Të flasim në dialektin tonë - 41 - Gjuha Shqipe

×
Hyrja
Profili

Sondazh

Pse hyj në forum?

Sa për argëtim
Të njihem me shqiptarë
Të mësoj diçka të re
Të jap kontributin tim
Të ndihmoj Kombin tim
Për të gjetur burrë
Për të gjetur grua

Të flasim në dialektin tonë

Të flasim në dialektin tonë

· 2198 · 117124

  • Postime: 338

#1000 ne: 19-12-2005, 03:56:42
a munu u qut?=miremengjes...

hajdi nata shkojme pim ka ni kafe ... se tybe u merdhim ktu ... ;)

  • Postime: 698

#1001 ne: 19-12-2005, 11:07:25
po u quem ngadale, moj Era e Lubotenit, po a muj u qove ti bre bij... hyyyh tek je mbete me goje hapun, pa ta kthye askush gjegjen dei te une:)
mos shih kusur bre Era... edhe q'atij Lubotenit duhet me ia gjete emnin e vet shqip, m'i kthye mbare n'guhe tone, se boll mo me emna t'huej... ;)

Ti Ero po shihet se je rrite ne ajer t'paster e me tomel dhensh e kajmak koritash perdit pa i ra rrezja bjeshkeve, moj Era Bjeshkore edhe po t'i ngjoh fjalte ne do thenma tjera se je e ashper si majat e shkrepave te bjeshkeve tona...rrnofsh Era e Bjeshkeve!

  Kta tjerte mesapit s'tek jone que halá...ooo qohi more se u bo vone per gjithshka... haj medet: bijne heret e qohen vone (e mire boll, e mire po t'thone:)
Qohi more se shpija jone nuk e ka zakon: rri me qiri, e flej me dilli...

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#1002 ne: 19-12-2005, 16:16:46
po çka s'keni pa bre kreksi, qysh po doni me pÃ¥?

edhe kallxona pak kush jane q'ata burra, se syreta po shohim perdit...kallxona burre pak, e hape zemren njihere cepemcep, se shkuem e nuk kthehemi mo, mozomakeq shkoi viti e na pa bo kurgjo t'hairit...hmmm ani ani se shka te mbellim e korrim, shkuen t'korrat e na tash flej ner jorgan t'bardhe!

  oj aide, t'kemi qite n'balle oxhaku tash marj e ki punen, xhi po bojsh moj edhe ti je ra mazunë...

 


Ai nalt asht "I menduari" nga skulptori i famshem fr. Rodë, e solla gjoja se po i kujtojm punt tona qe  i kemi qit ne terezi qe ni vit, dan e kurkun, veç tuj bisedue n'internet, se me ia pas nis me shkru at iliristiken kishte dal jo III volume po z'di sa volume(se bashku) e ai zotriu posht asht Dionisos, perendia e venes, a ia shef kalaveshat e rrushit dhe ftyren  ne gaz prej gzimit dhe hares se si nrron burri kur pin ven ?
Pra kto di foto i solla me dy mendje ai qe s'pen le t'kujtohet sa doje per ate ça ka ba e ça s'ka ba per ni vit e per ket dytin asht rruga tjeter, pija nganiher ti shnosh venat e gjakut(per ata edhe thirret vena)....!?
...e zgata shum n'krahasim me Eren e Le bo ten-it(pamjen e bukur) ose e ka faqen e bukur maja e maleve te Sharrit, se ky emen s'asht i shkive qe menojn disa,  po françez100%...si Le-bo niç, per Lubeniç, qe asht "qerdhja e mire" etj e  shum katunde kah dukagjini kan toponime françeze qe jan ose keltike ose kur iu bashkangjiten françezt shkive ne ripushtimin e kosoves, per s'dyti, me 1913....nejse bisedojm tjeter here...

  • Postime: 3003
  • Gjinia: Mashkull

#1003 ne: 19-12-2005, 16:47:00
ato shkrimet arabe suhabat e synetat nuk i pengojn askuj e dialektet po, sa çudi...
nejse te vazhdojm sikur s'po dijm kurgja...zine se jemi analfabet....
te vazhdojm biseden ju lutemi pa polemika...

Ket shkrimin tend se kuptova hic, po mir e the, te bojm sikur imi analfabeta.

  • Postime: 698

#1004 ne: 19-12-2005, 20:10:43
Njattjeta, kreksi bre!

osht kone adet, kah t'pin kafe njeri, me i bo edhe dy llafe - nji kafe e dy llafe... û per veti, kah t'pij kafe, e ladroj terrnetin (beso, se m'rrin dhezt ka'ihere tane diten, e hallku kujtojne se rrij gjithmone me kry n'to... ). Me pas qitë III vllime illiristike, per 2-3 muj, ish bo bota illire krejt...Po duhet m'i ringjalle turmat e popllit ore, e ata qe mendojne se e kane mendjen Tel, si ai Zotni Teli yt (Aristo Teli skulpture, ai qe e ka mendjen e holle tel)...

 Po nejse, dallap-dallap dynjeja ''shka ka thone Shaban Paja - t'tane dallap-dallap dynjaja''...kij nise me firu edhe ti... nji anë bote k'to dite fundviti, nuk ka ngê me rá n'kujtime, po osht n'haz sevdaje, m'i bo dimnin e zii - gaz, ringjallje, m'u nxé me lodra... e nji anë tjeter bote, e ka kur t'fillon Syni i Pranveres...viti ri keshe, e njerzia tuj u vjetrue...;)

  krekso, asha buken, kjo vêna per ilaç njimênd, t'i shndoshë venat, po gjakun e menden ta trashë, e t'qorron Uliksi tevona...edhe ai Dionisosi (lene at os kerri grek:) - Dionisi dallgaxhí babalukë, po pra, ndrron burri me vênë, qysh jo...i bohet rrafsh edhe bjeshka... Po q'at emnin Luboten, qysh p'i pret ti me zhiletë, a brisk rruze a, le bo ten, na e bone francez, le booo, po ai osht shkinisht djalo, e kane thirre gjahtaret e rankit (bjeshka e dashnise), ashtu edhe Lubeniq...po mos na i gjuj tash n'France - shka osht - osht! E qysh e ka pase ate emen t'moçmin (para Luboten) duhet me shpurdhe

  T'tanve urime viti i ri


Odisé  

  • Postime: 3079
  • Gjinia: Femer

#1005 ne: 21-12-2005, 01:58:46
mirmengjesi juve

a ini majr :D
parlote se qesha shtahi me shprehjen tonde "ferr calije" haha moti se kisha ndaj ;)
araushat oj moter i ka zan gjumi dimror! gerhasin njer ne kup te qiellit pi rahatllajkit e as mjalta sen i ngrene LOL

mire se lexohemi serisht

  • Postime: 338

#1006 ne: 21-12-2005, 02:45:44
po u quem ngadale, moj Era e Lubotenit, po a muj u qove ti bre bij... hyyyh tek je mbete me goje hapun, pa ta kthye askush gjegjen dei te une:)
mos shih kusur bre Era... edhe q'atij Lubotenit duhet me ia gjete emnin e vet shqip, m'i kthye mbare n'guhe tone, se boll mo me emna t'huej... ;)

Ti Ero po shihet se je rrite ne ajer t'paster e me tomel dhensh e kajmak koritash perdit pa i ra rrezja bjeshkeve, moj Era Bjeshkore edhe po t'i ngjoh fjalte ne do thenma tjera se je e ashper si majat e shkrepave te bjeshkeve tona...rrnofsh Era e Bjeshkeve!

  Kta tjerte mesapit s'tek jone que halá...ooo qohi more se u bo vone per gjithshka... haj medet: bijne heret e qohen vone (e mire boll, e mire po t'thone:)
Qohi more se shpija jone nuk e ka zakon: rri me qiri, e flej me dilli...

qe kadale bre Odîse... vallahi mfla pash zotin se nuk e di qysh i kane than asaj bjeshkes para se me i than Luboten!unee per veti, e kom mar qet emer se pom pelqen... edhe mi kujton ato natet qe i kaloje ket ver moj ... ne dritare te shpis tuj kshyre bjeshket e kosoves me drit t'hanes!e kjo bjesha e dashuris sic thua ti ... eshte pernime e dashuris se ska gja ma tbukur se kjo ... Jojo:

e jo moj se tybe sjam rrit edhe bash qysh po thu ti pra me tomel dhensh se se du tamlin hic po ka njana ane faj ski se tybe guhen e kam sakic e jam e ashper per ata qe e meritojne ...se di a ka najsen lidhje me vendillindjen time por ... kshu jam...!!!

edhe ti moj ku je rrit se cka kum lexu shkrimet e tua ... kesh ka te mar msysh  ;)!!
hajse diten e mire tgjithve e urime viti i ri ... e per shume mot krishlindjet ...

  • Postime: 698

#1007 ne: 21-12-2005, 21:48:45
moj Era e dashnise pra, po t'thom, e osht mire mu knaqe njeri gjithkund, po ma s'shumti me veten, kur e din se je e mire, e dlire, e mentshme...e kur dikush te thot se je e ashper, ti duhet pakez mu zbute, se dokesh ma e hijshme...

nejse, per emnin e bjeshkes edhe ai kreksi nuk po bon mo zo, ka rrshit dikund n'gryke dhe i ka mbet guxhufi n'therra t'kaçs, po shkoni dikush e nxjerrne... kqyrni e lupuratni qysh e ka pase emnin ajo bjeshke, para emnit - luboten...

 

  • Postime: 3
  • Gjinia: Mashkull

#1008 ne: 01-01-2006, 08:54:38
Përshëndetje

unë them se nuk ju ndalon kush te flisni ne dialektin e juaj megjithatë, ato barbarizma si p.sh.:'nego' që është fjale sllave ato duhet hequr nga fjalori i juaj se pastaj, kur një ditë do të vetedijesoheni, atëherë do te ju vij turp nga vetja juaj!

ju pershnes,
(ne dialekt)
Konica

  • Postime: 3
  • Gjinia: Mashkull

#1009 ne: 01-01-2006, 09:00:15
Pershendetje,

nuk besoj se dikush do te ju ndaloj qe te flisni ne dialektin e juaj, megjithate, ato barbarizma si psh. 'nego' qe eshte fjale sllave, ato duhet hequr prej fjalorit, ngase kur nje dite do te vetedijesoheni, atehere do te ju vij turp per nje gje te tille.

ju pershnes,
(ne dialekt)

Konica

  • Postime: 3
  • Gjinia: Mashkull

#1010 ne: 01-01-2006, 09:17:46
Trank Spirobeg (Faik Bej Konica)
Dialektet shqipe dhe nevoja e një shkrirjeje të tyre
Dy dialekte të mëdha, – të cilat edhe ato vetë ndahen në dialekte të tjera, sidoqoftë me më pak rëndësi – e ndajnë Shqipërinë: dialekti gegë në Veri, e dialekti toskë në Jug. Një lum, Shkumbini, shënon pikën e dallimit në mes dy dialekteve.
Duke studiuar, qoftë edhe shkurtimisht, natyrën e gegërishtes e të toskërishtes, menjëherë bie në sy se ndryshimi që i ndanë nuk është më i madh se ai që shquan mënyrën e të folurit të një Normandi nga ajo e një Gaskoni. Don të thotë se në thelb ky ndryshim kufizohet në disa ngjyrime shqiptimi. Por në një vend ku mungon një traditë shkollore, këto ndryshime shqiptimi më tepër janë theksuar se sa janë zbutur; dhe Shqiptarët, duke mos pasur si udhëheqës drejtshkrimorë as fjalorë, as akademi, ka rrjedhë që – kur ua ka marrë mendja të lëvrojnë gjuhën e vet – nuk kanë ndjekur rregulla të tjera drejtshkrimore përveç atyre të transkriptimit të fjalëve ashtu si shqiptohen. Kështu, sikur t' u jepshit sot një Shqiptari të Veriut dhe një Shqiptari të Jugut një tekst për ta përkthyer, do të kishit dy përkthime gjuha e të cilave, në pikëpamje morfologjike, do të ndryshonte po aq sa ndryshon spanjishtja nga italishtja.
As rreziku i bashkjetesës së këtyre dy dialekteve të përkundërt, as vështirësia për t' i shkrirë, nuk do t' u shpëtonin Shqiptarëve të cilët janë të pajisur me njëfarë mendjemprehtësie. çështja nuk qëndron a të zhduket gegërishtja ose toskërishtja, as madjÚ të bëhet që Shqiptarët të ndryshojnë, në përdorimin e përditshëm, dialektet e tyre përkatëse për të arritur te njëfarë njësie të foluri; gjë e pamundur. Përveç kësaj kjo do t' ishte ngathtësi, sepse të duash të ndryshojsh të folmen e një populli, do të thotë të ndryshojsh karakterin e tij e të shkatrrojsh personalitetin e tij. Dialekti toskë, i gjallë, i zhdërvjellët, i mprehtë, vijimisht në evolucion, e përmbledh mirë karakterin e toskës, që është plot dhunë të përmbajtur, plot shpirt, shkathtësi, dredhi e paqendrueshmëri; dialekti gegë, përkundrazi, i ngadalshëm, i rëndë, i pandryshueshëm, i çveshur nga format me kuptim të dyfishtë, përmbledh për mrekulli karakterin gegë, që është hijerëndë e me nji shpirtdlirësi të bukur, shpesh pa djallëzi, e sidomos armik i risive. çështja qëndron te fakti që të arrihet të krijohet, përtej bashkjetesës paralele të të folmeve toske e gege, një gjuhë letrare, një gjuhë e shkruar që të jetë e përbashkët për të gjithë Shqiptarët.
Po t' ua vinim veshin disa Shqiptarëve të shkolluar të cilëve ua kemi kërkuar mendimin, çështja as duhet parashtruar. Sipas mendimit të tyre, do të vijë një ditë në të cilën dialekti toskë – posa të arrijë, nëpër një zhvillim që ne e shohim çdo ditë në përparim, te lartësia e gjuhëve të mëdha moderne – ka për ta thithur në mënyrë të pashmangshme dialektin gegë, që ka qëndruar i palëvruar; dhe ata çekun, në mbështetje të mendimit të tyre, këtë fakt, në vetvete të saktë, se shumë Shqiptarë-Gegë përdorin toskërishten kur shkruajnë. Por ne nuk e përkrahim këtë mendim; sepse, ndonëse fakti që ata sjellin nuk na duket fort bindës, dialekti gegë përmban me qindra trajta të humbura nga Toskët e që janë visare të vërteta të trashëguara nga të parët tanë të lashtësisë. Mjaft të sjellim në mend mbaresën –mun të pjesores gege, që daton së paku dymijë vjet, e që s' është gjë tjetër veçse -mέnoV i pjesores greke (khs. shkrumun, gegrammέnoV).
Ndoshta çështja mund të kishte një zgjidhje të lehtë e të shpejtë, po qe se toskërishtja do të ruhej si gjuhë e prozës, dhe gegërishtja e poezisë. Karakteri përkatës i dy dialekteve padyshim do të rregullohej në këtë rol. Ecja e gjerë dhe fisnike, ndonëse pak e lakueshme, e gegërishtes duket se i përshtatet ritmit të mendimeve e të ndjenjave. Tash vonë kemi botuar (A. 91) nji tingëllim të mrekullueshëm, i pari në gjuhën tonë, prej një autori të ri shkodran, i cili jep një idé të asaj që mund të bëhet dialekti gegë ndër duar të afta. Herën e fundit kemi botuar dy tingëllime të tjera, prap të një autori gegë, bukuria e fuqishme e të cilave e vërteton këtë përshtypje.
Por, të thuash të drejtën, realizimi i këtij mendimi nuk do të ishte i mundur në një vend ku njerzit, në përgjithësi me pak dijeni për dialektin e vet, janë më pak të aftë të mësojnë ta shkruajnë dialektin fqinj. Jo ! zgjidhja më e mirë e problemit, ajo më praktike, do të ishte krijimi i një gramatike – të miratuar nga Shqiptarët e shkolluar dhe nga Albanologët – në të cilën të gjitha elementet dialektore, të grupuara, të pajtuara, të bashkërenditura, sipas një metode racionale e shkencore, do të lindnin një gjuhë të përbashkët për të gjithë Shqiptarët, sikurse Grekët që kanë Koïnê glÎssa.
Përktheu nga frengjishtja: Willy Kamsi
__________
Albania, Bruxelles, Vol. A, II/1898, nr. 10, ff. 173-174.

  • Postime: 698

#1011 ne: 01-01-2006, 11:41:58
  Nje shqiptar i shkolluar, pra nje intelektual, i cili nuk i njeh ne detalje te dy dialektet kryesore te Shqipes; Gegenishten e Toskerishten, ai eshte nje gjysemshqiptari, kur duhet t'i njohu te gjitha nendialektet e gjuhes sone.

  Me ardhe deri tek nje gjuhe e bashkuar shqipe, nje Shqipe e perbashket (unike), duhet te thithen te gjitha dialektet e Shqipes, ne thesarin burimor te
fjaleve te lashta, qe datojne deri mbi disa mijevjeçare, qe fliten derisot ne popull, ne l3etersine popullore dhe artistike ne pergjithesi...  

  Perndryshe nje gjuhe unike shqipe, qe len anash thesarin burimor fonomorfologjik, e leksikologjik, idiomat e rrenjet e gjalla te shqipes se lashte, qe jane mjete te sigurta per studime jovetem shqiptare, por edhe ne permasa indo-europiane e boterore - ajo gjuhe unike do te mbetet e manget, e boshatisur, pa nje gjalleri zhvillimi linguistik e historiko-morfologjik, e vetnenvleftesuar dhe nui mund te arrij kurre te radhitet ne ndonje grup gjuhesh moderne te kohes!

  Ne te dy anet e lumit Shkumbin, flitet Shqipja, e dy burimeve dialektore: Gegenishtes e Toskerishtes
e tash logaritni permasat gjeo-linguistike te te dy dialekteve kryesore te Shqipes, fuqine shprehese te dialekteve, thesaret gjuhesore qe mbajne ne vetvete, gjallerine e  te shprehurit - si te folme edhe gjeni thesaret burimore, qe sot nuk jane ne gjuhen unike. Gegenishtja, qe sot quhet nje dialekt i Shqipes, perben ne vetvete nje gjuhe te tere, me nje lashtesi sa edhe para indo-europiane, ku gjuhet lineare (lingua) te vjetra e te reja europiane, mbajne nje mori huazimesh e pervehtesimesh fono-morfologjike e leksikografike, ku thjeshte mund te konkludojme se mu keto tre gjuhet boterore te kohes: anglishtja, frengjisht, gjermanishtja, kur analizohen ne spektrin socio-linguistik, e psiko-linguistik, na dalin sikur dialekte te nje gjuhe madhore parashqipe - illirishtes se lashte.

  Gegenishtja, si gjuhe ne vete, me te gjitha nuansat shprehese gjuhesore, sikur mos ta rendonte nje nazalizem, qe dikujt mund t'i duket i rende, e qe per nje frengjishte e anglishte, sikur eshte natyre e gjuheve ne fjale, e na duken normale - per Shqipen duken te pakapshme per disa dialekte tjera, si per Toskerishten. Dy dialektet e Shqipes, nuk i moren asgje njeratjetres, por u formuan ne suaza gjeo-linguistike, sipas rrenjeve gjenetike te Shqipes se lashte. Ato perbejne nje gjuhe dhe nje intelektual shqiptar qe nuk i njeh perfundimisht dialektet e Shqipes, ai veçse e mashtron dikend se e njueh Shqipen dhe historikun e saj fonomorfologjik dhe nuk mund te numrohet si intelektual!

  Ne anen tjeter, Toskerishtja, edhepse dikujt i duket si nje dialekt i dredhur dhe i perdredhur, qe e rendon shume rotacizmi i tepruar, e fonologjia e tepruar e e-s se pazëshme (ku vetem ne foljen është, jane kater-pese tinguj, e kur gjuhet moderne kane nga dy ose tre - is, ist, est) - ku zgjaten fjalet panevoje, si nje e folme lokale - kemi nje artikullim te mire dialektor, por me nje historik te vone te shkrimit e studimit linguistik.

  Pa nje unitet te mirefillte dialektor te Shqipes unike, vetemse behet nje gjuhe e rende, e pakapshme edhe per vet shqiptarin, se lere ma per te huajt qe merren me studime albanistike, apo qe duan ta mesojne Shqipen, si gjuhe te dyte...

  Shpesh hasim fjale e shprehje shqipe, qe duken si synonome, apo antinome, perifraza e metatheza
si fjale te zgjatura pa nevoje, qe edhe vet intelektualet shqiptare, jane ne hall, t'i kapin origjinalisht, ne kontekstin e te shkruarit, se lere ma ne te folur... Shkaqet per kete pakapshmeri gjuhesore, jane ne bazat e dy etapave te Shqipes: ne shqipen e vjeter nga shek. XII - XVIII, qe i takone periudhes Gegenishte edhe etapes se dyte, nga shek. XVIII - XX, ne shkrimet ne Toskerishte paralel me Gegenishten. Etapa e pare mbeti e palavruar, e pagjurmuar ne thellesi te mirefillte fono-morfologjike, ku nuk e plotesojne ate boshllek, zbrastire historiko-linguistike, as te gjitha veprat e studjuesve tone, qe u  moren me studime te shkrimtareve e veprave te Shqipes se Vjeter...

  Megjithate, Shqipja eshte e gjalle, flitet ne dy anet e Shkumbinit, e premton nje gjuhe unike shqipe duke u plotesuar me normativin historik gjuhesor, qe sot ia kane lakmi edhe gjuhet madhore moderne boterore - e vet shqiptaret sikur nuk i dijne e njohin thesaret burimore te lashtesise.
  Me hy ne detaje te thesareve te Shqipes, na duhen vepra teper voluminoze, te shkrira ne mund e logjike te paster, pa politizime, pa hierarkira e egoizma - qe eshte detyre e secilit shqiptari te shkollua, e detyrimisht e studjuesve shqiptare!

  • Postime: 1751
  • Gjinia: Femer

#1012 ne: 01-01-2006, 12:39:44
Pershendetje,

nuk besoj se dikush do te ju ndaloj qe te flisni ne dialektin e juaj, megjithate, ato barbarizma si psh. 'nego' qe eshte fjale sllave, ato duhet hequr prej fjalorit, ngase kur nje dite do te vetedijesoheni, atehere do te ju vij turp per nje gje te tille.

ju pershnes,
(ne dialekt)

Konica


Pershendetje Konica.
Nje sqarim per fjalen "nego" qe ne postimin tuaj thiret barbarizem. Ne dialektin lokal te nje fshati te komunes se Tetoves fjala nego=ndegjo. Kurse ne dialektin tim perdoret ngjo per ndegjo. Pra nese kete fjale e hasni ne te folurit dialekt te Tetoves dhe rrethines, duhet te jeni i sigurte se nuk eshte aspak barbarizem.

P.s. e ndaj plotesisht mendimin e juaj se barbarizmat nuk kane vend ne gjuhen shqipe(dialekte). :)

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#1013 ne: 01-01-2006, 18:51:25
Pershendetje te gjithve, dialekte e pa dialekte, te tanve ja Uroj Vitin e Ri  2006 !
Tanve shendet dhe ç'do t'mir ne jetë.
S e do vjen edhe tjetri e tjetri e do na gjan qitu lidhun m'doket se s'kem ku me shku se....
E lexova shkrimin nga   Konica i Ri, por si duket ai eshte ngutur pakez pa nevoj, me siguri ngase e zotnon mire gjuhen serbe dhe shqipen pak e kshtu tana fjalt qe i shkrujm ketu, disa apo jo, i dujken shkinisht, po nejse Metallica mire iu ka pergjegj e s'ka nevoj per ni avokat ma teper...
Vertet se konica e shkrun bukur shqipen qe une si afrohem as te zogi i kames, besa po m'hidhet me i kerku ndihm  qe t'ma nreq ni liber t'çatallum, gjys dialekti drenices, gjys t'shehrit e gjys t'gurbetit....
Pri, se edhe gurbeti asht dialekt n'veti, s'asht as barbarizm se ketu ku jetoj kta jan ma t'civilizum se na po edhe ktyne juav kemi marr pak fjal, n'vend qe me ardh kta te na e me na detyru ma fol gjuhen e tyne  na po e flasim diqysh si te perzime, ama  gzohem pej zoti qe krejt se kemi harru guhen ton...

Api sheh Odise, pos dialiktit Tosk e Geg tash kemi edhe dialektin azilantave e mergimtarve...ç'ka s'nin njeri, ken dy e u ban tre....tani hyn ai dialekti i qytetarit e i katunarit....
po duhet me kan tolerant  e me i pertyp tana ka pak e jo me u ba tan Konica e Lasgusha....

Se harrova per Eren e Lubotenit, qe kah na thojn duhet me hanger ka ni thelb huder ne ditje per me pa majen e Lubotenit, qe rrin gjithmon gatitu, nga krenarija...

Odise, edhe kah peja atje asht ni fshat qe shkit e qujn Treboviç; mirpo ne ni liber rastsisht e pash nji fotografi te bjeshkve e marrun pej ktij  fshati....e m'shkoj menja se nga kjo pik shifet ni panoram e bukur e natyres me male e ne shqipe s'ka spjegim po as ne shkinisht jo, vetem me frenge mun s'pjegohet.
TRE= shumë
BO=i bukur
VY= pamje (serbet duke mos mujt me citu y-në, ata i kan dhan prapashtesen viç, si ç'do here....

Qe kuptojm Shikim i bukur apo Pamje e bukur...

  • Postime: 1751
  • Gjinia: Femer

#1014 ne: 01-01-2006, 19:21:10
He mor kreksi se me shkrejne me shkrimet tauja,hahahaaaa. Po besa ke t`drejt se na ka dal ene gjuha e mergimtarve, qe mbase pi moti ka egzistau. Ni shembell: Dikur moti kur shiptaret e Mk-se me diqane neper ish Jugosllavi, stacionit trenave i thojshin zeleznicka e ato te Gjermanise bahnhof. Telefonit xhi cingronte ni here zvonaten e ma von ringaten(nga gjuha daneze-ringer). Mo Zot se me u zatek krejt mergimtaret menihere e me bo e me fol sikush me ato fjalet"pjese e pandare e gjuhes", nemi behet se zor se do mund t`ishin mar vesht ndermjet viti. ^o)
Se c`mu kujtau ni mesele per qyetetin Gostivar, pi do shoceve turcelinka:
Gosti(maqedonisht)=Miq
Var(turqisht)=ka.
E nauk e dij per bese se sa kam cesh,brijt m`kan ra.
Hajt niher u pershendes. :)

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#1015 ne: 01-01-2006, 20:38:13
A ketu pej gostivari ka pas kogja moti disa po iken ma si kam pa e e kam pas shoqe te mir ku me dit ku asht, banojke kah kufini i zvicres e sa here folke qyshtu si ti, m'shtike me kesh...
po de dojna me ba edeh na kur t'kthehmi naj her  ni abetare tonen, t'emigrantav...se  zor e kena mu marr vesh mes veti...
qashtu ja une kogja gat kishna pas fol frengisht me ni katunar temin(mas nizet vjete qe  u pam) e aj veç m'k'qyrke diqysh si t'hupun...kur masanej pi tham vllaut po ça e paska gjet ket njeri a u s'mu a çka çe mçkqyrke ashtu ????
Vllai im m'tha po se di cili jeni s'mu ma fort...
Ti, m'tha vllau, i folshe frengisht e aj u habit e vetmeveti ka than: haj medet e paskan lan met t'shkretin, e per çata t'kqyrke si i hupun po dhimten e ka pas n'tye...
ku i thash, s'um kujtohet se kam fol guhen frenge midis drenices ma, te kokna ba hor he dreqi e marrt...po ça me ba gurbeti ti merrr met moj Metellica....

  • Postime: 1751
  • Gjinia: Femer

#1016 ne: 01-01-2006, 20:55:39
kreksi, vetem mo ja najs ktau t`folish frengjisht se besa nauk mar vesht kurxhe, pervec ni fjale ;).
Eh po, ky gurbeti i ka t`majrat ene t`kcijat me viti. Une ni here kur ishim tuj shkrau ni provim n`grup: Di daneze, ni ugandiste, ni pi Shrilanke ene une, m`ra mobli ene ja najsa t`foli ship e folsha me qejf se kurnjena nauk me mirshin vesht. Po mu kujtau se nuk eshte majr ene ja najsa danezisht per hater t`atine, e paramendo n`telefon e kisha ni shoce pi Maqedonije e e shkreta mbet pa goje se shtahi ajo s`mirte vesht kurxhe..........Men xi i thash do llafe(gjoja se kerkoj falje), dola perjasht e prap ja najsa t`foli ship e tu i kallxau shoces se si ishte puna,hahahaaaa............
Xhi nauk ben vaki. :)

  • Postime: 698

#1017 ne: 01-01-2006, 22:50:55
hee per qeta, kane thone: tri here mendo, e nji here fol, se me shkru mo duhet mu mundu shtate here, e me shkru nji here...se osht teper zor me shkru qashtu qysh folim ne dajalekte, ku neper to osht e mshefun nji guhe e madhe edhe e moçme sa evropa e ma shume se ajo edhe ajo guhe e ka pase nji abecé ABC illirishte, qe mbasi e kane marre
bashk me krejt ato thesaret (thesat me ar:) e kane zhduke pashejpadoke, sikur te mos ish kone kurr...

  Kto dajalektet e mergimit, qe i thirrni, osht si me thone: daja lekt secillit veç e veç  ;) kto kane pak pune, se gurbetçaret jane si peshqit n'zall, livritin pak e dikur ngordhin n'guhe t'huja edhe po kshtu, iu dham t'hujve dietare e perandore, guhe e kultura e histori, qe s'kane pase kurre! Edhe jemi bo meléza, jemi shkrij e hupë...

  Veç me i ndij gurbetçaret, kah folin ne tel. e symesy - lott t'shkojne skurre faqeve tuj keshë, po jane lot te zi, gaz i zi... ''hallo... vie geht's? Mire bre, po 'so froh' i mora letrat  e azilantit (me hupë me ka krejt)...ouuu so schonne... une po pres qe sa vjet, e kurgjo...e gruja m'pret vetem, veç e mashtroj me 'i tel. e dej sa t'bjen n'gjume, m'shkojne 100 marka... po e kam nji liebe freunde ktu, e s'hjeki keq... Hej, more a mos osht q'ajo plaka tapallice, qe e ngreh n'rrolschtulle? Po bre, frau mit herz osht, po tash m'dalin duçat, me bo me ndij gruja kund se!!!

- Hello, si je?
- Majr, me thone... po m'ka hypë nji siklet boll shit...
e shita shpine e token atje, m'i pru ktu tete familje
e nji zot e din, kur i laj ato borxhe... hej, 20 mij dollar per 'i njeri more... kjo osht krazy, e paska shkru zoti me na hupë, e mos e qo ma gat...
- Po, ti si je... a u zhbine me ka krejt pej vatanit hala a jo?
- Valla hala krejt jo, veç shka t'vonon... i bona 20 vjet e pa letra hala, po ktu nuk t'qesin jasht me zor
dej ta dridhish bishtin dikund bum street, kshtu steel e stal here... me dynja n'sy bre lum miku...

  E sa bonzhurat, e madmazellat, e ti stringo la mangot, e mozomakeq per neve qe hupem me pik t'qejfit, keshe po bojme pare, e pare e marre dej n'maje t'krese - krejt femnat ma t'bukra neper dynjaa, e knaqi tjertë... shtoe boten si me i pas hupë fara... lee vatanin shkret, e shpurdh birave e bejsmeneve supra, fshij berllogjet e botes...mozomakeq!

  Me i pase mendt n'krye, mu kthy te tane mbare n'atdhe, e m'i kqyre shoqishoin ne sy per t'mire, m'i rujt e me ia dhone krahun, e me ia kpute lakun, e m'i mbajtë atdheun tone - shume ma mire per neve! Guri i ronde n'vend t'vet, o lum miku!

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#1018 ne: 02-01-2006, 00:22:01
Odise e Metallica e tan e bafshi gjumin e amel se u lodha sa per sonte...

odise o e ti Metallica e kush do ej, pani knej te ky sit shkruni naj sen t'mir per shinajen ton se qaty jam hukall vetun jam...qysh e dini ju anglishten mujm me ba ni  ....per shqipen...
 
http://bbs.keyhole.com/ubb/showthreaded.php/Cat/0/Number/253371/an/0/page/12#253371

qe edhe ketu ma leht kjo....posht.naten e mir.

http://bbs.keyhole.com/ubb/viewfavorites.php?Cat=0&type=f

  • Postime: 698

#1019 ne: 02-01-2006, 01:42:15
shihe shihe, a edhe ktu e paski shtij ate kallypin e drejtshkrimit a, edhe po iau qet ngatrrushem shkrolat? Keshe ktu, folim ilirisht...hmmm

o kreks, ti paske fjete, veç kur t'çohesh, e gjone ket leter te kryt e shtratit... pahiri e pava po nuk po nxinen tana birat e gardhit ore... ajo fjala - Treboviq, ndoshta edhe francuze osht, po mundet me konë edhe shqip - tre bo... (e ai viqi i shkijve mbrapashtesa), sikur Katerkolle, Trebishnika (tre vete me tre bishnika) ku me dijt...shpurdhni shpurdhni ma felle... çfare nazalizmi kane francezet, me bo me fol ashtu Gega, keshin kush ta ndine edhe Toska si italiani si mu derdhe knata e ujit
prrrrrrrrl rokotel, si me i pas hy mizat e kalit mbrapa...

ju kofte me hair kjo sene e re (dallge dimni:), e dikujt kur t'del syni i pranvers...hmmm rrumbullak e rrokotel kjo dynja, ec e nxanja fijet e rrethit lamsh babalukë!

 Ju dishroj ta shihni naj onderr, qe jeni kthy n'atdhe!

  • Postime: 3079
  • Gjinia: Femer

#1020 ne: 02-01-2006, 07:02:17
Përshëndetje juve


konica mirë se na erdhe dhe kalofsh sa ma majer.
majr e kije taj sa u përket barbarizmave po fatkeqësisht ato jan ni realitet i hidhur ne gjuhën tonë.
na mbetet neve ti msojm caullet te folin pa sllavizma.
njoh njerëz te cilët çdo të dytën fjale e kan maqedonisht ose serbisht.
te ngrajhen floket përpjetë kur i ndegjojsh gjatë bisedës.
për fjalën "nego" t'paska dhan bashkvendasja ime një sqarim.

taj metallica "nego tekho".
kam ndaj mi ni kataund e perdorshin llafin " a m'gjegjish" d.m.th. "a m'ndajsh" :D
mi ni forum tjetër e pash që e kishin shkraujt ni leter dashurie edhe at e kishin perkthaj anetaret ne dialekte të ndryshme.
kam qesh metevertet kur i lexova, e sidomos një kercovare ma knaqi shpajrtin me dialektin e saj.


odise kam qesh tani me postimin tënd ;)

xhi tbojsh be odise se shqiptarët kendi rajne nëpër baustelle e gjejne ka ni schatzi me herz te majer e rajn e frajgen gruja ne shpaj mos i mare vesht. grues edhe caullve u qojne raqe pi flohmarkti a schatzit i blin raqe pi D&G. (flohmarkt është këtu pazar ku shiten tesha te vjetra!)
disa jon me papiere e disa jon pa papiere (papiere- letra) e disa heiratin (martohen) për ato papiere e mbrapa qajne e vajtojne kur i ngarenden deutsch-ja nëpër gerichte (gericht - gjyq) dhe va merr gjimsen e lohn-it (rroges).


shendosh qofshi dhe mirë u lexofshim!


  • Postime: 698

#1021 ne: 02-01-2006, 23:01:27
 ...nga nje bisede tjeterkund... ku e perqeshnin te folmen e Rahovecit

njoh pothuaj secilin qytet te trevave shqiptare, brenda e jasht shtetit ame edhe kesaj vere (kishja preferuar) te shkojme te gjithe keta diskutues ne Rahovec per pushime edhe secili t'i merr nga 10 tjere e ta vertetojme te folmen rahoveciane - ta shihni mikepritjen e bujarine e besen shqiptare ne kulmin e shqiptarizmes, ku zotshtepia mundohet me shkrij gjithe pasurine e tij per nje darke, aq zemra e huaj e bujarë jane - po cfare jeni kape per disa shembuj gjuhesor me Rahovecin. Po a nuk dihet se dy mahalle te te njejtit katund apo qytet, kane ndryshime ne te folur - ndryshe i quajme veglat e punes, emrat e eneve te ushqimit, ushqimet, psh. njoh dy familje qe nuk jane larg njeratjetres as 100 metra (mbi 100 vjet tok ne fqinjesi) dhe njera flet: ''kam shkujtun dje ne pazar...kam blemen do harxh... spasovanje o kone per mu...leee ebu mos mi luj zhivcat... esh-hedybilahirabilaliminit nuk t'kam ndi * m'ki thirre... pazar babalukë, po a ki najsend posebno per mu... sa osht ky varga djegsa speca... ho de mo, se s'pom m'rrijne kualt, zheg...jam nerviratë dishka...

keso shprehjesh ka gjithkund, perzierje me gjuhet tjera, sllavishte, turqishte, bullgarishte, italishte, greqishte... (ne Rahovec, ne brezin e vjeter, jane prezente barbarizmat, se aty bullgaret gjate pushtimeve gjeten strehimin ma te ngrohte, vere e raki sa te duash, rrush e peme, perime...si Rahoveci ma...rrush rahoveci, vere rahoveci, rrush rrush...rini rrush...vreshtaria eshte pothuaj profesioni kryesor i tyre ne bujqesi)...Tash ka ndertime te hatashme atje, biznes, farma, firma ekonomike, industriale etj. Brezi i vjeter ashtu si gjithkund, ka veçorite e veta dialektore, e perzierje gjuhesore, por brezi i ri dhe i mesem, ka njefar krenarie ne te folur, kane besim ne te shprehur, flet bukur Shqipen, jane shkolluar, kane rini shume atdhetare, jane trima te veçantë, dhane gjithcka per luften clirimtare, deshmore e heronj, kane shkollim te mesem aty, e fillor, jane te emancipuar rinia, kane zakone e adete shqiptare tipike, mikepritje e bujari e bese nuk mungojne ne Rahoves... nuk eshte ashtu sikur thohet ketu, se me dy-tre shembuj nuk mund ta pergjithesosh nje qytet!!! Te shohim si flasim na me shoqishoin ne diaspore!


Odisé

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer

#1022 ne: 03-01-2006, 10:12:07
***oj ilektra, mos t'rafte pika, po pse po hupë qosheve si më ka 'i gace zjem... ai scardi, e ka emnin illirian - scard
që s'i po thot kreksi, q'aty Îsht midisi, çendra e Kasoves -
tash qitja konopin, kah e perthekojne katër anet, ku i bjen neni i konopit se! Bash q'aty jemi ka dojme m'i bÎ çadren...

  Edhe ti ilektra, po thu: ''Desha te shkruaja pak ne gjuhe letrare se andej nga neve kemi dialekt që ndoshta Odise nuk e kupton!'' eh që tash, m'shtine me t'nxjerre me zort n'ledine - mu bash q'ai dialekt yti, që ndoshta nuk e kuptoj, bash q'ai po m'intereson, m'i shplue (znulue) që tek Îsht mblue me pluhun...
 
  hajde, t'ia hjekim pluhnin e ta shkundim për marak, e folna n'at dialekt, se k'tu s'Îsht vendi për letrarishte e sorrnishte - na k'tu për q'ata, po dojme m'i zhvillue letrarishten, e m'i dijte kush Îsht guha e saktë!

  hine borxh dej n'fyt moj ilektra...


  Odisé

Pershendetje te gjithe dialekisteve te kesaj sofre bujare.Edhe ty Odise pershendetje. :)
Mezi po hapet kjo faqe tek une,ndoshta shkaku i rrjetit te keq :@,por desha te hyja te ju pershendes se ju kam borgj!
Odise,dialekti ku jetoj une,ka theks mozomakeq,per ate po me vie me lehte te shkruaj letrarce,hahahahahahahaahhahaaa,sepse per te shkruar ashtu siq flas,e kam pak veshtire,me lehte me vie te shkruaj!
Ju pershendes edhe njehere te gjitheve,juve te kesaj ode te mrekullueshme ku shkruhet gjuha jone e bukur shqipe,pa marre parasysh dialektet!

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#1023 ne: 03-01-2006, 20:15:39
Përshëndetje te gjithë dialekisteve te kësaj sofre bujare.Edhe ty Odise Përshëndetje. :)
Mezi po hapet kjo faqe tek unë,ndoshta shkaku i rrjetit te keq :@,por desha te hyja te ju përshëndes se ju kam borgj!
Odise,dialekti ku jetoj unë,ka theks mozomakeq,për atë po me vie me lehtë te shkruaj letrarce,hahahahahahahaahhahaaa,sepse për te shkruar ashtu siç flas,e kam pak vështirë,me lehtë me vie te shkruaj!
Ju përshëndes edhe njëherë te gjithëve,juve te kësaj ode te mrekullueshme ku shkruhet gjuha jonë e bukur shqipe,pa marrë parasysh dialektet!

Edhe na te tan te perqafojm Elektra se ka koh qe s'kr ardh hiq me na pa....
Ajo Metallica q'far aksenti kish, pa, pa, sakic krejt !

Po edhe aj Minolta apo Konica, nejse me aparat fotografik po na fotografon tanve krejt qa po bajm e na i qet t'zezat se aj asht Minolta nejse Konica&Minolta bashk jan...
Runu pej aparatave fotografik....

  • Postime: 5949

#1024 ne: 03-01-2006, 22:27:04
Hë re vromëëë... si të kam ore? LOL
E c'më qënke katandisur kështu a jaran :P
Do të të jap një dackë të mirë, që të të rrjedh gjaku kacunar pastaj... ndaj rri urtë edepsëz :D


Temat e fundit