×
Hyrja
Profili

Sondazh

Pse hyj në forum?

Sa për argëtim
Të njihem me shqiptarë
Të mësoj diçka të re
Të jap kontributin tim
Të ndihmoj Kombin tim
Për të gjetur burrë
Për të gjetur grua

Të flasim në dialektin tonë

Të flasim në dialektin tonë

· 2198 · 117020

  • Postime: 698

#825 ne: 23-10-2005, 19:24:18
heu, po kush po lyp ore kafe ne mengjes? Shih, kur ju atje zgjoheni, na ketu gatitemi te bijme n'gjume edhe po kazdisni ne pod ju atje, kur po rrotullohet toka, po na delni permbi... po s'ka gja, se rrotullimi vazhdon, here permbi e here perfundi:)

Krejt sikletin e kam, pse po ju pshton goja, e po lypni kafe ne mengjes se? Po nji gjo dihet: na edhe thojme se jemi fetar, mbajme ramazan edhe me bo me hulumtue mire, pak dalin qe e ixhinojne, ashtu sikurse ne lufte: aq sa moren pjese ne lufte, aq edhe vota patem - e tjeret kullonkusuri yrysh e ne pavaresi edhe kur po vjen puna me u perrzhite mbrapa, edhe po qeshemi me ata qe po piskasin rrugeve te Kosoves...

Qysh po m'doket mu, moj dada jeme (se me ty po floi me marr vesh tjeret), po vjen koha, jo me veshe aso trajnerkash tua e me dale mahallave me xhezdise, po me veshe xhinsa edhe mu bo xhinsa e me i mbledhe 7 milion ne nje kotar, e me i nxierr tokat tona - se shih: ma shume luftojne tjeret me na marr tokat tona, se sa na per veti me i mbrojte e me i çliru!!! Pasha zotin ka'ihere thom me veti: me kone 7 milion kafshe me brina, me msye shtegun bojne dishka, e jo mo 7 milion xhind! A po shihni se s'po done me na lone as nji kotar kosove pamvaresi (mvehtesi)?

Nejse, ju fleni, fleni edhe mashtronje zotin edhe atdheun - per veti e kemi krejt çka te bojme!

Haa, m'paska nxonë ;)

  • Postime: 432
  • Gjinia: Mashkull

#826 ne: 24-10-2005, 10:35:16
Pershendetje krejve juve dialektista,

Eh...Odise - mire e ke per pamvarsine tone e cila kerkon mos me fjet as diten e as naten, ose kerkon vec me pushu naten me nje sy cel :)

E per kafen qe e lypa une - nuk asht ajo indikator se na nuk agjenojm, ishte thjeshte nje kerkese instiktive, se zakonisht (pervec ramazanit) pijme kafe te mengjesit per me i cel syte, e i celim syte per me fjet ma pak e nket menyre me ja zbardh ftyren shqiptarise e trollit arbnor.

Ti moj Aide a po kerkon perkthys si Cumili ne humorin e tij a?  Jojo: Ktu jan xhindet (njerezit popullorce) rrush me mend e nuk ju duhet konvertuesi intra-dialektor.

Juji,

Panopticon.

  • Postime: 1533

#827 ne: 24-10-2005, 11:35:23
"aiden e ka lon mendja ka dal me pixhome ngarenden neper muhall" LOL

Nuk e dijsha se Tetova thojne muhall  :@

p.s. LOL

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer

#828 ne: 24-10-2005, 12:27:02
mirmengjes kalamaja!
si u gdhite mire? :P :D

  • Postime: 698

#829 ne: 24-10-2005, 12:33:36
heu, po kush po lyp ore kafe ne mengjes? Shih, kur ju atje zgjoheni, na ketu gatitemi te bijme n'gjume edhe po kazdisni ne pod ju atje, kur po rrotullohet toka, po na delni permbi... po s'ka gja, se rrotullimi vazhdon, here permbi e here perfundi:)

Krejt sikletin e kam, pse po ju pshton goja, e po lypni kafe ne mengjes se? Po nji gjo dihet: na edhe thojme se jemi fetar, mbajme ramazan edhe me bo me hulumtue mire, pak dalin qe e ixhinojne, ashtu sikurse ne lufte: aq sa moren pjese ne lufte, aq edhe vota patem - e tjeret kullonkusuri yrysh e ne pavaresi edhe kur po vjen puna me u perrzhite mbrapa, edhe po qeshemi me ata qe po piskasin rrugeve te Kosoves...

Qysh po m'doket mu, moj dada jeme (se me ty po floi me marr vesh tjeret), po vjen koha, jo me veshe aso trajnerkash tua e me dale mahallave me xhezdise, po me veshe xhinsa edhe mu bo xhinsa e me i mbledhe 7 milion ne nje kotar, e me i nxierr tokat tona - se shih: ma shume luftojne tjeret me na marr tokat tona, se sa na per veti me i mbrojte e me i çliru!!! Pasha zotin ka'ihere thom me veti: me kone 7 milion kafshe me brina, me msye shtegun bojne dishka, e jo mo 7 milion xhind! A po shihni se s'po done me na lone as nji kotar kosove pamvaresi (mvehtesi)?

Nejse, ju fleni, fleni edhe mashtronje zotin edhe atdheun - per veti e kemi krejt çka te bojme!

Haa, m'paska nxonë ;)

o panopticon, mos u bon marak pse nuk e inxhinon, se e dij
po halli osht qysh me ia bo me lonë nom, e me ngrit zonin n'kup t'qillit, mu bashku - se tjerat vijne kadale... N'Kosove thone - xhind, per fjalen - njerez...ndihmo zot e xhindja e mire, ndore t'zotit e t'xhindve t'mire...po a jini xhind more ? etj... heu a din çka bohet mu bashku 7 milion xhind - fuqi babalok - bohem!

Po e mira na thot - rrini ngati kohes, se njihere vjen vera kah dera!...

  • Postime: 257
  • Gjinia: Mashkull

#830 ne: 25-10-2005, 02:48:27


 O miremjes Mirmjes

Qysh je hej a je majr moj, ckemi te reja nga zeri yt

a jeni gjalle krejt hej

pershendetje per ton

tung tung

  • Postime: 3079
  • Gjinia: Femer

#831 ne: 25-10-2005, 03:17:18
mirmengjesi dialektista


Ti moj Aide a po kerkon perkthys si Cumili ne humorin e tij a?  Ktu jan xhindet (njerezit popullorce) rrush me mend e nuk ju duhet konvertuesi intra-dialektor.

pan po ka disa xhi smaren veshte;)
"xhindet", "ixhine" ka tetova perdoret per qetersend:)
e kom ndaj ene shprehjen "xhinja" prej nje kumanovares nga komuna e likoves.
ajo flet nje dialekt te lezetshem qe me shkrin krejt kur e ndegjoj:)


Nuk e dijsha se Tetova thojne muhall

ka kumanova si i thone? :D

odise...mos u sekelldis shom...
trajmat kan ra deshmore ne lufte, e keta tjeret xhi shesin mend cellojne kush da zone ni karrike te majer, te palohet ataj e mos capate se po ja zen tjeterkush.
e perfundoj shkrimin me nje thenie te urt pi ka ana jeme: "me skan hulaja vdes fukaraja"
na mbetet te mbajme umut se de bohet ma majer :)


ju pershendes gjithve dhe ju uroj gjith te mirat kudo qe jeni
mire u lexofshim herave tjera :)

p.s.: ku kan hup kta tjeret? i paska zan ramazani si duket....

  • Postime: 257
  • Gjinia: Mashkull

#832 ne: 25-10-2005, 04:55:06
mirmengjesi dialektista


pan po ka disa xhi smaren veshte;)
"xhindet", "ixhine" ka tetova perdoret per qetersend:)
e kom ndaj ene shprehjen "xhinja" prej nje kumanovares nga komuna e likoves.
ajo flet nje dialekt te lezetshem qe me shkrin krejt kur e ndegjoj:)

 
ka kumanova si i thone? :D

odise...mos u sekelldis shom...
trajmat kan ra deshmore ne lufte, e keta tjeret xhi shesin mend cellojne kush da zone ni karrike te majer, te palohet ataj e mos capate se po ja zen tjeterkush.
e perfundoj shkrimin me nje thenie te urt pi ka ana jeme: "me skan hulaja vdes fukaraja"
na mbetet te mbajme umut se de bohet ma majer :)


ju pershendes gjithve dhe ju uroj gjith te mirat kudo qe jeni
mire u lexofshim herave tjera :)

p.s.: ku kan hup kta tjeret? i paska zan ramazani si duket....



 Pershendetje

Cka eshte kjo HULAJA ka ju atje Aida

resepkt

  • Postime: 698

#833 ne: 25-10-2005, 05:34:19
eee shih sa mire, muhabeti osht si ma s'mirit, flasim tu u mbajte - bukuria e zotit! Ma mire me fole tu u mbajte e mos me rrshitë n'fjale... I zoti i odes, na lype qirane, se thone nji fjale: a ta pagoi musafiri darken? (mos mu zoritë, m'i kuptu kto dmth. a foli musafiri fjale t'forta, fjale dukat, a ta la naj fjale t'mençme, se me t'hy musafiri i mire mbrenda, nji motmot t'prihet mbare)!

Perzo' kemi me fole me shoqishoin sa ka dushk e bar e deti zall - kurr s'ngihemi me shoqishoin. Na kputi malli e gurbeti, e drite paste ai qe na boni t'mundshme me fole bashk nga t'kater anet e rruzullit - po e dijme se jane lodhe e molise xhindja, s'osht kollaj me punu me orar - si ushtar jemi bo t'tane, e as ushtri s'kemi hala me marshu e me i qite n'guri t'kufinit...veç kah veri na duhet nji kufi i forte, se tjeterkah jane gur megjash vllaznie - veç kur t'vjen nji dakik historik, e i nxierrim ata gur dhe i lame n'muzeje... ;)

Po a don rend edhe ndokush tjeter ore, se asha buken, na rane fulqitë, mu e dad's...pani ka'ihere po prefton me dy-tri fjale edhe shorty e capricon, luli, e tjeret veç po ngojne, zoni as nomi s'po iu ndihet...eu mos na leni shurdht ore, se kurr ma ket dite e kohe - nuk e nxamë... Folni shlire - vllazni ma ku me shku ma ngat,  po na kane ndaa pulatikat dejsot, e runazo' mos po na bje edhe 'terri i pulave'
se s'dij osht kah shkon nji zhurukamë e territ t'pulave, dikush po thot - paska ardhe nga Inglizi, e paska mbrrij n'Kroaci...edhe n'Kosove po dalin atofar komisionet ''n'vend t'ngjarjes''...hmm ku me dijte kah po sillet gjama... uji flee, e hasmi s'flee... o asha zotin, çorba e lire, t'i djegë buz't... se jane bo marak me ble gjo e mall ushqimi kah veri, se po tuten se po shtrengohen me jetu vllaznit fukaraa...

mire foli dada Aide: '' "me skan hulaja vdes fukaraja"
na mbetet te mbajme ymyd se de bohet ma majer''

dmth.  fukaraja e kalon kohen e fshtire e merzine tu u luhatë... me bo me ja marre hulajen, e merr n'qafë e bjen n'punë t'trollit... mozomakeq, po na shkon ymri tu u hulatë: perkundu n'djep, e hulatu burra... nejse, se dishka era po i lunë gjethet e deget, e mosozo' me na nxonë shushurima gafil...

O folni ore dishka, se u^ jam si çokalla e mullinit, kur çatallohet n'guri t'mullinit, s'din mu ndalë, e kerset vrazhdë ndoshta... po nejse, le t'bohet nomi
se paskna fole teper... po ngucmni se ndoshta ndalna...hahahaa! Kah Gjakova thone: ngucem, se foli...(kur i thone musafirit - folna dishka:)

O bini Drenice e Podgur, Dukagjin e Illiridë, Bujanoc e Presheve, Malesi Shkoder e Janine - e mos t'iau ndinë, se kurr ma t'fortë s'jemi konë! Po shlironu e dunu shume, se vlla nuk t'bohet askush... e t'jau lame breznive atdheun e bashkuem - se boll mo u pjeken thmija n'flake jete - t'i mbledhim gjymtyret
e mos t'tutemi mo prej hijeve tona! Nxanni pritat neper eter e tribuna, se boll ma, 'fryhet Vjosa e derdhet Buna' (eh, Noli i Madh, i la sytë n'shkrola, nji bote na perkthej shqip, e boni kishen autoqefale shqiptare, e sot, po xhezdisë Junani edhe tej Shkumbinit, n'veten, se n't'veten...) -

O bonni syte kater, shkrola e pune, se Fuqite jane mbrenda nesh, e s'ban vakii mo, me na grij e coptu
e kush mos me ndij e nguu... shfrytzonje dakikin, e ruane paren, nderin e besen e bujarine - se ma mire sokol nji dite, se sorre nji vit!

Ouu po pse s'po m'thot dikush boll bre!?

hmm Odiseee...

 

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#834 ne: 26-10-2005, 13:12:43
Jo more Odise ti se ke keq hiç....
Pasha buken ja ke qellue, pse mu nal ?
Hiç mos u nal, bile mi tha dikuj mâ, si mi than hâ !
 Shuj se na knaqe muhabet, mos ta nij ket fjal o burr i dheut.
pasha zoten krejt jemi tuj ngue tye, ksi musafiri, dy pula t'pjekta ja kisha pjek, jo asi te belgis, po pej kaçakit tem se nuk jan t'smuta kto. I maj me kallamoç e grun, besa jasht  te prroni hajn edhe skrraja, plot vitamina ma, si e ka dhan zoti.
Do pula t'mijat jan maj aq shum sa me i qit n'kanar, tybe  deri n'dhet killa mrrin qet....

  • Postime: 698

#835 ne: 26-10-2005, 23:08:21
hahahaaa po m'doket se po t'shoh me at saji kreksi
me nji kapuç me xhufket'kuqe, veshun me nji guxhuf dimni, e faqet kuq si baxhurra, tu rrshitë kodres fiuu fuzak - sikur u^ qe rrijsha tu u fuzatë rrxou e çou si tarabuk dej pasdarke, se u gzojshim kur u bojke kodra akull - fuzajë babalukë:)

o kreksi bre, pulat njihere mos na i permend, dej t'bohen sagllamë edhe ku kallxojne dredhza shume, merre krojshen e vogel - baco, per ksi burrash duhet kingji i pjekun n'helli e u^ vënë dukagjini rrush rrush - e tevona n'daç thuj mo, n'daç ho... heee sa kingji e rrunxa osht n'ato kodra drenike - e na merru ere çorbave t'botes, e turrfat me hundë kah vatani si desh t'qethun! Per ate edhe na u bonë gati pun't çorbë! O pasha bablokin (e hallall i kofte sa flakareshen ma ka dhonë, se e kish pas lonë pak mongut:), o kreksi, ndije po e ngoj kongen e dad's Shkurte ne terrnet: 'o kndon bylbyli oooo hooo dardhë e m'dardhë eeej - o kndoma kongen djaloo sa t'jam gjalle eeej'' - u dogjem ore, e kush hallin s'na din...se ma preu shungullima e konges - kesh kah t'thom, ty zoti t'dhashte bereqet, se nderen e bone edhe po m'gzon, se kur pula jote i paska dej n'dhet killa, t'shemne n'ushuj - po kingji e rrunxa, sa munden me konë...!? Ah, kreks bre kreksi, marum m'u çmallë
bashk, veç e ndij n'shpirt, se krejt ket forrum (na forrum i thojshim kaftorrit, stufa me zjarr drujsh)
krejt ket forrum kem m'i bashku n'at Drenikë t'kuqe! E mos e bon ti bash n'asgjo...

a po folni edhe ju tjeret, a e lash (kur t'ma lonë kijet si Dervishit:)

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull

#836 ne: 27-10-2005, 04:29:12
o a ini majr si jenimara... a u lodhet...??? shka ka te reja knej se moti sjam ktu... kam pas me lavru do ara e m'i ba gati per m'i mell grun. mkan met edhe do pak me lavru edhe m'i bitis e tena duhet me e cit faren me i vllacit e tena me lan n'dur t'Zotit e me prit shka t'jape Zoti.
po ju knena si kaloni, a i ini kejt majr rahat???
hajde pertmajr niher e lexona ma vone.

  • Postime: 3079
  • Gjinia: Femer

#837 ne: 27-10-2005, 04:29:36
xhi mkini knaq ju di kreksi dhe odise me muhabetet LOL

lene se une skom vaket te foli aq gjate si taj odise.
ene pse hakati te ta thi rekordin aman qe hallall te kofte nuk mbrajhesh:)
si zakonisht mu me thone se kom shom muhabet ene se sem ndalet goja tu derdellau.
aman qe paska dikush xhi ma kapercen hahaha
shiqir xhi ka njo, barem te pushoj pak se ene une lodhem ;)

kreksi mos i permend shom pulat se i ka zon njerzit panika se mos i kapen ai virusi...
shajf ni qingj me e pjek ma majer bojsh:)
kendi ka ne njerzit bilem frajgen tshkojn te blin pula ene rajn me sajt dollap ka telivizori se mos ka mbrojt ktau smundja.
ndajta ni axha jon qe eshte ne vendlindje rajn para kotarit ene i analizon sjelljet e pulave se e ka tollovajt gripin me BSE e pret te vereje simptome te cmendurise te pulat ene gjelat LOL
e bon kit traupin vesh ene sa i ngjon lajmet del perjasht frajk e frajk e mer karriken ene palohet ataj ne oborr.
sajt dollap i bon tu bo analiza e tu fol me vitin e vet:  "eeeh ki gjeli sot shom a hutau...se zen vendi vend...shajf shajf si kcen pi ktau agje...se di a tshkoj ta thajri at doktorin e hajvanve a drit ta shtaj ne furre ta pjeki"  hahaha
a lodh dikush prej kusherive tja sqaroje dallimin aman plaku natyrisht din ma majer se ku ki pa taj "voja ta msoje gjelin" se xhi jon smundjet e sotshme....pleqet kan sos fakulltetin e jetes, e su duhet ti studiojne shkencat;)

haj pra vazhdoni e mos u ndalni......Zoti u dhasht takat e kurre mos u lodhni tu fol:)

ju pershendes gjithve!

  • Postime: 257
  • Gjinia: Mashkull

#838 ne: 27-10-2005, 05:03:49


  O mriemjes a miredita cka me thone

Qysh jeni o njerez a jeni mire, a i mjellet grunajat, a i mledhet specate e , dardhat e. kallamoqin e se vakti per keto sne eshte tash

 i lumi ibrahimi qe i paska kry gati grunajat, a mu mu ka prishe nje traktor he dreqi e hongert e nuk osht sen me e ndreq ate viron e nuk di cka bohet

a munet nej kush me tregu se cka ka  se si jom kon ka livroj veq kur mu shuk e ma nuk po muj m e e kall me

 Hajt ja kalofshi bukur a
'
  Respekt


 Capricon

  • Postime: 698

#839 ne: 27-10-2005, 10:12:39
hah, e nxuna edhe 'i here terrnetin n'zgabim, e une e kam nji zanat, qe kur ta nxa^ e shtrydhi si rrushin n'grusht dhe e shkri t'gjalle (najo tjeter:)...edhe a dini shka, m'duhen veç 10 dakika pune dhe e boj operacion edhe gjelin e tranum...se u^  foli si vetima e zotit, e n'maje t'guih's i kam fjalet asha mu

o ibro, ty zoti t'rujte prej mizave, po puntori qe koke bre! Po a din shak - ti bash krejt krejt pun't s'po i dijshe, se aren duhet me lavrue dy-tri here e me vllaçite me vllaçe hekri kur bohen e dalin bosat e mdhaj edhe me i hupe do dite tu i thye bosat me shati, deri n'tri lavra dikund-dikund duhet me i bo - ani tevona me e gatite aren per farë - se qysh po punojshe ti - veç lavroe s'pari ledine kerrsh, e futja faren mbrenda - lee sa t'duesh n'hamar t'zotit, se ara s'bom buke as buken e pulave...hahaa Po nejse, ti puno krejt qysh ta bjen zoti - po dije se ara don farë, e g..... o pasha zotin, qysh ta punojsh aren, ta bon buken!

oj dada jeme aide bre - ti po m'lavdon, po lavdimi ndersy then qafen. Se me fole osht zor edhe me bo me fole shume edhe me ia qellue krejt fjaleve - veç me kone njeri i mrrime, se nuk bon vaki...hahaa
Qyre ti dado,  u^ nuk dij shka osht rikordi, po e dij se shka osht konkordi, qe per dy sahat veton njujork-paris, e i ngrenidreqit bon aq shume zhurme
kur msynë hava mu nisë, sa me bo me qillu fort ngat tij, t'shperthejne tupanat e veshve (sikur kur iu bijke me maqungë naj tupanxhi me ashik e i djersun moti n'dasma t'trenta)...Nejse, po ti dado
mos e le gojen me pushu n'kofte si tu ka msue, se tevona t'del mbasveshi me bo m'i ndalë. U^ per veti e kam gojen n'qekerk, hiq s'ia prishi terezinë...

ai kreksi (me sajë kreksi), po na i permend pulat si n'vakt t'lig, e s'po ka qejf me permend naj kingj, a rrunxa qe ka boll edhe i shkon per sadakavitra me na i pree nja 6-7 rrunxakë, qasi kerleshanash qe bojne turr para deshve vergo^ , kur t'i shkojme krejt forrumi nji nate, e ta kallim naten me eshke, e t'ia shkundim pluhnin e shtatvjete! Kur t'i thirrish burrat e t'iau permendish ka dy pulla t'pjekne dej n'dhet killash - ose fol e mbaje, ose...(osht nje fjale tjeter n'vazhdim...)

Dado, ai axha yt tek osht bo marak si vezveselii me i hulumtue pulat a mos iu kane tranue (çmende, halisë), po t'thom thuj ati axhes, kqyri n'sy kuajt, e kijet e tareqtë, me bo me na u tranu - marojme krejt, se per pula osht kollaj ajo pune...si ta shohish tu u kalamende, nxane e gjuja sharovit ner hambar e ia hjeke tranimin fill... asha zotin moj dada jeme, jam n'siklet, po kujtohna: me bo me na qite najsend naj bari neper ushqime (se jane bo marak me blee lire andej kah Veriu (kah fryne veri) gjo e zarzavate e peme, tomel e yndurna edhe me bo me na tranu gjone e gjalla - marojme me ka krejt... Shih: njonit iu pat tranu nji tarak edhe nji nate i shkon musafir nji mik i tij , e kur del miku per nevoje jasht shpije heret n'sabah, t'i lshohet taraku permbas vrap e vrap si kokrra e pushk's me e vra me brina edhe ai nga e sillu rreth shpije nja 'i gjyse sahati. Kur e sheh i zoti shpise mysafirin tu nga si i trentë rreth shpije edhe krismat e tarakut mbas tij tu e ndjeke, e qet kryet n'dritare dhe i bertet mikut: o mik, o hyn more mbrenda n'dere e mshele vrap deren, e mos u siell rrotull shpise ashtu! Ooo nuk po m'jep myhlet tarakuuu, se pata me hy mbrenda...(se ai miku ish n'zor deke, i ftigum prej tarakut t'trentë qe dojke me e mbytë tu e ndjeke - taraku nga turrevrap, e ai nga e ik prej tij). Dikur i zoti shpise e nxjerre pushken dhe e vret tarakun cofte e n'toke, m'i pshtu mikun qe ish harlise ma shume se taraku. Tash me bo me ia honger mishin atij tarakut t'trëntë, krejt ata xhind tranohen... ai osht gazepi i madh! Hee osht bo voja, m'i msue pulen (se osht nji mesele xhegajdure: m'i bo gjeli voen n'guri t'kufinit, t'Kosov's e t'Serbise, athu kujt i bjen voja, a neve apo atyne shkijve hahaa)

hajt bre shahira e shahiresha e knaqnani, dej t'shkrihemi si sheqeri n'sherbet...o rrnofshi sa bjeshket e Sharrit moree! U bonë 10 dakika, e ika njihere, e kur t'kthehna, me ju gjete tanve truq (jo turq)...phyy e paskna bo nomin e zotit...a bre?

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull

#840 ne: 27-10-2005, 10:18:10
o odise...
une fola per arat edhe token qe e kena na, e te ju nashta duhet me e lavru edhe 4 here. Se une niher i kam lavru ma heret, kjo asht hera dyt e tena e vllaciti (po de me vllac te hekrit - me traktor mo) e tena ja cesim faren... e tena e lam n'dur t'Zotit. Ma mer menja se ma mir se ceshtu nuk munet, foli per te na apo jo... e per te ju nuk e di.
hajde pertmajr niher

  • Postime: 698

#841 ne: 27-10-2005, 21:13:13
ibro bre, i kam ndij pleqet tone, kur thojshin: punetori i forte ia merr zotit me zor - kur e punon aren mire. Te na, ara separi: thehet, perzihet, e mbjellet - tri lavra e tri vllaçitje, e pleh dhensh (ku me marr tash se), pra: 1.plehnoje, 2.lavroje (sa ma thelle umi i pllugut dej n'podtoke, 3.mbjelle, 4. prashite, 5.mbushe, 6.ujite, me kohe a - e mos u tut se nuk ta bon ara buken - ajo shka vjen pej zoti - mireseardhet! Zoti mundet m'i bo uje e zjam kur te doj!

Ty ishalla traktori t'punon, e nuk t'shkymet si capricones, po ka boll traktora tash... Njoni me nji traktor tu u mundu me kallxu marifet ne grahje, hypi ne nji koder, e pej bregu u rrotullu nja dy-tri here me gjith traktor edhe pshtoi dejuzi - e thojke he po traktor i poshter koka bre, gati desh m'mbyti...! hahaa E nji thmij i kojshive te tij, kur ndokush e ngucke e pezmatonte dishka, i thojke: houu ti tek ma i poshter se traktori i Syl Smajleve hahaaa veç ruju se po t'rrxon kund traktori, se na jena m'sue me lavru me buej e kije e kual, e me parmenda e vllaça therre, trina (bile m'kujtohet si thmij i vockel, kur baba im, me hypke ne vllaçë therre ne vend te nji guri me randu trinen, e me i shtypë bosat e ares...:) Shihe tash: ka xhind qe kane perjetu edhe lavrat me nji um parmende, e vone me pllug hekri - e sot me traktor, besa edhe me maqina t'mdha me vargoj ta bojne malin are buke - e si shpejt kemi hypë n'kali... N'katund tem, me 1974 osht hi korrenti, rryma elektrike, se ka pase katunde n'Kosove, ku kane bo drite me pisha e qira (qirinj) e vone fitilaça, llama gazi e fenerë...Bile u gzojsha kur baba blejke gaz, se e mbushsha llomen gaz e t'ia nissha me lexu romanin "I IKUNI'' gjithnatenelume me kombë n'legen me uje, mos me m'marr gjumi... Po ma shume kemi m'su atehere, e prej se dolen tv e lojna, pak po m'sohet tash... Qeky terrnet na ka shkurtu udhen mos me ngajt tane jeten, e po na bashkon trupeshkurt... shpirti i bofte drite atij qe e qiti...edhe atij qe e mbane!

Perzo'  mire jemi, veç mos t'harrojme ku jemi konë - e ku jemi sot! E ti ibro, n'paç naj rrunxak a dash t'mire, si dridhet kah t'ecë - po ia dredhim qafen nji nate tek ti, e na bijme t'tane sheqer e kafe, çaj t'imë, e tepsija me pite e krojshe me petlla me sheqer edhe e kallim nji nate t'lume! ;)


Odise

heee me folë osht zor, se duhet m'i mbajte fjalen!

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull

#842 ne: 28-10-2005, 03:12:10
e more odise more odise
qe ma ki kujtu kohen e mocme kur e mellshmi kollomocin me kungj e me shati. po shka e kam pas ni kali shtajer, apapa, shum a kan i fort, vec pak i trent. U tremke pi najllonave edhe niher m'u pat trem e ma pat thi krahin. nlaver shkojke dreci si traktor. ani vnesht kur i lavrojshna, u knacshna.
kur mellshna perpara kollomoc, odise, bajke vaki e lavrojshim aren 3-4 here deri sa e bajshim hi, e tena e mellshmi aren me kungj, e tena mase bike kollomoci e mellshmi pasulin e tena niher e prashitshmi e tena e mushmi, e kur niske mu rrit e ujtshmi. apet kur vike pasuli para lules e ujtshmi, e apet kur vike nkok pasuli e ujtshmi, ama shka me xhet, xhejshmi ka 500 kg pasul. A shti, jo mara vlla, shti u bo kec, se te rinjte spo punojn n'fush. gjith naten e lume nkafe e gjith diten e lume nxhum, edhe po kahen spo kena, epo s'kena me pas jo.
Eh, kty nihere drut per dimen kur i bajshmi, po vec une e di shka kena hek, me kal tu shku nmal me samar. e shti, ka ndrru koha. po ta mush kamionin e po ta be te shpia, e me pare pi cajm e me pare pi renitim.
Kaj bre per at vakt, kaj. Kur u mledhshin dimnit burrat... sa te kompiri u pekke, sa te poçenka u zike, sa te mishi u terke e u hake... e shti ven misafiri, fap ni kafe a ni caj me do keksa caty edhe kshir lajme kush shka ka than. po shka me bo, vet e kena pru punen der cetu. Me bo e mi vet plect a ma mir shti a perpara, nashta tka ba vaki mi vet, asniher nuk thojn as mir as kec, po thojn, kena hek shume ama edhe jena knac. ka hup thojn lezetlleki i at'herit.
ma ban hallall se u zgata pat a?
hajde pertmajr niher

  • Postime: 698

#843 ne: 28-10-2005, 04:33:31
ibrahim, perzo' po ia vjedhi gjumit edhe do dakika, se flejme boll dikur. Baba thojke, ngo biro se vjen vakti, kur me m'i shpraze te kryet 1000 topa lufte, baba nuk t'ndijne! Flejme boll e teper.

Po, u^ foli ka'ihere per mahi, e m'dalin pernjimend
se asha buken, krejt n'kete dynje paguhet gjithshka - çka t'mbjellish - korre! E thom nji fjale: njihere kruhet, e tevona shkruhet - kruhet e shkruhet... krejt llogaritë njeriu i jep n'kete jete edhe shkon i lamë borxhesh!

Dikush pak po kujtohet per neser, e per ate jemi mbete tu fole: shka u bo dje - dikush rrnon per dje, e pak rrnojne per neser. Sot pak po mendojme!

 M'ka shku mendja, a mos osht shpraze qasi bumje neutronike, qe as nuk e sheh - ere babalukë, ku m'i marr vesh... se kshtu me punu jerem, e me rrnu jerem - Jeremi osht bo jeta... kurkush nuk don mu ndjerse, e t'tane dojne me bo sefaa... a bon ashtu si thu ti: gjith naten neper bare e kafe, e gjith ditenelume flej... as nuk lexon kush nji liber per bee, veç lojna babalukë, asharii me mend - aty ku i djeg s'hin m'sa maca n'zjam edhe don liri edhe nuk gerrzhitet herifi, se sa gjaku u derdh per vatan...

O pasha buken, ai qe nuk hjeke keq n'rini, mos t'pret drite t'bardhe, se jeta e fshtire te meson, osht shkolla e jetes - se dikur sefalia, me bo e me ra n'vakt t'fshtire - mbaron si Ndue Rrapi...s'dij a e dini ate mesele te tij...tjeterhere flasim...

Odise   eh Itaka...  

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull

#844 ne: 28-10-2005, 05:22:24
eh mara odise
kec u ardh vakti shum kec. t'rinjte po menojne se mun te rrnohet pa pune, ama jo. edhe ceto filma na i kajten nonen rinise edhe po menojne se jeta osht film. hehehe sa me keshet me do te ri. po nasht net menojn net menojn cashtu. ama s'e do be i rivi pa lexu hic bash. sa gjuna. ama kujt mi thon. per t'rit e sodit dunjaja fushe, rrafsh edhe shka flitron po e zojn. o pa pune s'e do be. te na po thojn se s'ka pune,a kejt arat i kan lan prellog. cudi a? po thojn nuk punojm na per 10 euro ne dit se pak asht. po dojn me dal kejt jasht, ekujt po ja lan vatanin... po ato burra qe rane, per kan rane? leje sa rane, sa kurkush s'po i ban mall familjet e tyne. o Zot shka o ka nodh me neve mara kshtu? e kur do mushna me men se.
mir po thu ti odise...jena jermu kejt e hajt... mazalla mu mush nmen se kena nijet e tena po lypim mir... bile shum mir jena. po hajt se plas edhe kjo, s'shkon gjithmon kshtu

hajde pertmajr niher se shkova

  • Postime: 9

#845 ne: 28-10-2005, 11:07:51
Ne asnje menyre!!!
Ne dialektin tone ne shtepi.Neper vende te tjera shqipe letrare te paster.

  • Postime: 432
  • Gjinia: Mashkull

#846 ne: 28-10-2005, 16:17:48
Ne asnje menyre!!!
Ne dialektin tone ne shtepi.Neper vende te tjera shqipe letrare te paster.

Na ktu nshpi jena, vecse nikoqiri shpesh ndrrohet ;)

Panopticon.

  • Postime: 2214
  • Gjinia: Femer

#847 ne: 28-10-2005, 22:49:00
mirmbremani!
c'kemi?
ju pershendes te gjitheve! :) :) :)

  • Postime: 3712
  • Gjinia: Femer

#848 ne: 29-10-2005, 08:53:54
ca behet kendej nga oborri i dialektisteve hej,a ka diq te re? :)

  • Postime: 698

#849 ne: 29-10-2005, 21:56:38
hah elektra, a n'oborr po rrin me pula e zoj edhe me naj mace e qura qurana kemi boll, per naj darke t'majme - po ngjitu shkalleve te burrave ne ode, se osht plot cep e m'cep sa dikush s'po ka as ku ungjet e ka mbete n'komë... Ngjitu e n'hifsh me nji kofin petlla me shiqer, çohen e ta bajne vendin, se je bo me t'qite millë n'kry...

edhe ibra si thot - mesapit dikush hala ka mbete tu mjelle kokrra me kuj, se kshtu s'ban vaki... osht nji feste tash ktu, festa e kungujve, i thone - hallovine
demek me u qorodite sa t'mundesh, me u veshe si lugat e dhompir, si shtriga e shtojzovalle edhe me lujt lojna per dreq, keshe me i hjeke qafe, tana t'ligat e motit: sehire, t'bome, shkon zoni n'kup t'qillit, ladrojne kcejne si xhamalla - runazo me tu bo gruja mos m'i njofte n'mizhlis...

Te na plakat thojshin, se qohen edhe kungujt lugat
Lugatt e Lumbardhit (katund ngat Deçanit), thojshin se atje jane que kungujt lugat edhe i kane pa kungujt tuj fluturu permbi gardhiqe kunore t'oborreve e zhurme e piskama n'kup t'qillit... Kjo kish pas bo vakii sahii: do kojshij kur i kane bajte arat, e kungujt - ishin kon ngatrrue nerveti dishka edhe t'ia nisin luftes me kunguj pej ttana aneve te oborreve, gjuje shoqishoin me kunguj hava edhe dikush i ka pa pej rruge kungujt tu fluturue edhe e kishin pas hape fjalen, se kokan qu kungujt lugat...

Qyre tash: me luftu me ma t'parin nimet t'zotit, qe ia ka dhonë njeriut, se kungulli osht nimeti i pare mbi toke!

Osht mire edhe na m'i festu festen e kungujve, po njimend ate konge po e festojme perdit t'zotit... po a ka gjo ma t'fshire, se me i pa do hakubeta keshe me pozita, pej terrnetit e dej n'maje vatani... Nejse, dikush thot e kane perveti, po disa po qohen si kungujt lugat se... Ishalla mbushmi mend mbas sotit edhe ia dijme kimetin shoqishoit!

T'tanve mos u pafte kund syni i keq - syni i keq plaste n'gjak!

ia dhash edhe 'i rend gardhit, e ecni...


Odise


Temat e fundit