Të flasim në dialektin tonë - 37 - Gjuha Shqipe

×
Albanian Forums, Zerion Zeri yt Zeri Info, Forumi Shqiptar Al Virtual, Diskutime, Biseda, Chat Njofje, Informatika, Teknologjia, Gazeta Tema, Gazetat Shqiptare, Bota Sot, www Channel Albania, Telegrafi Kosovo, Ballkani Web, Gazeta Lajme shqip, Lajmet e Fundit Shqiperia Kosova, Dita, Panorama, Kryeartikull, Faqja Kryesore, Video Shqip, Muzike Shqipe, Njoftime, Lajmerime, Temat Online, Gazetat, Kosovare, Shtypi Ditor, Sporti Shqiptar, Dashuria, Pyetje Pergjigje, Keshilla, Ndihme, Webmaster Shqiptar, Familja, Shqiptaria, Muzika, Receta Gatimi, Imazhe, Vipat-shqiptar, Aktualiteti
Media Sociale
Mesazhe Private
Shqiptaret duke lexuar tema interesante dhe te ndryshme
Tema re

Sondazh

Pse hyj në forum?

Sa për argëtim
Të njihem me shqiptarë
Të mësoj diçka të re
Të jap kontributin tim
Të ndihmoj Kombin tim
Për të gjetur burrë
Për të gjetur grua

Të flasim në dialektin tonë

Të flasim në dialektin tonë

· 2198 · 118394

  • Postime: 698

#900 ne: 26-11-2005, 05:05:55
eh qe'tash kom me shkru deri te m'soset boja edhe kur soset, kom me shkru me laps deri t'i thehet maja, se njime u koritem me ka krejt...veç i l'shojme dy-tri fjale si turreci, e t'pet e perpjete, a fushk e n'dushk...jo more na k'tyneheresh folshim ma gat, bile k'to qikat tona edhe kur done m'u nda tek dera e oborrit, aty i kane fjalt ma te medhajat, se kur jane ulun, sigurisht se harrojne, e n'kombë tek dera iu bijne n'mend fjale t'reja... Dada jeme po vijka kanjihere si vetima para shiut veror, e po shkrepë si k'tynehere me eshke e unur, e vrap po mshefet dikah...ajo ilektra veç e qet synin mbi gardh, i gjuen 'i grusht fjale (jo besa, po veç sa kapin dy gishta me cikerr:) edhe fushk e n'dushk. E kam pa ner hije te dardha edhe e qitshin n'kukusel dardhat pikçe, kur i pikshin bash n'xherxhef...mule tevone tek kroni, e laje xherxhefin e prite dej t'teret
se q'ai me flamur, ish bo si vezvese n'to...edhe po shkrujke ilektra frazeologjizma, bash ner hije t'dardh's, bile u e kom pa rrethu ate hije me lula...

edhe ti femershqiptare mirardhsh, se boll gaz t'shijshem paske me ato quka n'faqe...pa folna bij naj fjale, pej kah t'kemi, qysh jini andej, a kemi gjo t're asajde kah ju, a ka nise me reshe, eee a kini zahire per kete dimen, qysh u ndatë me vjeshten...
kqyr se kur bje bora e pare, dalin ondrra... hej o zot duhet me iau nxjerre fjalet me dana t'dhomve...

hah, mu sos boja, tash po marr lapsin, po s'dij a shihen shkrolat mire se... o ibro, shka kij bre ti, a je forumist a ballist ti...na k'tu krejt n'ballë jemi, po dokem pej skajit t'dyjasë qosh e m'qoshe...pa hajt kallxona shka bone ti, a shka po vyen, a po ta sheh kush hajrin a jo? Perzo' jane kah na tarashkatin me pulatika, jane kah lujne pulaz qetashti...a po sheh se po done me na i marrë shkit krejt...po na jesin boll apet, e duhet m'i rujte n'krojshe si voet e makushit, mos na i prek skyfteri
se ai osht marak m'i ngulë kaqepin n'voe...

o kreks more, po ku hupe ti bre...veç na bjen perskajt e vnon njonen dore n'faqe, keshe nuk po iu shoh, e tpet e mbas kodre...a je ti dardhan a jo...
tash n'Dardhani, duhet pune djalo...ku ke pa ti, me e thirre vendin Dardhani, e mos me pa kund asnji dardhe per be t'zotit bre... Tash duhet me mbjelle dardha gjithkah, bregare e bregrruge, m'i mbushe dardha Dardhanine edhe ate shiritin miss dardania kraheqafe... po na ka ftofe pak kjo bora e pare...he ku je ti...

hah tash edhe lapsit iu thy maja, pritni ta mprehi edhe 'i here...

mirshkrofshim serisht (si po thot dada, e mu gati mu ndrru qehrja, kujtova se e ka shkru edhe nji b, n'shkrolen e kater:)

qe tash, ku me gjet brisk se...hmmm (m'i mpreh lapsin ore:) hajt shkruni edhe ju dishka...

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#901 ne: 26-11-2005, 06:37:27
...ah !
sa me ka marr malli me shkele edhe njehere mbi boren e par ore odise....
Po m'doket se po e nij kah po kercet bora ner kam, ngrc, ngrc, ngrc, si dikur atje te na ne kosmaç, tuj shku udhes me nxjerr cu~a se dimni te na eshte i gat....
kur u kthejshim ne shpi, t'ia grahshim nje gjyveç ashaf dardhave, u bajke ma amel se shiqeri. ka ni here ia qitshim ndy tri lug mjalt, mos vet !
Nejse, dardhat rezerva i lajshim ne tavan, te shtrueme ne ni ren kasht, e ne  dimen u dugshin, mos vet, ama dardha kallame, po edhe sumullore se dardhat turrece veç mi shti ne turrshi se nuk e bajn dimnin, si ato  bishnojkat, veç i dajshim ne flegra e i tershim  veres mi rresa te kulmit...
A sa shpejt ka ik kjo koh more odise e s'ja kemi dit lezetin.
Tash veç prej shpatit i shofim me mall keto t'mira te paharrume kurr e per jetë.

Harrova met than se edhe ketu ku jam po bjen nifar bore po diçysh si e lagt, jo si bora e jon vlla, ku e bajke ortekun dy metra nalt e na mshilke rrugen me shku ne shkoll ose sa her dojsha me shku te daja, te nestrit bora e mlojke rrugen. Met i kisha te naj rrype mishi ose te naj kaprolli....te skuqun ne helli.

Kjo bot e kerkuj s'eshte Î odise !

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer

#902 ne: 26-11-2005, 07:05:34
...ah !
sa me ka marr malli me shkele edhe njehere mbi boren e par ore odise....
Po m'doket se po e nij kah po kercet bora ner kam, ngrc, ngrc, ngrc, si dikur atje te na ne kosmaç, tuj shku udhes me nxjerr cu~a se dimni te na eshte i gat....
kur u kthejshim ne shpi, t'ia grahshim nje gjyveç ashaf dardhave, u bajke ma amel se shiqeri. ka ni here ia qitshim ndy tri lug mjalt, mos vet !
Nejse, dardhat rezerva i lajshim ne tavan, te shtrueme ne ni ren kasht, e ne  dimen u dugshin, mos vet, ama dardha kallame, po edhe sumullore se dardhat turrece veç mi shti ne turrshi se nuk e bajn dimnin, si ato  bishnojkat, veç i dajshim ne flegra e i tershim  veres mi rresa te kulmit...
A sa shpejt ka ik kjo koh more odise e s'ja kemi dit lezetin.
Tash veç prej shpatit i shofim me mall keto t'mira te paharrume kurr e per jetë.

Harrova met than se edhe ketu ku jam po bjen nifar bore po diçysh si e lagt, jo si bora e jon vlla, ku e bajke ortekun dy metra nalt e na mshilke rrugen me shku ne shkoll ose sa her dojsha me shku te daja, te nestrit bora e mlojke rrugen. Met i kisha te naj rrype mishi ose te naj kaprolli....te skuqun ne helli.

Kjo bot e kerkuj s'eshte Î odise !


Haj se po u bashkangjitem ene une. E shof se te paska kap ni far lloj sikleti,po hiç mos e co ma tiqe se na mori dreci vlla. Lene se ma kujtove vdoren.........uhhh hh se mkapi ni far nostalgjie. Dje ktau ra vdor me i then, po nket vend ku jam une as male nauk ka.Det e llofka sa te dush. Bile disa gropa(llofka) tvogla,pi ftohtit madh ngrejn akull, e si ma cojne menden dikur kur isha e vogel e sa qif e kisha te rishes...........ha hahaaaaaaa se mu kujtau......akulli nder vdor,i pa dukshem, e sa here jam zdrau udhes per ne shkolle........ufff f.e le me cekac se u mallengjeva krejt........
Ju pershendes juve xhi ini ktau............. :)
« Editimi i fundit: 26-11-2005, 14:44:05 nga Panopticon »

  • Postime: 3079
  • Gjinia: Femer

#903 ne: 26-11-2005, 07:24:00
pershendetje pershendetje

qe qe e ka gjet udhen kjo tjetra...parlote majr se na erdhe  :puth
ja paski najs muhabetit vdores....line se ktau bie aman ska lezet si ne shpaj...sa e zbardhen ja najs shajni.....ene mu mka mar malli te shoh nje her te zbardhet dynjoja me vdore ashtau si e pershkrunte kreksi.

ani kane zdrau tu shku per ne shkolle hahaahaa...taj pi fudullekit je zdrau se pi vaktit shtiklat i ke pas merak. qizmet e gjata me shtikllat e mdhoja ene mbrapa rajsh e cuditesh kur biesh ne kok te shpajnes:)
majr mi moter une kursem ne gurbet ska gropa ene llofka....si mduket pi nostalgjise i ke mar gropat e tetoves me viti LOL
bare ti kishe mar krejt se kur isha heren e fundit mu duken se ishin shtau e jo se ishin paksau:)

une kur isha ni her te do kusheri ne kataund i morem gumat e limuzines xhi i kishin lan ne mutfak ene malit teposhte hahahaaa...sa qitek kemi honger ather thash se jan idhnau per gumat se inishtja shante se nuk blihen per dite... per at ne kursem t'bohena te mencem morem najllona:)
na eshte desht vaket ti biem per fajlle se na kishin gajlen mos thim qafen e sishte puna e gumave.... çfare kujtimesh....


odise dada ka hall kendi e kur di sose punet de vaj de vu shkrauj njersa tem plasin gishtat pi pufkave ene njersa te explodoje tastatura;)
deri ather mbetshi te pershendetur pi mije ene kalofshi sa ma majer!


kujdes kur de dilni ...mos reshitni ene t'boheni troshka ... po kjo motra paska pervoje se gjen gjo ene nese pajken ne kok te shpajnes ...LOL

ju pershendes gjithve

  • Postime: 698

#904 ne: 26-11-2005, 07:24:17
o kreks,...hah ia mpreha majen edhe 'i here lapsit.

o qetash isha me xhavon n'muhabet tek Dardha e Dardhanise k'tu ngat , tek forrumi i skuqun flake pej cungave, se nuk na nxan gafil dimni, kur e kemi malin ngat, joo mos u tut...hmm besa bash q'ata qe e kane malin ngat mbesin pa dru, se e bojne nazgjo ' hajt ebu, se mali ngat e marrim dru kur t'dojme'  e bajë dru t'pakrasitne lisa... Nji mixha Mon imi burre shpatullan, permbi bore trimetrash shkojke me rrath t'lidhun n'kombe, e me 'i lis komplet me dege n'krah (qe sot tre burra nuk mund ta lujne vendit:) Po ka pase lezet bre vlla, bora e pare edhe e mbramja...dallge jete!

o kreks, o ma qite n'mend boren dy-tri metrash: kurre nuk e harroj. Flejshim ne kat te dyte, e kur pej shtrati (qe u thejke i ngrenidreqit, e bijsha shpesh katullaç e nershtrat:) i çela syte ne dritare, kur shka me pa - rrafsh me dritare bora bardh. E une kisha me shku n'shkolle he djale, e s'kish kush qe ma ndalke udhen. Nona m'thojke: rri urte se osht gazep per burrat, e le mo per ty me dale jasht sot! Une, shkova tinez tek tinaret e turrshive, i nxora dy rrathe t'krrupnajave, qe iau kishin vnue do gur t'mdhaj, me sharru turrshite (une me nji shkalle t'vogel, se kaca e madhe:) edhe t'i kom lidhe per kpuca dy rrathe, nji guxhuf veshun, nji kapuç t'leshte me tufe t'kuqe, janxhikun me libra (kqyra a mos po m'sheh kush e m'ndale) - eee t'pët e per dritare t'katit te dyte - mbi bore, keshe po shkoj n'shkolle... Kur mbasi u largova nga shpija bukurfort, neper maja te mureve te oborreve trup e t'thure, e neper maja te gardhiqeve kunore - kur qe vrap mbas meje baca i madh po vjen... tu u qeshe, e bertite: po ku po shkon bre dejuz? Oooo n'shkoooolle more! Ai vrap mbas meje e me kapi perdore e drejte e ne shkolle (edhe ai i kish pas lidhe do rrathe shekash n'kepuca:). Kur shkuem tek shkolla, askush per t'gjalle, veç ndoj zog a sorre hava...(e kemi pase shkollen nja 20 min. kombe) eee t'ia nisi baca i madh, me m'qortue: a po sheh se nuk osht kurkush sot n'shkolle? - Hajde tash, t'shkojme n'shpi, e une iu ofrova dritareve te shkolles (qe kishin mbete veç per pak pa u mshele me bore) edhe po kqyri mbrenda - a mos po e shoh mesuesin Gani e nxonsat tjere... Atehere Baca i madh, me kapi kalistrok e dej n'shpi, tu m'qortue: je i vogel, e nuk din kurgja e, t'kish honger uki e... sa fjal't m'i tha zoti e din... Me 1999 Bacen e Madh e paten nxane n'lufte, tu luftue e tuj i pshtue dy djemt e vet (djemt i shpetoi e vet vdiq) BACA I MADH!

AH... more kreks, edhe ti me ate saji kreksi, mu ki bo dishka vezvese - po a nuk e din se as bora nuk osht bore n'vend t'huej, as dimni dimen, e as vera - vere! As lulet s'kane ere! Lee pash zotin, e t'shkojme n'shpi tone, se s'ia ka pa kush hajrin dyjese...!


Odise

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer

#905 ne: 26-11-2005, 07:57:57
Hahahaaaaa, dreci te hengert oj Aida.........e mbaj barkun me dor pi tceshmes.........jo mi moter, shtikllat i kam vesh per here tpare ne naten e matures. Kam ken si drec gjal.Fjok te shkurta,xhinse....ene vetem me patika.Von ja kem najs me u duk si femen,ene shtaj dit nauk ka pa u rras me shminka.
Po mi moter ktau ne Danimarke ka gropa e llofka sa te dush....e kan prajsh asfalltin tu fug krajp per ta shkrej vdoren...e na mbajti shteti,na mer 40% trroges per ti mbush gropat,hahahaaaaaaa.
Gjema,Odise, Kreksi, na falni pak mu ene Aides se ja najsem ne dija me muhabete grash..... ;)
Ju pershendes deri ne shkrimet e ardhshme.

  • Postime: 698

#906 ne: 26-11-2005, 08:32:14
jooo bij ParlotÚ, mirardhç, se njime t'paskan hije shtikllat, po m'doket si po m'i ngul n'gjyks... Ju veç folni, se une thash se qikat tona fjalte e gata i bojne te dera e oborrit, se harrojne ulur...(hmm mos me i ndie kush sekretet...;)

oj dada jeme, kqyr e kah t'ecish me shtiklla te gjata harkhone, kqyr pertoke para kombve, e mos e qo kryet hava, se me rrshite mbrapsht, ike edhe noj unaze kurrizi, ruju qike qike, se na merr n'qafe, e s'ka kush na qet boranija e flija e bakllava, kafe shiqer shiqer... ruju qike qike fort...

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer

#907 ne: 26-11-2005, 08:55:15
jooo bij ParlotÚ, mirardhç, se njime t'paskan hije shtikllat, po m'doket si po m'i ngul n'gjyks... Ju veç folni, se une thash se qikat tona fjalte e gata i bojne te dera e oborrit, se harrojne ulur...(hmm mos me i ndie kush sekretet...;)

Majr se txheta Odise. Raj rahat se shtikllat i kam parkir te dera.Mpresin per festen xhi do shkoj sonte. Ene du tet kallzoj se ne ktau muhabetet i kemi rrafsh, folim pa dorza. Aida mduket eshte shaum e zenet me msime, ene une cashtau, se kem hallin gjithe diten te raj ne forum,po ce se nauk mundem ti rezistoj.
Majr mbetshi ene do ju vizitoj ma shpesh herave tjera se me tvertet ja vlenka ti cesesh zorret pi barki.
Pershendetje prej Parloté-s.
« Editimi i fundit: 26-11-2005, 08:59:02 nga Panopticon »

  • Postime: 3258
  • Gjinia: Mashkull

#908 ne: 26-11-2005, 09:18:21
Aida ka vendos me marr cmin nobel ene me ja kalu darvinit, me gjithe kot msume qe bo ban. :D

Ene ka frik me dal nqytet ajo se e mbulon bora, :D ene e marrin per babadimer, si vishet kjo :D

Parloté...Cish po mson maj taj? Se spo morr vesh, ca jen ba shku gjithe tu msue, Ala hile ka jeni tuj dal keshtu? Gjithe intelektuala!

  • Postime: 3079
  • Gjinia: Femer

#909 ne: 26-11-2005, 09:18:49
odise se ma mteke shtaj ni mesele:)
i kan mshel nja di gra ne hapsane...mos me pajt per çfare krimi...ndoshta i kan mar vjehrat ne qafe ku ta dish :D
kan ndajt te dijat bashke. dit e nat kan fol, sa lodheshte njona ja najste tjetra...qashtau kan halltau 20 vjet.
mbrajn diten kur duhet njona te lishohet ene para se te pershendeten te dera i thot kjo tjetra:
"ahhhh se kisha ene ni muhabet te ta thom....harrova kit...haj se de vajsh tem vizitojsh de pajna ka ni kafe ene da vazhdojme muhabetin!" LOL
muhabetet e grave nuk sosen asnihere....

parlote a i xhejsh barem shtikllat ataj ku i parkirish?
mos te ardht kjo kojshika jeme xhi e kam ktau (ni xhipk e serbise) e te kapercije ka dera jote se shtikllat tauja parkplatzin te banesa e asaj da kijen LOL


kalofshi majer ene mos me permendni shom e shom se me mbajti lemza ktau haaha

  • Postime: 3258
  • Gjinia: Mashkull

#910 ne: 26-11-2005, 09:26:39
kqyre si mson kjo njana, nje sajn tek libri e nje sajn tek forumi, ajde Aida , qenke multi fuknsion ale! LOOL

A e pajsh nje kafe, apo sdo? Xhi i ke cullt sot, a sorrollaten napar shpaj a jo?

Ej Ke marre vesh xha per 28 netorin a?

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#911 ne: 26-11-2005, 09:29:00
...e ç'ka m'ke shti me kesh me rratht e kaces more odise, po edhe parloté ka humor sa duesh me at aksent te tynererit....

E ku metem te kaca e rasojt, u ka njani te na e ne koh te okupimit te par sllave, ne kohen e cubave, vijn gjanart me hallakt shpin e tij se dikush u ka than se asht n'ara tuj korr kallamoç e prej s'largu tafa i sheh gjanart n'kuaj qe po afrohen e i thot nanes e shoqes mlomni me duj talle....
po kur hyb gjanart n'ara Tafen se shohin hiç e çuditen !
Njani e merr ni tefurk t'hekrit dhe po shkon ren e po çapurit dujt e talles, e tuj hallakat rremat e  tefurkit  ngulen ne kamen e tij, po edhe prej dhimte e sikleti tafa s'ban za hiç !

Mas disa vjete Tafa ish shurdhue gati krejt, e si ishte ashtu ne shpi, vjen ni thmi e pisket me t'madhe:

...o po vjen halla Fat ! (ni bij e shkueme)
- Hallakat ?
Pa nja pa dy, Tafa i shkret  shkon futet ne kac t'rasojt....
Kur pas pak kohe hyn halla Fat e shef te ngrim tafen n'rasoj..
Kuku taf, po a t'kan la met a çka u ba kshtu me tye, çush ke ra n'rasoj ?

- Tybe vesht m'kan lan e nijta se po vin gjanart prap me hallakat e s'pata ku mu mshef veç ktu ne kac t'rasojt...

- E t'hift dreçi more taf qysh kurr  s'tu nalen t'zezat, Taf je kan e Taf ke met....kuku per neve ça na ka gjet....

  • Postime: 3258
  • Gjinia: Mashkull

#912 ne: 26-11-2005, 09:36:37
kreksi...A e pae ate filmin mbram tek ARTE ? Se mu sme pelqeu ene aq shume, se si i kishte pershkru xhanat ai, ma shume ikjen e Fan Nolit, e kish bo si loje me kauboj, qe kam lujt kur kam con cull.

Ai programi ARTE, ka pas dhon dhe nje film shqip, me duket filmin BOLERO, sdi a e ke pas kqyr!

Itesh du me ik se po mthkasin trregulloje nje PC, ajde se flasim ma von.

Ma bofshi diten e Mire!

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer

#913 ne: 26-11-2005, 10:15:29
Parloté...Cish po mson maj taj? Se spo morr vesh, ca jen ba shku gjithe tu msue, Ala hile ka jeni tuj dal keshtu? Gjithe intelektuala!

Citim

Pershendetje Gjumashi. Shajf pak ne temen per cfar studjojn forumistat, ataj kam kallzau cfar zanati kem,hahahaaa.
Ose ta them ala katundarce, do vu jap mend ishalla studenteve te ardhshme kur do jene ne praktike...........
Me tmira...

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#914 ne: 26-11-2005, 11:37:18
kreksi...A e pae ate filmin mbram tek ARTE ? Se mu sme pelqeu ene aq shume, se si i kishte pershkru xhanat ai, ma shume ikjen e Fan Nolit, e kish bo si loje me kauboj, qe kam lujt kur kam con cull.

Ai programi ARTE, ka pas dhon dhe nje film shqip, me duket filmin BOLERO, sdi a e ke pas kqyr!

Itesh du me ik se po mthkasin trregulloje nje PC, ajde se flasim ma von.

Ma bofshi diten e Mire!

Po e kam pa Sagen e sundimtarve te fundit te ballkanit, me kater pjes, qe besa ia kalon edhe The kings of rings !
mos qeshni se qashtu asht....
Kjo saga e ballkanit mua me ka pelqy o gjumashi edhe pse s'ka pas ne gjenerik as ni emen  te shqiptarve ku regjisori me siguri ska dasht me ça kryt me shqiptar artista te sodit qe emnat e tyne jan te pa prekshem si ilami, ahmeti, hyseni, hasani, osmani etjera...
pra e ka ba filmin n'bugari e maqedanaje e greki...
Mishel Favart asht i shkelqyshem, nuk asht çkado regjisor o vlla, ai thot ne ni intervist se po mos te ishte kineast sot, ai do ishte me siguri historian...
nejse mos te prishim temen he burr veç pot thom se neve edhe brinat me na dal kurr nuk mujna me ba diçka as afer ketij projekti te bukur.
e ti qe thu s'me ka pelqu ajo tjeter asht.
A e pe nihere lujtjen e roleve te artistve ,
 a e pe se si tamam e ka marr edhe nofullen shqiptare zulfekiri ?
Besoj se ky regjisor do te vazhdon sagen edhe pere çifutet qe i ka shpetuar populli shqiptar, duhet te vazhdoje kjo sag o vlla....a e pave se çfar ngjyrash ?
ata regjisort ton shkojn e futen neper bunkera e qojn dashni ne magje ku gatuhet buka, normal qe zoti i vret ata njerz te pa moralshem....
qe s'kan lidhje me kineman...
shnet o gjumashi, mos te bahem si qakalla e mullinit....se nja 3 or muj met'fol veç per ket film.

ps. ne test per njohjen e historis aty tek arte_tv.com  pas filmit ishte nje ushtrim njohje historis se ballkanit ku i dola ne krye ma se 20 pytjeven e te gjitha ia qellova...
ma n'fund aty shkrujke;
ju, kani kalu testin e nje ideologu !
e nje njohsi te shkelqyshem te historis dhe civilizimeve pra per juve ma kurr s'do t'ket brenga...
kam qesh me vehten ore, mos ia kam qellu pahiri !

  • Postime: 473
  • Gjinia: Mashkull

#915 ne: 27-11-2005, 02:44:45
Ketu kena nevoj per nje fjalor Shqip-Shqip Volume 3. Aida si thua ti ?
Po ti Kreksi c'mendim ke ?  :P...

Avajtu = Avytu
Majer = Mire
Shpaj = Shtepi
Vdore = A mos e ki fjajen per Bore moj ?
Taj = ?
Cauc = Cike = Vajze = Cupe = Goce =....
Sen va shkruj emnat = Sun jau shkruaj emrat
Pi = Prej (p.sh. pi marakut tan = prej marakut tend...

etj etj ....

 :P

  • Postime: 698

#916 ne: 27-11-2005, 10:01:04
Ketu kena nevoj per nje fjalor Shqip-Shqip Volume 3. Aida si thua ti ?
Po ti Kreksi c'mendim ke ?  :P...

Avajtu = Avytu
Majer = Mire
Shpaj = Shtepi
Vdore = A mos e ki fjajen per Bore moj ?
Taj = ?
Cauc = Cike = Vajze = Cupe = Goce =....
Sen va shkruj emnat = Sun jau shkruaj emrat
Pi = Prej (p.sh. pi marakut tan = prej marakut tend...

etj etj ....

 :P

***mos te prishet ritmi i temes, po te vijohet - e kush deshiron fjalore te tille, le 'ti bej anash' kjo teme nuk eshte leksikografi, por te flasim ne dialektin tone!

Fol diçka ne dialektin tend!

  • Postime: 2356
  • Gjinia: Mashkull

#917 ne: 27-11-2005, 17:44:33
***mos te prishet ritmi i temes, po te vijohet - e kush deshiron fjalore te tille, le 'ti bej anash' kjo teme nuk eshte leksikografi, por te flasim ne dialektin tone!

Fol diçka ne dialektin tend!

Ashtu edhe une desha ti pergjigjem.

Mendjemadhe e zeza e vetit, xhavito, a pula e ka von apo voja pulen tregona se ne nuke e dijmi kete pune, po presim qe te na meson dikush....

Per ata qe nuk e din, dialektet jane THESAR i popullit !
Dhe ty xhavit, askush me zor nuk te shtyn me na vizitue ne as s'kemi nevoj per kontrollen tane.
Pra banu ma serioz...dej dje ke shku me opanga te bullit si une e po del me kritiku dikan, domethan se ti çenke i meçum e krejt ne budall !

A e shef, jan ma se 31 FAQE te postuara  ne ket tem per disa muj, do thot se interesi eshte i madh me vlera kombtare qe njiqin here ma mir me fol ne keto dialekte
ky eshte forum shqiptar, djalo mlidhi met !

P.S: me ba naj dit me na ra naj tekst i vjeter i shkrum ne gjuhen e vjeter ilire, a mos po kujtoni se xhaviti e disa tjeter po ta dekodojn at shkrim a ?
Tuj u falenderu qetyne dialektistave ende e rujm gjuhen e vjeter ilire, prandaj te kemi rrespekt ndaj njani tjetrit, pa marr parasysh kah eshte....pse ku ta nxajn udhen ty keto dialekte ?
« Editimi i fundit: 28-11-2005, 01:16:14 nga Odise »

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer

#918 ne: 28-11-2005, 08:22:24
Ketu kena nevoj per nje fjalor Shqip-Shqip Volume 3. Aida si thua ti ?
Po ti Kreksi c'mendim ke ? :P...

Avajtu = Avytu = Afrohu
Majer = Mire
Shpaj = Shtepi
Vdore = A mos e ki fjajen per Bore moj ? = Bore
Taj = ? Ti
Cauc = Cike = Vajze = Cupe = Goce =....Cike
Sen va shkruj emnat = Sun jau shkruaj emrat= S`Mund tua shkruaj emrat
Pi = Prej (p.sh. pi marakut tan = prej marakut tend...

etj etj ....


Nuk me je drejtuar mua ne emer, megjithate shpjegimet qe ke bere per disa fjale, me perkasin edhe mua. Shtova dicka qe i mungonte postimit tend.
KE NE THAUN: HIDHNOHU DIKUJT AC SA MER VESHT AJ/AJO. PRA NAUK JEM HIDHNAU HIC, HAHAHAAAAAA.

P.s. Odise, Kreksi, flm. shume per mbeshtetjen.
Ju pershendes.

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull

#919 ne: 28-11-2005, 10:14:06
O a ini majr mara si ini, cish ini, a pu lodhnu hic a jo...
valla ka na ka ra pak bor ama u shkraj kejt... shtej havaja asht nxet si me kan pranver, ama ishalla ja fut ape deni bor...
shtaj ju pershnes ene kalofshi majr...
tung

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer

#920 ne: 28-11-2005, 10:30:18
Majr imi be ibraim. Ishalla zoti te n`gjon e na con vdoren ene ktau ku jem une, se zemren djeg e kam per vdor.
Ene une t`pershendes.

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull

#921 ne: 28-11-2005, 10:35:28
epo po vi une atje edhe po ta bie ni kof me bor agje... a bon ceshtu. ;)

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer

#922 ne: 28-11-2005, 10:56:58
Hahahaaaaaa, po ni kov do shkrehet frajk, ma majr bjere ni shleper.....

  • Postime: 5459
  • Gjinia: Mashkull

#923 ne: 28-11-2005, 10:58:51
Hahahaaaaaa, po ni kov do shkrehet frajk, ma majr bjere ni shleper.....


u tha u be ;) ama une shleper nuk di me cu, a ban ni kombi? :P

  • Postime: 1752
  • Gjinia: Femer

#924 ne: 28-11-2005, 11:14:49
u tha u be ;) ama une shleper nuk di me cu, a ban ni kombi?


 Jojo: pak esht........po nejse ngat pa hices ene kjo ben....... :P

Temat e fundit