabela e gjuhëve indo-europiane

· 5 · 5098

  • Postime: 4466
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

ne: 11-04-2005, 12:55:21
Themelues i gjuhesisë krahasimtare indo-europiane është mendimtari anglez William Jones, përfaqesues i Anglisë në Indi. Ai ishte i pari i cili hetoi ngjashmerine gramatikore e leksikore midis gjuhëve sanskrite dhe latine. Gjuhet indo-europiane janë:

Gjuhet Indo-Europiane

#Protogjuha

1.Gjuha Sanskrite

Rome
Panxhabe
Bengale

2.Tokarishtja

Nuk ka lënë trashegimtar

3.Gjuha Perse
Persishtja
Gj. Farsi


4.Gjuha Hetite

Nuk ka lënë trashegimtar

5.Gjuha Thrake

Nuk ka lënë trashegimtar

6.Gjuha Greke

Greqishtja e sotme

7.Gjuha Sllave

Serbe
Kroate
Sllovene
Sllovake
Boshnjake
Bullgare
Polake
çeke
Moldave
Belloruse
Ukrainase
Ruse

8.Gjuha Ilire

Shqipja

9.Gjuha Latine

Italiane
Franceze
Spanjolle
Portugeze
Rumune
Reto-romane

10.Gjuha Kelte

Irlandeze
Galeze
Uellse
Bretoneze

11.Gjuha Baltike

Estoneze
Letoneze
Lituaneze

12.Gjuha Gjermane

Gjermane-austriake-zvicrane
Angleze
Norvegjeze
Hollandeze
Suedeze
Daneze

13.Gjuha Tatare

Turke
Hungareze
Finlandeze

  • Postime: 2356
  • Karma: +0/-2
  • Gjinia: Mashkull

#1 ne: 11-04-2005, 17:45:09
Me falni se i keni perzi..
Ghuhet Indo- Europiane ndahen ne dy grupe:

1.Gjuhet Indo-Europiane
2.Gjuhet qe kan trasheguar nga gjuha Indo-Europiane

Sa per ilustrim po i dergoj ketu dy skemat

[attachment[/attachment]

[attachment[/attachment]
« Editimi i fundit: 11-04-2005, 18:44:44 nga Kreksi »

  • Postime: 1108
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#2 ne: 17-06-2005, 06:32:37
Gjuha Shqipe


Gjuha shqipe bën pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane, ku futen gjuhët indoiranike, greqishtja, gjuhët romane, gjuhët sllave, gjuhët gjermane, etj. Ajo formon një degë të veçantë në këtë familje gjuhësore dhe nuk ka ndonjë lidhje prejardhjeje me asnjërën prej gjuhëve të sotme indoevropiane. Karakteri indoevropian i shqipes, përkatësia e saj në familjen gjuhësore indoevropiane, u arrit të përcaktohej e të vërtetohej që nga mesi i shekullit XIX, në sajë të studimeve të gjuhësisë historike krahasuese.
Ishte sidomos merita e njerit prej themeluesve kryesorë të këtij drejtimi gjuhësor, dijetarit të njohur gjerman Franz Bopp, që vërtetoi me metoda shkencore përkatësinë e gjuhës shqipe në familjen gjuhësore indoevropiane. F Bopp i kushtoi këtij problemi një vepër të veçantë me titull "Ueber das Albanesische in scinen verwandtschaftliche n Bezichungen", botuar në vitin 1854.
Në ndarjen e gjuhëve indoevropiane në dy grupe: në gjuhë lindore ose satem dhe në gjujë perëndimore ose kontum, shqipja shkon me gjuhët lindore (satem), bashkë me gjuhët indoiranike, gjuhët balto-sllave dhe armenishten.
Origjina

Problemi i origjnës së gjuhës shqipe është një nga problemet shumë të debatuara të shkencës gjuhësore. Ajo e ka burimin, pa dyshim, prej njerës nga gjuhët e lashta të Gadishullit të Ballkanit, ilirishtes ose trakishtes. Në literaturën gjuhësore qarkullojnë dy teza themelore për origjinën e shqipes: teza e origjinës ilire dhe teza e origjinës traka. Teza ilire ka gjetur mbështetje më të gjerë historike dhe ghuhësore. Ajo është formuar që në shekullin XVIII në rrethet e historianëve.
Përpjekjen e parë shkencore për të shpjeguar origjinën e shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre, e bëri historiani suedez Hans Erich Thunmann në veprën e tij "Undersuchunger liber di Geschichte der Östlichen europäischen Völker" Leipzig 1774. Ai, duke u mbështetur në burime historike latine e bizantine dhe në të dhëna gjuhësore e onomastike, arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhduesit autoktonë të popullsisë së lashtë ilire, e cila nuk u romanizua siç ndodhi me popullsinë trako-dake, paraardhëse të rumunëve.
Tezea e origjinës ilire te shqipertarëve është mbështetur nga albanolugu i mirënjohur australian Johannas Georges von Hahn në veprën e tij Albanesische Stidien,publikuar më 1854
Që nga ajo kohë deri në ditët tona, një varg dijetarësh të shquar historianë, arkeologë e gjuhëtarë, kanë sjellë duke plotësuar njeri tjetrin, një sërë argumentesh historike dhe gjuhësore, që mbështesin tezën e origjinës dhe të shqiptarëve dhe të gjuhës së tyre. Disa nga keto argumente themelore, jane:
1. Shqiptarët banojnë sot në një pjesë të trojeve, ku në periudhën antike kanë banuar fise ilire; nga ana tjetër në burimet historike nuk njihet ndonjë emigrim i shqiptarëve nga vise të tjera për t'u vendosur në trojet e sotme.
2. Një pjesë e elementeve gjuhësore: emra sendesh, fisesh, emra njerëzish, glosa, etj., që janë njohur si ilire, gjejnë shpjegim me anë të gjuhës shqipe.
3. Format e toponimeve të lashta të trojeve ilire shqiptare, të krahasuara me format përgjegjëse të sotme, provojnë se ato jane zhvilluar sipas rregullave të fonetikës historike të shqipes, dmth kanë kaluar pa ndërprerje nëpër gojën e një popullsie shqipfolëse.
4. Marrëdhëniet e shqipes me greqishtjen e vjetër dhe me latinishten, tregojnë se shqipja është formuar dhe ështe zhvilluar në fqinjësi me këto dy gjuhë këtu në brigjet e Adriatikut dhe të Jonit.
5. Të dhënat arkeologjike dhe ato të kulturës materiale e shpirtërore, dëshmojnë se ka vijimësi kulturore nga ilirët antikë te shqiptarët e sotëm.
Nga të gjithë këto argumente, të paraqitur në mënyrë të përmbledhur, rezulton se teza e origjinës ilire e gjuhës shqipe, është teza më e mbështetur nga ana historike dhe gjuhësore.
Fillimet e shkrimit të gjuhës shqipe

Shqipja është një nga gjuhët e lashta të Ballkanit, por e dokumentuar me shkrim mjaft vonë, në shekullin XV, ashtu si rumanishtja.
Dokumenti i parë i shkruar në gjuhën shqipe, është ajo që quhet "Formula e pagëzimit", e vitit 1462. Eshtë një fjali e shkurtër në gjuhën shqipe "Unte paghesont premenit Atit et birit et spertit senit", që gjendet në një qarkore të shkruar në latinisht nga Kryepeshkopi i Durrësit Pal Engjëlli, bashkëpunëtor i ngushtë i Skënderbeut.
Pal Engjëlli, gjatë një vizite në Mat, vuri re shrregullime në punë të ushtrimit të fesë dhe me këtë rast, ai la me shkrim disa porosi dhe udhëzime për klerin katolik, ndër të cilat edhe formulën e mësipërme, të cilën mund ta përdornin prindërit për të pagëzuar fëmijtë e tyre, në rastet kur nuk kishin mundësi t'i dërgonin në kishë, ose kur nuk kishte prift. Formula është shkruar me alfabetin latin dhe në dialektin e veriut (gegërisht).
"Formula e pagëzimit" është gjetur në Bibliotekën Laurentiana të Milanos nga historiani i njohur rumun Nikolla Jorga dhe është botuar prej tij në vitin 1915 në "Notes et extraits pour servir l'histoire des croisades au XV siecle IV, 1915".
Më pas, një botim filologjik të këtij dokumenti, bashkë me riprodhimin fotografik të tij, e bëri filologu francez Mario Rognes në "Recherches sur les anciens textes albanais", Paris 1932.
Dokumenti i dytë, i shkruar në gjuhën shqipe është Fjalorthi i Arnold von Harfit, i vitit 1496. Udhëtari gjerman Arnold von harf, nga fshati i Këlnit, në vjeshtë të vitit 1496, ndërmori një udhëtim pelegrinazhi për në "vendet e shenjta". Gjatë udhëtimit kaloi edhe nëpër vendin tonë, gjatë bregdetit, duke u ndalur në Ulqin, Durrës e Sazan dhe për nevoja praktike të rrugës shënoi 26 fjalë, 8 shprehje dhe numërorët 1 deri më 10 dhe 100 e 1000, duke i shoqëruar me përkthimin gjermanisht. Ky Fjalorth u botua për herë të parë më 1860 në Këln, nga E.von Grote.
I fundit të shekullit XV ose i fillimit të shekullit XV është edhe një tekst tjetër i shkruar në gjuhën shqipe dhe i gjendur brenda një dorëshkrimi grek të shekullit XIV në Bibliotekën Ambrosiana të Milanos. Teksti përmban pjesë të përkthyera nga Ungjilli i Shën Mateut, etj. Ai është shkruar në dialektin e jugut dhe me alfabet grek. Ky tekst i shqipes i shkruar , njihet në literaturën shqiptare me emrin "Ungjilli i Pashkëve".
Këto dokumente nuk kanë ndonjë vlerë letrare, por paraqesin interes për historinë e gjuhës së shkruar shqipe. Shqipja, që në fillimet e shkrimit të saj, dëshmohet e shkruar në të dy dialektet, në dialektin e veriut (gegërisht) dhe në alfabetin e jugut (toskërisht), si dhe me dy alfabete, me alfabetin latin dhe me alfabetin grek, gjë që tregon se kultura shqiptare ishte njëkohësisht nën ndikimin e kulturës latine dhe të kulturës greko-bizantine.
Libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe, që njohim deri më sot, është "Meshari" i Gjon Buzukut, i vitit 1555, i cili shënon edhe fillimin e letërsisë së vjetër shqiptare. Nga ky libër, na ka arritur vetëm një kopje, që ruhet në Bibliotekën e Vatikanit. Libri përmban 220 faqe, të shkruara në dy shtylla. "Meshari" i Gjon Buzukut është përkthimi në shqip i pjesëve kryesore të liturgjisë katolike, ai përmban meshet e të kremteve kryesore të vitit, komente të librit të lutjeve, copa nga Ungjilli dhe pjesë të ritualit dhe të katekizmit. Pra, ai përmban pjesët që i duheshin meshtarit në praktikën e përditëshme të shërbimeve fetare. Duket qartë, se kemi të bëjmë me një nismë të autorit, me një përpjekje të tij, për të futur gjuhën shqipe në shërbimet fetare katolike. Pra, edhe për gjuhën shqipe, ashtu si për shumë gjuhë të tjera, periudha letrare e saj nis me përkthime tekstesh fetare.
Libri i parë në gjuhën shqipe, "Meshari" i Gjon Buzukut, u zbulua për herë të parë në Romë nga njeri prej shkrimtarëve të veriut, Gjon Nikollë Kazazi. Por libri humbi përsëri dhe u rizbulua më 1909 nga peshkopi Pal Skeroi, gjurmues dhe studiues i teksteve të vjetra. Në vitin 1930, studiuesi nga Shkodra Jystin rrota vajti në Romë, bëri tri fotokopje të librit dhe i solli në Shqipëri. Në vitin 1968 libri u botua i transliteruar dhe i transkriptuar, i pajisur me shënime kritike dhe me një studim të gjerë hyrës nga gjuhëtari i shquar, prof.E.çabej. Në mënyrë të pavarur, tekstin e Buzukut, e pati transkriptuar edhe studiuesi N.Resuli.
"Meshari" i Gjon Buzukut është shkruar në gegërishten veriore (veriperëndimore), me alfabet latin, të plotësuar me disa shkronja të veçanta. Libri ka një fjalor relativisht të pasur dhe ortografi e forma gramatikore përgjithësisht të stabilizuara, çka dëshmon për ekzistencën e një tradite të mëparshme të të shkruarit të shqipes.
Prof.Eqerem çabej, që ishte marrë gjerësisht me veprën e Gjon Buzukut, ka arritur në përfundimin, se gjuha e saj "nuk është një arë fare e papunuar". "Duke e shkruar me një vështrim më objektiv këtë tekst – pohon ai – nga gjuha e rrjedhëshme që e përshkon fund e majë atë dhe nga mënyra, me gjithë lëkundjet e shpeshta, mjaft konseguente e shkrimit, arrin të bindet njeriu, se në Shqipëri ka qenë formuar që më parë, së paku që në mesjetën e vonë, një traditë letrare me shkrime liturgjike". Kjo tezë, sipas autorit, gjen mbështetje edhe nga gjendja kulturore e Shqipërisë mesjetare; "shkalla e kulturës së popullit shqiptar në atë kohë nuk ka qenë ndryshe nga ajo e vendeve perreth, sidomos e atyre të brigjeve të Adriatikut".
Për nje traditë të shkrimit të shqipes para shekullit XV, flasin edhe disa dëshmi të tjera të tërthorta.
Kleriku francez Gurllaume Adae (1270-1341), i cili shërbeu për shumë kohë (1324-1341), si Kryepeshkopi i Tivarit dhe pati mundësi t'i njihte mirë shqiptarët, në një relacion me titull "Directorium ad passagium faciendum ad terrom sanctam", dërguar mbretit të Francës Filipit VI, Valua, studiuan ndër të tjera: "Sado që shqiptarët kanë një gjuhë të ndryshme nga latinishtja, prapësëprapë, ata kanë në perdorim dhe në të gjithë librat e tyre shkronjën latine". Pra, ky autor flet për libra në gjuhën e shqiptarëve, duke dhënë kështu një dëshmi se shqipja ka qenë shkruar para shekullit XV.
Edhe humanisti i shquar Marin Barleti, në veprën e tij "De obsi dione scodrensi" (Mbi rrethimin shkodran), botuar në Venedik, më 1504, duke folur për qytetin e Shkodrës, bën fjalë për fragmente të shkruara in vernacula lingua, dmth në gjuhën e vendit, të cilat flasin për rindërtimin e qytetit të Shkodrës.
Këto dëshmi të G.Adae dhe të M.Barletit, dy njohës të mirë të shqiptarëve dhe të vendit të tyre, janë në pajtim edhe me të dhënat historike për këtë periudhë, të cilat flasin për një nivel ekonomik e kulturor të zhvilluar të viseve shqiptare në shekullin XIV dhe në fillim të shekullit XV. Në atë periudhë, në veri dhe në jug të Shqipërisë, lulëzuan ekonomikisht Durrësi, Kruja, Berati, Vlora, të cilat u bënë qendra të rëndësishme tregtare, zejtare dhe kulturore.
Këto janë dëshmi që e bëjnë të besueshme ekzistencën e një tradite më të herëshme shkrimi të shqipes, megjithatë, deri sa kërkimet të mos kenë nxjerre në dritë ndonjë libër tjetër, "Meshari" i Gjon Buzukut do të vijojë të mbetet libri i parë i shkruar në gjuhën shqipe dhe vepra e parë e letërsisë shqiptare.
Në shekullin XVI i ka fillimet edhe letërsia në gjuhën shqipe te arbëreshët e Italisë. Vepra e parë e letërsisë arbëreshe në gjuhën shqipe dhe vepra e dytë për nga vjetërsia, pas asaj të Buzukut, është ajo e priftit arbëresh Lekë Matrenga "E mbesuame e krishterë….", e botuar në vitin 1592. Eshtë një libër i vogël me 28 faqe, përkthim i një katekizmi. Libri është shkruar në dialektin e jugut, me alfabet latin, plotësuar me disa shkronja të veçanta për të paraqitur ato tinguj të shqipes, që nuk i ka latinishtja.
Një zhvillim më të madh njohu lëvrimi i gjuhës shqipe në shekullin XVII, nën penën e një vargu autorësh, si Pjetër Budi, Frang Bardhi dhe Pjetër Bogdani, të cilët nuk bënë vetëm përkthime, por shkruan edhe vepra origjinale,
Frang Bardhi, në vitin 1635, hartoi të parin fjalor, "Fjalorin latinisht-shqip", me të cilin mund të thuhet, se zë fill shkenca gjuhësore shqiptare. Gjatë Rilindjes Kombëtare, në shekullin XIX, në kushte të reja historike, lëvrimi dhe përparimi i gjuhës shqipe hyri në një etapë të re. Në këtë periudhë u bënë përpjekje të vetëdishme për të ndërtuar nje gjuhë letrare kombëtare, standartizimi i së cilës u arrit në shekullin XX.
Dialektet e gjuhës shqipe

Gjuha shqipe ka dy dialekte kryesore, dialektin e veriut ose gegërishten dhe dialektin e jugut ose toskërishten. Kufiri natyror që i ndan në vija të përgjithëshme këto dialekte, është lumi i Shkumbinit, që kalon nëpër Elbasan, në Shqipërinë e mesme. Në anën e djathtë të Shkumbinit shtrihet dialekti verior (gegërishtja), në anën e majtë të tij, dialekti jugor (toskërishtja).
Dallimet midis dialekteve të shqipes nuk janë të mëdha, folësit e tyre kuptohen pa vështirësi njeri me tjetrin. Megjithatë, ekzistojnë disa dallime në sistemin fonetik dhe në strukturën gramatikore e në leksik, nga të cilët më kryesorët jane: dialekti i veriut ka zanore gojore dhe hundore, kurse dialekti i i jugut, vetëm zanore gojore; togut ua të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me togun ue (grua ~ grue); togut nistor va të toskërishtes, gegërishtja i përgjigjet me vo (vatër ~ votër); â-së hundore të theksuar të gegërishtes, toskërishtja i përgjigjet me ë të theksuar (nânë ~ nënë).
Dialekti i jugut ka dukurinë e retacizmit (kthimin e n-së ndërzanore në r (ranë ~ rërë), që në gegërisht mungon; në toskërisht, grupet e bashkëtingëlloreve mb, nd, etj. Ruhen të plota, kurse në gegërisht, janë asimiluar ne m, n, (mbush ~ mush, vend ~ ven). Në sistemin morfologjik, dialekti i veriut ka formën e paskajores së tipit me punue, kurse toskërishtja në vend të saj, përdor lidhoren të punoj. Forma e pjesores në toskërisht, del me mbaresë, kurse në gegërisht, pa mbaresë (kapur ~ kapë), etj. Dialekti I jugut ka format e së ardhmes: do të punoj dhe kam për të punuar , ndërsa dialekti I veriut përveç formave të mësipërme ka formën kam me punue.
Shqipja standarte

Formimi i gjuhës letrare kombëtare të njësuar (gjuha standarte), si varianti më i përpunuar i gjuhës së popullit shqiptar, ka qenë një proòes i gjatë, që ka filluar që në shekujt XVI-XVIII, por përpunimi i saj hyri në një periudhë të re, në shekullin XIX, gjatë Rilindjes Kombëtare.
Ne vitin 1824 Naum Veqilharxhi filloi punen per te krijuar alfabetin shqip dhe ne vitin 1844 dhe 1845 u botua "Evetar"-i. Vaqilharxhi ishte i pari qe shprehu qellimet e Rilindjes Kombetare Shqipëtare nëpërmjet traktatit të tij, parathënies së "Evetr"-it të pare dhe shume shkrimeve të tjera.
Në programin e Rilindjes, mësimi dhe lëvrimi i gjuhës amtare, përpjekjet për pasurimin e saj dhe pastrimin nga fjalët e huaja dhe të panevojëshme, zinin një vend qëndror. Gjatë kësaj periudhe, u zhvillua një veprimtari e gjerë letrare, kulturore dhe gjuhësore.
Në vitin 1879, u krijua "Shoqata e të shtypurit shkronja shqip", që i dha një shtysë të re kësaj veprimtarie. U hartuan gramatikat e para me synime normative dhe u bë hapi i parë për hartimin e një fjalori kombëtar i gjuhës shqipe, që është "Fjalori i Gjuhës Shqipe" i Kostandin Kristoforidhit, i botuar pas vdekjes së autorit, më 1904.
Gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare, u arrit të përvijoheshin dy variante letrare të kombit shqiptar, varianti letrar jugor dhe varianti letrar verior. U bënë gjithashtu, përpjekje për afrimin e këtyre varianteve dhe për njësimin e gjuhës letrare. Detyra e parë që duhej zgjedhur, ishte njësimi i alfabetit. Deri atëhere, shqipja ishte shkruar në disa alfabete: alfabeti latin, alfabeti grek, alfabeti turko-arab dhe alfabete të veçanta. Këtë detyrë e zgjidhi Kongresi i Manastirit, i mbledhur më 14 deri më 22 Nentor të vitit 1908, në qytetin e Manastirit, që sot ndodhet në Maqedoni. Ne këtë Kongres, pas shumë diskutimesh, u vendos që të përdorej një alfabet i ri, i mbështetur tërësisht në alfabetin latin, i plotesuar me nëntë digrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh), dhe me dy shkronja me shenja diakritike (ç, ë), është alfabeti që ka edhe sot në perdorim gjuha shqipe. Kongresi e la të lire edhe përdorimin e alfabetit të Stambollit, që kishte mjaft përhapje, por koha ja leshoi vendin alfabetit të ri, që u paraqit në Kongres, pra alfabetit të sotëm.
Një hap tjetër për njësimin e gjuhës letrare shqipe, bëri "Komisioni letrar shqip", që u mblodh në Shkodër në vitin 1916. Komisioni nënvizoi si detyrë themelore lëvrimin e gjuhës letrare shqipe dhe zhvillimin e letërsisë shqiptare. Ky komision gjuhëtarësh e shkrimtarësh, krijuar për të ndihmuar në formimin e një gjuhe letrare të përbashkët përmes afrimit të dy varianteve letrare në përdorim, vlerësoi variantin letrar të mesëm, si një urë në mes toskërishtes dhe gegërishtes dhe përcaktoi disa rregulla për drejtshkrimin e tij, të cilat ndikuan në njësimin e shqipes së shkruar.
Vendimet e Komisionit letrar shqip për gjuhën letrare e për drejtshkrimin e saj, u miratuan më vonë edhe nga Kongresi Arsimor i Lushnjës (1920) dhe vijuan te zbatoheshin deri në Luftën e Dytë Botërore.
Pas Luftës së dytë Botërore, puna për njesimin e gjuhës letrare kombëtare (gjuhës standarte) dhe të drejtshkrimit të saj, nisi te organizohet nga Instituti i Shkencave. U krijuan komisione të posaçme për hartimin e projekteve të drejtshkrimit. Kështu, u hartuan disa projekte në vitet 1948, 1951, 1953 e 1956. U organizuan gjithashtu, dy konferenca shkencore në vitin 1952, për të diskutuar për problemin e gjuhës letrare.
Me 1967, u botua nga Instituti i Historisë dhe i Gjuhësisë, projekti i ri "Rregullat e drejtshkrimit të shqipes". Ky projekt filloi të zbatohet në të gjithë hapsiren shqiptare, në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë dhe në Mal të Zi. Ndërkohë, perpjekje për njesimin e gjuhes letrare dhe të drejtshkrimit të saj, bëheshin edhe në Kosove.
Në vitin 1968, u mblodh Konsulta Gjuhësore e Prishtinës, e cila, e udhëhequr nga parimi "një komb-një gjuhë letrare", vendosi që projekti i ortografisë i vitit 1968, posa të miratohej e të merrte formën zyrtare në Republikën e Shqipërisë, do të zbatohej edhe në Kosovë. Vendimet e kësaj Konsulte kanë qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për njesimin e gjuhes letrare kombëtare shqipe.
Projekti "Rregullat e drejtshkrimit të shqipes " i vitit 1967, pas një diskutimi publik, ai u paraqit për diskutim në Kongresin e Drejtshkrimit të Shqipes, qe u mblodh në Tiranë, në vitin 1972, i cili ka hyrë në historinë e gjuhes shqipe dhe të kulturës shqiptare, si Kongresi i njësimit të gjuhës letrare kombëtare.
Kongresi i Drejtshkrimit të Shqipes, në të cilin morën pjesë delegatë nga të gjitha rrethet e Shqipërisë, nga Kosova, nga Maqedonia dhe nga Mali i Zi dhe nga arbëreshet e Italisë, pasi analizoi të gjithë punën e berë deri atëhere për njesimin e gjuhës letrare, miratoi një rezolutë, në të cilën përveç të tjerash, pohohet se "populli shqiptar ka tashmë një gjuhë letrare të njësuar".
Gjuha letrare kombëtare e njësuar (gjuha standarte), mbështetej kryesisht në variantin letrar të jugut, sidomos në sistemin fonetik por në të janë integruar edhe elemente të variantit letrar të veriut.
Pas Kongresit të Drejtshkrimit, janë botuar një varg vepra të rëndësishme, që kodifikojnë normat e gjuhës standarte, sic janë "Drejtshkrimi i gjuhes shqipe" (1973), "Fjalori i gjuhës së sotme letrare (1980), Fjalori i shqipes së sotme (1984), Fjalori Drejtshkrimor i gjuhës shqipe (1976), Gramatika e gjuhës së sotme shqipe I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997).
Veçori tipologjike të shqipes së sotme standarte.

Nga ana strukturore, paraqitet sot si një gjuhë sintetiko-analitike, me një mbizotërim të tipareve sintetike dhe me një prirje drejt analitizmit. Një pjesë e mirë e tipareve të saj fonetike dhe gramatikore, janë të trashëguara nga një periudhë e lashtë indoevropiane, një pjesë tjeter janë zhvillime te mëvonshme.
Shqipja ka sot një sistem fonologjik të vetin, që përbëhet nga shtatë fonema zanore dhe 29 fonema bashkëtingëllore. Shkruhet me alfabet latin të caktuar në vitin 1908 në Kongresin e Manastirit.
Alfabeti i shqipes ka 36 shkronja, nga të cilat 25 janë të thjeshta (a, b, c, d, e, f, g, h, i, j, k, l, m, n, o, p, q, r, s, t, u, v, x, y, z), 9 janë bigrame (dh, gj, ll, nj, rr, sh, th, xh, zh) dhe 2 me shkronja diakritike (ë, ç).
Shqipja ka theks intensiteti dhe përgjithësisht të palëvizshëm gjate fleksionit. Në shumicen e rasteve, sidomos në sistemin emëror, theksi bie në rrokjen e parafundit.
Shqipja ka një sistem të zhvilluar (të pasur) formash gramatikore, ka një sistem lakimi binar: lakimin e shquar dhe të pashquar, ruan ende mirë format rasore (ka pesë rasa), sistemin prej tri gjinish (mashkullore, femërore dhe asnjanëse), kjo e fundit po shkon drejt zhdukjes, mbahet vetëm në një kategori të veçantë emrash foljorë, të tipit: të shkruarit, të menduarit, etj.
Sistemi emëror ka trajtë të shquar dhe të pashquar dhe për pasojë, edhe lakim të shquar e të pashquar; nyja shquese është e prapavendosur si në rumanisht dhe në bullgarisht; ka nyje të përparme te emrat në rasen gjinore (i, e malit) dhe te mbiemrat e nyjshëm (i mirë, i vogël, etj)., te emrat asnjanës të tipit të folurit, etj. Përvec fleksionit me mbaresa të veçanta, shqipja njeh edhe fleksionin e brendshëm (dash ~ desh, marr ~ merr); ka dy tipe strukturorë mbiemrash të ngjashëm (i madh, i ndershëm) dhe të panyjshem (trim, besnik). Te numërorët përdor kryesisht sistemin decimal (dhjetë, tridhjetë, pesëdhjetë), por ruan edhe sistemin vigezimal (njëzet, dyzet); numërorët e përberë nga 11-19, formohen duke vënë numrin e njësheve përpara, parafjalën mbë dhe pastaj dhjetshet (njëmbëdhjetë, dymbëdhjetë, etj) si në rumanisht dhe në gjuhët sllave.
Sistemi foljor paraqitet mjaft i larmishem. Shqipja ka një sistem të pasur formash menyrore dhe kohore, një pjesë të e cilave janë të trashëguara nga një periudhë e hershme, një pjesë janë kryer gjatë evolucionit të saj historik. Folja ka gjashtë menyra; (dëftore, lidhore, kushtore, habitore, dëshirore, urdhërore) dhe tri forma të pashtjelluara (pjesore, paskajore dhe përcjellore). Koha e ardhëshme ndërtohet në menyre analitike, me dy forma: me do (forma e foljes dua) + lidhore (do të punoj) dhe me foljen ndihmëse kam + paskajore (kam për të punuar).
Rendi i fjalëve në fjali është përgjithësisht i lirë, por më i zakonshem është rendi subjekt+verb+objekt.
Leksiku i gjuhës shqipe përbëhet prej disa shtresash. Një shtresë të veçantë përbëjnë fjalët me burim vendas, të trashëguar nga një periudhë e lashtë indoevropiane (ditë, natë, dimër, motër, jani, etj.), ose të formuara më vonë, me mjete të shqipes (ditor, dimëror, i përnatshëm).
Një shtresë tjetër, përbëjnë fjalët e huazuara nga gjuhë të tjera, si pasojë e kontakteve të popullit shqiptar me popuj të tjerë gjatë shekujve. Fjalët e huazuara kanë hyrë nga greqishtja, greqishtja e vjetër dh e re, nga latinishtja dhe gjuhët romane, nga sllavishtja dhe nga turqishtja.
Shqipja, me gjithë huazimet e shumta, ka ruajtur origjinalitetin e saj, si gjuhë e veçantë indoevropiane.
Përhapja e gjuhës shqipe
Shqipja flitet sot nga më se gjashtë milionë vetë në Republikën e Shqipërisë, në Kosovë, në viset shqiptare të Maqedonisë, të Malit të Zi, të Serbisë jugore, si dhe në viset e çamerisë në Greqi. Shqipja flitet gjithashtu, në ngulimet shqiptare në Itali, në Greqi, në Bullgari, në Ukrainë, si dhe në shqiptarë të mërguar në viset e ndryshme të botës para Luftës se Dytë Botërore dhe në këtë dhjetëvjeçarin e fundit.
Gjuha shqipe mësohet dhe sudjohet në disa universitete dhe qëndra albanologjike në bote, si në Paris, Romë, Napoli, Kozencë, Plermo, Leningrad, Pekin, München, Bukuresht, Selanik, Sofie etj.
Studimet për gjuhën shqipe

Gjuha dhe kultura e shqiptarëve, lashtësia dhe karakteri origjinal i tyre, kanë tërhequr prej kohësh vëmendjen e studjuesve të huaj dhe shqiptarë që në shekullin XVIII dhe më parë. Në mënyrë të veçantë, gjuha, historia dhe kultura e shqiptarëve, tërhoqi vëmendjen e botës gjermane. Me të u mor edhe një filozof i madh, sic ishte Gotfrid Vilhelm Lerbnitz, që punoi një shekull para lindjes së gjuhësisë krahasimtare. Ai mendonte, se studimi krahasues i gjuhëve ishte themelor për të ndërtuar një histori universale të botës, për ta kuptuar dhe për ta shpjeguar atë. Në disa letra, qe ai i shkruante një bibliote**** të Bibliotekës Mbretërore të Berlinit, në fillim të shekullit XVIII, shprehet edhe për natyrën dhe prejardhjen e gjuhës shqipe dhe pas disa luhatjeve, arriti në përfundimin, se shqipja është gjuha e ilirëve të lashtë.
Megjithatë, studimet shkencore për gjuhën shqipe, si dhe për shumë gjuhë të tjera, nisën pas lindjes së gjuhësisë historike-krahasuese nga mesi i shekullit XIX. Një nga themeluesit e kësaj gjuhësie, dijetari gjerman Franz Bopp, arriti të provonte që në vitin 1854, se shqipja bënte pjesë në familjen e gjuhëve indoevropiane dhe se zinte një vend të veçantë në këtë familje gjuhësore. Pas tij, studjues të tjerë, si G.Meyer, H.Pedersen, N.Jokli, studjuan aspekte të ndryshme të leksikut dhe të strukturës gramatikore të gjuhës shqipe. G.Meyer do të hartonte që në vitin 1891 një Fjalor etimologjik të Gjuhës shqipe (Etymologisches Wörterbuch der albanesischen Sprache, Strasburg 1891), i pari fjalor i këtij lloji për shqipen. Përveç këtyre, një varg i madh gjuhëtarësh të huaj, si F.Miclosich, G.Weigand, C.Tagliavini, St.Man, E.Hamp, A.Desnickaja, H.Ölberg, H.Mihaescu, W.Fredler, O.Bucholtz, M.Huld, G.B.Pellegrini, etj. kanë dhënë kontribute të shënuara për studimin e historisë së gjuhës shqipe, të problemeve që lidhen me prejardhjen e saj, me etimologjinë, fonetikën dhe gramatikën historike, si edhe në studimin e gjendjes së sotme të shqipes.
Ndërkohë, krahas studimeve për gjuhën shqipe të albanologëve të huaj, lindi dhe u zhvillua edhe gjuhësia shqiptare. Ajo i ka fillimet e saj që në shekullin XVII, kur Frang Bardhi botoi të parin fjalor të gjuhës shqipe "Dictionarium Latino-Epiroticum" (1635). Gjatë Rilindjes Kombëtare u botuan disa gramatika të gjuhës shqipe. Kështu, në vitin 1864, Dhimitër Kamarda, një nga arbëreshët e Italisë, botoi veprën "Laggio della grammatica comparata sulla lingua albanese", Livorno 1864, vëll.II "L'Apendice al saggio dalla gramatica comparata sulla lingua albanese", Prato 1866. Më 1882, Kostandin Kristoforidhi botoi "Gramatikën e gjuhës shqipe" dhe më 1806, Sami Frashëri botoi "Shkronjëtoren e gjuhës shqipe", dy vepra gjuhësore të rëndësishme të shekullit XIX për gramatologjinë e gjuhës shqipe. Nga fundi i shekullit XIX, Kostandin Kristoforidhi përgatiti edhe një "Fjalor të gjuhës shqipe", i cili u botua në vitin 1904 dhe përbën veprën më të rëndësishme të leksikografisë shqiptare, që u botua para Luftës se Dytë Botërore. Në vitin 1909, botohet Fjalori i shoqërisë "Bashkimi".
Pas shpalljes së Pavarësisë, u botuan një varg gramatikash dhe fjalorë dygjuhësh, për të plotësuar nevojat e shkollës dhe të kulturës kombëtare. Në fushën e gramatikës u shqua sidomos Proff. Dr.Aleksandër Xhuvani.
Aleksandër Xhuvani (1880-1961)
Kreu studimet e larta në Universitetin e Athinës. Veprimtaria e tij për studimin e gjuhës shqipe dhe arsimin kombëtar, e nisi që gjatë periudhës së Rilindjes Kombëtare. Bëri një punë të madhe për pajisjen e shkollës sonë me tekste të gjuhës shqipe, të letërsisë, të pedagogjisë dhe të psikologjisë. Drejtoi e punoi për hartimin e udhëzuesve drejtshkrimorë në vitet 1949, 1951, 1954, 1956.
Pati një veprimtari të gjerë në fushën e pastërtisë së gjuhës shqipe e të pasurimit të saj dhe botoi veprën "Për pastërtinë e gjuhës shqipe" (1956). Bashkëpunoi me profesorin Eqerem çabej, për hartimin e veprave "Parashtesat" (1956) dhe "Prapashtesat e gjuhës shqipe" (1962), trajtesa themelore në fushën e fjalformimit të gjuhës shqipe. Botoi dhe një varg punimesh monografike për pjesoren, paskajoren dhe parafjalët e gjuhës shqipe.
Ai ishte njohës i mirë dhe mbledhës i pasionuar i visarit leksikor të gjuhës së popullit. Fjalët dhe shprehjet e mbledhura , u botuan pjesërisht pas vdekjes, në formën e një fjalori. Përgatiti një botim të dytë të "Fjalorit të gjuhës shqipe" të Kristoforidhit (1961).
Vepra e plotë e tij, e projektuar në disa vëllime, ende nuk është botuar. Në vitin 1980 është botuar vëllimi i parë.
Një zhvillim më të madh njohu gjuhësia shqiptare në gjysmën e dytë të shekullit XX, kur u krijuan edhe institucione shkencore të specializuara, si Universiteti i Tiranës, Universiteti i Prishtinës dhe Akademia e Shkencave, Universiteti i Shkodrës, më vonë, Universiteti i Elbasanit, Universiteti i Gjirokastrës, Universiteti i Vlorës, Universiteti i Tetovës, etj. Gjatë kësaj periudhe, u hartuan një varg veprash përgjithësuese nga fusha të ndryshme të gjuhësisë. Në fushën e leksikologjisë dhe të leksikografisë, përveç studime leksikologjike, u hartuan edhe një varg fjalorësh të gjuhës shqipe dhe fjalori dygjuhësh, nga të cilët, më kryesorët janë: "Fjalori i gjuhës shqipe" (1954), "Fjalori i gjuhës së sotme shqipe" (1980), "Fjalori i shqipes së sotme" (1984), "Fjalori drejtshkrimor i gjuhës shqipe" (1976), "Drejtshkrimi i gjuhës shqipe" (1973), etj. Kohët e fundit kanë dalë edhe "Fjalor frazeologjik i gjuhës shqipe" (2000) dhe "Fjalor frazeologjik ballkanik" (1999).
Në fushën e dialektologjisë është bërë përshkrimi e studimi i të gjithë të folurave të shqipes dhe është hartuar "Atlasi dialektologjik i gjuhës shqipe", një vepër madhore që pritet të dalë së shpejti nga shtypi.
Eshtë bërë gjithashtu, studimi i fonetikës dhe i strukturave gramatikore të gjuhës shqipe përmes studimeve të veçanta dhe përmes gramatikave të ndryshme, niveleve të ndryshme, nga të cilat, më e plota është "Gramatika e gjuhës shqipe" I Morfologjia (1995), II Sintaksa (1997), hartuar nga Akademia e Shkencave, në bashkëpunim me Universitetin e Tiranës, me kryeredaktor Mahir Domin.
Një vend të gjerë në studimet gjuhësore të këtij gjysëmshekulli, kanë zënë problemet e historisë së gjuhës shqipe, problemet e etnogjenezës së popullit shqiptar e të gjuhës shqipe, të etimologjisë, të fonetikës dhe të gramatikës historike, etj. Disa nga veprat themelore në këto fusha janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes" në 7 vëllime, nga E.çabej; "Meshari" i Gjon Buzukut (E.çabej); "Gramatika historike e gjuhës shqipe" (Sh.Demiraj); "Fonologjia historike e gjuhës shqipe" (Sh.Demiraj); "Gjuhësia ballkanike" (Sh.Demiraj), etj.
Eqerem Cabej (1908-1980). Studjuesi më i shquar i historisë së gjuhës shqipe dhe një nga personalitetet më në zë të kulturës shqiptare.
Pasi bëri studimet e para në vendlindje (Gjirokastër), studimet e larta i kreu në Austri, në fushën e gjuhësisë së krahasuar indoevropiane. Pas mbarimit të studimeve, kthehet në atdhe dhe fillon veprimtarinë shkencore e arsimore në vitet '30 të këtij shekulli dhe punoi në këto fusha për një gjysëm shekulli, duke lënë një trashëgimni të pasur shkencore.
Eqerem çabej solli dhe zbatoi në gjuhësinë shqiptare metodat dhe arritjet shkencore të gjuhësisë evropiane, duke kontribuar shumë në ngritjen e nivelit shkencor të studimeve gjuhësore shqiptare. Eqerem Cabej punoi shumë në disa fusha të dijes, por u shqua sidomos në fushën e historisë së gjuhës, në trajtimin e problemeve të origjinës së gjuhës shqipe, të autoktonisë së shqiptarëve e të etimologjisë dhe të filologjisë së teksteve të vjetra.
Veprat themelore të tij janë: "Studime etimologjike në fushë të shqipes", në shtatë vëllime, I "Hyrje në historinë e gjuhës shqipe", II "Fonetikë historike" (1958), "Meshari i Gjon Buzukut" (1968), "Shqiptarët midis perëndimit dhe lindjes" (1944).
Ai është bashkëautor edhe në një varg veprash në fushën e gjuhës së sotme, siç janë: "Fjalor i gjuhës shqipe" (1954), "Rregullat e drejtshkrimit të gjuhës shqipe" (1972), "Fjalori drejtshkrimor".
Përveç veprave, ai ka botuar një varg studimesh në revista shkencore brenda e jashtë vendit dhe ka mbajtur dhjetra referate e kumtesa në kongrese e konferenca kombëtare e ndërkombëtare, të cilat kanë bërë të njohura arritjet e gjuhësisë shqiptare në botë, duke rritur kështu prestigjin e saj.
Veprat e prof. Eqerem Cabej janë botuar në tetë vëllime, në Prishtinë, me titullin "Studime gjuhësore".
Me veprimtarinë e shumanëshme shkencore e me nivel të lartë, Eqerem Cabej ndriçoi shumë probleme të gjuhës shqipe dhe të kulturës shqiptare, duke argumentuar lashtësinë dhe origjinën ilire të saj, vitalitetin e saj ndër shekuj dhe marrëdhëniet me gjuhët dhe kulturat e popujve të tjerë.

Gjatë kësaj periudhe, gjuhësia shqiptare zgjidhi edhe problemin e gjuhës shqipe letrare kombëtare, të njësuar me çështjet teorike të së cilës është marrë veçanërisht prof.Androkli Kostallari.
Në kuadrin e punës që është bërë në fushën e gjuhësisë normative dhe të kulturës së gjuhës, janë hartuar dhe një numër i madh fjalorësh terminologjikë për degë të ndryshme të shkencës e të teknikës.
Përveç veprave të shumta që janë botuar në fushën e gjuhësisë, veprimtaria e gjuhësisë studimore e studjuesve shqiptarë pasqyrohet në botimin e disa revistave shkencore, nga të cilat më kryesoret sot, janë: "Studime filologjike" (Tiranë); "Gjuha shqipe" (Prishtinë); "Studia albanica" (Tiranë); "Jehona" (Shkup); etj.
Studime te rëndësishme mbi gjuhën shqipe janë bërë nga gjuhëtarë në Kosovë, Maqedoni, Mal i Zi, ku janë botuar një numër i konsidrueshëm veprash mbi historinë e gjuhës shqipe, fonetikën, gramatikën, leksikun etj. Prof. Idriz Ajeti shquhet për kontributin e veçantë që ka dhënë në këtë fushë
Kontribut të veçantë për gjuhen shqipe kanë dhenë edhe shqiptaret e vendosur në Itali, të njohur si "Arbëresh"
Disa nga figurat më të shquara të gjuhësisë shqiptare të këtyre dy shekujve të fundit, janë: Dhimitër Kamarda (arbëresh i Italisë), Kostandin Kristoforidhi, Sami Frashëri, Aleksandër Xhuvani, Eqerem çabej, Selman Riza, Kostaq Cipo, Mahir Domi, Shaban Demiraj, Androkli Kostallari, Idriz Ajeti, etj.

  • Postime: 1108
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#3 ne: 17-06-2005, 06:34:30
Shqipja - gjuha që lindi gjuhët indo-europiane


Nga pellazgjishtja në ilirishte dhe në shqipe u trashëgua dhe u ruajtë gjuha më e vjetër e Europës

Në kohën parahistorike, pra shumë në lashtësi njerzit mereshin vesh me anë të veprimeve dhe shenjave. Kështu lindi nevoja për komunikim me anë të një gjuhe të përbashkët. Dhe filluan të lindin gjuhët e para. Por, cila është gjuha e parë indoeuropiane?
Nga shumë historian të huaj dhe shqiptar jemi njohur se mund të jenë gjuha latine dhe gjuha greke !? Mirëpo nuk është e vërtet se latinishtia dhe greqishtja janë gjuhët e para indoeuropiane; tashmë është vërtetuar me argumente të forta se gjuha shqipe është gjuha mëmë indoevropiane.
Por lindë pyetja me të drejtë, se në gjuhën shqipe nuk është gjetur asnjë dokument i vjetër historik.?
Ku e kemi zanafillën! Mos vallë jemi ne pasardhë të tyre që janë quajtur grekë të lashtë, që në të vërtetë ishin pallazgjik ose shqiptarët!
Në ndihmë për të vërtetuar vjetërsin e gjuhës dhe historisë na erdhën ''Arqeologjët''.
Arqeologjët gërmojnë për të gjetur vendbanime të lashta e varre, me qëllim që të zbulojnë teknikën e ndërtimit të tyre, mbledhin vegla pune, armë, sende shtëpiake, monerdha, stoli etj. Dhe shkencëtarët na zbulojnë kohës që i përkasin dhe popullatës. Këto bëjnë të mundur që të njohim veprimtaritë shoqërore dhe fetare të popullatës para zbulimit të shkrimit.
Po pse nuk u shkruajt gjuha shqipe ashtu si latinishtja dhe greqishtja?
Sot dhe dje në lashtësi letrarët dhe priftërinjt u interesonte latinishtja dhe greqishtja, që janë gjuhë letrare dhe diturore.
Kështu që dijetarët e lashtë grekë dhe romakë shkruajtën për ato ngjarje të kohës që ata mund ti vërtetonin dhe ti ruanin për brezat e tyre të ardhshëm.
Fatkeqësisht, shqiptarët e lashtë nuk lanë absolutisht asgjë të shkruar, as letërsi, madje as edhe një mbishkrim. Në ndihmë pra siç e thash na erdhën arqeologjët. Kërkimet e tyre kanë nxjerrë nga toka poçeri qeramike, armë guri, bronzi, hekuri, gurë të çmuar etj.
Dhe këto të gjitha na ndihmojnë të rindërtojmë kulturën parahistorike.
Kurse shkencëtarët e gjuhës na kanë bërë të njohim të fshehtat e gjuhëve, sepse analiza gjuhësore mund të ndjekë një gjuhë të shkruar që nga fillesat e saj më të herëshme, dhe të zbulojmë lidhjet e saj me gjuhët e tjera dhe me burimin familjar të përbashkët.
Pra gjuha njihet si një nga karakteristikat themelore të një indentitetit etnik të një populli. Fjala ''Gjuhësi''është përkufizuar si studim i ligjërrimit njerzor. Aspekte të rëndësishme të një studimi të gjuhës janë; ''Klasifikimi i tingujve të gjuhës së folur, fjalë formimi, duke përfshirë gjininë, rrënjën, kompozimi, përkufizimi i saktë i fjalëve, renditja e duhur e fjalëve brenda një fjalie, gjurmimi i prejardhjes së një fjalie në gjuhën e origjinës, zhvillimi dhe ndryshimi i fjalës nëpërmes viteve, si dhe transpetimi i fjalës nga një gjuhë në tjetrën''.
Në këtë aspekt, studimi historik i një gjuhe në proçesin e ndryshimit nëpër vite e zgjidh ''Arqeologjia''duke hedhur dritë mbi një kulturë parahistorike.
Ashtu si në Arqeologji edhe në kërkimet shkencore të gjuhës shqipe u morrën të huajt dhe jo vetë shqiptarët. Sepse shqiptarve u duhet të mbroheshin nga pushtuesit e ndryshëm dhe nuk e linin të tjerët që të diturohej.
Nga shekulli 19 dhe 20 shkenca e gjuhësis krahasuese bëri të mundur që studiuesit të përcaktonin origjinën e gjuhës shqipe dhe lidhjet e saj me gjuhët e tjera indoeuropjane.
Disa nga studiuesit e gjuhëve të europës kanë thënë për gjuhën shqipe mbas shumë vite studimi.
Gotfrik Lajbnik 1646-1717, ishte filolog dhe deklaroi ''se gjuha shqipe rrjedh nga ilirishtja''.
Hans Tunman 1746-1778, historian suedez profesor në Universitetin e Halles të Gjermanisë, ishte albanologji i parë, që studioi shkencërisht origjininën e gjuhës së popullit shqiptar. Ai bëri kërkime në burrimet greke, latine, bizante dhe studioi fjalorin tre gjuhësh, sllav, grek dhe shqip të Theodhor Kavaliotit të vitit 1770.
Hans Tunman arriti në përfundimin se shqiptarët janë vazhdues autokton të popullsisë së lashtë ilire, që as u romanizuan e as u asimiluan nga dyndjet e mëvonshme.
Johan Fon Han 1811-1869, austriak i diplomuar për drejtësi në Universitetin e Haidelbergut, i cili shërbeu si gjykatës i shtetit të ri grek, dhe më vonë si nënkonsull në Janinë, Johani iu fut studimeve të gjuhës shqipe bashkë me të ndriturin gjuhëtarin shqiptar Kostandin Kristoforidhin.
Botoi tre vëllime ''Studime shqiptare mbi kulturën, gjuhën dhe historinë''Duke nxjerrë përfundimin se shqipja rrjedh nga ilirishtja dhe ilirishtja nga pellazgjishtja.
Franc Bop 1791-1867, profesor i Universitetit të Berlinit dhe themeluesi kryesor i gjuhësisë së krahasuar historike indoeuropjane.
Botoi në vitin 1854 veprën e tij dhe nxorri përfundimin se shqipja bënë pjesë në familjen indoeuropjane dhe është gjuhë e veçantë pa simotër gjuhë tjetër.
Dhimitër Kamarda filolog italian me origjinë shqiptare botoi veprën ''Një ese e gramatikës krahasuese rreth gjuhës shqipe''më 1864, vërtetoi me dokumenta lashtësinë e gjuhës shqipe. Si një gjuhë ndër më të vjetra në botë.
Gustav Majer 1850-1900, profesor austriak në Universitetin e Gracit, antar i akademisë së shkencave të Vjenës, i cili u specializua në fushën e studimit të gjuhëve shqipe, greke dhe turke. Botoi librin ''Mbi pozitën e gjuhës shqipe në rrethin e gjuhëve indoeuropjane''në vitin 1883, që më vonë u pasua me 8 vëllime shkencore mbi historinë, gjuhën, poezinë, përrallat popullore shqipe dhe ngulmimet e arbëreshëve në Itali dhe Greqi.
Eduard Shnejder një studiues francez që shërbeu në qeverinë osmane të Shkodrës, shtoi në librin e tij për ''Pellazgjët dhe pasardhësit e tyre,, më 1894, një leksion i hollësishëm teknik, ku gjuha shqipe paraqitet si ''tingëllimi më i pastër e më besnik i gjuhës pellazgje''.
Holder Pedersen 1867-1953, danez i cili punoi 35 vjet si profesor i gjuhësisë së krahasuese indoeuropjane në Universitetin e Kopenhagës. Për 35 vjet me rradhë botoi një varg punimesh shkencore mbi gjuhën shqipe, duke dhënë analiza të vleshme. Gjithashtu mblodhi e botoi folklorin shqiptar.
Norbert Jokli 18877-1942, gjuhëtar austriak me origjinë gjermano-çifute, biblotekar në Universitetin e Vjenës i kushtoi gjithë jetën studimeve të gjuhës shqipe. Para se të fillonte lufta e dytë botërore, atë e ftuan tu mësonte albanologjinë studiuesve shqiptar, mirëpo vdekja e tij në një kamp përqëndrimi nazist e privoi Shqipninë nga shërbimet e këtij studiuesi të madh.
Zef Skiroi 1865-1927, filolog i shquar italian me origjinë shqiptare bashkë me, Joklin dhe danezin Pedersen, janë cilësuar si tre albanologjët më të shquar. Studimet e profesor Skiroi nxorrën në dritë librin e tij ''Gjuha shqipe''në Romë më 1932.
Mbas studimeve të shkencëtarëve të huaj rreth gjuhës dhe historis të shqiptarëve dolën dhe studiuesit e parë shqiptarë në drejtim të gjuhës shqipe si De Rada, Pashko Vasa, Kostandin çekrezi, Kristo Dako, Profesori i madh dhe i shquar Eqerem çabej, Androkli Kostallari, Aleks Buda, Shaban Demiraj, Mahir Domi etj.
Kështu mbas shumë studime nga shkencëtarë dhe gjuhëtarë të huaj, duke u bindur me një vargë argumentesh nxorrën përfundimin se populli shqiptar dhe gjuha shqipe e tij e kanë prejardhjen nga ilirët dhe ilirët nga pellazgjët parahistorik.
Në krahasimin gjuhësor midis shqipes, greqishtes dhe latinishtes së vjetër, është vërtetuar se shqipja, si gjuhë është formuar më herët se këto të dy gjuhë të vjetra.
Dhe ato pak fjalë greke dhe latine që kanë hyrë në shqipen e sotme duhet që më parë të kenë hyrë në ilirishten, që më vonë u trashëguan në shqipen.
Një vërtetim i pamohushëm për vjetërsinë e gjuhës shqipe janë emërtimet e qyteteve, maleve dhe lumenjëve që janë trashëguar deri më sot duke u qëndruar edhe pushtimeve të gjata nga popujt e tjerë, si p.sh; SCUPI-SHKUPI, SCODRA-SHKODRA, LISSUS-LEZHA, DURRACKIUM-DURRËS, MATHI-MATI, lumi DRINUS-DRINI, mali TOMORRIS-TOMORRI etj.
Trashëgimi nga pellazgjishtja në ilirishte dhe në shqipe, kemi dhe emrat e vjetër që janë edhe sot tek emërtimi i njerëzve si; HEKTOR, ALKET, TOMOR, DRINI, ILIR, TEUTA, GENTI, BARDHYLI etj. Të tilla emra janë mbi 800, që ka mbledhur studiuesi Mahir Domi.
Po t'i hedhim një vështrim të shpejtë hartës të Europës, do të vëmë re, se shumë qytete, dhe krahina kanë emërtime të kuptimit në gjuhën shqipe dhe vetëm në gjuhën shqipe si, Toskana në Itali, e ka marrë këtë emër prej banorëve të saj, se ata ishin toskë nga Shqipnia.
Siçilia e ka marë këtë emër që në lashtësi nga shqiptarët, për arsye se ishulli e ka formën si të kalit. Pra Siçili-si e kalit, Sikilia.
Brindizi ka kuptimin e flalës shqipe, si bri dashi.
Kryeqyteti i Francës. Parisi është në shqip i pari ose si i pari, dhe Parisi është qyteti i parë i Francës.
Marrsiella, qytet i francës e ka marrë këtë emër nga shqiptarët në lashtësi sepse ai ka qenë qytet tregëtar, pra marr- dhe sjell, është një term i zakonshëm shqiptar.
Po të vërejmë emërtimet e qyteteve të lashta greke, kanë emra të kuptimit shqiptar si, Athina -athenë, Edessa-edesha, Thiva-theva.
Pra, një vështrim në hartën e Europës, vërejmë emërtime të qyteteve në gjuhën shqipe, por po të studioet dhe më gjerë, atëherë do të zbulojmë dhe më shumë fjalëm shqipe.
Dy veprat e mëdha të shkruar nga Homeri, që dhe fjala Homer është shqipe, duke patur parasysh që ai ishte i verbër, pellazgjikët i vunë emrin i Mjerë, Homer. Iliadha ose Troja dhe Odhiseas ose Udhë s'sheh. Janë legjenda pellazgje ose shqiptare, që u shkruajtën nga Homeri dhe gjatë shekujve u përvetësuan nga shkruesit e mëvonshëm grekë.
Në Iliadhën, të gjithë kryetarët e fiseve, pjesmarrës në betejën e Trojës, dhe nga vendet që vinin kanë emra të kuptimit në shqip.
Mikena-mik jemi, kishte mbret Agamemnonin-ai që mendon, është i zgjuar, i ditur etj. Menelaos-mëndja e la, ishte mbret i Spartës, vëllai i Agamemnonit.
Mirmidonët-mirditorët, kishin mbret Aqilean ose Akilin, që do të thotë-aq i lehtë. Elena-e lanë ment. Priami, mbreti i trojës, që është-drejto amën. Paridi-është i pari që di, etj.
Leximi i vëmëndëshëm i poemës Iliadha, do të vërejme se ngjarjet na flasin për luftera midis fiseve pellazgjike ose shqiptare, dhe fjala e urtë shqipe thotë ''i yti ta fut, i yti të nxjerrë sytë, i yti të vjedh''etj.
Në veprat e Homerrit pasqyrohen ngjarje, legjenda dhe histori shqiptare.
Në të gjitha kohërat grekët kanë pasur maninë për të përshtatur emrat jo grek, në emra grek. Pra për të përkthyer në greqisht çdo fjalë jo greke.
Kjo mënyrë veprimi ka ndryshuar dhe mënyrën e shqiptimit të fjalive ose të emrave gjë që e bën të pakuptueshëm.
Në qoftëse të lashtët grek dhe grekët e sotëm nuk do të kishin bërë gjithshka greke, megjithë shtrëmbërimin e shqiptimit fillestar në pjesën më të madhe të gjuhës pellazgje ose shqipe, ne nuk do kishim vërshtirsi për të rindërtuar fjalët e lashta parahistorike shqipe, të shkruara greqisht apo të përkthyera keq në greqisht si ''Piellbardh në-piellazgos, piellzis në-piellzious''etj.
Po të njohim perënditë e lashta të Olimbit ku besonin grekët në lashtësi, do vërejmë se ato perëndi quhen në fjalën shqipe si; Zeus-Zë, është perëndia më e fuqishme, dhe kishte për grua perëndin Herën-Era. Perëndia tjetër Letos-Lëton, Zeusi më vonë u martua me perëndeshën Mentis-ment, dhe lindën Athinanë. Marsi, ishte perëndia e luftës, dhe shumë herë nxiste grindje midis njerëzve, dhe duhet ta ketë marrë emrin nga shqipja ''i marrë''.
Perrëndia Apollon, mendoj se e ka marrë këtë emër nga shqipja, apo-loni, dhe vërtet Apolloni ishte perëndi i muzikës, poezis dhe harqeve, dhe ç'farë bënte Apolloni! Luante muzikë, i ndryshonte drejtimin shigjetave.
Loja më e dashur për të luajtur për fëmijët është, shigjeta. Perëndia e detit quhej, Tetesi, që shumë herë në shqipe T zëvëndësohet me D.
Po të shohim ditës e javës në gjuhën shqipe me vëmëndje kanë një kuptim të plotë shqiptar dhe të perëndive ku besonin pellazgjët.
E diela, është dita që përfaqson Diellin, po të vërejmë e diela është dita më me shumë diell. E hëna, përfaqson Hënën. E marta, është dita e Marsit, dhe quhet si ditë e marrë. E mërkura, është dita e Mërkurit. E enjta, nuk është zbuluar akoma. E premtja, është dita e zezë, të pren, e prenë. E shtuna, përfaqson Saturnin. Po të shohim grekët ditët e javës i emërtojnë, e diela përfaqson Zotin, e hëna është dyshi, e marta, është treshi, e mërkura, është katra, e enjtia, është e pesta, e premtja, është dita e shën Mërisë, e shtuna, e kanë marë nga hevrejtë.
Siç shihet shqiparët emërtimin e ditëve të javës e kanë më të vjetër se grekët, gjë që tregon se shqiptarët janë më të vjetër si popull në Ballkan.
Betimin pellazgjët e bënin për kokën e nënës, babait, ashtu si betohen dhe shqipëtarët sot, për kokën e nënës dhe të babait.
Pra edhe këtu kemi betimin e trashëkuar nga pellazgjët tek shqiptarët e sotëm, që janë shtarshëgimtarët e vërtetë të popullsisë që banonte në pjesën më të madhe të europës.
Gjatë shekuj shumë popuj, dikur të mëdhenj, janë shkataruar ose asimiluar nga popuj të tjerë duke humbur gjuhën, zakonet pa lenë gjurmë. Mirëpo pellazgjët me zakonet, muzikën, veshjen dhe veçanërisht me gjuhën e tyre shqipe, i kanë qëndruar kohës në trevat e tyre shqiptare, ndonëse tashmë të tkurrura, përgjat pregut perendimor të gadishullit Ballkanik
Studiuesit e gjuhëve vënë në dukje se gjuhët moderne nuk janë të izoluara, por i takojnë një familje të veçantë gjuhësh simotra, disave mundë ti gjihet edhe gjuha amë e përbashkët. Duke shkuar sa më thellë në proçesin e rindërtimit historik, ku del qartë se shumë prej këtyre gjuhëve amë e kanë prejardhjen nga një gjuhë e pashkruar, edhe më e lashtë që është shqipja.
Aspektet teknike të kësaj çështje u takojnë specialistëve. Pra është i pakundërshtueshëm fakti që shqipja është një nga gjuhët më të vjetra indoevropjane dhe shqiptarët janë populli parahistorik dhe ndër më të vjetrit në europë.
Shihet qartë se gjuhësia hedh dritë në kërkimet për origjinën parahistorike të popullit shqiptar dhe të gjuhës së tij.
Prandaj duhet t'ia lemë specialistëve që të merren me misteret e pa zbuluara akoma të çështjes mbarë shqiptare.
Në përfundim duhet thënë dhe theksuar se mendimi i përgjithshëm shkencor është se populli shqiptar dhe gjuha shqipe janë pasardhësit modernë të Ilirve dhe Pellazgjikëve, dhe fillesave indoeuropjane. Kjo e bënë edhe më të qartë arsyjen përse populli shqiptar i vjetër është mbajtur i patundur pas gjuhës dhe kulturës së tij të lashtë. Ndonëse atdheu i ynë është pushtuar shpesh nga grekërit, romakët, sllavët dhe turqit, edhe ndonëse ne shpesh kemi përdorur gjuhëra tregëtie, të ardhura gjetkë, njerzit, që sot njihen si shqiptar, kanë ruajtur me vendosmëri e sukses, zakonet, traditat dhe indentitetin tonë të lashtë, Ilir e Pellazgjik. Por që të ruhen edhe në të ardhmen duhet që ne të ndërtojmë, të pregatisim specialistë shkencor, pedagogjik, historik, juridik etj.
Që të pregatiten këto, duhet që shqiptarët të kujdesen për zhvillimin e më tejshëm arsimor-shkencor, të ndërtojnë institucione, universitete të tyre kombëtare dhe ti ruajnë me fanatizëm nga armiqtë shekullor të popullit shqiptar.
Arqeologjia, gjuha, dhe kronika të herëshme, hedhin dritë në atë që ndryshe do të ishte një e shkruar krejt e pakuptueshme e shqiptarëve parahistorik.
Fatmirësisht, Shqipëria gjendet në mes dy gjytetërimeve klasike, të Greqis dhe Romës, dhe shumë herë u përplas me të dyja këta.
Shumë të dhëna historike greke, latine përmendin rastësisht ndonjë kontakt ushtarak, diplomat, tregëtar dhe fetar me shqiptarët.
Më vonë udhëtarë europian, dijetar, aventurier shkruajtën për ashpërsinë malore të vendit, për luftëtarët krenarë, për veshjen karakteristike.
Ulian Shekspir nuk e ka vizituar kurrë Shqipërinë, por ai vendosi komedinë e tij ''Nata e Dymbëdhjetë''në Iliri, pra në Shqipëri.
Lordi Bajron ngeli kaq i gëzuar dhe i lumtur në takimet me shqiptarët, sa që i shkruante nënës së tij se do të blinte një kostum shqiptar dhe do ta vishte.
Por që fatkeqësisht kjo veshje u përvetësua nga grekërit dhe njihet sot si kostumi kombëtar grek.
Përallat, legjendat dhe trimëria shqiptare do arrinin deri në Filipine, ku historia e dashurisë diku në mbretërinë e Shqipnis me titull ''FLORANT AT LAURA''do të shkruej në gjuhën tagaloge nga autori filipinas Leonard Tugjy.
Legjenda e heroit kombëtar Skënderbeut, tregohet nga çifuti spanjoll në veprën e Leongfellout me titull ''Përrallat e hanit buzë rrugës''.
Shqipëria sot është zvogëluar është bërë një sanduiç i vogël midis ish-Jugosllavis dhe Greqis. Sot Shqipëria është si një dragua i fort i rrethuar prej çakenjsh dhe dhelpra të cilën i kanë lidhur këmbët dhe bëhen gati ta çajnë përsëri, dhe ta përlajnë të tërë si dikur më 1878.
Shqipëria duke u pushtuar nga grekërit, romakët, sllavët dhe turqit, u zvogëlua dhe shqiptarët u detyruan që një pjesë të asimilohej, një pjesë të emigrojë dhe disa fise u larguan për të jetuar të fshehur në male të larta. Kështu shqiptarët gjithmon kanë qenë nënpresionin e zhdukjes dhe nuk u ngeli kohë që të mendonin për shkruatjen e gjuhës së tyre shqipe, sepse nuk e lanë të tjerët rehat për zhvillimin e më tejshëm të gjuhës që lindi gjuhëra të tjera.

Vërej; Për këtë studim u shfrytëzuan libri ''Enigma''i autorit francez Robert D'Angly, libri i autorit amerikan Edwin E.Jacquen ''Shqiptarët''. Librat e autorit grek Aristidh Kolia ''Arvanitët dhe preardhja e grekëve''dhe ''Gjuha e Zotit''. Revista ''Ekskluzive''botim i Prishtinës, libri ''Iliada''i autorit Homeri, përkthim i Gjon Shllakut, Tiranë 1965. Biblioteka e papa Antonio Bellushit dhe revista italiane-greke-shqiptare ''Lidhja''1980-2003, organ i ''Lidhjes së Arbëreshëve të Italis së Jugut''.
Pema e lartëme është bërë ndërtimi i gjuhëve Indoeuropiane, dhe është botuar në vitet 1970 nga Instituti i gjuhëve në Suedi, dhe në vitet 1985 në disa revista ne Greqi.
Gjuha e parë siç shihet është APBANITIKH-Arvanitiki-Shqipja dhe me rradhë Armenishtja, Greqishtja etj. Pra siç shihet qartë shqipja është gjuha mëmë e gjuhëve Indoeuropjane. Që të ruhet dhe të pasurohet edhe me më shumë vërtetime, duhet që shkencëtarët dhe studiuesit shqiptarë të punojnë më shumë në këtë drejtim të përkrahur edhe nga Institucionet shtetërore studiuese përkatëse.

(Prof.Teuta Llalla, mësuese e gjuh-letërsis shqipe në gjimnazin e Tetovës.)

  • Postime: 1108
  • Karma: +0/-0
  • Gjinia: Femer

#4 ne: 17-06-2005, 06:36:31
Lufta kundra gjuhës shqipe ka qenë e ashpër. Ky sulm ishte frontal dhe në të gjitha nivelet dhe drejtimet të ndryshme. Fanatikë fetarë ortodoks dhe mysliman injoronin gjuhën shqipe, filluan të ndryshonin emrat e fshatrave ku banonin shqiptarët. Osmanët i quanin shqiptarët të ''pa fe''dhe të ''paudhë''priftërinjtë grekë quanin gjuhën shqipe ''gjuhë barbare''.
Një ligj kundra gjuhës dhe kulturës shqipe ka lëshuar sulltani i Perandoris Osmane më 31-5-1779, Abdul Hamiti i 2-te, ku përcaktonte saktë marrja në mbrojtje nga ana e turqëve kultura dhe gjuha greke, dhe duhet luftuar gjuha shqipe.
Ky dokument është nxjerrë nga arkivat greke dhe është botuar në gazetën ''Thesaloniki''më 14-8-1999.
Krahas atij vargu të pafund kryengritjesh të përgjakëshme, zuri fill edhe një revolucion kulturor, i cili, ndonëse me pak i dhunës ishte gjithësesi më dramatik.
Kultura e një populli cilësohet si mënyra e përgjithshme e jetesës dhe e mendimit. Gjuhëtari i ndritur Sami Frashëri ka thënë; ''Gjuha është gjëja e parë e përcaktimit të kombësis''.
Dëshmia më e lashtë e ekzistencës së gjuhës shqipe nuk u shkrua mbi pergame, pra në letër prej kallami, por mbi gurë të pavdekshëm nga koha. Këtë na e vërteton Prof.Dhimitër Shuteriqi për gjetjen e një fjale të vetme, të gdhendur në një mozaik të Liknidit, sot Ohri i lashtë, që ka qenë kryeqyteti i fisit Ilir Dasheretëve. Është fjala ''GJON''dhe është shkruar dhe shqiptuar njësoj vetëm nga shqiptarët, si në lashtësi dhe në kohën e sotme. Prof.Shuteriqi vure në dukje se fjala e lashtë ''GJON''e zbuluar në Ohër, është shkruar me të gjitha normat e njohura drejtshkrimore shqipe.

Në vitin 879 pas e.r., ndeshet emri i qytetit të Krujës, në kështiellën franceze të Shantilisë. Studiuesit kanë gjetur një dorshkrim, i cili në faqen 153, përmban një tekst prej tetë rreshta me shkrim dore, është një poemë e vogël në gjuhën shqipe.
Në Shqipëri, ashtu si në të gjithë botën e qytetëruar, greqishtia dhe latinishtia u përdorën në të gjitha dokumentat e shkruara deri përpara pushtimit osmano turk.
Dëshmia më e herëshme për ekzistencën e letërsisë shqipe është një thënie e shkruar nga prifti dominikan francez Brohariti, arqipeshkvi i Tivarit, më 1332, ai do thoshte ''Ndonëse arbërit kanë nji gjuhë krejtësisht të ndryshme nga latinishtja, prapëseprap ata përdorin shkronja latine në të gjitha librat''. Kjo tregon se gjuha shqipe përdorej gjerësisht dhe shkruhej me shkronja latine në fillim të shekullit 14.
Shumica e dokumentave në gjuhën shqipe vërtet humbën përgjithmon, por disa prej tyre arritën të mbijetojnë jashtë Shqipnis në arkivat dhe muzetë e botës. Kështu i në vitin 1915 studiuesi rumun, Nikola Jorga zbuloi në Bibliotekën Laurentine të Firencës një letër qarkore, të shkruar më 1462 nga Pal Engjëlli(1416-1470), Arqipeshkvi katolik i Durrësit. Teksi orgjinal thotë ''Unë të pagëzoj në emnin e Atit e t'birit të Shpirtit të Shenjtë''.
Libri më i vjetër është vepra e Gjon Buzukut, titulluat ''Meshari''. Ai përfundoi dhe u shtyp më 1555. Kopja e vetme ekzistuese u zbulua në vitin 1740 nga arqipeshkvi shqiptar i Shkupit Gjon Kazazi. Më vonë ''Meshari''shkoi në Bibliotekën e Vadikamit, ku u rizbulua më 1909 nga arbëreshi Pal Skiroi. Libri ka pasur 220 faqe dhe sot mungojnë 32 faqet e para. Ky libër ishte shkruajtur me shkronja latine ku ishin shtuar dhe 5 të tjera.
Të tjerë dokumenta për gjuhën shqipe kemi nga shume shqiptarë që me të shumtit ishin njërës të fesë.
Frank Bardhi(1606-1643), shërbeu si ipeshkvi i Sapës. Bardhi hartoi fjalorin e parë në histori shqip-latinisht, që kishte 2544 fjalë shqipe dhe 5.000 fjalë latine, dhe u botua në Romë më 1625.
Pjetër Bogdani(1625-1689), lindi në Prizeren, dhe u emërua fillimisht ipeshkvi i Shkodrës dhe pastaj arqipeshkvi i Shkupit më 1667. Vepra e tij ''E vërteta e pagabueshme e besimit Katolik''u botua disa herë në Padovë dhe Venedik. Vdiq i sëmurë në Prizeren dhe dëshira e tij e shprehur dikur u bë realitet. ''Ah, sikur të kisha një kandil të ndezur e të ndriçoja atë tokë të varfër të Shqipnisë dhe të Serbisë, një pjesë e madhe e secilës flet shqip''.
Këto zbulime dëshmojnë që gjuha shqipe është shkruar më herët se librat historik që janë gjetur më vonë.
Për shekuj me rradhë turqit osman qëllimisht dhe sistematikisht kishin përçarë popullsinë shqiptare në grupe rivalësh, armiqësive fetare dhe zëvëndësimin e gjuhës amtare shqipe me gjuhë të huaja. Ndonëse trashëgimia e panumër e poemave, baladave, përrallave dhe fjalëve të urta ishin përcjellë gojarisht brez pas brezi, qeveria turke i kishte ndaluar rreptësisht botimet në gjuhën shqipe. Kështu që shqiptarët shkolloheshin në shkollat fetare që ishin në gjuhën turke, greke, sllave, italiane, gjermane. Dhe ata që shkolloheshin nuk e dinin mirë gjuhën e mëmës, shqipen. Fëmijët mysliman duhet të shkonin në shkollën e Xhamis, ku mësonin turqisht, fëmijët të krishterë duhet të mësonin greqisht.
Kështu në ato pak shkolla fillore në Shqipëri asnjëra nuk përdorte gjuhën shqipe. Propagandistë të djallëzuar përpiqeshin të shkombëtarizonin brezat e ardhëshëm të rinisë shqiptare. Gjuha shqipe përdorej zakonisht në jetën e përditëshme, prandaj arriti të përcillej nga brezi në brez.
Shkolla e parë e dokumentuar, në gjuhën shqipe u hap në Veljet të Mirditës më 1632. Më pas në Pllanë, një fshat afër lumit Mat, më 1638, në Troshan më 1639 dhe në qytetin e Shkodrës më 1698. Si mësues në to ishin Gjon Shqiptari, Filip Shkodrani dhe Dhimitër Dhërmiu. Arsimi katolik morri vrull të madh në Shkodër më 1855, kur u hap shkolla ''Françeskane''që më vonë do quhej ''Ilyrikum''.
Këto shkolla katolike në Shqipërinë e veriut mbaheshin kryesisht me fonde Austriake.
Qëndra Kulturore Voskopojare(Moskopojë) ka luajtur një rol të madh në kulturën shqiptare. Atje u themelua ''Akademia e Re''më 1744, kjo pati një ndikim të fuqishëm në zhvillimin e gjuhës letrare shqipe dhe ndërgjegjies kombëtare shqiptare.
Mbas një lufte të madhe për jetësën e gjuhës shqipe dolën atdhetarët e shquar shqiptar që shumë prej tyre u vranë nga armiqtë e gjuhës shqipe.
Teodhor Kavalioti(1718-1797) nga Voskopoja, në vitin 1770 botoi Fjalori i gjuhës sllave-greke-shqipe, si dhe një studim shkencor të veçantë të shqipes. Ai ishte drejtor i ''Akademisë së Re''. Teodhor Kavalioti u vra nga të dërguarit e Fanarit, rrugës për të sjellë shkronjat latine shqipe të bëra prej plumbi, për shtypshkronjën ku do shtypeshin libra në gjuhën shqipe.(shih filmin ''Udha e shkronjave'')
Naum Veqilharxhi(1767-1846). Botoi në Bukurresht të Rumanisë më 1844 një abetare e quajtur ''EVETARI''një libër me tetë faqe, që më 1845 u botua më i zgjeruar. Abetaret e Veqilharxhit u bënë qiriri i gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Por kjo abetare ngjalli frikë tek kleri ortodoksë grek, dhe me urdhër të Patriakut klerik të Stanbollit, e helmuan Naum Veqilharxhin.
Kostandin Kristoforidhi(1827-1895), i lindur në Elbasan, u bë një nga gjuhëtarët më të shquar të Shqipëris, duke fituar titullin ''Pishtar i gjuhës Shqipe''. Studimet e para i morri në Janinë, dhe më vonë në Kolegjin Protestant në Maltë. Në Janinë u ftua që t'i jepte mësim në shqip, Dr.Johan Fon Hanit, i cili, pas 40 vjet kërkimesh, do të bëhej albanologu më i shquar shkencor në botë.
Kristoforidhi dha mësim në Maltë, Tunizi, Tiranë dhe Elbasan. Në Stamboll më 1882, botoi dhe një abetare në shqip, të quajtut ''Alfavitar Shqip''në gegërisht dhe toskërisht.
Me rëndësi shumë të madhe është fjalori i shqipes me rreth 40.000 mijë fjalë, të mbledhura dhe të klasifikuara për 20 vjet rresht.
Fjalori u botua në Athinë më 1904, pas vdekjes së Kostandin Kristoforidhit.
Për përhapjen e gjuhës shqipe, krerët bektashian shqiptar dolën më haptazi, dhe kjo për shkak të përleshjeve të tyre me turqit e sektit Suni.
Duke qenë se qeveria turke mbajti një qëndrim mjaftë armiqësor ndaj përhapjes së letërsisë në gjuhën shqipe, është e kuptueshme që angazhimi i pjestarëve të komunitetit musliman në këtë fushë ka qenë fare i vogël.
Interesi i njerëzve për gjuhën shqipe urrit shumë, dhe brenda pak vitesh u botuan katër gramatika të mira shqipe.
Njëra u botua në Firencë nga Jeronin De Rada. Tjetra ishte Gramatika e Gjuhës Shqipe në Greqisht, e botuar më 1882 nga Kostandin Kristoforidhi. E treta ishte gramatika e Sami Frashërit e botuar në Bukuresht më 1886, në shqip. Kurse më 1887, Pashko Vasa nga Shkodra botoi në Londër një gramatike shqipe në gjuhën frënge.
Vërshimi i letërsisë kombëtare shqipe në vend sigurisht që inatosi qeverinë turke dhe kishën ortodokse greke.
Patriarku ortodoks grek lëshoi një mallkim mbi letërsinë shqipe dhe kërcënoi me shkishërim të gjithë ata besimtarë që do të guxonin të mësonin dhe lexonin në gjuhën shqipe.
Sulltani urdhëroi të gjitha postat doganore që të mos lejohej asnjë libër në gjuhën shqipe të futej në Shqipni.
Dy armiqtë historik kundra njëri-tjetrit, tani po bashkëpunonin me zell për përndekjen dhe burgosjen e gjithkujt që kapej me libra të gjuhës shqipe.
Në lëvizjen për gjuhën dhe shkollën shqipe, që u zhvillua në dhjetorin e parë të shekullit 20, ndeshi në pengesa të vështira serjoze nga ana e qeveritarëve turq ashtu edhe nga kleri reaksionar i dy besimeve.
Qeveritarët turq me dhunë dhe prifti e hoxha me propagandë demagogjike, u përpoqën të përçanin popullin shqiptar dhe ta linin në errësirë. Kështu kleri mysliman proturk në rrugë fetare, ndalonte besimtarët mysliman të ndiqnin shkollat shqipe bashkë me të krishterët, me pretekstin absurd se ''prishin besën''. Nga ana tjetër priftër e dhespotë grekë thonin se vetëm greqishtja është gjuha e perëndisë, kurse shqipja është gjuhë ''shejtani''dhe, në këtë mënyrë përpiqeshin të ndalonin përhapjen e gjuhës shqipe në shkolla, xhami, kisha e kudo. Por kundër këtyre forcave armike të gjuhës shqipe dhe interesave kombëtare, të turqëve dhe grekëve, u ngritën atdhetarët shqiptar. Ata u vunë në krye të masave popullore dhe i dhanë hov lëvizjes për gjuhën dhe shkollën shqipe.
Prijësit e Rilindjes Kombëtare e kishin kuptuar mirë se rruga drejtë pavarsis shkonte drejt arsimit dhe shkollës shqipe. Hartimi i librave dhe çelia e shkollës shqipe u bë problemi më i ngushëm. Qëllimi ishte me zgjuar ndërgjegjien kombëtare dhe për të rritur vullnetin për të luftuar për panvarsinë pastaj.
Vala antishqiptare ishte shtuar edhe më shumë rreth fqinjëve tanë mbas formimit dhe programit të ''Lidhjes së Prizerenit''. Lidhja kishte si qëllim kryesor çeljen e shkollës shqipe, por me shkatarrimin e Lidhjes, puna e pionierëve të parë të arsimit shqiptar u bë dhe më i vështirë.
Në Shkodër qytetarët mund të mësonin në shkollat e klerit katolik, të cilat në sy të qeveritarëve turq, paraqiteshin si shkolla fetare.
Kështu shkollat fillore fetare katolike u bënë çerdhja e diturisë arsimore shqipe, dhe Faik Konica pat mësuar në shkollën e jezuitëve të Shkodrës.
Mësuesit shqiptar u bënë pararoja e nacionalizmit shqiptar, atëhere qeveria turke morri frikë, dhe, pa u mbështetur në asnjë ligj, mori masa të, rrepta duke presekutuar arsimtarët shqiptar.
Në Shqipnin e jugut përhapja e arsimit shqiptar kombëtar u pengua edhe nga influenca shkataruese e propagandës greke. Pothuase të gjithë ata që çelën shkolla shqipe në jug, ishin të fesë ortodokse. Qeveria greke me anë të Patriakanës së Stambollit, ose ''Fanarit''kishin siguruar të drejtën me çel shkolla për Kristianët. Për tu mësuar ortodoksëve të Shqipëris vetëm gjuhën greke.
Qeveria greke, me anën të shoqatave arsimore të ndryshme, çeli me qindra shkolla greke në Shqipërin Jugore, për të futur ndjenjën greke në brezat e padjallëzuar shqiptar.
Shqiptarët e krishterë që nuk u përulën politikës së Greqis, u mallkuan dhe u luftuan me çdo mjet.
Mbas shumë botimesh fjaloresh, të cilët, shkollat myslimane kur bënin mësim në shqip i shkruanin me shkronja arabe.
Shkolla ortodokse greke përdornin në shqip shkronja greke. Dhe atdhetarët klerik katolik dëshironin që gjuha shqipe të shkruhej me shkronja latine.
Gjatë zhvillimit të letërsisë shqipe u hartuan disa alfabete të ndryshme. Një nga më të fundit ishte ai i krijuar në Stanboll. Megjithatë, mendimi i përgjithshëm ishte se shkronjat jolatine nuk ishin aspak të pranueshme për prodhimin e letërsis shqipe dhe gjuhës kombëtare shqipe. Për këtë arsye, shoqëria aktive dhe idealiste ''Bashkimi''në Manastir, thirri Kongresin e Parë të Përgjithshëm për diskutimin e një alfabeti të njësuar. Një alfabet i njësuar do të ishte fillimi i letërsisë mbarë shqiptare.
Më 14, nëntor të 1908, në Manastir u mblodh ''Kongresi i Manastirit''ose ''Kongresi i Alfabetit''.
Në këtë Kongres ishin të pranishëm 150 delegatë, të ardhur nga të gjitha anët e Shqipërisë, si dhe nga komunitetet shqiptare në Rumani, Itali, Greqi, Turqi, Egjypt, Amerik etj. Kryetar i Kongresit u zgjodh Miht'ath Frashëri, i biri i Abdyl Frashërit. Mihtath Frashëri ishte në atë kohë redaktor i dy revistave, që botoheshin në Selanik ''Liria''dhe ''Dituria''. Sekretare e komosionit u zgjodh Parashqevi Qiriazi, mësuese e shkollës së vashave në Korçë. Nënkryetar u zgjodh Grigori Cilka, nga Korça si dhe 11 antarë të tjerë. Në atë Kongres merrnin pjesë, shqiptar te fese myslimane, katolike, ortodoksë, protestant, njerës të ditur, erdhën së bashku të bashkuar si vëllezër për një qëllim të madh kombëtar.
Kumtesa e mbajtur nga prifti katolik Gjergj Fishta, nga Shkodra, preku të gjithë pjesmarrësit ''Sa një hoxhë, rendi ta përqafonte para të gjithëve''.
Kërkesa e nacionalistëve shqiptarë ishte, që gjuha jonë shqipe të mos shkruhej as me shkronja arabe, as me shkronja greke, por me alfabetin latin, gjë që nënkupton mosnënshtrimin qoftë ndaj turqëve, qoftë ndaj grekëve
Kongresi vendosi me votë unanime të lenë mënjanë alfabetin e Stambollit, dhe ta shkruanin gjuhën shqipe vetëm me alfabetin latin me 36 shkronja dhe që përdoret deri më ditët tona.
Gjithashtu, u vendos që pas dy vjetësh të mbahej një Kongres i dytë në Janinë, për të shqyrtuar problemet drejtëshkrimore e letrare, si dhe për të bërë përpjekje për shkrirjen e dialekteve gegë dhe toskë në një gjuhë të njësuar shqipe. Duke qenë se para Kongresit të Manastirit, gjuha shqipe ishte shkruar me shkronja arabe, greke, sllave, apo përshtatiet e tyre, vendosmëria e delegatë vepër t'i kthyer sytë nga perëndimi ishte haptazi një shpallje kulturore e panvarësis, që nuk kaloi pa u vënë re as nga qeveria turke e as nga kisha ortodokse greke dhe aleati i tyre sllavë.
Ndre Mjeda, një studiues jezuit, i thurri vargjet, ndoshta më të bukura gjuhës shqipe në atë kohë.

Përmbi za, që lëshon bylbyli,
Gjuha shqipe m'shungullon,
Përmbi erë, * nep zymbyli,
pa da zemrën ma ngushëllon.
Gegë e toskë, malësi, jallia,
jan nji komb, m'u da s'duron,
fundë e majë nji asht Shqipnia,
e nji gjuhë t'gjith na bashkon.

Në Manastir u hap dhe shtypshkronja, e cila financohej nga një grup tregëtarësh atdhetar mysliman shqiptar. Shtypshkronja e Manastirit shpejtë u bë e njohur në të gjithë Shqipninë si shpërndarëse e librave dhe gazetave në gjuhën shqipe. Në këtë punishte ishin të punësuar 17 vetë, të cilët punonin me një makinë të re elektrike, që vihej në lëvizje me dorë, për të shtypur gazetën e përjavëshme ''Bashkimi i Kombit''si dhe abetaret shqipe dhe tekstet shkollore.
çështja e gjuhës shqipe shpesh bëhej shkas shpërthimin e dhunës së fanatikëve që sulmonin pa mëshirë përparimin e gjuhës shqipe.
Babë Dudë Karbunara(1842-1917) i lindur në Berat, bashkëpunonte ngushtë me Kostandin Kristoforidhin. Babë Karbunara shumë herë filloi gjatë kremtimit të meshës, të lexonte ungjullin në gjuhën shqipe, dhe kështu i filluan kërcënimet e para nga eprorët klerikë otodoksë dhe më 1895, fanatikët i dogjën të tërrë shtëpinë.
Papa Kristo Negovani, një prift ortodoks i cili punoi për përhapjen e gjuhës shqipe, por në moshën 30 vjeçare, më 12 shkurtë të 1909 u masakrua me sëpatë e thika nga të dërguarit e vetë peshkopit ortodoksë grek. Atë natë i vranë dhe të vëllanë, Theodhos Negovanin.
Poeti i asaj kohe, Loni Logri, shkruajti një vajtim për të.

Papa Kriston e vranë,
Dhe s'ra për të një këmbanë,
Por malet e Shqipnisë
Dhe shpellat e malësisë
Thërrisnin an e mbanë,
Papa Kriston e vranë!

Prifti ortodoks kapedan Stathi Melani, vraponte me librat shqip në gji dhe me pushkën në krah fshat më fshat në Shqipërinë e Jugut për përhapjen e shkollës shqipe dhe kishën shqiptare.
Veprimtaria e At Stath Melanit ra në sy të autoriteteve turke, dhe Fanarit të Stambollit.
Tri herë turku ia dogji shtëpinë dhe librat shqip, por, At Melani nuk pyeti. Më 24 dhjetor 1917, At Stathit i kishin zënë pritë banda e kusarëve të Josif Suropullos, e vranë, i prenë kokën At Stath Melanit dhe e çuan në Athinë tek paguesit e vrasjes.
Petro Nini Luarasi(1865-1911) është një nga atdhetarët e shquar që punoi për përhapjen e gjuhës shqipe në rrethin e Korçës. Qe drejtor i shkollës së djemëve në Korçë. Petro Nini Luarasi shkonte fshati në fshat për përhapjen e gjuhës shqipe. Më 20 shtator 1892, peshkopi i Kosturit, Fillaterri, nxorri një lajmërim, me titull ''Mallkimi i shkronjave shqipe''.
Qëndrimi grek i kishës ortodokse ishte aq i vendosur, se kush guxonte të këndonte meshën në gjuhës shqipe, do të përfundonte me vdekje.
Më 1909, qeveria turke në bashkëpunim me kishën greke dhe sllavët, mbylli të gjitha shkollat shqipe, dhe dha urdhër të prerë të shuhen në zjarr të gjutha librat, dokumentat dhe letërsia shqipe.
Gjendja politike në vend në atë kohë ishte kritike për të marrë flakë nga çasti në çast.
Për atdhetarët shqiptarë u bë më se nuk do t'i realizonin dot kurrë qëllimet e tyre të larta pa hapur më parë shkollat shqipe për formimin e rinisë. Deri në atë kohë rinia shqiptare kishte qenë objekt i propagandës së huaj në shkollat e hapura nga qeveria turke dhe nga kisha greke, që të dyja kundërshtarë fanatikë të, gjuhës shqipe dhe të çdo ndjenjë atdhetare. Megjithatë, gjatë punës për krijimin e sistemit të tyre shkollor, atdhetarët shqiptar u ndeshën me tri probleme të mëdha, pengesa nga autoritetet turke dhe greke, mungesa e të hollave dhe mungesa e mësuesve të kualifikuar.
Shuma të vogla por të dobishme të hollash ishin mbledhur aty-këtu brenda vendit, kurse ato më të mëdha kishin ardhur nga shoqëritë dhe klubet shqiptare në vendet e tjera. Mirëpo kishte fare pak mësues të kualifikuar të gjuhës shqipe.
Për të bërë ballë kësaj sfide arsimore, Klubi i Selanikut thirri një tjetër Kongres në Elbasan, në zemër të Shqipëris, nga data 20 deri 27 gushtë të 1909.
Në këtë Kongres tetëditore, që kishte synim zhvillimin e lëvizjes arsimore anembanë vendit, erdhën delegatë nga 28 shoqëri e klube shqiptare. Në Kongres u vendos që të themelohet ''Shkolla Normale në Elbasan''një shkollë gjashtëvjeçare për pregatitjen e mësuesve të rinjë. Njerës të mësuar në Universitetet e huaja Europjane u gjetën dhe u caktuan për të formuar stafin pedagogjik.
Klubi i Manastirit u caktua si qendra për krijimin e një Federate të Klubeve Shqiptare në Shqipëri dhe në kurbet. Qëllimi i Klubeve ishte pëhapja e gjuhës dhe arsimit shqip, pa u përzier me politik. Klubi korçar ''Përparimi''u caktua si qëndra financiare, që do të adimistronte ndihmat dhe shtimin e shkollave të ditës dhe të natës. Përgjegjësia kryesore dhe prokupimi i madh ishte mbajtja e Shkollës Normale të Elbasanit. Kongresi i Elbasanit nxiti të gjithë shqiptarët të futnin gjuhën shqipe në shkollat e huaja, të përhapura anemban Shqipërisë.
Më 18 nëntor 1909 u bë thirrja haptazi, ''Përmbajtjen e Shkollës Normale të Elbasanit duhen, para, para e më shumë para''.
Nuk është e vështirë të përfytyrohet niveli i ulët i jetesës së njerëzve, që u bëhej një propozim i tillë! Mirëpo, me ose pa mjetet e përshtatëshme, Shkolla Normale Elbasanit vazhdoi të pregatiste pionierët e arsimit për Shqipërin që po rilindëte.
Drejtori i parë i Normales ishte, Luigj Gurakuqi që vite më vonë kjo shkollë u pagëzua me këtë emër.
Shkolla Normale u hap më dhjetor të 1909, me 143 nxënës.
Shpërthimi i shqiptarizmit i kaloi të gjitha parashikimet e armiqëve të gjuhës shqipe. Në atë kohë dolën në dritë rreth 90 gazeta dhe revista shqipe, që botoheshin në Shqipëri dhe në kolonitë shqiptare jashtë vendit.
Zhonturqit me kryetarin e tyre Ferit pashën, të friksuar nga ky shpërthim i shpejtë i arsimit shqip, reaguan ashpër, duke ndaluar shoqëritë, shkollat dhe botimet në shqip.
Në Vlonë atdhetarët e ndershëm arestoheshin dhe internoheshin, shkolla e Vlonës u mbyll, kurse drejtori i saj Loni Naçi u largua nga Shqipëria, nga frika e vrasjes. Në Gjirokastër pionieri i arsimit shqip kombëtar, Koto Hoxhi, u internua në kështjellën e Bosforit. Pandeli Sotiri, themelues i së parës shkollë shqipe në Korçë, u internua në Selanik. Zhonturqit i kishin vënë detyrë vetes për të rrjepurr të gjallë të gjithë shqiptarët e ndershëm që punonin për përhapjen e gjuhës shqipe. Gjërat po shkonin keq më keq.
Dalja në pah e gjuhës shqipe, me shkronja latine, provokoi myslimanët injorantë e konservatorë. Ata protestuan se shqipja, ashtu si turqishtja, duhen shkruar vetëm me shkronja arabe dhe se preferenca e atdhetarëve shqiptarë për shkronja latine perendimore ishte një përçmim për fenë myslimane.
Njerës të paditur dhe injorantë formuan me mbështetjen edhe të Qeverisë së Zhonturqëve në Stamboll shoqërinë ''Mahfeli''me synimin për përçarjen e shqiptarëve dhe frenimin e arsimit në shqip. Në fundë të vitit 1909, Qeveria turke ndaloi përdorimin e gjuhës shqipe me shkronja kombëtare, në të gjitha shkollat anemban vendit. Gjithashtu, nxorri një dekret, sipas të cilit gjuha shqipe do të shkruhet vetëm me shkronja arabe.
Shoqëria reaksionare ''Mahfeti''me mbështetjen e qeverisë turke, shtypi dhe shpërndau abetaret e para me gërma arabe. Për këtë arsye, në shkurt të 1910, u mbajt në Elbasan një miting proteste, ku 7.000 mijë njerës protestuan kundra përdorimit të shkronjave arabe për gjuhën shqipe. Kështu po atë muaj protestat vazhduan në Korçë, Berat, ku mbi 15.000 mijë vetë dogjën në qendër të qytetit abetaret shqiptare me gërma arabe, të dërguara nga Stambolli.
Telegrame të shumta nga shoqëritë, shqiptare të Selanikut, Shkupit e Manastirit u shprehën në mbrojtje të alfabetit shqip. Në Shkodër, një grup myslimanësh u bënë gati të organizonin një manifestim në përkrahje të shkronjave arabe. Mirëpo ndërruan mëndje kur 60.000 mijë katolikë dhe mysliman të ndershëm shqiptar, nga Malësia e Madhe, organizuan ditë më parë një manifestim madhështor në përkrahje të shkronjave latine. Protesta të ngjashme u organizuan në Përmet, Kolonjë, Tepelenë, Frashër, Konicë etj. Por turqit nuk deshën t'ia dinin. Atëherë në mars të 1910 u thirr Kongresi i dytë i Manastirit. Aty u vendos që të vazhdojë përdorimi i alfabetit kombëtar me shkronjua latine dhe protestat kundër vendimit të padrejt të Qeverisë Turke.
Gazeta atdhetare ''Shkreptina''e Kajros botoi një momerandum të hartuar nga kryengritësit që luftonin në malet e Shqipëris. Në të theksohej se qëllimi i tyre nuk ishte për plaçkitur apo për të vrarë, por për të luftuar për lirinë e edukimit në gjuhën shqipe dhe me alfabetin kombëtar, lirinë për të hapur të gjitha shkollat shqipe të mbyllura nga qeveria turke dhe vënien në punë të shtypshkronjave, si dhe botimin e gazetave të ndaluara, lirimin e të burgosurve politikë. Dhe përfundonte me mesazhin.
''E gjithë bota e qytetëruar dhe veçanërisht qeveria e perandorisë Otomane le ta dijë mirë se të gjithë shqiptarët, gegë e toskë, kristjan dhe mysliman, nuk do ta pushojnë luftën për këto tri kërkesa, derisa qeveria të na i garantojë ato me siguri''.
Edhe në këtë luftë turke, greke dhe sllave, shkolla shqipe doli fitimtare. Me pak mjete dhe mësues, por me dëshirën në shpirt për dituri shkollore shqiptare, midis pengimeve, sllave, greke dhe turke, shkolla shqipe fitoi nga veriu e deri në jug të Shqipërisë dhe pregatiti breza të rinjë atdhedashës.
Megjithëse ky revolucion kulturor ishte përfytyruar si një konfirmim jo i dhunshëm, shpejtë ai ishte kthyer në një zjarr të rrezikshëm. Që shqiptarët trima si Isa Boletini dhe burri i zoti Ismail Bej Qemal Vlona, do nxitonin hapat për të shpallur mëvetësin e Shqipëris më 28 nëntor të 1912 në Vlorë.
Mbas pak muajsh filloi Lufta Ballkanike dhe Manastiri e Shkupi, dy qytetet historikisht të banuara nga shumica popullsi shqiptare, u pushtuan nga serbët dhe kroatët. Të gjitha dyqanet dhe librat shqip u dogjën dhe shumica e atdhetarëve shqiptar u therrën nga serbët, disa u burgosën. Popullata myslimane shqiptare u detyrua të braktiste qytetin e Shkupit dhe të Manastirit, ata familje ortodokse shqiptare që mbetën aty, me kalimin e viteve dhe me dhunë u asimiluan duke humbur dinjitetin e tyre shqiptar.
Në përfundim të kësaj përmbledhje të shkurtër mbi ''Armiqtë e gjuhës shqipe dhe triunfi i saj''duhet të kujtojmë amanetin e atdhetarëve të ndershëm, që luftuan e punuan të bashkuar, gegë e toskë, të çdo feje, në Prishtin, Shkup e Tiranë, në Ulqin e gjetkë, për mos zhdukjen e gjuhës tonë kombëtare.
Prandaj, kurrë të mos e braktisim gjuhën tonë amtare shqipe, mos ta lemë të vdesi sa t'kemi jetën, të punojmë dhe të merremi vesh të bashkuar, që sa më gjatë ta ruajmë gjuhën tonë , atdheun dhe zakonet tona të bukura të lashta që rrrjedhin nga pellazgjët tek shqiptarët.

Temat e fundit